Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues

Opsioni i grevës në arsim mbetet i hapur

Prishtinë, 13.01.2021
KDKëshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm së bashku me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar të komunave të Kosovës dhe Universiteteve duke debatuar për situatën aktuale në arsim dhe për kërkesat e anëtarësisë lidhur me shtesën në paga për arsye të punës në kushteve të vështirësuara nga pandemia dhe rreziku nga prekja me Covid 19 dhe për Kontratën e re Kolektive të Arsimit. Pas një debati të hapur duke vlerësuar edhe situatën aktuale në Kosovë dhe duke analizuar me kujdes këto dy kërkesa të anëtarësisë , pjesëmarrësit e këtij takimi të jashtëzakonshëm kanë sjellë përfundimin periudha e dytë e mësimit të nis më 18 janar, por që greva të mbetet opsion i hapur dhe u autorizua Kryesia dhe kryetari i SBASHK-ut që nëse edhe në ditët në vijim nuk ka rezultate nga takimet me institucionet dhe dialogu, atëherë duke marrë mbështetjen me shkrim nga anëtarësia përmes formularëve të deklarimit, që do të shpërndahen të premten e tutje në të gjitha institucionet arsimore të shpallen veprimet sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme.
Pjesëmarrësit janë shprehur të bindur se Qeveria Hoti dhe MASH do të reflektojnë duke u dhënë përgjigje pozitive këtyre dy kërkesave të anëtarësisë së SBASHK-ut.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook