Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK u takua me Ministrin e Shëndetësisë z.Vitia

6.4.21Prishtinë, 06.04.2021

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, janë pritur sot në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë nga Ministri Arben Vitia. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përgëzuar Ministrin Vitia për detyrën ne emër të të gjithë të punësuarve në arsim dhe janë shprehur se do të respektojnë vendimet e institucioneve të shëndetësisë sepse primare për të gjithë është shëndeti i nxënësve dhe punëtorëve të arsimit.
Ata kanë treguar se do të bëjnë gjithë angazhimet që java e mësimit online të jetë sa më e suksesshme duke uruar që situata të krijohet për tu kthyer ne institucionet arsimore.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë ngritur edhe çështjen që punëtorët e arsimit të jenë prioritet për vaksinonim duke thënë se këtë nuk po e bëjnë për të qenë të privilegjuar por që të jenë të mbrojtur dhe që kështu të krijohen kushte që mësimi të zhvillohet nëpër shkolla.
Ministri Vitia ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe është shprehur se vendimi për shkollat ishte i vështirë porse është bërë me qëllim që të kemi zbritje të numrit të të prekurve dhe se versioni britanik i Covid-19 po prek më shumë të rinjtë dhe ka shpërndarje më të shpejt.
Nëse masat i respektojmë të gjithë kemi shpresa se pas 18 prillit do të kemi kthim në shkolla por e tëra varet nga situata në të cilën do ndodhemi.
Ai është deklaruar se pritet të arrijnë kontingjente të reja të vaksinës dhe që punëtorët arsimor do të jenë të përfshirë në vaksinonim në etapën e dytë.

Falënderojmë Qeverinë shqiptare, presim takim me Ministrin Vitia

Prishtinë, 01.04.2021

logoSBASHK –u i ishte drejtuar me apel publik Qeverisë së kaluar të Kosovës që me rastin e fillimit të procesit të vaksinimit ta kenë prioritet sektorin e arsimit duke ofruar edhe argumentet e bazuara për këtë kërkesë. Po ashtu SBASHK-u më 29 mars i është drejtuar me shkresë Ministrit Vitia duke kërkuar një takim me të.
Duke sqaruar arsyen e takimit SBASHK-u i kishte cekur në shkresën drejtuar Ministrit Vitia se : "Në këtë takim do të bashkëbisedonim për gjendjen aktuale në arsim dhe në rrethanat e krijuara nga pandemia dhe për mundësinë që punëtorët arsimor të jenë të përfshirë në listën prioritare për vaksinim. Këtë kërkesë nuk po e bëjmë që të jemi të privilegjuar , por sektori i arsimit është nga më të prekurit nga Covid 19 dhe prandaj vaksinimi me prioritet i punëtorëve të këtij sektori do të krijonte siguri dhe mundësi reale që viti shkollor të vazhdonte nëpër institucionet arsimore , ashtu si është kërkesë dhe dëshirë e arsyeshme e institucioneve, SBASHK-ut dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi".
SBASHK-u është në pritje të këtij takimi për të bashkëbiseduar për këtë çështje dhe për të marrë informacione nga dora e parë edhe lidhur me deklaratën , që mediet e Kosovës e kanë bërë publike, të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për gatishmërinë e shtetit shqiptar, që pasi ka bërë vaksinimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve shëndetësor të Kosovës, të ndihmojë edhe në vaksinimin e punëtorëve në sektorin e arsimit të shtetit tonë.
SBASHK falënderon Qeverinë shqiptare për vullnetin e treguar dhe pret me të drejt nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit të Kosovës , që të dalin me një deklarim zyrtar dhe me një plan konkret se si do të realizohet aktiviteti i vaksinimit të punëtorëve arsimor, aktivet ky që nuk do të jetë edhe i lehtë për t'u realizuar pasi që sektori i arsimit ka numër të madh të të punësuareve.

Konferencë tematike e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE)

Arsimi në Evropë nga rezistenca në rimëkëmbje

Prishtinë, 31.03.2021
47Duke e parë se pandemia ka krijuar rrethana të reja dhe ka vështirësuar shumë rrjedhën e procesit arsimor kudo në shtetet e Evropës, Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës ka krijuar një agjendë të re të aktiviteteve duke organizuar takime, tryeza e Konferenca të shumta me tema aktuale nga arsimi me qëllim të mbështetjes dhe mobilizimit të vazhdueshëm të 11 milionë anëtarëve për të rezistuar e qëndruar karshi vështirësive e sfidave dhe për të bashkëbiseduar e bartur ide për rimëkëmbjen e arsimit në këtë situatë të re e tepër të vështirë. Në kuadër të këtij angazhimi u organizua më 31 mars edhe një Konferencë tematike nga larg, pjesë e të cilës ishin edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, Ymer Ymeri e Vlora Rexhepi Berisha.2
Në hapje të kësaj Konference me temën kyçe "Arsimi në Evropë nga rezistenca në rimëkëmbje: Investimet, Reformat, Privatizimi dhe Marrëdhëniet industriale " kryetari i ETUCE Lary Flanagan dhe drejtorja e përgjithshme Suzan Flocken kanë përshëndetur pjesëmarrësit dhe kanë përgëzuar punëtorët arsimor kudo në Evropë për punën, angazhimin dhe përkushtimin në procesin arsimor, që po përcillet me shumë sfida, por siç u tha, ata po rezistojnë kundër vështirësive dhe po bëjnë edhe të pamundurën në realizimin e misionit të tyre. Ata pastaj kanë treguar për gjendjen në arsim kudo në Evropë duke u ndalur te angazhimet e punëtorëve arsimor në situatën e re dhe duke përmendur shumë sfida, të cilat, siç thanë, tejkalohen më lehtë falë bashkëpunimit, mbështetjes dhe këmbimit të përvojave.
45Pikërisht për këtë, panelistët kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit duke u ndalur te momentet aktuale dhe duke ngritur çështje të gjithëpërfshirjës, që është sfidë nga më të vështirat dhe duke dhënë ide se si duhet rimëkëmbur sistemet arsimore gjatë pandemisë e sidomos pas saj. Pjesëmarrësit kanë përgëzuar stafin qendror të ETUCE-s për gjithë përkushtimin dhe panelistët për kontributin e dhënë në këtë Konferencë duke u pajtuar se duhet vazhduar komunikimin dhe takimet tematike me qëllim që të krijohet një front i përbashkët i angazhimeve nga të gjithë punëtorët arsimor kudo në Evropë.10

SBASHK u takua me Ministren e MASHTI-it Arbërie Nagavci

Prishtinë, 26.03.2021

masht sbashkKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u takuan sot me Ministren e MASHTI-it , Arbërie Nagavci për ta përgëzuar për detyrën dhe për t'i shprehur përkrahje në angazhimet në shërbim të arsimit.
Ministrja Nagavci ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për vizitën dhe përgëzimet, ka shpalosur shkurtimisht planin e angazhimeve dhe është shprehur e gatshme për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit, ngritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës në institucionet arsimore. SBASHK –u i premtoi mbështetje në këto angazhime dhe u zotua se do të japin kontributin maksimal në kuadër të kompetencave që ka.
Të dy palët u pajtuan që në takimin e radhës të bashkëbisedojnë për çështje konkrete dhe të angazhohen bashkërisht për realizimin e tyre.

Sindikatat e arsimit nga e tërë bota bashkëbisedojnë për situatën aktuale në arsim

SBASHK informoi për angazhimet, sfidat dhe arritjet në kushte pandemie

Prishtinë, 25.03.2021
opooInternacionalja e Arsimit (EI) vazhdon të mbaj komunikim të rregullt me sindikatat anëtare nga e tërë bota me qëllim që të këmbehen informacionet për gjendjen aktuale në sektorin e arsimit kudo në vendet e botës dhe që të barten përvojat për angazhime konkrete në situatën tepër të vështirësuar, nga Covid-19.
Në të gjithë këtë aktivitet është kyçur edhe SBASHK-u duke prezantuar situatën aktuale në arsimin e shtetit tonë dhe përpjekjet e angazhimet që janë bërë për rrjedhë sa më të mbarë të procesit arsimor, qoftë në institucionet arsimore, qoftë në mësimin nga larg, që ndodhi pjesën e dytë të vitit të kaluar shkollor.
Në takimin e radhës së 25 marsit EI në komunikim me gjithë sindikatat anëtare, që përfaqësojnë 32 milionë punëtorë arsimor, ka bërë një pasqyrim të gjendjes aktuale në arsim kudo në botë. Edhe në këtë takim tepër të rëndësishëm kanë marrë pjesë përfaqësuesit e SBASHK-ut të cilët kanë dëgjuar me vëmendje vlerësimet në emër të Ei-së të zv/sekretares së përgjithshme Haldis Holst dhe të autorizuarve nga të gjitha kontinentet që kanë bërë një pasqyrim të gjendjes aktuale në të gjitha anët e botës. Pas kësaj është hapur bashkëbiseda dhe u është dhënë mundësia sindikatave pjesëmarrëse që të paraqesin gjendjen aktuale të arsimit në shtetet e tyre dhe të tregojnë për angazhimet konkrete të këtyre sindikatave në mbështetje të punëtorëve arsimor, në krijimin e kushteve optimale të punës në kushte pandemie , në angazhimet për mirëqenien e punëtorëve arsimor dhe angazhime të tjera. Në këtë takim SBASHK është përfaqësuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarja Vlora Rexhepi Berisha, e cila në gjuhën angleze ka informuar për gjendjen aktuale në arsimin e shtetit tonë dhe angazhimet konkrete të SBASHK-ut në rrjedhën e mbarë të arsimit dhe në arritjet në përpjekje për mbështetje të anëtarësisë duke veçuar se SBASHK-u edhe në vitin e kaluar shkollor ka bërë shumë angazhime e aktivitete për rrjedhën e mbarë të mësimit duke shtuar angazhimet e komunikimin me gjithë anëtarësinë për të mobilizuar ata edhe për mësimin nga larg.164692152 269364511326431 4258949531124484655 n
Po ashtu përfaqësuesja e SBASHK-ut ka treguar edhe për sfidat, aktivitetet e angazhimet e shumta edhe në kuadër të këtij viti shkollor duke veçuar që në bashkëpunim me mirëkuptim me MASH-in kanë arritur të sigurojnë paga për një vit shkollor për kolegët tanë me sëmundje të rënda kronike, të cilët kështu do të lirohen nga procesi mësimor, duke përmendur se falë bashkëpunimit mes SBASHK-ut e MASH-it u arrit që Qeveria të ndajë buxhet shtesë në mbështetje të arsimit për arsye të kushteve të vështirësuara , mjete këto dedikuar masave mbrojtëse nga Covid, shtesës për kolegët që për arsye të natyrës së punës kanë ngarkesë shtesë të punës dhe për angazhimin shtesë të punëtorëve tekniko-ndihmës, një numri psikologësh dhe pedagogësh. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, siç u përmend edhe në këtë prezantim SBASHK me dialog, por edhe me paralajmërim të veprimeve sindikale konkretizoi marrëveshjen me Qeverinë dhe MASH për ndarjen e një shtese në pagë për të punësuarit në arsim dhe për nënshkrimin e Kontratës se re Kolektive të Arsimit të Kosovës.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përcjellë me kujdes këtë takim dhe kanë shënuar përvojat e përmendura nga përfaqësues të shumë sindikatave nga shtete të ndryshme të botës.164655249 1165746893896404 8711086971977425872 n

