Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e anëtarësisë

Këtë të premte shumë grupe të mësimdhënësve në të katër trajnimet e licencuara

Prishtinë,26.09.2020
120092436 2647464048848009 8488696444716730827 nDuke respektuar kërkesat e kolegëve tanë nga Vitia, Theranda ( Suhareka), Kastrioti ( Obiliqi), Klina, Malisheva, Skenderaj, Gjilani, Kamenica, Novobërda, Lipjani , Deçani, Dragashi, Kaçaniku e Kllokoti, stafi qendror i SBASHK-ut ka vazhduar me përkushtimin duke krijuar kushte për nisjen e trajnimeve për grupe të reja të mësimdhënësve.
Kështu këtë të premte një numër mësimdhënësish nga këto komuna do të jenë pjesë aktive e trajnimit "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Skënder Gashi, Valentina Sopjani e Jehona Oruqi. Shumë kolegë të tjerë kanë shprehur vullnetin që të marrin pjesë në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerët Arbenita Hoxha e Hyesen Hyseni. Disa nga kolegët tanë kanë kërkuar të jenë pjesë e trajnimit "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm"dhe ata të ndarë në dy grupe do të përcjellin këtë aktivitet të udhëhequr nga trajnerët Pranvera Haziri e Arbëresha Aliu. Disa grupe të tjera do të nisin me trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerët Emrush Ahmeti e Blerim Mehmeti.120132031 1671907132977728 2808964842518050993 n
Edhe kësaj radhe grupet e mësimdhënësve trajnimet i kanë filluar me një distancë kohore prej 10 minutash me qëllim që në hapje të këtyre aktiviteteve me pjesëmarrësit të bashkëbisedojnë kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në bashkëbisedë me pjesëmarrësit ka informuar ata për angazhimet konkrete të SBASHK-ut dhe ka përgëzuar kolegët kudo në Kosovë për angazhimin e përkushtimin në procesin mësimor në këtë vit shkollor, i cili vlerësohet nga më të vështirët për arsye të pandemisë. Kryetari u është përgjigjur edhe pyetjeve të pjesëmarrësve në këto trajnime. Ai ka lavdëruar edhe angazhimin dhe korrektësinë e trajnerëve të angazhuar në këto trajnime, të cilët janë duke bërë që trajnimet të kenë rrjedhë të mbarë dhe të arrijnë plotësisht qëllimin e organizimit të tyre sepse pjesëmarrësit po marrin njohuri të shumta nga temat kyçe që shtjellohen në cilin do nga këto trajnime. Trajnerët e angazhuar me këto grupe të punëtorëve të arsimit kanë treguar përvojën e tyre me grupet gjatë trajnimeve të kaluara duke i përgëzuar ata për angazhimin dhe dijet e treguara dhe janë shprehur të bindur që edhe pjesëmarrësit në trajnimet që nisën këtë të premte do të jenë të angazhuar dhe do të japin kontribut të çmuar në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.
Edhe këtë të premte kryetari Jasharaj në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e trajnimeve ka falënderuar koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafin për përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e kërkesave të anëtarësisë së SBASHK-ut.
Në bashkëbisedë me pjesëmarrësit në këto trajnime ka marrë pjesë edhe koordinatori për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri, i cili ka folur për trajnimet duke treguar se stafi qendror po angazhohet maksimalisht për rrjedhë të mbarë të tyre. Koordinatori Ymeri është përgjigjur edhe në disa prej pyetjeve të pjesëmarrësve, që ndërlidheshin me çështje sindikale.120216164 1037159756714119 4632783172111034870 n
Trajnimet e nisura më 25 shtator do të vazhdojnë për katër ditë me radhë duke realizuara kështu në përpikëri orët e caktuara të trajnimit dhe duke shtjelluar gjithë temat dhe detyrat e parapara.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook