Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Po përmbyllën me sukses trajnimet filluara me 14 nëntor

Pjesëmarrësit vlerësojnë se ky aktivitet është shumë i qëlluar

Prishtinë, 18.11.2020
bleEdhe trajnimet e nisura të shtunën e 14 nëntorit po i ofrohen përmbylljes së suksesshme. Pjesëmarrësit në trajnimet " Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social" me trajnerët Blendor Shatri e Safet Beqiri për katër ditë me radhë kanë shpalosur gjithë temat e parapara e po ashtu kanë arritur edhe të përfundojnë me sukses detyrat që kanë treguar për arritjet në përfitimin e njohurive të reja nga ky trajnim. Pjesëmarrësit duke marrë pjesë aktive në këtë aktivitet kanë pasur mundësi edhe të shtrojnë pyetje konkrete që kanë të bëjnë me dialogun social dhe funksionin e tij në shërbim të arritjes së zgjidhjes së kërkesave të shtruara . Ata kanë vlerësuar se ky aktivitet i SBASHK-ut është i qëlluar dhe në shërbim të arritjes së njohurive të reja e po ashtu kanë shprehur respekt për përkushtimin e stafit qendror dhe të trajnerëve Shatri e Beqiri.jehh
Një atmosferë pune e përkushtimi është vërejtur gjatë gjithë kohës edhe te dy grupet në trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" udhëhequr nga Jehona Oruçi e Hysen Sogojeva. Përkushtimi dhe aftësia për nxitje të debatit për temat e shtjelluara i trajneres Oruçi dhe trajnerit Sogojeva ka bërë që gjatë të katër ditëve të trajnimit pjesëmarrësit të jenë aktivë dhe të japin edhe ide e vlerësime për çështjet duke ofruar edhe mendimin e tyre se si ata do të vepronin po të gjenden në situatat konkrete të një udhëheqësi a menaxheri. Po ata ashtu kanë marrë pjesë edhe në hartimin e planeve strategjike që kanë të bëjnë me udhëheqjen dhe menaxhimin e institucioneve arsimore, por edhe të planit strategjik të organizimit sindikal. Atmosferë pune e angazhimi është vërejtur edhe të grupi në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin fillor e të mesëm" me Edona Mjekiqin, e cila po bënte hapat e parë si trajnere e që po ndihmohej nga trajneri Atdhe Hykolli.
safffTrajnerja Pranvera Haziri do të përmbyll sot me grupin e saj trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin fillor e të mesëm" dhe do theksuar se pjesëmarrësit e ëktij trajnimi kanë qenë mjaft aktiv dhe bashkë me trajneren Haziri kanë debatuar për temat e shtjelluara dhe kanë përcjellë edhe përvojën e tyre nga puna e përditshme edukative e arsimore me nxënësit e tyre e që ndërlidhej me temat e shtjelluara gjatë ditëve të trajnimit.
Me sukses ka vazhduar punën edhe grupi tjetër në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerin Hysen Hyseni. Ky grup janë pajtuar që ditën e katërt të trajnimit ta mbajnë të enjten për ta përmbyllur me sukses këtë aktivitet.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, me zyrtaren për trajnime Albina Arifi dhe me stafin qendror janë kyçur vazhdimisht në këto trajnime duke dhënë sqarime e duke u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve.

Butoni posht