Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK vizitoi Drejtorinë e Arsimit të Mitrovicës

Të forcohet bashkëpunimi në shërbim të arsimit
Prishtinë, 21.10.2020
dka mitroKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga zyrtari ligjor Blendor Shatri dhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit parauniversitar të Mitrovicës Isa Ismajli kanë vizituar Drejtorinë Arsimore të kësaj komune dhe janë takuar me drejtorin e këtij institucioni Ismet Ferizi.
Kryetari Jasharaj ka përgëzuar z. Ferizi për emërimin në këtë detyrë dhe ka shprehur bindjen se drejtori i DKA-së së Mitrovicës do të punojë me përkushtim dhe do të shënojë rezultate të shumta, sepse fisnikërohet nga përkushtimi në misionin e shenjtë të mësimdhënësit në edukimin e arsimimin e brezave dhe nga arritjet e shumta kur ishte drejtues i një institucioni në zë të arsimit të mesëm të lartë në Mitrovicë.
Zyrtari ligjor në SBASHK Blendor Shatri dhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Mitrovicën Isa Ismajli kanë përcjellë në këtë takim zërin e mësimdhënësve të kësaj komune duke u ndalur te disa nga çështjet aktuale e për të cilat kanë apeluar te Drejtori që të ketë angazhime për zgjidhjen e tyre.
Drejtori i DKA-së së Mitrovicës z. Ferizi ka shprehur respekt për SBASHK-un dhe është ndjerë mirë për këtë vizitë. Ai pas kësaj ka treguar për angazhimet që janë duke u bërë në mënyrë që procesi mësimor të ketë rrjedhë të mbarë. Ai po ashtu ka treguar për gatishmërinë e bashkëpunimit në shërbim të anëtarësisë dhe në përpjekjet e përbashkëta për zgjidhjen e çdo çështjeje të ngritur.

Butoni posht