Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt Kuvendi zgjedhor në Lipjan

Respekt për angazhimet e SBASHK, detyra konkrete për të ardhmen

Prishtinë,17.06.2021
Screenshot 2021 06 17 102939Duke realizuar agjendën e mbajtjes së Kuvendeve zgjedhore për Arsimin Parauniversitar në komunat e Kosovës. Të mërkurën e 16 qershorit është mbajtur Kuvendi zgjedhor për komunën e Lipjanit. Ishte ky moment i mirë që të bëhet analizë e angazhimeve, sfidave dhe arritjeve të kryetarit , kryesisë dhe Kuvendit të sindikatës së Arsimit Parauniversitar në këtë komunë dhe në nivelin qendror. Kryetari i këtij Kuvendi , Emrush Ahmeti ka prezantuar para pjesëmarrësve një raport të detajuar të angazhimeve , i cili është vlerësuar lart nga pjesëmarrësit. Kryetari Ahmeti ka prezantuar edhe raportin financiar duke e ndarë nëpër vite, i cili po ashtu është aprovuar nga pjesëmarrësit e këtij Kuvendi. Ai pastaj ka përshëndetur në emër të gjithë sindikalistëve të arsimit të Lipjanit kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fjalën përshëndetëse është shprehur se ndjehet krenar që ka pasur nderin të punojë në shërbim të anëtarësisë me kryetarin Emrush Ahmeti, i cili prezantuar në mënyrë të denjë shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë së SBASHK-ut nga kjo komunë dhe ka dhënë kontribut të çmuar në realizimin e këtyre kërkesave. Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri është përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve dhe ka dhënë sqarime lidhur me rrjedhën e procesit zgjedhor dhe rregullat konkrete që janë të sqaruara në Statutin e SBASHK-ut.
Në pjesën e dytë të këtij Kuvendi është kaluar në procesin zgjedhor. Në garën mes dy e më shumë kandidatëve e përmes votës së fshehtë është zgjedhur kryetari, nënkryetarja, kryesia , Komisioni mbikëqyrës , delegatët për Kongresin dhe përfaqësuesit nga Lipjani në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut.Screenshot 2021 06 17 102711 Pjesëmarrësit duke shprehur respektin meritor për punë dhe angazhimin e Emrush Ahmetit e kanë zgjedhur atë për kryetar edhe për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Nënkryetare, po ashtu përmes votës së fshehtë, është zgjedhur Valbona Kryeziu.
Në vazhdim të këtij takimi është bashkëbiseduar për aktivitetet në vijim dhe ishte mendim i përbashkët se pas kryerjes së agjendës së zgjedhjeve nëpër komunat e Kosovës dhe në Universitete do të përgatitet një agjendë e Kuvendeve të punës për t'u zhvilluar bashkëbisedë e hapur në mënyrë që të jepen ide konkrete të angazhimeve sindikale në nivelin komunal dhe atë qendror.
Duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit Jasharaj pjesëmarrësit e këtij Kuvendi kanë shprehur idenë që ai të propozohet në këtë detyrë edhe në mandatin e radhës . Kryetari i SBASHK-ut është shprehur se vlerëson lart këtë respekt dhe besimin e kolegëve nga Lipjani dhe se do të vazhdojë me angazhimet për të arsyetuar besimin e anëtarësisë.Screenshot 2021 06 17 102634

U mbajt Kuvendi zgjedhor në Ferizaj

Kryetar u zgjodh Fejzullah Vranovci e nënkryetar Arben Hyseni

Prishtinë,14.06.2021
viber image 2021 06 14 11 22 39Në Ferizaj është mbajtur Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Në hapje të këtij takimi kryetari i këtij Kuvendi Rexhep Sadiku ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj , koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, duke shprehur respekt të lartë për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë. Ai ka falënderuar edhe kryetarët e shoqatave sindikale për pjesëmarrje në këtë takim zgjedhor e pastaj ka shpalosur raportin e punës dhe atë financiar për katër vite. Kryetari Sadiku është shprehur se SBASHK-u kishte dhe ka përkrahje të fuqishme nga punëtorët arsimor në Ferizaj. " Me unitet e përkushtim jemi angazhuar dhe kemi arritur rezultate të shumta në realizimin e kërkesave të anëtarësisë falë koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me stafin qendror dhe kontributit të përfaqësuese tanë në organet gjegjëse të SBASHK-ut në nivelin komunal dhe atë qendror", është shprehur kryetari Sadiku. Pas kësaj ai ka prezantuar edhe raportin financiar për katër vite , i cili bashkë me raportin e punës është aprovuar njëzëri nga anëtarët e këtij Kuvendi.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fjalën e tij përshëndetëse ka përgëzuar koleget e kolegët në Ferizaj për punën, përkushtimin, unitetin dhe arritjet e shumta. Ai ka shprehur respekt meritor edhe për kryetarin Rexhep Sadiku duke vlerësuar lart angazhimin e tij në nivelin lokal dhe qendror. "Ndjehem krenar që kam pasur nderin të angazhohem në shumë aktivitete bashkë me Rexhën. Ai në momentet më sfiduese gjente fjalë inkurajimi dhe krijonte atmosferë zelli e përkushtimi", ka thënë Jasharaj për të shpalosur pastaj disa nga angazhimet dhe aktivitetet aktuale në shërbim të anëtarësisë e duke u shprehur i sigurt se me unitetin që përkushtimin që ka SBASHK në Ferizaj dhe tërë Kosovën çdo sfidë do të kalohet suksesshëm dhe do të shënohen arritje edhe në të ardhmen në shërbim të anëtarësisë.
Pas kësaj disa nga pjesëmarrësit kanë bërë pyetje lidhur me çështje nga Kontrata Kolektive dhe për çështje të tjera sindikale . në këto pyetje është përgjigjur koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i cili pastaj ka dhënë sqarime edhe lidhur me procesin zgjedhor, i cili ka filluar me garën mes kandidatëve për kryetar . Me votën e fshehtë e të lirë ky Kuvend ka zgjedhur për kryetarë Fejzullah Vranovcin, kurse për nënkryetar Arben Hysenin. Po ashtu me votë të fshehtë e të lirë janë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë , përfaqësuesit për Ferizajn në Këshillin Drejtues dhe delegatët për Kongresin e SBASHK-ut.
Kryetari i zgjedhur Vranovci ka falënderuar Kuvendin për besimin e dhënë dhe është shprehur se do të vazhdojë rrugëtimin e angazhimit duke qenë i sigurt se edhe në të ardhmen do ta ketë mbështetjen e gjithë anëtarësisë dhe do të komunikojë në vazhdimësi me ish kryetarin Sadiku dhe me stafin qendror e me kolegët e tij nga e tërë Kosova. Ai duke shprehur respekt të lart për angazhimin nëpër vite të Rexhep Sadikut e ka propozuar atë për kryetar nderi, propozim të cilin me duartrokitje e kanë aprovuar gjithë të pranishmit.
Duke shprehur respekt për punën , angazhimin dhe përfaqësimin me sukses të kërkesave të anëtarësisë , ky Kuvend ka kandiduar edhe për një mandat Rrahman Jasharajn për kryetar të SBASHK-ut. Kryetari Jasharaj është shprehur i nderuar dhe krenar për këtë mbështetje duke premtuar se do të vazhdojë me angazhimet dhe bashkë me stafin qendror do të punojë e angazhohet pa u ndalur për ta ruajtur besimin që anëtarësia ka për ta.

Përfundoi takimi dyditor nga larg i sindikatave të arsimit nga e tërë bota

Ne nuk mund të ndryshojmë planetin, por mund të kontribuojmë për të mirën e tij

Prishtinë, 09.06.2021

197344172 6453174011375127 7299842775620917928 nRrjeti kërkimor i EI-së ka prezantuar edhe në ditën e dytë të takimit të gjeturat nga hulumtime për çështje të rëndësishme për arsimin në shumë shtete nga të gjitha pjesët e botës. Përfaqësuesit e sindikatave të arsimit nga gjithë vendet anëtare kanë dëgjuar me vëmendje hulumtimet, kërkimet dhe rezultatet që kanë dalë nga kjo veprimtari shumë e rëndësishme. Është dëgjuar me vëmendje edhe hulumtimi që është bërë lidhur me klimën dhe ngrohjen globale dhe si detyrë për të gjithë mësimdhënësit e botës është motoja se ne nuk mund të ndryshojmë planetin, por mund të kontribuojmë për të mirën e tij . Në mbyllje të këtij takimi dyditor është thënë se do të vazhdohet me hulumtimet nga Rrjeti kërkimor i EI-së dhe do të shtrohen edhe çështje të tjera me rëndësi në punën hulumtuese të tyre duke përgatitur kështu hulumtime e dokumente që janë mbështetje e mirë për aktivitetet konkrete sindikale në tërë botën.198418627 383466326424390 8929223581463909158 n

Edhe në qershor po vazhdohet me trajnimet e licencuara

Në përpjekje të vazhdueshme për njohuri të reja

Prishtinë,05.06.2021
195569017 151457323676646 7617143175146590583 nGjatë gjithë muajve të këtij viti mësimor SBASHK ka organizuar trajnime sipas vullnetit të mësimdhënësve nga e tërë Kosova. Ky aktivitet po vazhdon edhe në fillimet e muajit qershor. Risi për këtë aktivitet është fillimi i trajnimit "Edukimi dhe Menaxhimi Mjedisor ne Arsimin Parauniversitar" me trajnerin Agim Hasani. Të shtunën e 5 qershorit kanë nisur me këtë aktivitetet edhe tri grupe të ndara me trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneret Zahide Hamiti Krasniqi , Hanife Shorra dhe Hata Shala, kurse nga e hëna me kolegët tanë të komunitetit turk do të nis po ky trajnim i udhëhequr nga trajnerja Esengul Dinovci .
Edhe kësaj radhe me pjesëmarrësit e këtij aktiviteti kanë bashkëbiseduar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kryetari Jasharaj duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit në trajnimin "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar" ka falënderuar prof. Agim Hasani, që është ekspert i kësaj fushe, për angazhimin dhe përkushtimin. Jasharaj po ashtu ka shprehur respekt për punën e angazhimin e punëtorëve të arsimit në procesin mësimor në këto kushte të vështirësuara nga pandemia e po ashtu i ka përgëzuar për vullnetin e entuziazmin që të jenë pjesë e këtij aktiviteti si përpjekje e vazhdueshme për të arritur njohuri të reja . Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt meritor edhe për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafin qendror , të cilët po bëjnë angazhime të vazhdueshme për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti. Ai ka falënderuar për angazhimet e vazhdueshme në shërbim të anëtarësisë ehde kryetarin e kUvendit të sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën Skënder Gashin. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve që kishin të bënin për rrjedhën e trajnimeve, por edhe për çështje sindikale, ndërsa kryetari për Malishevën Skënder Gashi ka përshëndetur pjesëmarrësit në trajnim nga Malisheva dhe komnat tjera e pastaj ka kujtuar disa nga angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë duke shtuar se punëtorët arsimor janë mirënjohës dhe shprehin respekt të lartë për këtë kontribut të stafit qendror . Trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" falë përkushtimit të SBASHK-ut dhe veprimtares sindikale Esingul Dinovci do të organizohet edhe për kolegët tanë të komunitetit turk , të cilët të jhënën do të nisin me këtë aktivitet .

196267754 480943716343750 7050588926351234473 n

 

Takim nga largësia i Edukimit Internacional (EI)

Mirëqenia e mësuesit gjatë pandemisë: Si e monitorojmë dhe mbështesim atë?

 

Prishtinë, 03.06.2021
EIIZëvendës Sekretarja e Përgjithshëm e EI -së Haldis Holst përshëndeti të pranishmit dhe moderoj takimin nga distanca. Znj. Haldis Holst tha se evidencat e EI tregojnë se COVID-19 ka ushtruar presione të mëdha mbi mësuesit dhe stafin ndihmës. Këto rrethana kanë nxjerrë në pah rëndësinë e juridiksioneve arsimore që dakordojnë politikat me sindikatat e arsimtarëve që mbrojnë arsimtarët nga kërkesat që dëmtojnë mirëqenien e tyre dhe besimin e tyre në mësimdhënie.
SBASHK-un në këtë takim e kanë përfaqësuar Kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj, Nënkryetarja Vjollca Shala dhe Kordinatori/Menagjeri Ymer Ymeri
Në ketë Takim ishin dy folës Pablo Fraser i OECD dhe Sinead McBrearty i Mbështetjes së Edukimit (Mbështetja e Arsimit - bamirësia e shëndetit mendor dhe mirëqenies për stafin arsimor).
• Pandemia covid-19 ka qenë një goditje e madhe e jashtme në funksionimin e shkollave tona dhe punën e mësuesve tanë.EI 2
• Përgjigjet nga sistemi arsimor në të gjithë botën kanë shkaktuar një diskutim mbi rolin e mësuesve dhe ndikimin e mundshëm afatgjatë për zhvillimin e forcës së punës mësimore, kushtet e tyre të punës dhe mirëqenien e tyre.
• Kriza gjithashtu ka përkeqësuar stresin e mësuesve dhe ka ndikuar në mirëqenien e tyre për shkak të rritjes së ngarkesës së punës dhe mësuesve që mungojnë në shkollë dhe studentëve të tyre, dhe stresi nuk është zhdukur me rihapjen e shkollave si rezultat i kërkesave shtesë sipas rregullimit të mësimit të përzier në disa vende.
• Para pandemisë, OECD filloi të mbledhë informacione për çështje që lidhen me mirëqenien e mësuesve.

Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe atë të Universiteteve

Debat i hapur për aktivitetet sindikale dhe çështjet aktuale në arsim

Prishtinë, 03.06.2021
33333333333333333333333333333333tMe qëllim të koordinimit të aktiviteteve sindikale në shërbim të anëtarësisë dhe për të konkretizuar çështjet që do të bisedohen në takimin me Ministren e MASHTI-t ,znj. Arbërie Nagavci bazuar në shqetësimet e që janë ngritur vazhdimisht nga anëtarësia e SBASHK-ut është mbajtur në orët e pasdites së të mërkurës takim i jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.
Në hapje të këtij takimi është bërë një vlerësim i rrjedhës së zgjedhjeve nëpër shoqata sindikale pasi 2021-ta është vit zgjedhor në SBASHK. Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë treguar për rrjedhën e zgjedhjeve në komunat e tyre duke qenë të sigurt se brenda afatit të përcaktuar nga organet gjegjëse të SBASHK-ut do të kryhen në tërësi zgjedhjet në shoqata sindikale për të vazhduar pastaj me zgjedhjet në nivelin komunal, të Universiteteve, të niveleve arsimore e për t'u përgatitur pastaj edhe për Kongresin e radhës në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm. Pas kësaj është bashkëbiseduar edhe për trajnimet dhe ishte vlerësim i përgjithshëm se në këtë aktivitet janë shënuar rezultate të jashtëzakonshme falë angazhimit të koordinatorit për organizim të brendshëm , stafit qendror, trajnerëve, kryetarëve të nivelit komunal sindikal dhe të pjesëmarrësve në këtë aktivitet. 4444444444444444444444tU arrit marrëveshja që ky aktivitet të reduktohet ngase janë shumë aktivitete të lidhura me kohë dhe se ky aktivitet do të rinis me gjithë kapacitetet e mundshme në fillim të vitit të ri shkollor. Në këtë takim konsultativ pjesëmarrësit janë zotuar se do të dorëzojnë në kohën më të shpejt të mundshme edhe deklarimet e anëtarësisë sonë që autorizojnë përfaqësimin në gjykatë lidhur me kërkesën që të realizohet Vendimi i Qeverisë për mbështetje prej 100 euro për punëtorët arsimor për shkak të rrezikut permanent nga Covid-19 dhe për arsye të shtimit të volumit të angazhimeve në procesin mësimor.
Në këtë takim konsultativ pjesëmarrësit janë njoftuar se të premten do të mbahet një takim me Ministren Nagavci dhe ata kanë kontribuar në çështjet që do të ngriten në këtë takim duke veçuar se është kërkesë e shtuar e punëtorëve të arsimit që ky vit mësimor të përfundojë ashtu si e thotë Kalendari mësimor për këtë vit shkollor.55555555555555555t

Edhe në këtë vikend po vazhdohet me trajnimet

Angazhim e përkushtim për arritje të njohurive të reja

Prishtinë, 29.05.2021

osmani222

Krahas angazhimit në procesin mësimor shumë nga punëtorët e arsimit nga komuna të ndryshme të Kosovës edhe këtë vikend e kanë kthyer në ditë pune duke marrë pjesë në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror kanë shqyrtuar kërkesat e arritura përmes kryetarëve të nivelit komunal sindikal dhe kanë bërë gjithë përgatitjet për nismën e mbarë të këtij aktiviteti. Në të shtunën e 29 majit shumë mësimdhënës kanë nisur me këtë aktivitet në dy termine kohore ngase një pjesë e tyre kanë qenë të përfshirë edhe të shtunën në procesin mësimor. Kanë nisur këtë të shtunë trajnimet "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" me trajnere Pranvera Haziri, pastaj "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin Safet Beqiri , "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore " me trajnerët Osman Rrustemi , Lutfije Ibrahimi dhe Ahiret Mehmeti. Me pjesëmarrësit dhe trajnerët e këtyre trajtimeve edhe kësaj radhe kanë bashkëbiseduar nga larg kryetari i SBASHK-ut Rrrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri . Kryetari Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit e këtij aktiviteti për angazhimin e përkushtimin në sistemin arsimor në këto kushte tepër të vështirësuara nga pandemia e po ashtu ka shprehur respekt për entuziazmin e tyre për pjesëmarrje në këtë aktivitet për të marrë njohuri të reja e në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim. Ai ka përgëzuar edhe trajnerët e pastaj ka shprehur respekt meritor për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror në shërbim të anëttarësisë.

malishev222

Pasi janë shtuar shumë këkresat për trajnimin"Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" SBASHK ka nisur të organizojë edhe këtë aktivitet për mësimdhënsit nga komuna të ndryshme të Kosovës, i cili mbahet në ambiente të institucioneve arsimore. Kështu të shtunën e 29 majit këtë aktivitet e kanë nisur një gr

Kryetari Jasharaj ka përshëndetur kryetarët e nivelit komunal sindikal për Gjakovën dhe Malishevën Sali Maliqi e Skënder Gashi duke i përgëzuar për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë në komunat e tyre . Ai po ashtu ka shprehur respekt meritor për angazhimet e trajnerëve dhe për punën e përkushtuar të kolegëve pjesëmarrës në arsimimin dhe edukimin e brezave, ndërsa koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit duke u dhënë sqarime për rrjedhën e këtij trajnimi dhe duke u përgjigjur edhe në pyetje, që kishin të bënin me aktivitete e çështje sindikale. Ky aktivitet do të vazhdojë edhe këtë të dielë dhe në ditët tjera sipas marrëveshjes dhe koordinimit mes stafit qendror të SBASHK-ut, trajnerëve dhe pjesëmarrësve.up në komunën e Gjakovës me trajnere Litfana Spahija, një grup në Malishevë me trajnerin Albert Samadaxha dhe të dielën do të nis aktivitetin edhe një grup me kolegët nga Gjakova me trajnerin Bedrush Zeka. Edhe me pjesëmarrësit e dy grupeve të sotme kanë bashkëbiseduar kryetari Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK Ymer Ymeri.

Rrjedhë e mbarë e një aktiviteti të veçantë të SBASHK-ut

Po përgatiten trajnerë për një trajnim të ri të licencuar

Prishtinë,29.05.2021

191540651 482547429650228 2525683306126353566 nPas një aktiviteti intensiv katër ditor janë përzgjedhur kandidatët e mundshëm për t'u bërë trajnerë të trajnimit të ri të licencuar të SBASHK-ut "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar ". E premtja e 28 majit ka shënuar ditën e parë dhe pjesëmarrësit janë duke bërë gjithë të mundurën për të marrë njohuri shtesë dhe për t'u përgatitur sa më mirë që detyrën e trajnerit ta kryejnë me sukses.
Në hapje të këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i përgëzuar për punën dhe përkushtimin në procesin arsimor edhe përkundër kushteve shumë të vështirësuara nga pandemia dhe për entuziazmin e treguar në aktivitetin katër ditor të përgatitjes fillestare për punën e vështirë dhe sfidat e shumta që e presin çdo trajner. Ai ka falënderuar për angazhimin trajnerët Agim Hasani e Hysen Sogojeva duke u shprehur të sigurt se ata edhe gjatë gjithë kohës sa zgjat ky aktivitet do të japin maksimumin në mënyrë që pjesëmarrësit të jenë sa më të përgatitur për detyrën prej trajneri. Kryetari Jasharaj ka shprehur kënaqësinë që mes nesh është edhe prof. Agim Hasani nga Bujanovci.
"Në takimin ën SBASHK me prof. Agimin dhe deputetin e nderuar Kamberi kemi premtuar se do të shtojnë bashkëpunimin me kolegët tanë nga Bujanovci, Presheva e Medvegja dhe ja ky është hapi i parë konkret , i cili do të shoqërohet edhe me shumë aktivitete bashkëpunimi sindikal e arsimor me kolegët tanë nga e tërë Kosova Lindore. Jasharaj ka shprehur respektin meritor për deputetin Kamberi , i cili është bërë zë i fuqishëm i gjithë shqiptarëve. Jasharaj ka shprehur respekt meritor për angazhimet e zyrtares për trajnime Albina Arifi, për stafin qendror dhe në veçanti për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, që krahas shumë angazhimeve ditore në SBASHK, po bëjnë maksimumin duke kthyer ditët e vikendit në ditë pune me qëllim që edhe ky aktivitet i rëndësishëm për anëtarësinë të ketë rrjedhë të mbarë dhe të realizohen në tërësi objektivat e përcaktuara
Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm ka dhënë sqarime lidhur me këtë aktivitet dhe ka prezantuar agjendën, që është e ngjeshur, por si ka thënë ai , do të realizohet në tërësi, qoftë edhe duke e zgjatur orarin e aktivitetit, për çka pjesëmarrësit janë pajtuar duke thënë se këtu janë për të realizuar me sukses të plotë këtë aktivitet ngase duan të jenë plotësisht të përgatitur dhe të dalin faqebardhë në cilësinë e trajnerëve.193315740 1774749012713458 6388199381257464559 n
Profesori Agim Hasani ka shprehur respekt të lartë për angazhimet dhe gjithë arritjet e SBASHK-ut duke u shprehur i lumtur se i është dhënë mundësia që të jetë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm sindikal e arsimor. Ai ka thënë se bashkëpunimi sindikal dhe arsimor është shumë i rëndësishëm dhe ky bashkëpunim do të pasurohet në të ardhmen.
Pas kësaj është nisur me realizimin e agjendës dhe që në fillim është vërejtur përkushtimi i pjesëmarrësve, të cilët janë shprehur se duhet mund e angazhim , por ata do të japin gjithë kontributin për realizimin në përpikëri të objektivave dhe për t'u përgatitur sa më mirë për detyrën prej trajneri.

SBASHK po vazhdon me organizimin e trajnimeve

Sprova e parë për trajnerët e ardhshëm të një trajnimi të ri të licencuar

Prishtinë,23.05.2021
SAMIIIIIIIIIIIIIIIIIII222Duke realizuar në përpikëri kërkesat e kolegëve tanë nga e tërë Kosova, që arrijnë përmes kryetarëve të nivelit komunal sindikal, koordinatori për organizim të brendshëm bashkë me stafin qendror po vazhdojnë me aktivitetin organizimit të trajnimeve. Kështu të shtunën e 22 majit kanë filluar trajnimet"Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" udhëhequr nga trajneri Safet Beqiri , "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerin Sami Shala, "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", me trajneren Blerina Haraqija.
Në orët e mbrëmjes së të shtunës ka nisur edhe sprova e parë për trajnerët e mundshëm për trajnimin e ri të licencuar "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar", udhëhequr nga trajneri Hysen Sogojeva. Do theksuar se është ky trajnimi i shtatë i SBASHK-ut i licencuar nga MASHTI dhe pjesëmarrësit që dallohen me dije përkushtim në këtë sprovë do të kenë një aktivitet të veçantë nga SBASHK-u për t'u përgatitur që të jenë në nivel të detyrës së trajnerit dhe të udhëheqin trajnimin "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar" me koleget e kolegët e interesuar e që janë të punësuar në arsimin fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë e interesuar nga e tërë Kosova.
Derisa këto grupe të trajnimit po vazhdojnë aktivitetin edhe në ditën e dytë të vikendit, grupi me trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Blendor Shatri k nisur të dielën këtë aktivitet nga shkaku se pjesëmarrësit të shtunën kanë qenë të angazhuar në procesin mësimor.
Po ashtu të dielën e 23 majit kanë filluar dy grupe në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Grupi i parë është duke e zhvilluar këtë aktivitet në ambientet e shkollës "Vëllezërit Frashëri" të Lipjanit udhëhequr nga trajneri Idriz Sopa , ndërsa grupi i dytë në shkollën "Ibrahim Rugova" të Obliqit e trajnerin Xhelal Krasnqi. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar kryetarët Emrush Ahmeti e Luljeta Boshnjaku dhe gjithë kolegët nga Lipjnai e Obiliqi për angazhimet në këtë aktivitet tepër të rëndësishëm duke shprehur bindjen se trajnerët Idriz Sopa e Xhelal Krasniqi do të angazhohen maksimalisht për arritjen e objektivave të këtij aktiviteti.safetiiIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII222
Në fillimet e aktivitetet të këtyre grupeve të trajnimit është kyçur edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe me anëtarë të tjerë të stafit qendror. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar gjithë punëtorët e arsimit për angazhimin në procesin mësimor në kushte tepër të vështirësuara që ka krijuar pandemia e po ashtu pjesëmarrësit për kërkesat e vazhdueshme për trajnime dhe për entuziazmin s treguar me pjesëmarrjen në këtë aktivitet duke i kthyer ditët e vikendit në ditë pune e përkushtimi për marrjen e njohurive të reja.
Duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit në trajnimin "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar", Jasharaj ka deklaruar se është ky trajnimi i shtatë i licencuar dhe kjo është dëshmi se SBASHK-u vazhdon me përkushtimin maksimal në realizim të kërkesave të anëtarësisë dhe është duke dhënë kontribut të lartë e konkret edhe në përpjekjet për ngritjen e cilësisë në arsim duke u mundësuar pjesëmarrësve në këto aktivitete marrjen e njohurive të reja e shumë të nevojshme.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka vizituar ambientet e shkollës "Vëllezërit Frashëri" të Lipjanit dhe ka parë nga afër angazhimet dhe nismën e mbarë të këtij aktiviteti . Po ashtu në komunikim me pjesëmarrësit ëhstë kyçur edhe kryetari Jasharaj, i cili ka përshëndetur kryetarin e nivelit komunal sindikal Emrush Ahmti, trajnerin Idriz Sopa Idriz dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim. Ai edhe me këtë rast ka shprehur respekt të lartë për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafin, të cilët krahas shumë angazhimeve të përditshme, po japin kontribut të lartë dhe organizimin dhe rrjedhën e mbarë të trajnimeve, në të cilat janë përfshirë qindra e mijëra kolegë tanë nga e tërë Kosova. Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në bazë të marrëveshjes mes trajnerëve dhe pjesëmarrësve e në koordinim me stafin qendror të SBASHK-ut.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur vitin 2021 si "Vit Ndërkombëtar për Eliminimin e Punës së Fëmijëve"

Prishtinë, 21.05.2021

Duke iu bashkuar partneritetit global Aleanca 8.7, SBASHK përmes platformës #endchildlabour2021, është zotuar që gjatë vitit 2021 do të:
-vazhdoj punën për adresimin e braktisjes së shkollës dhe punës së fëmijëve nga këndvështrimi i arsimit;
-bashkëpunojë më tej me ILO-n dhe do marrë pjesë në Konferenca e takime të organizuara në Kosovë e rajon lidhur me Punën e Fëmijëve;
-bashkëpunojë më tej me palët e interesuara përkatëse dhe të kërkojë partneritete të reja;
-mirëpret fonde për të mbështetur SBASHK-un lidhur me arsimin gjithëpërfshirës cilësor dhe kundër punës së fëmijëve;
-lehtësojë shkëmbimin e praktikave përkatëse dhe sukseseve ndërmjet sindikatave dhe partnerëve të tyre;
-kontribuoj në një kuptim më të mirë të asaj se çka është puna e fëmijëve dhe çfarë nuk është;
-vazhdojë të avokoj për arsim cilësor publik dhe gjithëpërfshirës, si mënyra më e mirë për të çrrënjosur punën e fëmijëve;
-të kërkojë bashkëpunim me sindikata të tjera arsimore, sindikata sektoriale dhe organizata të ngjashme me shoqërinë civile, në shkallë vendi dhe ndërkombëtare, për të mbrojtur zbatimin dhe përforcimin real të legjislacionit kombëtar dhe konventave ndërkombëtare për punën e fëmijëve dhe për të mbështetur projekte ose iniciativa kundër punës së fëmijëve;
-inkurajoj dhe zbatoj shkëmbimin/bashkëpunimin Jug-Jug ku sindikatat e arsimit nga vende të ndryshme,posaçërisht ato të zhvilluara ofrojnë udhëzime, ekspertizë dhe këshilla për të tjerët, ndajnë praktikat përkatëse nga klasa deri në veprimet e sindikatave;

Sindikatat e shteteve të Ballkanit alarmojnë ETUCE-n për vështirësitë e shumta

Prishtinë, 11.05.2021

185048926 263571968839954 8322624247058829566 nPresidenti i Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës Larry Flanagan bashkë me drejtoren e përgjithshme Suzan Flocken kanë organizuar takim nga larg me udhëheqësit e sindikatave të arsimit nga disa vende të Ballkanit me qëllim që të analizohet gjendja aktuale në sistemin arsimor të këtyre shteteve në kohë pandemie dhe të përcillen shqetësimet e vërejtjet në të gjitha adresat e mundshme të institucioneve gjegjëse.
Në këtë takim, krahas përfaqësuese të lartë të sindikatave të arsimit nga Shqipëria, Sllovenia e shtete të tjera të Ballkanit, kanë marrë pjesë edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe nënkryetarja Vjollca Shala. Kryesindikalistët e arsimit nga këto shtete teksa po tregonin për gjendjen në arsimin e shteteve të tyre në kushte pandemie kanë kritikuar institucionet duke dhënë vlerësimin se Qeveritë sikur nuk janë duke e kuptuar gjithë seriozitetin e situatës tepër të vështirësuar e të rënduar në sistemin arsimor e që është krijuar nga pandemia. Kryesindikalistët nga shtete të Ballkanit kanë kritikuar institucionet edhe sa i takon mungesës së dialogut social duke vlerësuar se dialogu sikur ka rënë në një lloj përgjumje.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë lavdëruar gjithë punëtorët e arsimit në Kosovë për punën e përkushtimin në përballje me sfidat e shumta duke kontribuar në rrjedhën sa më të mbarë të procesit mësimor edhe përkundër kushteve tepër të vështirësuar nga pandemia. Ata kanë treguar edhe për shumë arritje në realizim të kërkesave të anëtarësisë, pjesëmarrja në të gjitha takimet dhe grupet punuese në përgatitje të dokumenteve e strategjive të arsimit në kushte pandemie dhe për angazhimet maksimale në trajnimin e 6000 punëtorëve arsimor me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë.LARY51
Presidenti i Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës Larry Flanagan ka përgëzuar SBASHK-un për këto dhe shumë angazhime e arritje edhe në këto kohë e kushte për të shprehur gatishmërinë për përkrahje të ETUCE-së për të gjitha sindikatat anëtare. Presidenti Flanagan është shprehur se shqetësimet dhe çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e sindikatave të arsimit nga shtetet e Ballkanit dhe shteteve të tjera në takimet e radhës do të adresohen në të gjitha adresat e institucioneve gjegjëse.

Ma artikuj...

  1. Aktivitete të shumta edhe në ditën e dytë të vikendit
  2. SBAShK-u vazhdon me realizimin e kërkesave të anëtarësisë
  3. U mbajtën Kuvende zgjedhore në Viti e Klinë
  4. SBASHK letër publike Ministrit të Punës dhe Financave Hekuran Murati
  5. SBASHK-u vizitoi Asociacionin e Komunave të Kosovës
  6. SBASHK-u lidhur me dy vendime të pa analizuara mirë të Institucioneve
  7. Dëshmi e përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit qendror të SBASHK-ut
  8. Mbledhja e radhës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  9. SBASHK ka rinisur me një aktivitet të rëndësishëm për anëtarësinë
  10. Ministrja Nagavci vizitoi SBASHK-un
  11. Një trajnim i ri i SBASHK-ut u aprovua nga KSHLM-ja
  12. SBASHK u takua me Ministrin e Shëndetësisë z.Vitia
  13. Falënderojmë Qeverinë shqiptare, presim takim me Ministrin Vitia
  14. Konferencë tematike e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE)
  15. SBASHK u takua me Ministren e MASHTI-it Arbërie Nagavci
  16. Sindikatat e arsimit nga e tërë bota bashkëbisedojnë për situatën aktuale në arsim
  17. Viti 2021, vit zgjedhor në SBASHK
  18. Takimi i 13 marsit me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  19. SBASHK me aktivitete të shumta kujton dhe uron ditën e madhe të mësuesit
  20. Takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  21. Komiteti Evropian i Sindikatave për Arsim (ETUCE) i drejtohet Hotit e Likajt
  22. Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës mbështet kërkesat e SBASHK-ut
  23. Trajnimi i programeve kompjuterike edhe për kolegët në Mitrovicë
  24. U mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues
  25. SBASHK vazhdon t’i përgjigjet vullnetit të anëtarësisë nga e tërë Kosova
  26. SBASHK realizon kërkesën e kolegëve nga Lipjani e Malisheva
  27. SBASHK vazhdon me aktivitetin e trajnimeve edhe në vitin 2021
  28. SBASHK u takua me deputeten dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar të AAK-së
  29. Vazhdojnë me trajnimet edhe në ditët e fundit të këtij viti
  30. Takime përmbyllëse të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues te SBASHK-ut
  31. Dy grupe përfunduan trajnimet e nisura vikendin e kaluar
  32. Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe Universiteteve
  33. Përfunduan me sukses trajnimet e filluara në vikendin e kaluar
  34. Pesë grupe mësimdhënësish filluan trajnimet të shtunën e 12 dhjetorit
  35. Konferenca zgjedhore e Sindikatave të Arsimit të Evropës
  36. SBASHK- Në kalendarin për këtë vit shkollor e hëna është ditë pushimi
  37. Po përmbyllën me sukses trajnimet filluara me 14 nëntor
  38. Entuziazëm e përkushtim drejt arritjeve të reja
  39. Ka përfunduar me sukses trajnimi për tri grupe të mësimdhënësve
  40. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Ministrin Likaj
  41. SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e mësimdhënësve për trajnime
  42. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari
  43. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me rektorin prof.dr. Naser Sahiti
  44. Vendimi i Qeverisë për aprovimin e master planit si dhe master plani i aprovuar për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie 2020-2021 në Republikën e Kosovës
  45. SBASHK në përgatitje të Planit të ri strategjik
  46. SBASHK vizitoi Drejtorinë e Arsimit të Mitrovicës
  47. Mësuesit nga e tërë bota sot bashkërisht po festojnë ditën e tyre
  48. SBASHK-u shënon 5 Tetorin-Ditën Botërore të Mësuesit
  49. Edhe dy grupe trajnimi nga larg me kolegët tanë
  50. SBASHK uron për fillimin e vitit të ri akademik

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook