Pjesëmarrësit shprehin respekt për angazhimet dhe srritjet e SBASHK-ut
Prishtinë, 13.09.2020
Një numër i konsiderueshëm i kolegëve tanë të ndarë në 9 grupe kishin nisur të mërkurën trajnimet "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerët Blendor Shatri,Safet Beqiri e Ramadan Gashi,trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik "me trajnerët Sami Shala e Blerta Blakaj, trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Hysen Sogojeva dhe Besim Kryeziu dhe trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe në ciklin fillor dhe të mesëm" me trajnerët Mentor Mani dhe Pranvera Haziri.
Ata kanë vazhduar këtë aktivitet për katër ditë me radhë për ta përfunduar me sukses në orët e mbrëmjes së të shtunës.
Gjatë këtyre katër ditëve këtë aktivitet e kanë përcjellur koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me një pjesë të stafit qendror për të ndihmuar në rrjedhën e mbarë dhe për të përcjellur vijueshmërinë e pjesëmarrësve.
Në trajnime është kyçur edhe kryetari i SBASHK Rrahman Jasharaj , i cili ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit dhe bashkë me koordinatorin Ymer Ymeri u janë përgjugjur pyetjeve tè pjesëmarrësve për çështjet aktuale në arsim dhe për angazhimet dhe aktivitet sindikale.
Pjesëmarrësit kanë lavdëruar përkushtimin e trajnerëve dhe kanë shprehur respekt për angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut.
Ky aktivitet do të vazhdojë duke respektuar vullnetin e anëtarësisë nga e tërë Kosova për të marrë pjesë në trajnimet e licencuara të SBASHK.