Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takime përmbyllëse të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues te SBASHK-ut

U analizuan angazhimet e këtij viti, detyra konkrete për vitin 2021
Prishtinë, 22.12.2020
132066424 850478685870282 7814940960202147648 nEdhe pak ditë dhe po ik viti 2020 dhe prandaj organet udhëheqëse të SBASHK-ut po mbajnë takime përmbyllëse për të analizuar angazhimet dhe arritjet gjatë gjithë këtij viti, që ishte përplot me sfida. Fillimisht u mbajt takimi me kryetartë e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve, për të vazhduar pastaj me takimet e e ndara të Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues. Në takimin nga larg me kryetarët e e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve duke shtjelluar pikat e rendit të punës u bë një vlerësim i angazhimeve sindikale dhe arritjeve në nivel qendror e lokal dhe në Universitete.
Në këto tri takime të ndara të organeleve udhëheqëse të SBASHK kryetari Rrahman jasharaj ka paraqitur një raport të shkurtër duke u ndalur në disa nga aktivitetet e zhvilluara me sukses gjatë vitit 2020 duke kujtuar takimet e shumta me përfaqësues të institucioneve qendrore në të cilat është debatuar për kërkesat e anëtarësisë së SBASHK-ut, përfaqësimin e SBASHK në takime e aktivitetet ndërkombëtare sindikale, organizimin e Manifestimit madhështor për ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe, vazhdimin e traditës për pushimet e një numri të konsiderueshëm të anëtarësisë në bregdetin shqiptar, organizimin e trajnimeve me grupe të shumta bazuar në vullnetin dhe kërkesat e anëtarësisë , përkushtimin dhe kontributin e lart në rrjedhën e procesit mësimor në këto kushte tejet të vështirësuara nga pandemia dhe aktivitete e angazhime të tjera. Pjesëmarrësit në këto takime kanë përgëzuar stafin qendror dhe veprimtarët sindikal për angazhimet dhe arritjet e shumta. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri është ndalur edhe te organizimi i trajnimeve duke theksuar se janë arritur rezultate të larta dhe është realizuar objektivi i paraparë nga organet e SBASHK-ut. Ai pastaj këtë e ka dokumentuar me shifra e fakte duke treguar për numrin e pjesëmarrësve në këtë katër trajnimet e organizuara gjatë gjithë vitit 2020.132055915 414896076377009 473112965468082319 n
Në këto takime përmbyllëse kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve kanë analziar edhe Projektbuxhetin e SBASHK-ut për vitin 2021 dhe janë pajtuar një zëri ai t'i paraqitet Këshillit Drejtues për aprovim. Edhe kryesia e SBASHK-ut i ka dhënë vlerësim pozitiv Projektbuxhetit të SBASHK-ut për virin 2021 duke vlerësuar se është përgatitur saktë e me kujdes dhe se mundëson që të realizohen objektivat dhe aktivitetet sindikalë në shërbim të anëtarësisë e që janë paraparë për vitin 2021.
Në takimin nga larg me anëtarët e Këshillit Drejtues ishin të pranishëm edhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Edhe në këtë takim nga larg kryetari i SBASHK-ut ka paraqitur një raport të aktiviteteve dhe ka kujtuar shumë nga aktivitetet dhe angazhimet në shërbim të anëtarësisë. Ky raport është plotësuar nga pjesëmarrësit, të cilët duke vlerësuar lart angazhimin e SBASHK-ut kanë kujtuar ehde aktivitete të tjera që janë zhvilluar në nivelin qendror e lokal e të cilat kryetari nuk i kishte përfshirë në raportin e tij vjetor të aktiviteteve sindikale. Pjesëmarrësit kanë aprovuar këtë raport e pastaj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve është ndalur te trajnimet e organizuara gjatë këtij viti dhe pjesëmarrësit kanë përgëzuar atë dhe stafin qendror për organizim të suksesshëm të këtij aktiviteti në shërbim të anëtarësisë e duke kërkuar që të vazhdohet edhe në të ardhmen me trajnimet. Pas kësaj anëtarët e Këshillit Drejtues me kujdes kanë analizuar Projektbuxhetin e prezantuar për vitin 2021 dhe njëzëri e kanë aprovuar atë duke vlerësuar se është i qartë dhe se mundëson realizimin e objektivave dhe detyrave angazhimeve konkrete në vitin 2021 në shërbim të anëtarësisë. 132250213 307386163903401 4300539120298031211 n
Pjesëmarrësit e këtyre tri takimeve kanë debatuar dhe kanë caktuar detyra konkrete lidhur me zgjedhjet në SBASHK, të cilat në vitin 2021 do të fillojnë në shoqatat sindikale të institucioneve arsimore, për të vazhduar pastaj te Kuvendet Sindikale të Arsimit Parauniversitar e të Universiteteve , pastaj te Kuvendet e tri niveleve arsimore . Nga këto zgjedhje do të dalin me votën e lirë të anëtarësisë organet udhëheqëse sindikale të shkollave e Universiteteve, të niveleve arsimore dhe do të zgjidhen edhe delegatët e Kongresit të radhës dhe anëtarët e Këshillit Drejtues në përmbyllje të këtij aktiviteti SBASHK-u do të përgatitet pëqr Kongresin e radhës, që do të mbahet në fund të muajit shkurt apo në javën e parë të muajit mars 2022.

Butoni posht