Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Aktivitete të shumta edhe në ditën e dytë të vikendit

Të dielën e 9 majit startuan me trajnime edhe pesë grupe të reja

Prishtinë, 09.05.2021
blendi2Derisa grupe të trajnimeve "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Hysen Sogojeva, Safet Beqiri,Burim Avdijaj ,pastaj "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", me trajnerët Atdhe Hykolli, Mjellma Zhara, "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneret Zahide Hamiti dhe Pranvera Haziri dhe "Edukimi medial dhe roli i tij ne zhvillimin shoqëror dhe demokratik"me trajnerin Faton Ismajli po shënojnë ditën e dytë të trajnimeve, pesë grupe të reja kanë nisur sot këtë aktivitet pasi që dje një numër i konsideruar i mësimdhënësve ishin të angazhuar në procesin mësimor. Është startuar sot me një grup me trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive te dialogut social" me trajnerin Blendor Shatri dhe me katër grupe të ndara në trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajnerët Ahiret Mehmeti, Hanife Shorra, Arbenita Hajzeri dhe Blerina Haraqija.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është kyçur dhe ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit në pesë trajnimet që startuan sot duke shprehur respekt të lartë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në procesin mësimor përkundër kushteve të vështirësuara nga pandemia. Ai i ka përgëzuar pjesëmarrësit edhe për zellin dhe vullnetin e treguar për pjesëmarrje në trajnime duke i kthyer vazhdimisht ditët e vikendit në ditë pune. Kryetari Jasharaj po ashtu ka falënderuar e përgëzuar trajnerët për angazhimin dhe ka shprehur respekt të lartë për punën e angazhimin e palodhshëm te koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafit qendror, të cilët përveç shumë angazhimeve të tjera sindikale, po angazhohen me përkushtim për organizimin dhe rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti shumë domethënës e të rëndësishëm për kolegët tanë nga e tërë Kosova.zahidja2
Trajnerët duke bashkëbiseduar me kryetarin Jasharaj kanë shprehur respektin dhe kanë përgëzuar edhe në emër të pjesëmarrësve atë, koordinatorin për organizim të brendshëm dhe tërë stafin qendror për gjithë angazhimet dhe arritjet në shërbim të anëtarësisë e duke veçuar edhe këtë aktivitet domethënës e të rëndësishëm, i cili po krijon mundësi të bashkëbisedës e shkëmbimit të ideve e përvojave mes pjesëmarrësve, por edhe përfitimin e shumë njohurive të reja e shumë me vlerë për suksese edhe më të larta në procesin arsimor.
Ky aktivitet do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera bazuar në marrëveshjen mes pjesëmarrësve, trajnerëve dhe stafit qendror të SBASHK me qëllim të arritjes dhe realizimit të objektivave të parapara.ahiret2

SBAShK-u vazhdon me realizimin e kërkesave të anëtarësisë

Vikendet janë kthyer në punë e përkushtim
Prishtinë, 08.05.2021
183367260 3776580219233184 3958552675118455868 nKrahas angazhimeve në procesin mësimor, shumë mësimdhënës të Kosovës janë bërë pjesë e trajnimeve të organizuara nga stafi qendror i SBASHK-ut, aktivitet ky që tani e sa kohë ka rrjedhë të mbarë falë përkushtimit të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri , stafit qendror dhe trajnerëve.
Kështu ishte edhe në ditën e parë të vikendit të 8 majit. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafi qendror duke parë se në disa komuna e shtuna është ditë mësimi, kanë koordinuar aktivitetet duke u pajtuar me pjesëmarrësit e trajnimeve që të fillohet me grupet e mësimdhënësve, të cilët nuk janë pjesë e procesit mësimor këtë të shtunë, ndërsa me ata që sot janë në institucione arsimore e në detyrën prej mësimdhënësi, trajnimet do të nisin këtë të diele për të vazhduar në ditët tjera sipas marrëveshjes së stafit qendror, trajnerëve dhe pjesëmarrësve.
Këtë të shtunë kanë nisur me trajnimet grupet në"Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Hysen Sogojeva, Safet Beqiri, Burim Avdijaj, pastaj "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", me trajnerët Atdhe Hykolli, Mjellma Zhara, "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneret Zahide Hamiti dhe Pranvera Haziri dhe "Edukimi medial dhe roli i tij ne zhvillimin shoqëror dhe demokratik"me trajnerin Faton Ismajli, ndërsa pesë grupe të tjera do të nisin me këtë aktivitet të dielën e 9 majit. Do të jenë këto trajnimet Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive te dialogut social" me trajnerin Blendor Shatri dhe grupe të tjera me trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajnerët Ahiret Mehmeti, Hanife Shorra, Arbenita Hajzeri dhe Blerina Haraqija.183482824 3776580075899865 100586174802985291 n
Me pjesëmarrësit e trajnimeve që kanë nisur sot ka bashkëbiseduar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i cili ka përgëzuar të punësuarit në arsim për punën dhe përkushtimin në realizimin e procesit arsimor në këto kushte tepër të vështirësuara nga pandemia dhe për zellin e dëshmuar për pjesëmarrje në trajnime duke i kthyer ditët e vikendit në ditë pune e përkushtimi për arritje të njohurive të reja.
Si gjithmonë, edhe në këto vikende, komunikim të vazhdueshëm me pjesëmarrësit dhe me trajnerët është duke zhvilluar koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me anëtarët të tjerë të stafit qendror duke dhënë kontribut për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti e duke u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve.183951497 3776580179233188 1489392116720931144 n

U mbajtën Kuvende zgjedhore në Viti e Klinë

Respekt i lartë e meritor për angazhimet e SBASHK-ut

 

Prishtinë, 08.05.2021
VITIIViti 2021 është vit zgjedhor në SBASHK. Fillimisht janë organizuar e po organizohen kuvende zgjedhore nëpër shoqatat sindikale kudo në institucionet arsimore të Kosovës. Në disa komuna ka përfunduar me sukses ky aktivitet dhe prandaj ka filluar aktiviteti zgjedhor në nivel të Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar. U nis me Fushë Kosovën për të vazhduar pastaj me Vitinë dhe Klinën. Në këto takime zgjedhore pjesëmarrësit kanë shprehur respekt të lartë e meritor për angazhimet dhe arritjet në shërbim të anëtarësisë të stafit qendror dhe të veprimtarëve sindikalë në të gjitha nivelet.
Të enjten e 6 majit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë gjendur në Viti dhe të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të sindikatës komunale Kemajl Bislimi janë takuar me nënkryetarin e kësaj komune Hasan Alijaj dhe me drejtorin e DKA-së Basri Aliu. Nënkryetari Alijaj ka përgëzuar SBASHK-un për gjithë angazhimet duke vlerësuar lart bashkëpunimin me kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit të sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vitisë. Kryetari Jasharaj ka vlerësuar si shembull shumë të mirë të bashkëpunimit me institucionet komunale të Vitisë me sindikatën, ndërsa koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri i ka informuar mikpritësit për angazhimet dhe aktivitetet aktuale sindikale në nivel qendror e lokal. Pas kësaj ata janë gjendur në ambientet e shtëpisë së kulturës për të marrë pjesë në Kuvendin zgjedhor të sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vitisë. Këtë takim e k shpallur të hapur kryetari i këtij Kuvendi Kemajl Bislimi, i cili ka përshëndetur mysafirët dhe pjesëmarrësit dhe pas kësaj nënkryetari i Komunës Hasan Alijaj në një fjalë përshëndetëse ka kujtuar bashkëpunimin e sinqertë të institucioneve komunale me SBASHK-un dhe ka përgëzuar gjithë të punësuarit në arsimin e kësaj komune për punën dhe përkushtimin në arsimimin dhe edukimin e brezave.

VITIII

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar kryetarët e shoqatave për zgjedhjen e tyre dhe ka shpalosur angazhime të shumta sindikale nëpër gjithë këto vite duke shtuar se kryetari Bislimi , kryesia dhe veprimtarët tjerë sindikalë kanë qenë shembull shumë i mirë i punës , përkushtimit dhe arritjeve. Ai ka shprehur respekt të lartë edhe për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymerin dhe për gjithë stafin qendror, të cilën, krahas punëve të shumta e të përditshme , po angazhohen maksimalisht edhe në realizimin e trajnimeve të shumta dhe të aktiviteteve tjera në shërbim të anëtarësisë.Pas kësaj kryetari Kemajl Bilimi ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar për katër vite, që janë aprovuar njëzëri nga pjesëmarrësit.
Në vazhdim të këtij takimi sindikal është në zgjedhjet për kryetar, nënkryetar, kryesi dhe për përfaqësuesit e këtij Kuvendi në Kongresin e radhës dhe në Këshillin Drejtues .Në një konkurrencë të fortë mes dy e më shumë kandidatëve të propozuar përmes votës së lirë janë zgjedhur udhëheqësit dhe përfaqësuesit e këtij Kuvendi në organet qendrore të SBASHK-ut. Kryetar është rizgjedhur Kemjal Bislimi dhe në këtë mënyrë , siç u tha nga pjesëmarrësit, u shpreh respekti për punën e angazhimet që ai ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë. Nënkryetare është zgjedhur Makfirete Zuka, ndërsa anëtarë të kryesisë Ismet Mehmeti, Laura Jahiri dhe Ahmet Sylejmani. Janë zgjedhur edhe anëtarët e Komisionit mbikëqyrës, delegatët nga Vitia për Kongresin e SBASHK-ut dhe anëtarët e Këshillit Drejtues nga kjo komunë. Në mbyllje të këtij takimi pjesëmarrësit në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në shërbim të anëtarësisë kanë dominuar edhe për një mandat kryetarin e tashëm të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.


Kuvend zgjedhor edhe në Klinë



183933943 157472336316348 2134649036015765536 n

Aktiviteti zgjedhur në nivelin komunal ka vazhduar të premten e 7 majit në Klinë. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, me kryetarin e nivelit komunal Arif Elezaj dhe nënkryetarin Islam Kalludra janë gjendur në ambientet e komunës dhe janë pritur nga kryetari prof.dr. Zenun Elezi dhe nënkryetari Besim Hoti. Kryetari Jasharaj ka deklaruar se ndjehen të nderuar me këtë mikpritje dhe është shprehur me respekt të lartë e meritor për bashkëpunimin mes sindikatës sonë dhe kryetarit, drejtorit të DKA-së dhe institucioneve tjera të qeverisjes në Klinë. Kryetari i SBASHK-ut ka vlerësuar lart edhe angazhimin e përkushtimin e kolegëve të tij Arif Elezi e Islam Kalludra, por edhe të gjithë kryesisë dhe veprimtarëve të tjerë sindikalë në këtë komunë.
KLINEKryetari i Klinës prof. dr. Zenun Elezi ka përgëzuar SBASHK-un për punën dhe përkushtimin duke qenë gjithmonë zë i fuqishëm i anëtarësisë dhe ka treguar edhe për bashkëpunimin dhe angazhimet e përbashkëta të tij e institucioneve komunale me udhëheqësit sindikal në këtë komunë, bashkëpunim , i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pavarësisht se kush do të jenë të zgjedhurit në Kuvendin e sotëm zgjedhor sindikal në këtë komunë.
Vlen të pamendet se dëshmi e respektit të ndërsjellë është edhe mbajtja e takimeve të tjera sindikale dhe të Kuvendit zgjedhor në sallën e takimeve të Asamblesë komunale.
Në hapje të Kuvendit zgjedhor të sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Klinës, kryetari i kij Kuvendi Arif Elezaj ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë pjesëmarrësit duke përcjellë edhe përshëndetjen dhe fjalët e respektit të kryetarit të Komunës prof. dr. Zenun Elezi për ta dhe gjithë të punësuarit ë arsim.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit duke u treguar fillimisht për mikpritjen dhe përmbajtjen e takimit me kryetarin dhe nënkryetarin e komunës dhe duke shprehur respekt edhe punën dhe angazhimin e vazhdueshëm të kryetarit Arif Elezaj, nënkryetarit Islam Kalludra, kryesisë dhe veprimtarëve të tjerë duke shtuar se Klina është shembull shumë i mirë i aktivitetit sindikal. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë sqarime për rrjedhën e mbarë të procesit zgjedhor dhe është përgjigjur pyetjeve të disa prej pjesëmarrësve e që kishin të bënin me çështje sindikale.
Pas kësaj kryetari i Kuvendit të sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Klinën, Arif Elezaj ka prezantuar raportin e punës dh atë financiar, që janë aprovuar njëzëri nga pjesëmarrësit e këtij takimi zgjedhor. Pas kësaj është kaluar në procesin zgjedhor dhe në një garë mes shumë kandidatëve e me votën e lirë e të fshehtë kryetar është rizgjedhur Arif Elezaj e nënkryetar Islam Kalludra dhe kjo, si e thanë shumë nga pjesëmarrësit, është dëshmi e respektit për angazhimet e tyre në shërbim të anëtarësisë.
Anëtarë të kryesisë janë zgjedhur Bore Marlekaj, Alberina Merllaku, Shefqet Krasniqi, Shkurte Berisha dhe Bekim Sinani. Janë zgjedhur me votë të lirë e të fshehtë edhe anëtarët e Komisionit mbikëqyrës, delegatët e Kongresit dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut nga kjo komunë .KLINEEE

SBASHK letër publike Ministrit të Punës dhe Financave Hekuran Murati

Prishtinë, 28.04.2021

logoSBASHK-u i është drejtuar me dy shkresa zyrtare për takim Ministrit të Ministrisë së Financave , Punës e Transferove z .Hekuran Murati dhe pasi nuk morëm përgjigje, po i drejtohemi me këtë letër publike me shpresë se këtë do ta lexoj.
I nderuari Ministër, z.Murati, ashtu siç iu kemi njoftuar edhe në shkresën e dërguar me 1 prill 2021 dhe 14 prill 2021, shtesat për punëtorët arsimor sipas vendimit të Qeverisë nr. 08/65 i datës 18.02.2021 – pika 8 e këtij vendimi, i cili obligon Ministrinë e Financave,Punës e Transfereve (MFPT) për t'i ekzekutuar këto shtesa, por nuk janë realizuar për muajin mars e njëkohësisht kemi kërkuar që me pagat e muajit prill të ekzekutohen shtesat edhe për muajin mars, por nuk kemi marrë përgjigje e as përgjigje në dy kërkesat tona për takim me ju.
I nderuar Ministër Murati, gjithashtu iu rikujtojmë se muaji prill është muaji kur bëhet ngritja e përvojës së punës për një vit dhe shpresojmë që ne pagat e muajit prill kjo ngritje do të pasqyrohet në listat e pagave.
Po ashtu duke pasur parasysh se jeni edhe Ministër i Punës dhe sipas Ligjit të Këshillit Ekonomik Social (KES) jeni edhe pjesë e këtij Këshilli , që nxit dhe zhvillohen dialogun me sindikatat, edhe një herë me mirësi kërkojmë nga ju që të gjeni kohë e hapësirë në agjendën tuaj e të ulemi e bisedojmë për realizimet e të gjitha obligimeve financiare që ka Qeveria ndaj punëtorëve të arsimit, e në veçanti si çështje urgjente është edhe çështja e mësimdhënësve me sëmundje të rënda, të cilët janë liruar nga puna me pagesë të plotë sipas master-planit të MASHTI-t e aprovuar nga Qeveria me nr. 01/27 i datës 26.08.2020, por që ditëve të fundit kanë filluar që këta punonjës t'i ftojnë për kthim në punë, me arsyetimin se MFPT nuk ia ka bartur mjetet financiare komunave për t'i paguar të punësuarit që zëvendësojnë këtë kategori dhe në pikën 4 të Vendimit të Qeverisë për stafin esencial, të cilën ndonjë DKA mund ta ketë lexuar e kuptuar gabimisht sepse në kohën kur Qeveria e Kosovës po angazhohet të mbroj punëtorët shtatzëna duke i liruar nga obligimi për paraqitje në vende pune, është veprim jo human të kërkohet që punëtorët e sëmurë rënd të kthehen në punë sepse prekja me Covid për ta do të kishte pasoja fatale dhe për këtë dikush duhet të jetë përgjegjës.

SBASHK-u vizitoi Asociacionin e Komunave të Kosovës

Takim përmbajtjesor me drejtorin ekzekutiv Sazan Ibrahimi

Prishtinë,27.04.2021
178362225 3907972985958077 5043879262547912244 nMe qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe angazhimeve të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe për të këmbyer ide e përvoja për gjetjen e mundësive të planifikimit të buxhetit nga institucionet qendrore për realizimin e pikave nga Kontrata Kolektive e sektorit të Arsimit të Kosovës, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri kanë vizituar Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe janë takuar me drejtorin ekzekutiv Sazan Ibrahimi.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë shprehur se angazhohen për bashkëpunim të vazhdueshëm me Asociacionin e Komunave të Kosovës me qëllim që të jenë në të njëjtin front të angazhimeve në shërbim të arsimit dhe për gjetjen e mundësive që me bashkëpunim, angazhim të përbashkët e me dialog mes palëve të arrihet realizimi i kërkesave legjitime të punëtorëve të arsimit duke kërkuar që institucionet qendrore të ndajnë buxhet të caktuar që mbulojnë kërkesat dhe të drejtat e përcaktuara me Kontratën Kolektive. Ata kanë informuar z. Ibrahimi edhe me qëndrimet ndaj vendimit të MASHTI-t për organizimin e mësimit plotësues duke vlerësuar se ky Vendim është i ngutshëm dhe i pa analizuar mirë dhe se SBASHK-u do të insistojë që orët e mbajtura në emër të mësimit plotësues të kompensohen ashtu si thotë edhe kontrata Kolektive . Po ashtu është diskutuar edhe për pikën 7 të Vendimit të Qeverisë lidhur me punëtoret shtatzëna , gjegjësisht për lirimin e tyre nga obligimi për t'u paraqitur ne vende pune dhe për zëvendësimin e tyre me studentë nga Fakulteti i edukimit.
Drejtori ekzekutiv Sazan Ibrahimi ka informuar përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me angazhimet e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me korrekt me SBASHK-un në shërbim të arsimit dhe të gjetjes së mundësive për angazhime të përbashkëta me qëllim që institucionet qendrore të bëjnë mbështetje buxhetore për kërkesat konkrete nga Kontrata në mënyrë që komunat ta kenë të mundur kryerjen e obligimeve të tyre nga Kontrata pa pasur nevojë të shkohet nëpër gjykata, procedurë kjo që komunave po u krijon harxhime shtesë .

SBASHK-u lidhur me dy vendime të pa analizuara mirë të Institucioneve

Prishtinë, 26.04.2021

logoNë kuadër të vendimit të fundit të Qeverisë në parandalimin dhe luftën kundër Covid 19 është edhe ai që të gjitha punëtoret shtatzëna të lirohen nga obligimi për t'u paraqitur në punë duke iu mundësuar që të punojnë nga shtëpia. Kjo ka krijuar hamendje, huti dhe stres te institucionet arsimore e veçmas te punëtoret shtatzëna. SBASHK-u duke iu përgjigjur këtyre shqetësimeve kundërshton qasjen që u është bërë disa punëtoreve shtatzëna në arsim duke iu thënë se ato mund ta shfrytëzojnë, por edhe mund të mos e shfrytëzojnë këtë mundësi që ua garanton pika 7 e masave të fundit të Qeverisë. Këtë qasje, nga kushdo që vjen, e konsiderojmë si presion që punëtoret shtatzëna mos ta shfrytëzojnë këtë të drejtë që ua jep pika 7. Nuk mund të kuptojmë se si paska mundësi që zbatimi i vendimit të Qeverisë, që është marrë për të mbrojtur punëtorët shtatzëna e që konsiderohen si nga më të rrezikuarat nga prekja me Covid, të lehet në vullnetin e palëve se a do të zbatohet a jo.
SBASHK-u po ashtu mendon se edhe Vendimi i MASHTI-t që në bashkëpunim me Fakultetin e edukimit të angazhojë studentë për të zëvendësuar punëtoret shtatzëna në arsim nuk është i qëlluar. Studentët i kemi parë në institucionet arsimore duke kryer praktikën profesionale, por ata gjithmonë kanë qenë të përkrahur e të ndihmuar nga mësuesi i klasës ose nga mësimdhënësi i lëndës, të cilët kanë qenë të pranishëm edhe në orët mësimore. Zëvendësimi duhet bërë nga kuadrot e diplomuara dhe që janë në pritje dhe të sigurohet buxhet që ata të kompensohen për orët e mbajtura duke zëvendësuar koleget shtatzëna.
SBASHK vlerëson se edhe vendimi i MASHTI-t për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritje për shkak të pandemisë nuk është dashur të sillet tani sepse edhe ashtu ka mjaft sfida në realizimin e mësimit të rregullt dhe se çdo ngarkesë shtesë do të jetë e tepërt për personelin arsimor. Aq më shumë kur në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se kjo po bëhet ngase një numër i nxënësve nuk kanë mundur të arrijnë njohuritë e duhura në mungesë të pajisjes dhe qasjes në internet. Kjo ka mundur të thuhet për vitin e kaluar shkollor, kur nga 13 marsi e deri në fund është zhvilluar kryesisht mësimi nga larg, por këtë vit shkollor kjo nuk vlen ngase procesi mësimor kryesisht është zhvilluar në institucione arsimore dhe se mungesa e pajisjes dhe qasjes në internet nuk ka paraqitur as edhe një pengesë për cilin do nga nxënësit.
SBASHK mendon se të gjithë duhet bashkuar angazhimet dhe të ndihmojmë të punësuarit në arsim që të kryejnë detyrat ditore dhe ta realizojmë këtë vit mësimor në institucione duke uruar që të mos kemi shumë raste të prekjes me Covid në situatën aktuale kur nuk pati mundësi ende të realizohet kërkesa e SBASHK për vaksinimin e punëtorëve arsimor. Prioritet duhet ta kemi tani shëndetin e nxënësve dhe të punësuarve në arsim si dhe përfundimin sa më mirë të këtij viti mësimor, kurse për aktivitete shtesë mund të mendojmë në të ardhmen kur të mposhtet pandemia.

Dëshmi e përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit qendror të SBASHK-ut

Rrjedhë e mbarë e trajnimit me 27 grupe të mësimdhënësve

 

Prishtinë,24.04.2021

fbbbbPër punën dhe përkushtimin e stafit qendror të SBASHK-ut dëshmojnë edhe aktivitetet e zhvilluara gjatë gjithë ditës së shtunë të 24 prillit. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin kanë pranuar qindra kërkesa të kolegëve tanë përmes kryetarëve të nivelit komunal sindikal për organizimin e trajnimeve. Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të tyre u arrit që të bëhet e mundur realizimi i trajnimeve për 20 grupe të reja dhe të mbështetet rrjedha e mbarë edhe për 7 grupet që kanë vazhduar këtë aktivitet të nisur në vikendin e javës së kaluar. Edhe grupet e trajnimit të kësaj jave kanë nisur aktivitetin me diferencë të caktuar kohore me qëllim që t'i mundësohet kyçja dhe komunikimi me të gjithë kryetarit Rrahman Jasharaj dhe koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafit qendror.
Të parët të shtunën e 24 prillit me këtë aktivitet kanë nisur grupet me trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" udhëhequr nga trajnerët Hysen Sogojeva, Qemajl Kameri, Detor Berisha dhe Fahri Hoxha, i cili trajnimin e mbanë me prani fizike në kabinete shkollore. Me trajnerët dhe kolegët pjesëmarrës në këto grupe trajnimi, kanë bashkëbiseduar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit për përkushtimin në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin e brezave dhe angazhimin që janë duke bërë edhe përkundër kushteve tepër të vështirësuara nga pandemia. Ai ka falënderuar edhe trajnerët për angazhimin dhe ka shprehur respekt të lartë për koordinatorin dhe stafin duke theksuar se rrjedha e e mbarë e trajnimit me 27 grupe të mësimdhënësve është dëshmi e përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit qendror të SBASHK-ut. Koordinatori Ymeri ka dhënë sqarime lidhur me rrjedhën e trajnimeve dhe është përgjigjur edhe në pyetjet e pjesëmarrësve.ttttttttttPas kësaj kryetari Jasharaj dhe koordinatori Ymeri janë kyçur dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e trajnimit "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", për të vazhduar pastaj kyçjet dhe bashkëbisedën me pjesëmarrësit në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij ne zhvillimin shoqëror dhe demokratik", që udhëhiqen nga trajnerët Sami Shala, Arbenita Hoxha, Hysen Hyseni, Minire Terbunja dhe Fadil Halimi, i cili me këtë grup është duke u angazhuar me prezencë fizike, pra në ambiente shkollore. Edhe me pjesëmarrësit e këtyre grupeve të trajnimit ka bashkëbiseduar kryetari Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri për t'i përgëzuar kolegët tanë kudo janë për përkushtimin në procesin mësimor dhe për zellin e madh për të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm e që është në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.
Kryetari i SBASHK-ut dhe koordinatori për organizim të brendshëm pas kësaj janë kyçur në komunikim me grupet e pjesëmarrësve në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive te dialogut social", që kësaj radhe udhëheqjen nga trajnerët Nora Haliti, Visar Sadriu, Safet Beqiri dhe Blendor Shatri.safetiNjë trajnim i vazhduar rishtazi e që ka zgjuar interesim shumë të madh është "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" . Ky trajnim në të shtunën e 24 prillit ka filluar me katër grupe udhëhequr nga trajnerët Lutfije Ibrahimi, Blerina Haraqia, Arberina Hajzeri, Osman Rrustemi dhe Pranvera Haziri. Edhe me këto pesë grupe të këtij trajnimi kanë bashkëbiseduar kryetari Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymeri duke përgëzuar pjesëmarrësit që po marrin pjesë në këtë trajnim të licencuar rishtazi e që u dedikohet kolegeve e kolegëve tanë që punojnë me arsimin fillor, gjegjësisht me nxënësit e klasave 1-5. Pjesëmarrësit kanë falënderuar SBASHK-un për gjithë angazhimet e suksesshme edhe për këtë trajnim, që do të jetë ndihmesë e madhe për gjithë të punësuarit në arsimin fillor.
Po ashtu në kuadër të këtij aktiviteti këtë të shtunë është rifilluar edhe me trajnimin shumë të rëndësishme "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Pjesëmarrësit e këtij trajnimi njohuri për programet kompjuterike do të marrin nga trajneri Gëzim Berisha. Ky trajnim do të zhvillohet me prani fizike, pra në ambientet shkollore dhe pas çdo moduli pjesëmarrësit do të dëshmojnë njohuritë e arritura duke u testuar.
Shtatë grupet që kanë nisur me trajnimet vikendin e kaluar do të përfundojnë këtë aktivitet të dielën e 25 prillit, kurse grupet që kanë nisur këtë aktivitet në këtë vikend do të vazhdojnë me angazhimet edhe në vikendin e radhës.

Mbledhja e radhës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

Detyra konkrete për rrjedhën e mbarë të aktiviteteve sindikale

 

Prishtinë, 22.04.2021

176963273 141955087883021 2243198393432742411 nSBASHK vazhdon me komunikimin e vazhdueshëm dhe me takimet e rregullta me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve duke debatuar për detyrat konkrete me qëllim të rrjedhës së mbarë të aktiviteteve sindikale në nivelin komunal dhe atë qendror.
Një atmosferë pune e përkushtimi ishte edhe në takimin e radhës në mbrëmjen e 21 prillit. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka informuar pjesëmarrësit për situatën aktuale në arsim, për angazhimet e stafit qendror dhe për takimet dhe komunikimin me institucionet qendrore. Pas kësaj kryetari Jasharaj ka kujtuar kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve që të bëjnë planifikime konkrete me qëllim që aktivitetet e parapara të realizohen në përpikëri e duke respektuar afatet kohore. Duke folur për aktivitetet konkrete e aktuale Jasharaj është ndalur edhe te trajnimet duke theksuar se vërehet një interesim i madh i anëtarësisë për pjesëmarrje në këtë aktivitet duke përgëzuar koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror për angazhim të jashtëzakonshëm me qëllim të organizimit në nivel të trajnimeve dhe rrjedhës së mbarë të tyre. Kryetarët e nivelit komunal sindikal janë informuar lidhur me këtë aktivitet nga koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i cili ka treguar se janë duke u bërë gjithë angazhimet me qëllim të realizimit të suksesshëm të trajnimeve për sa më shumë grupe të punëtorëve arsimor dhe se kërkesat janë të shumta për secilin trajnim të licencuar. Ai ka kujtuar pjesëmarrësit se listat e pjesëmarrësve duhet të vijnë në SBASHK vetëm përmes tyre dhe duhet të kenë të gjitha shënimet e duhura të pjesëmarrësve. Koordinatori ka apeluar të kryetarët e nivelit komunal sindikal që të kyçen gjatë trajnimeve për të kontribuar në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.mrma
Duke bashkëbiseduar për angazhime të tjera është marrë vendim që kryetarët e nivelit komunal sindikal që tani të takohen me Drejtoritë arsimore dhe t'ua kujtojnë atyre pikat 8 dhe 9 të nenit 11 të Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës, të cilat saktësojnë se kryetarët e nivelit komunal sindikal do të punojnë gjysmë norme në arsim e do të marrin pagë të plotë. Kjo bëhet me qëllim të ushtrimit të funksionit sindikal. Po ashtu edhe kryetarët e shoqatave sindikale do të kenë normën javore prej 18 orësh, me qëllim që 2 orë në javë t'i kenë në dispozicion për aktivitete sindikale. Ata do të marrin pagë të plotë.
Në këtë takim është biseduar edhe për pikën 7 të Vendimit të Qeverisë së Kosovës e që ka të bëj me obligimin e institucioneve që të lirojnë nga obligimi për paraqitje në vendet e punës të punëtoreve shtatzëna si masë mbrojtëse nga Covid 19. SBASHK-u me kohë ka komunikuar për këtë çështje me Ministren Nagavci dhe pastaj edhe publikisht e përmes medieve ka kërkuar që kjo të zbatohet edhe në sektorin e arsimit. Po ashtu është biseduar edhe për vendimin e MASHTI-t lidhur me organizimin e mësimit plotësues në institucionet arsimore të Kosovës me qëllim që të punohet me nxënësit që nuk kanë mundur të jenë vazhdimisht pjesë e procesit mësimor nga larg. U vendos që të shihet fillimisht se si po organizohet ky aktivitet dhe sa do të jetë ngarkesa shtesë për punëtorët arsimor e pastaj edhe do të veprohet sipas situatës aktuale.
Pjesëmarrësit kanë përgëzuar stafin qendror për angazhimet dhe janë pajtuar që të vazhdohet me komunikimin dhe takimet e rregullta e të shpeshta me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe veprimeve me kohë e në bazë të kërkesave që sjell situata aktuale.

SBASHK ka rinisur me një aktivitet të rëndësishëm për anëtarësinë

Tetë grupe të mësimdhënësve filluan me trajnimet të shtunën e 17 prillit

 

Prishtinë,17.04.2021
arberieI dëshmuar nëpër vite me aktivitete të shumta në shërbim të anëtarësisë, SBASHK-u, krahas shumë aktiviteteve, rëndësi të veçantë është duke i kushtuar edhe organizimit dhe rrjedhës së mbarë të trajnimeve të licencuara nga Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror e në bashkëpunim me kryetarët e nivelit komunal sindikal kanë bërë gjithë përgatitjet duke bërë të mundur që në të shtunën e 17 prillit të riniset ky aktivitet domethënës e i rëndësishëm për anëtarësinë e SBASHK-ut.
Kështu këtë të shtunë kanë filluar me trajnimet katërditore koleget e kolegët tanë në trajnimet "Udhëheqje dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Dr. Hysen Sogojeva e Arberina Hajzeri, në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive te dialogut social" me trajnerët Blendor Shatri e Skënder Gashi. Po ashtu kolegët tanë nga Kosova sot kanë nisur këtë aktivitet në dy grupe të ndara në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për arsimin fillor dhe të mesëm me trajnerët Pranvera Haziri e Mentor Mani, kurse dy grupe të tjera janë pjesë e trajnimit "Edukim medial dhe roli i tij ne zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerët Blerta Blakaj e Faton Ismajli.hyseni
Këto grupe të trajnimeve kanë nisur me aktivitetin në orën 9, në dallim kohor prej 10 minutash nga njëri tjetri, me qëllim të kyçjes dhe bashkëbisedës me pjesëmarrësit të kryetarit Rrahman Jasharaj dhe koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kjo ka mundësuar që kryetari Jasharaj dhe koordinatori Ymeri të bashkëbisedojnë me pjesëmarrësit e secilit grup të trajnimeve. Kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar trajnerët dhe angazhimin dhe ka shprehur respekt për angazhimin e përkushtimin e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafit qendror për organizimin dhe rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti. Jasharaj ka përgëzuar edhe pjesëmarrësit për angazhimin e përkushtimin në shërbim të misionit të shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave kë to kohë e rrethana të vështirësuara nga pandemia. Ai ka apeluar që të vazhdojmë angazhim e përkushtim në shërbim të arsimit me qëllim që të realizohet misioni ynë për rrjedhën e mbarë dhe përfundimin me sukses të këtij viti mësimor. 

pranvera

Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë detaje lidhur me rrjedhën e trajnimeve për të bashkëbiseduar pastaj me trajnerët Hysen Sogojeva, Arberina Hajzeri, Blendor Shatri, Skënder Gashi, Pranvera Haziri, Mentor Mani, Blerta Blakaj dhe Faton Ismajli dhe me pjesëmarrësit e këtyre tetë trajnimeve lidhur me rregullat dhe rrjedhën e trajnimit duke saktësuar se pjesëmarrësit duhet të jenë të angazhuar dhe të pranishëm gjatë gjithë kohës sa zgjasin trajnimet. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe të dielën e këtij vikendi për të vazhduar edhe në dy ditët e vikendit të radhës.mentor

Ministrja Nagavci vizitoi SBASHK-un

U bashkëbisedua për situatën aktuale në arsim

 

Prishtinë,13.04.2021
IMG 0012Ministrja e MASHTI-it Arbërie Nagavci me anëtarë të Kabinetit të saj ka vizituar SBASHK-un duke dëshmuar kështu gatishmërinë për bashkëpunim dhe angazhime të përbashkëta në përballje me sfidat e shumta që ka sjellë pandemia në tërë sektorin e arsimit.
Takimi ka kaluar në formë të bashkëbisedës duke analizuar situatën aktuale në arsim dhe nevojën që MASHTI, SBASHK-u , por edhe palët tjera të unifikojnë përpjekjet për rrjedhë sa më të mbarë të procesit arsimor.
Ministrja Nagavci është shprehur se me këtë vizitë edhe njëherë dëshmon respektin e lartë që ka për punëtorët e arsimit dhe për kontributin e tyre me vlerë nëpër vite e dekada. Ajo pastaj ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me fillimin e procesit mësimor pas pushimit pranveror, për sfidat aktuale që po përcjellin sistemin e arsimit dhe për angazhimet konkrete e të përbashkëta që duhen bërë me qëllim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor. Të dy palët janë pajtuar se është i qëlluar vendimi që filloristët të vazhdojnë procesin mësimor në institucionet arsimore duke shpresuar se situata me pandeminë do të përmirësohet për t'u krijuar kështu kushtet që edhe nivelet tjera të Arsimit Parauniversitar të kthehen në shkollat e tyre. Në këtë kuadër është biseduar edhe për kërkesën e SBASHK-ut që punëtoret e arsimit të kenë prioritet për vaksinimin. Ministrja është shprehur se do të bëhen gjithë angazhimet dhe të fillohet me vaksinimin e punëtorëve arsimor që kanë më shumë nevojë e pastaj të vazhdohet edhe me gjithë të tjetër varësisht nga arritja e kontingjenteve me vaksina.IMG 0013
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është shprehur se ndjehen të nderuar me këtë vizitë dhe se Ministrja do ta ketë gjithë përkrahjen e punëtorëve të arsimit në angazhimet në shërbim të arsimit me qëllim të arritjeve sa më të mëdha në këto kohë pandemie , kur janë shtuar dukshëm sfidat , të cilat punëtorët e arsimit me angazhime maksimale po i tejkalojnë dhe po dëshmohen me punë e përkushtim.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarja Vlora Rexhepi Berisha kanë informuar Ministren Nagavci lidhur me aktivitetet që po zhvillohen nga SBASHK –u për të ndihmuar punëtorët e arsimit në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë.
Të dy palët janë pajtuar që gjithë çështjet e ngritura të zgjidhën përmes dialogut dhe me përpjekje të përbashkëta.

Një trajnim i ri i SBASHK-ut u aprovua nga KSHLM-ja

Me një aktivitet të veçantë u përgatiten kuadro për këtë trajnim

 

Prishtinë, 12.04.2021
trrStafi qendror i SBASHK-ut është duke zhvilluar përgatitje për rifillimin e organizimit të trajnimeve. Deri tani ky aktivitet është zhvilluar për trajnimet: "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" dhe "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" dhe falë përkushtimit të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, stafit qendror dhe koordinimit të mirë të angazhimeve me kryetarët e nivelit komunal sindikal janë shënuar rezultate të larta duke u përmbushur objektivi i përcaktuar nga Këshilli Drejtues për përfshirjen në trajnime të 20 % të punëtorëve arsimor.22
Stafi qendror nuk është ndalur me kaq, po në bashkëpunim me një grup mësimdhënësish entuziastë ka përgatitur materiale për një trajnim të ri duke e dërguar atë në KSHLM dhe pas marrjes së aprovimit nga ky organ këshillëdhënës i MASHTI-it është zhvilluar një aktivitet i veçantë i SBASHK-ut në përgatitjen e kuadrove që do të angazhohen në cilësinë e trajnerëve për organizimin e trajnimit "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore".
Ky aktivitet është mbajtur për katër ditë me radhë dhe në të kanë marrë pjesë mësues nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët kanë përforcuar njohuritë dhe janë përgatitur që të udhëheqin këtë trajnim me kolegët e tyre kudo në Kosovë. Për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti të veçantë janë përkujdesur trajnerët me përvojë prof. dr. Atdhe Hykolli, porf.dr. Hysen Sogojeva dhe koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri. Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe kryetari i Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, prof. Osman Beka.trNë hapje të këtij aktiviteti të veçantë kryetari i SBASHK-ut ka falënderuar z. Beka për angazhimin dhe praninë në këtë aktivitet e pastaj ka shprehur respekt për prof. dr. Atdhe Hykolli, prof.dr. Hysen Sogojeva dhe për koordinatorin për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri të cilët do të angazhohen maksimalisht që ky aktivitet të ketë rrjedhë të mbarë e të arrij objektivat e caktuara.
Kryetari i Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, prof. Osman Beka është shprehur i lumtur që është pjesë e këtij aktiviteti të qëlluar duke lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe të ngritjes së cilësisë në arsim. Ai pastaj ka dhënë këshilla me vlerë lidhur me mënyrën e realizimit sa më funksional të këtij aktiviteti.Koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri u ka treguar trajnerëve të ardhshëm për detyrat konkrete që duhet kryer me kujdes e përkushtim gjatë organizimit dhe mbajtjes së këtij trajnimi me kolegët kudo në Kosovë .
Pas kësaj ka nisur ky aktivitet dhe është për t'u lavdëruar përkushtimi dhe njohuritë e treguara të pjesëmarrësve. Ata kanë tejkaluar orarin e paraparë të trajnimit duke punuar e duke angazhuar gjatë gjithë ditës me prezantimet dhe shpalosjen e programit të këtij trajnimi që u dedikohet mësimdhënësve të nderuar të arsimit fillor.

ttr


Një mysafir i nderuar i këtij aktiviteti
Teksa ishin në vlugun e angazhimeve e debateve lidhur me trajnimin dhe mundësisë që ky aktivitet të jetë sa më atraktiv, pjesëmarrësit janë ndier mirë kur ata i ka vizituar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, shkëlqesia e tij, Nait Hasani. Ambasadori Hasani është shprehur se e njeh mirë aktivitetin e SBASHK-ut dhe se është angazhuar shumë e bashkë me ta edhe lidhur me Ligjin e pagave, i cili ligj, siç tha ai, fatkeqësisht nuk gjen ende zbatim nga shkaku se Kushtetuesja vendosi ashtu. Ai po ashtu përgëzoi SBASHK-un për këtë aktivitet dhe për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim. Ambasadori qëndroi për një kohë me pjesëmarrësit duke përcjellë me kujdes angazhimet e tyre në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.nhasani

Ma artikuj...

  1. SBASHK u takua me Ministrin e Shëndetësisë z.Vitia
  2. Falënderojmë Qeverinë shqiptare, presim takim me Ministrin Vitia
  3. Konferencë tematike e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE)
  4. SBASHK u takua me Ministren e MASHTI-it Arbërie Nagavci
  5. Sindikatat e arsimit nga e tërë bota bashkëbisedojnë për situatën aktuale në arsim
  6. Viti 2021, vit zgjedhor në SBASHK
  7. Takimi i 13 marsit me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  8. SBASHK me aktivitete të shumta kujton dhe uron ditën e madhe të mësuesit
  9. Takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  10. Komiteti Evropian i Sindikatave për Arsim (ETUCE) i drejtohet Hotit e Likajt
  11. Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës mbështet kërkesat e SBASHK-ut
  12. Trajnimi i programeve kompjuterike edhe për kolegët në Mitrovicë
  13. U mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues
  14. SBASHK vazhdon t’i përgjigjet vullnetit të anëtarësisë nga e tërë Kosova
  15. SBASHK realizon kërkesën e kolegëve nga Lipjani e Malisheva
  16. SBASHK vazhdon me aktivitetin e trajnimeve edhe në vitin 2021
  17. SBASHK u takua me deputeten dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar të AAK-së
  18. Vazhdojnë me trajnimet edhe në ditët e fundit të këtij viti
  19. Takime përmbyllëse të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues te SBASHK-ut
  20. Dy grupe përfunduan trajnimet e nisura vikendin e kaluar
  21. Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe Universiteteve
  22. Përfunduan me sukses trajnimet e filluara në vikendin e kaluar
  23. Pesë grupe mësimdhënësish filluan trajnimet të shtunën e 12 dhjetorit
  24. Konferenca zgjedhore e Sindikatave të Arsimit të Evropës
  25. SBASHK- Në kalendarin për këtë vit shkollor e hëna është ditë pushimi
  26. Po përmbyllën me sukses trajnimet filluara me 14 nëntor
  27. Entuziazëm e përkushtim drejt arritjeve të reja
  28. Ka përfunduar me sukses trajnimi për tri grupe të mësimdhënësve
  29. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Ministrin Likaj
  30. SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e mësimdhënësve për trajnime
  31. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari
  32. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me rektorin prof.dr. Naser Sahiti
  33. Vendimi i Qeverisë për aprovimin e master planit si dhe master plani i aprovuar për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie 2020-2021 në Republikën e Kosovës
  34. SBASHK në përgatitje të Planit të ri strategjik
  35. SBASHK vizitoi Drejtorinë e Arsimit të Mitrovicës
  36. Mësuesit nga e tërë bota sot bashkërisht po festojnë ditën e tyre
  37. SBASHK-u shënon 5 Tetorin-Ditën Botërore të Mësuesit
  38. Edhe dy grupe trajnimi nga larg me kolegët tanë
  39. SBASHK uron për fillimin e vitit të ri akademik
  40. SBASHK-u nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me SHSPZAP
  41. Në kuadër të komunikimit dhe takimeve të rregullta SBASHK – MASH
  42. Dita Botërore e Mësuesve - Bashkohuni me 5 tetor 2020
  43. SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e anëtarësisë
  44. SBASHK për Strategjinë që zgjedh e jo që shton problemet në arsim
  45. Përfundojnë me sukses trajnimet e filluara të enjten
  46. SBASHK vazhdon me realizimin e kërkesave të anëtarësisë
  47. SBASHK- Institucionet mos ta lexojnë gabimisht përkushtimin tonë
  48. SBASHK uron nxënësit edhe punëtorët e arsimit
  49. Kanë përfunduar me sukses trajnimet që filluan të mërkurën
  50. SBASHK detyra e kërkesa konkrete për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook