Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Pesë grupe mësimdhënësish filluan trajnimet të shtunën e 12 dhjetorit

Pjesëmarrësit shprehin respekt për angazhimet e SBASHK-ut
Prishtinë, 12.12.2020
1sNga orë 9 të shtunë e 10 dhjetorit, e duke vazhduar pastaj me dallim të intervalit kohor prej 10 minutash, kanë nisur me trajnimet pesë grupe mësimdhënësish nga komuna të ndryshme të Kosovës. Ata janë ndarë në grupe sipas vullnetit të tyre për të përcjellë trajnimet "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm" me trajnerët Blerina Haraçia e Fisnik Zuka, trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në arsimin Parauniversitar" me trajnerët Nazif Jashari e Ibadete Bajrami dhe trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik" me trajnerët Zenun Nimami e Besa Ramabaja.
Pjesëmarrësit në trajnimin trajnimet "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm" janë ndarë në dy grupe dhe trajnerëve Blerina Haraçia e Fisnik Zuka u është gjetur në ndihmë prof.dr. Atdhe Hykolli për të parë nga afër angazhimet e tyre dhe për të ndihmuar kudo që e kërkon nevoja pasi këta janë për herë të parë në këtë detyrë pas kryerjes me sukses të trajnimit për trajner.
Pjesëmarrësit te trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në arsimin Parauniversitar" do të punojnë e angazhohen me trajnerët Nazif Jashari e Ibadete Bajrami , të cilët po ashtu janë për herë të parë në këtë detyrë pas kryerjes me sukses të trajnimit për trajner dhe prandaj do të kenë ndihmën e vazhdueshme te prof.dr. Hysen Sogojeva .
Po sot kanë nisur angazhimet edhe dy grupe pjesëmarrësish në trajnimin"Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik" me trajnerët Zenun Nimami e Besa Ramabaja.5s
Pasi që këto grupe kanë nisur angazhimet në distancë kohore prej 10 minutash është krijuar mundësia që të kyçën e të bashëbisedojnë me pjesëmarrësit kryetari Rrahman Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën Skënder Gashi dhe Albina Arifi e Blendor Shatri nga stafi qendror.
Kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve duke i përgëzuar për angazhimin e përkushtimin në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave në këto kushte e rrethana të vështirësuara duke i përgëzuar edhe për vullnetin që të jenë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm të SBASHK në shërbim të anëtarësisë. Ai ka falënderuar prof. dr. Hysen Sogojeva e prof.dr. Atdhe Hykolli që janë vazhdimisht pjesë e kij aktivietei e që sot kanë gjetur kohë e mundësi që të përcjellin trajnimet dhe të ndihmojnë kuro që e do nevoja trajnerët e angazhuara rishtazi. Kryetari i SBASHK-ut ka shprehur respekt për angazhimet e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafit qendror, që po vazhdojnë me angazhime me qëllim që të kryejnë shumë detyra në shërbim të anëtarësisë dhe që trajnimet të kenë rrjedhë të mbarë. Koordinatori Ymer Ymeri u ka dhënë pjesëmarrësve sqarime për rrjedhën e trajnimeve dhe u është përgjigjur pyetjeve të tyre.
Këtë aktivitet që ka nisur të shtunën e 12 dhjetorit e ka përcjellë edhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën Skënder Gashi, i cili ka përshëndetur e përgëzuar pjesëmarrësit duke shprehur respekt të lartë për gjithë angazhimin e përkushtimin e kryetarit Jasharaj, koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafit qendror në shërbim të anëtarësisë.9s

Butoni posht