Viti 2021, vit zgjedhor në SBASHK

Ky aktivitet ka nisur në shoqatat sindikale nëpër komunat e Kosovës

Prishtinë, 23.03.2021
thumbnail 1Viti 2021 është vit zgjedhor në SBASHK dhe ky aktivitet bazuar në Statutin e sindikatës sonë dhe në vendimet e Këshillit Drejtues dhe të mbledhjeve konsultative me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të Universiteteve ka nisur me kohë në shoqata sindikale. Vlen të theksohet se zgjedhje do të ketë edhe në shoqatat sindikale të institucioneve të shkencës dhe të kulturës e që janë pjesë e SBASHK-ut.
Me të përmbyllur të këtij aktiviteti në të gjitha institucionet arsimore, që nga çerdhet e deri në Universitete, do të kalohet në zgjedhjet në Kuvendet sindikale në të gjitha komunat dhe në Universitet duke u zgjedhur kështu në garën mes dy e më shumë kandidatëve e me votën e fshehtë e të lirë organet e nivelit komunal e të Universiteteve. Po ashtu në këto Kuvende zgjedhore do të zgjedhën edhe delegatët për Kongresin e radhës dhe do të nominohen përfaqësues për Këshillin Drejtues, aprovimi i të cilëve do të bëhet në Kongresin e SBASHK-ut, që do të mbahet në javën e fundit të muajt shkurt 2022, apo në javën e parë të marsit të atij viti.162098030 498473674651890 4382927580521524072 n
Procesi zgjedhor pastaj do të vazhdojë edhe në Kuvendet e tri niveleve arsimore dhe të kulturës. Ky aktivitet do të mundësojë përfaqësimin e denjë të të gjitha niveleve të arsimit dhe të kulturës në organet vendimmarrëse dhe në Kongresin e SBASHK-ut, si organi më i lartë i sindikatës sonë.
Në takimet e Këshillit Drejtues dhe në ato me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të Universiteteve duke respektuar në përpikëri Statutin është vendosur të formohen Komisionet zgjedhore komunale e të Universiteteve, që do të përcjellin rrjedhën e takimeve zgjedhore nëpër shoqata e njësi akademike e po ashtu është formuar edhe Komisioni qendror zgjedhor, që do të përcjell rrjedhën e takimeve zgjedhore në Kuvendet zgjedhore nëpër komuna dhe atë të Universiteteve.
Nga raportet e Komisioneve zgjedhore komunale shihet se procesi zgjedhor është kryer tani më në disa shoqata sindikale. Kështu në komunën e Gjilanit janë kryer zgjedhjet në shkollat "Ibrahim Uruqi", "Vesel Muji", "Arbëria","Ramiz Cërnica", "Bajram Curri" dhe në shoqatën sindikale të Konviktit të studentëve në Gjilan.
Në komunën e Podujevës zgjedhjet janë kryer në shkollat "Lasgush Poradeci", "Jahë Hasani" dhe "Hyzdriu e Samiu", kurse në komunën e Pejës në shkollën e mjekësisë, "2 Korriku", "Pjetër Budi", "Zef Serembe", "Naum Veqilharxhi" dhe "Rilindja".
164363596 150531546860550 27911667130122659 nEdhe në komunë e Klinës janë kryer zgjedhjet në "Fehmi Agani", "Nëna Tereze", "Tre dëshmorët", Esat Mekuli" dhe "Isa Boletini".
Në komunën e Skenderajt zgjedhjet filluan me shkollën "Anton Çeta" për të vazhduar këtyre ditëve edhe me shkollat tjera.
Në komunën e Malishevës zgjedhjet janë kryer në "Fehmi Agani", "Ganimete Tërbeshi", "Rifat Berisha", "Emin Duraku", "Xhevë Krasniqi" dhe "Tafil Kelmendi".
Në komunën e Rahovecit zgjedhjet janë kryer në "Ukshin Hoti", "Faik Konica", "Nesimi Elshani" dhe "Heronjtë e Kosovës". Në Gjakovë deri tani zgjedhjet janë kryer në shkollat "8 dëshmorët" dhe "Ganimete Tërbeshi", ndërsa në komunën e Ferizajit në shkollat "Ahmet Hoxha", "Besim Rexhepi", "Dardania", "Dituria", "Kuvendi i Arbërit", "Astrit Bytyqi", "Dëshmoret e Koshares", Shkolla e kompetencave dhe në "Jeta e re".
Në komunën e Dragashit zgjedhjet janë kryer në gjimnazin "Hamdi Berisha", kurse më komunën e Kamenicës në "Avni Rrustemi", "Asllan Thaçi", "17 Shkurti" dhe në Konvikt. Në komunë e Vitisë zgjedhjet janë mbajtur në një numër të madh të institucioneve arsimore dhe atë : Gjimnazi " Kuvendi i Lezhës", shkolla mikse "Kongresi i Manastirit", në shkollat "Skënder Emerllahu", "Safet Rexhepi", "Hysen Terpeza", "Dëshmorët e Lubizhdës","Dom Mikel Tarabulluzi", "Njazi Rexhepi", "Ahmet Hajdari", "Bahti Haxhiu", "Halil Alidema", "Dëshmorët e Vitisë" dhe në çerdhen "Gëzimi ynë". Në komunën e Mitrovicës ky aktivitet ka nisur me Gjimnazin "Frang Bardhi" dhe në "Elena Gjika. Në komunën e Suharekës ky aktivitet ka nisur me shkollën "Rilindja".164493886 200525964743581 5437913552623631760 n
Edhe institucionet arsimore në komunën e Prishtinës ka nisur procesi zgjedhor nëpër shoqata sindikale. Deri tani ky aktivitet është kryer në pjesën më të madhe të çerdheve dhe në shkollat "Elena Gjika", "Dëshmorët e 1921", "Isa Boletini", "Asim Vokshi", "Dituria", "Tefik Çanga" dhe "Prenk Jakova".
Lexues të nderuar ky aktivitet zgjedhor është duke vazhduar dhe deri sa ju ta lexoni këtë informatë tonën mund të ndodh që të jenë kryer zgjedhjet edhe në ndonjë shoqatë tjetër sindikale kudo në Kosovë dhe prandaj emri i atij institucioni nuk është në këtë shkrim, por ne në vazhdimësi do të publikojmë shkrime lidhur me këtë aktivitet për t'ju mbajtur të informuar lidhur me rrjedhën e këtij aktiviteti.162194584 244423717365152 1866112527863204587 n

Takimi i 13 marsit me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

Pajtueshmëri e plotë për angazhime dhe detyra konkrete

Prishtinë,15.03.2021
161376111 747789402538854 5829607147061799533 nDuke respektuar në përpikëri masat mbrojtëse ndaj Covid 19 është mbajtur në sallën e Qendrës së studentëve takimi i radhës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit për organizimet me sukses të ceremonive festive nëpër komuna kushtuar ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe. Ky aktivitet i organizuar mirë iu kushtua pishtarëve të dijes nëpër vite e dekada dhe në shenjë mirënjohje për punën e përkushtuar të kolegëve tanë të pensionuar nga marsi i vitit të kaluar e deri tani atyre u janë dhënë mirënjohje nga SBASHK-u. Pjesëmarrësit kanë treguar momente nga këto ceremoni dhe i janë falënderuar stafit qendror që ka publikuar në medie shkrime nga këto aktivitete.160170407 803227126959997 8905121077834687926 n
Pas kësaj është biseduar për aktivitetet sindikale nëpër komuna, Universitete e në nivelin qendror për të diskutuar edhe për fillimin e procesit zgjedhor nëpër shoqata e duke kujtuar se 2021-ta është vit zgjedhor në SBASHK duke nisur fillimisht në shoqata e për të vazhduar pastaj edhe në nivelin komunal, të Universiteteve e për të vazhduar pastaj me kuvendet zgjedhore të tri niveleve arsimore duke krijuar kështu kushtet e duhura e të parapara me Statutin e SBASHK-ut për Kongresin zgjedhor, i cili do të mbahet në javën e fundit të shkurtit 2022 apo në fillim të marsit të atij viti.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka prezantuar para pjesëmarrësve pamjet e gjithë dokumentacionit që ka të bëj me zgjedhjet dhe ka sqaruar se si plotësohen ato. Të gjithë pjesëmarrësit janë pajtuar që të shtohen angazhimet me qëllim që zgjedhjet të jenë të lira dhe të respektohet në plotëni Statuti i SBASHK-ut. Ishte pajtueshmëri e plotë që zgjedhjet nëpër shoqata të monitorohen nga Komisioni komunal zgjedhor dhe ai i Universiteteve dhe se pa praninë e kryetarit komunal a të Universiteteve në këto takime zgjedhore rezultatet dhe raportet nuk do të legjitimohen.
160317358 1181798562249825 5167368463550015575 nNë vazhdim të këtij takimi kryetari Jasharaj ka njoftuar pjesëmarrësit se në bashkëpunim e komunikim me ta dhe me veprimtarët sindikalë SBASHK-u është duke përgatitur një platformë me të cilën do të prezantohet në takimet me institucionet lokale e qendrore duke veçuar kërkesat konkrete që të formohet komisioni i përbashkët nga institucionet qendrore e sindikatat dhe të largohen vërejtjet që i ka cekur Kushtetuesja në Ligjin pagave me qëllim që ai të nis së implementuari. Po ashtu pjesëmarrësit janë pajtuar që të insistohet në angazhimet e Qeverisë për përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore sepse kështu do t'u mundësohej punëtorëve të arsimit angazhim i shtuar dhe arritje e sukseseve më të mëdha dhe me këtë edhe ngritje e vazhdueshme e cilësisë në arsim. Pjesëmarrësit janë pajtuar që SBASHK-u të insistojë te Qeveria lidhur me Ligjin për sigurimet shëndetësore, aq më shumë kur ai është aprovuar nga Parlamenti i Kosovës, por që nuk ka nisur të implementohet tani e sa vite dhe kjo po krijon probleme shtesë për të punësuarit në arsim, por edhe në sektorët tjerë.
Pjesëmarrësit kanë bashkëbiseduar edhe lidhur me pjesëmarrjen e përfaqësuese të SBASHK në takimin e Këshillit Drejtues të BSPK-së më 27 mars dhe për përgatitjet që duhet bërë për Kongresin zgjedhor të Konfederatës, që pritet të mbahet në muajin tetor të këtij viti.
Në fund të këtij takimi stafi qendror i SBASHK-ut u ka shpërndarë pjesëmarrësve të këtij takimi ekzemplarë të mjaftueshëm të Kontratës së re Kolektive, që do t'u dorëzohen kryetarëve të shoqatave sindikale, drejtorëve të institucioneve arsimore dhe DKA-ve.

