Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Entuziazëm e përkushtim drejt arritjeve të reja

Edhe këtë vikend shumë mësimdhënës në trajnimet e licencuara të SBASHK
Prishtinë, 14.11.2020
jehonaAnëtarët e SBASHK-ut , pra punëtorët arsimor nga e tërë Kosova janë duke vazhduar me përkushtimin në misionin e tyre të shenjët për edukimin e arsimimin e brezave edhe pse në kushte e rrethana tepër të vështira, që janë shkaktuar te në, por edhe kudo në botë nga Covid 19. Ata të shtunën e 14 nëntorit e kanë kthyer në ditë pune e angazhimi duke marrë pjesë në trajnimet "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerin Hysen Hyseni, dy grupe në trajnimin " Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social" me trajnerët Blendor Shatri e Safet Beqiri. Po ashtu janë të angazhuar një numër i konsideruar i kolegëve tanë në dy grupe në trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Jehona Oruçi e Hysen Sogojeva dhe në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin fillor e të mesëm" me trajneren Pranvera Haziri.h.sogojeva
Në fillimet e këtij trajnimi në këtë aktivitet e me të gjitha grupet e trajnimit janë kyçur edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj e koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.
Duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" , kryetari i SBASHK Jasharaj ka përshëndetur trajnerin Hysen Hyeseni e pastaj ka shprehur respekt të lartë për gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet dhe për kolegët tanë kudo janë për angazhimin e përkushtimin e lartë në arsimimin e edukimin e brezave dhe përkundër vështirësive të shumta të krijuara nga Covid 19 dhe për entuziazmin që edhe në ditë të vikendit të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve të organizuara nga SBASHK. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt edhe për angazhimet e vazhdueshme të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafin qendror, që krahas angazhimeve e shumë detyrave ditore, po angazhohen maksimalisht për rrjedhën e mbarë të trajnimeve.
safetiKryetari Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymeri janë kyçur dhe kanë bashkëbiseduar edhe me dy grupet te trajnimi " Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social" për të vlerësuar lart angazhimin e përkushtimin e trajnerëve Shatri e Beqiri e duke shprehur respekt meritor për mësimdhënësit e Kosovës dhe punëtorët tjerë në sektorin e arsimit që me angazhim maksimal po vazhdojnë bashkë me nxënësit e në këto kushte të vështirësuara betejën në rrugëtimin drejt njohurive të reja.
Një atmosferë përkushtimi e entuziazmi është vërejtur edhe te trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Jehona Oruçi e Hysen Sogojeva. Kryetari Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë bërë pjesë e këtij aktiviteti duke përshëndetur e përgëzuar trajnerët Oruçi e Sogojeva dhe pjesëmarrësit e këtij aktiviteti bashkë me trajnerët e rinj që po përcjellin nga afër këtë aktivitet dhe po përgatiten që edhe ata të jenë në krye të detyrës në realizimin trajnimeve në të ardhmen për çfarë janë përgatitur falë aktiviteteve të zhvillua me ta nga SBASHK. Kryetari Jasharaj ka përshëndetur dhe ka lavdëruar edhe angazhimet e kryetarit të nivelit komunal Sindikal për Malishevën , Skënder Gashin, i cili krahas aktiviteteve sindikale në komunën e tij po angazhohet vazhdimisht edhe në këtë aktivitet sindikal.blendi
Kryetari Jasharaj bashkë me koordinatorin Ymeri kanë bashkëbiseduar edhe me pjesëmarrësit e trajnimit "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin fillor e të mesëm" duke përgëzuar për angazhimin trajneren Pranvera Haziri dhe pjesëmarrësit në këtë aktivitet , që krahas përkushtimit në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave, po gjejnë kohë, duke mos pushuar as vikendeve, për të shtuar njohuritë e për t'i vënë ato në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.
Koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri ka përshëndetur pjesëmarrësit në të gjitha grupet e trajnimit dhe u ka dhënë sqarime atyre lidhur me rregullat që duhet respektuar për rrjedhën e mbarë të trajnimit. Ky aktivitet do të vazhdojë edhe të dielën dhe gjatë dy ditëve të tjera për ta përmbyllur me sukses këtë aktivitet.

Butoni posht