Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK në përgatitje të Planit të ri strategjik

Nuk u harruan udhëheqësit e dikurshëm sindikal

Durrës, 24.10.2020
2410Për t'u përballur suksesshëm me sfidat e kohës SBASHK-u ka zhvilluar përgatitje edhe për përgatitjen e Planit të ri strategjik për periudhën 2021-2025. Me qëllim që ky dokument orientues i veprimeve e aktiviteteve të jetë i plotë e përmbajtjesor, krahas veprimtarëve aktualë , në përgatitjen e tij janë përfshirë edhe udhëheqës të dikurshëm sindikal. Koordinatorët dhe kryetarët e dikurshëm të nivelit komunal sindikalë i ka bërë bashkë SBASHK-u në një aktivitet pune me qëllim që t'u shprehet respekt meritor për angazhimet e tyre si koordinator dhe si kryetarë të niveleve komunale sindikale, por edhe të kërkojë idetë dhe kontributin e tyre në përgatitjen e Planit strategjik. Këta njerëz janë të moshuar tani dhe po përballën me sfidat e moshës , por janë ndjerë krenar që SBASHK nuk i ka harruar dhe po kërkon edhe idetë e tyre për këtë dokument me rëndësi.
Në hapje të këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kujtuar kohët plot sfida kur kordinatorët dhe kryetarët e parë të nivelit komunal sindikal ishin angazhuar duke vënë themelet e një organizimi të fortë sindikal. "ishin vitet e 90-ta kur SBASHK po dëshmohej me punë e sakrifica në ruajtjen e arsimit shqip nga furtunat e pushtuesit dhe ju koordinatorët e parë dhe ju kryetarë të nivelit komunal sindikal po bartnit mbi supe gjithë atë aktivitet bashkë me kryetarin e parë Agim Hyseni dhe kryesinë e stafin e asaj kohe. Jam krenar që isha njëri nga ju", është shprehur me emocione kryetari Jasharaj . Ai pastaj në shenjë respekti ka lexuar listën e pjesëmarrësve : Bislim Behrami, Haki Ymeri, Sefer Krasniqi, Ragip Qollaku, Hakif Peci, Hajriz Berisha, Sali Janova, Xhevat Haliti, Ahmet Gashi, Ibish Maksuti, Ajrt Reshiti, Zeqir Krasniqi, Halil Idrizi, Taip Keçmezi, Murat Kryeziu, Sadik Shala, Lutfi Mani, Elez Krasniqi , Rexhep Sadiku dhe Besnik Krasniqi.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka shprehur respekt për veprimtarët e hershëm sindikal e pastaj ka shpalosur pjesë nga përmbajtja e punës së këtij takimi, kurse zyrtari ligjor Blendor Shatri ka bërë krahasime mes përmbajtjes së Planit strategjik aktual dhe objektivave që duhet të ketë plani i ri strategjik.sottttttttt
Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti falënderues e të punës janë shprehur me emocione dhe kanë nisur me shpalosjen e kujtimeve nga vitet e kaluar plot sfida duke u ndalur në momente kyçe që i bëjnë të ndjehen krenar me sindikatën e tyre. Ata janë shprehur se mosha e shtyrë dhe tekat e kësaj moshe nuk i ndal ata të mendojnë për SBASHK-un duke u ndjerë krenarë për arritjet e shumta e duke ndjerë ende peshën e sfidave nëpër të cilat po kalohet. Pjesëmarrësit janë ndjerë keq pse sot e këtu janë me ta kryetari i parë Agim Hyseni, nënkryetarët e parë Ali Shabani e Nediha Grapci sekretari i parë i përgjithshëm Zenel Zeka ,koordinatori Iljaz Qalaj, kryetari i nivelit komunal Mustafë Beqiri e ndonjë veprimtarë tjetër.

Butoni posht