SBASHK me aktivitete të shumta kujton dhe uron ditën e madhe të mësuesit

Prishtinë,07.03.2021

hhhhhhNë vitet e kaluara SBASHK organizonte aktivitete të shumta nëpër komuna e Universitete dhe bënte përmbylljen e këtyre aktiviteteve me Manifestimin madhështor në Pallatin e sporteve "1 Tetori" për të festuar 7 Marsin e për të shprehur respektin meritor për kontributin e lartë të pishtarëve të dijes. Këtë vit për shkak të situatës nga pandemia ky Manifestim nuk u mbajt në Prishtinë, por u shpërnda nëpër gjithë komunat e Kosovës dhe në Universitete.
Kështu të premten dhe të shtunën, SBASHK-u organizoi nëpër komunat e Kosovës ceremoni festive me kolegët e pensionuar nga marsi i vitit të kaluar e këndej, që kanë punuar me vite e dekada në çerdhe, Arsimin Parauniversitar apo Universitete, duke u ndarë mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tyre e duke kujtuar me fjalë rasti kontributin e lartë të pishtarëve të dijes që nga shkolla e parë shqipe e deri në ditët e sotme.
Në këto takime festive është folur edhe për sfidat dhe angazhimin në shërbim të arsimit nëpër vite e dekada dhe me krenari është vlerësuar se SBASHK-u ka arritur të realizojë në tërësi kërkesat e anëtarësisë dhe kështu do të vazhdohet edhe sot e gjithmonë.
SBASHK-u duke uruar gjithë të punësuarit në arsim për ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe kujton subjektet politike dhe liderët se kishin deklaruar vazhdimisht se arsimin e kanë prioritet, por me të ardhur në pushtet nuk e kanë dëshmuar këtë .
SBASHK-u do të vazhdojë të jetë zëri i tyre dhe në përpjekje për realizimin e kërkesave legjitime do t' jep gjithmonë përparësi dialogut me institucionet, por në mungesë të vullnetit të palës tjetër për marrëveshje, atëherë, si në të kaluarën edhe tani e gjithmonë, do të ketë reagime e veprime sindikale ashtu siç do të vendos anëtarësia e SBASHK-ut .

Takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

Arritjet, zgjedhjet në SBASHK dhe aktivitetet për ditën e mësuesit

28.02.2021
Krahas komunikimit të vazhdueshëm e të përditshëm me veprimtarët sindikal, SBASHK vazhdon të mbajë takime pune me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Në takimin e radhës është zhvilluar debat përmbajtjesor lidhur me arritjet në realizimin e kërkesave të anëtarësisë, të detyrave konkrete, lidhur me procesin e nisur në vitin zgjedhor në SBASHK dhe për angazhimet dhe përgatitjet për shënimin e ditës së madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe.

152354058 132059205461949 8179244486003974510 n
Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kujtuar pjesëmarrësit për angazhimet dhe arritjet duke u ndalur të kërkesa për shtesën në paga për gjithë të punësuarit në arsim për arsye të shtimit të volumit të punës në rrethanat e reja që u krijuan nga pandemia dhe për arsye të rrezikut të madh të prekjes nga Covidi. Po ashtu kryetari kujtoi edhe nënshkrimin e Kontratës së re Kolektive të Arsimit mes MASH dhe SBASHK-ut duke përgëzuar edhe një herë angazhimin dhe përkushtimin e përfaqësuesve të SBASHK në komisionin e përbashkët të dialogut dhe negocimit. Jasharaj pas kësaj ka folur edhe për vitin zgjedhor në SBASHK duke apeluar për angazhim e përkushtim në mënyrë që zgjedhjet të kenë rrjedhë të mbarë dhe të zhvillohen nga shoqatat sindikale, pastaj në Kuvendet komunale sindikale e në Universitete, të niveleve arsimore e për t'u përgatitur kështu për Kongresin e radhës. Ai ka kujtuar edhe për angazhimet e përgatitjet e bëra për nder të ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe duke shprehur respekt meritor për koordinatorin Ymer Ymeri, stafin dhe kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve.
Pas kësaj është zhvilluar një bashkëbisedë për gjithë këto çështje nga pjesëmarrësit e këtij takimi. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka treguar se SBASHK ka dërguar kërkesë zyrtare te sekretari i përgjithshëm i MASH, z. Agim Bërdyna për botimin e Kontratës Kolektive dhe se është përgatitur edhe pamja e kopertinës dhe se gjasat janë që së shpejti Kontrata e shtypur të nis të shpërndahet në institucionet arsimore dhe te institucionet lokale e qendrore. Ymeri ka dhënë edhe detaje lidhur me rrjedhën e zgjedhjeve duke prezantuar formularët dhe dokumentacionin tjetër në shërbim të rrjedhës së mbarë të zgjedhjeve në të gjitha nivelet. Po ashtu është bashkëbiseduar edhe lidhur me aktivitetet kushtuar festës së madhe të ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe, aktivitete këto që do organizohen ndryshe nga vitet e kaluara për shkak të rrethanave dhe kufizimeve për shkak të pandemisë. SBASHK, u tha, edhe përkundër situatës shumë të vështirësuar, nuk i harron pishtarët e dijes dhe në shenjë respekti të lartë për të pensionuarit ka përgatitur mirënjohje si shenjë respekti e kujtimi për punën e tyre në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave nëpër vite e dekada. Këto mirënjohje do të ndahen në ceremonitë festive që do të organizohen nga SBASHK nëpër komunat e Kosovës dhe në Universitete.

Komiteti Evropian i Sindikatave për Arsim (ETUCE) i drejtohet Hotit e Likajt

Solidaritet dhe mbështetje e fuqishme kërkesave të SBASHK-ut

Prishtinë,19.01.2021
Pasi përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë pasur një takim nga larg me drejtoren e përgjithshme të Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, znj. Suzan Flocken dhe i kanë treguar për gjendjen në arsim dhe për kërkesat legjitime të anëtarësisë, por edhe për mungesën e gatishmërisë për zgjidhje të këtyre dy kërkesave nga ana e Institucioneve të Kosovës, drejtorja Flocken në emër të ETUCE-s , që përfaqëson 127 sindikata arsimore me 11 milionë anëtarë, i është drejtuar Kryeministrit Hoti dhe Ministrit në MASH, Ramë Likaj duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e fuqishme për SBASHK-un, që është anëtare e këtij Komiteti, e duke kërkuar dialog dhe zgjidhje të drejtë të këtyre dy kërkesave legjitime.
Përmbajtjen e plotë të kësaj letre mbështetëse mund t'a lexoni më poshtë:ett

etucc

Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës mbështet kërkesat e SBASHK-ut

Prishtinë, 16.01.2021

SBASHK ETUCENë komunikimin e rregullt nga larg me stafin qendror të Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), SBASHK ka prezantuar situatën aktuale në arsimin e Kosovës dhe vendimin e Këshillit Drejtues që nëse nuk përfillën kërkesat legjitime të anëtarësisë lidhur me nënshkrimin e Kontratës së re Kolektive dhe angazhimit të Qeverisë Hoti për një shtesë në pagat në sektorin e arsimit për arsye të rrezikshmërisë së lartë nga Covid, autorizohet kryetari e kryesia për të filluar me veprime sindikale. Kjo ka bërë që drejtorja e përgjithshme e këtij Komiteti ( ETUCE), që numëron 11 milionë anëtarë, Suzan Floken të mbaj një takim konsultativ nga larg me kryetarin Rrahman Jasharaj dhe stafin qendror të SBASHK-ut. Gjatë këtij takimi për një orë të tërë është bashkëbiseduar për situatën aktuale në arsimin e Kosovës dhe për angazhimet e vazhdueshme të SBASHK-ut që këto dy kërkesa të realizohen me dialog dhe përmes takimeve me institucionet.
Drejtorja e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Suzan Flocken është shprehur se SBASHK-u gëzon respekt dhe vlerësohet lart për angazhimin në shërbim të anëtarësisë dhe për unitetin dhe kontributin edhe në aktivitete ndërkombëtare sindikale dhe se gëzon përkrahjen e fuqishme të ETUCE edhe në përpjekjet e radhës për të realizuar këto dy kërkesa legjitime dhe se ajo do të dërgoj shkresa zyrtare nga selia në Bruksel te institucionet e Kosovës duke kërkuar nga ata që në dialog me SBASHK-un të gjejnë zgjidhje meritore për këto dy kërkesa.
Në këtë takim nga larg është bashkëbiseduar dhe janë këmbyer informacione edhe lidhur me çështjen e vaksinimit dhe për çështje të tjera sindikale dhe drejtorja e Komitetit të Sindikatave të Evropës është shprehur se kudo në Evropë prioritet për vaksinim u duhet dhënë punëtorëve të arsimit ngase është vërtetuar se të punësuarit në këtë sektor janë nga më të prekurit e nga më të rrezikuarit nga Covid-19.

Ma artikuj...

  1. Trajnimi i programeve kompjuterike edhe për kolegët në Mitrovicë
  2. U mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues
  3. SBASHK vazhdon t’i përgjigjet vullnetit të anëtarësisë nga e tërë Kosova
  4. SBASHK realizon kërkesën e kolegëve nga Lipjani e Malisheva
  5. SBASHK vazhdon me aktivitetin e trajnimeve edhe në vitin 2021
  6. SBASHK u takua me deputeten dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar të AAK-së
  7. Vazhdojnë me trajnimet edhe në ditët e fundit të këtij viti
  8. Takime përmbyllëse të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues te SBASHK-ut
  9. Dy grupe përfunduan trajnimet e nisura vikendin e kaluar
  10. Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe Universiteteve
  11. Përfunduan me sukses trajnimet e filluara në vikendin e kaluar
  12. Pesë grupe mësimdhënësish filluan trajnimet të shtunën e 12 dhjetorit
  13. Konferenca zgjedhore e Sindikatave të Arsimit të Evropës
  14. SBASHK- Në kalendarin për këtë vit shkollor e hëna është ditë pushimi
  15. Po përmbyllën me sukses trajnimet filluara me 14 nëntor
  16. Entuziazëm e përkushtim drejt arritjeve të reja
  17. Ka përfunduar me sukses trajnimi për tri grupe të mësimdhënësve
  18. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Ministrin Likaj
  19. SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e mësimdhënësve për trajnime
  20. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari
  21. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me rektorin prof.dr. Naser Sahiti
  22. Vendimi i Qeverisë për aprovimin e master planit si dhe master plani i aprovuar për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie 2020-2021 në Republikën e Kosovës
  23. SBASHK në përgatitje të Planit të ri strategjik
  24. SBASHK vizitoi Drejtorinë e Arsimit të Mitrovicës
  25. Mësuesit nga e tërë bota sot bashkërisht po festojnë ditën e tyre
  26. SBASHK-u shënon 5 Tetorin-Ditën Botërore të Mësuesit
  27. Edhe dy grupe trajnimi nga larg me kolegët tanë
  28. SBASHK uron për fillimin e vitit të ri akademik
  29. SBASHK-u nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me SHSPZAP
  30. Në kuadër të komunikimit dhe takimeve të rregullta SBASHK – MASH
  31. Dita Botërore e Mësuesve - Bashkohuni me 5 tetor 2020
  32. SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e anëtarësisë
  33. SBASHK për Strategjinë që zgjedh e jo që shton problemet në arsim
  34. Përfundojnë me sukses trajnimet e filluara të enjten
  35. SBASHK vazhdon me realizimin e kërkesave të anëtarësisë
  36. SBASHK- Institucionet mos ta lexojnë gabimisht përkushtimin tonë
  37. SBASHK uron nxënësit edhe punëtorët e arsimit
  38. Kanë përfunduar me sukses trajnimet që filluan të mërkurën
  39. SBASHK detyra e kërkesa konkrete për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor
  40. Kërkesa të shumta për pjesëmarrje në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut
  41. Ministri Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut vizituan disa shkolla të Obiliqit
  42. Ministri Likaj dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut biseduan për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor
  43. SBASHK-u vizitoi DKA-në e Prishtinës
  44. SBASHK nis me ciklin e ri të trajnimeve nga larg
  45. U mbajt takimi me Këshillin Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal
  46. Takimi nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  47. Ministri Likaj u takua me kryetarin e SBASHK-ut
  48. Me anëtarët e SBASHK-ut në bregdetin shqiptar
  49. SBASHK-u me grupin e dytë të pushuesve në bregdetin shqiptar
  50. Atmosferë e këndshme pranë valëve të detit shqiptar

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook