Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Në kuadër të komunikimit dhe takimeve të rregullta SBASHK – MASH

U bisedua për angazhimet e përbashkëta në shërbim të arsimit
Prishtinë, 28.09.2020
mashhhhDuke vazhduar me komunikimin dhe takimet e rregullta sot kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë takuar me Gëzim Berishën, shef i Kabinetit të Ministrit Likaj dhe me Enver Osdautaj, Këshilltarin e lartë të Ministrit.
Në këtë takim është bërë një analizë e rrjedhës së procesit mësimor nëpër institucionet arsimore të Kosovës dhe është thënë se situata është stabile dhe se po vazhdohet me angazhimet e përbashkëta për respektimin në tërësi të këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të Udhëzimeve të MASH. Ishte vlerësim i përbashkët se fatmirësisht janë të pakta rastet e prekjeve me virusin Covid mes nxënësve dhe personelit arsimor dhe se në ato raste janë marrë masat konkrete nga Task forcat dhe se procesi mësimor nuk është ndërprerë, por aty ku është dashur është kaluar në versionin tjetër të mësimit. Ishte vlerësim i përbashkët se institucionet lokale duhet të vënë në zbatim çështjen e mësimdhënësve me sëmundje të rënda, gjegjësisht që ata të lirohen nga procesi mësimor për këtë vit mësimor pasi që për ta MASH përmes Qeverisë ka siguruar mjete për pagat e tyre dhe në vend të tyre të angazhohet personel tjetër arsimor.
Po ashtu është biseduar edhe për Udhëzimin Administrativ 10/2018 lidhur me mësimdhënësit që janë në sistemin arsimor me 180 kredi . Ministri Likaj e ka ngritur këtë çështje, e cila edhe do të gjej zgjidhje të drejt duke u përmirësuar Udhëzimi në fjalë dhe duke u krijuar kushtet në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë dhe në fakultetet gjegjëse në komunat tjera që të punësuarit në sektorin e arsimit të ndjekin studimet pa shkëputje nga puna.
Në këtë takim të rregullt është bashkëbiseduar edhe për çështje të tjera e të cilat do të jenë tema të diskutimit në takimin me Ministrin Likaj, që do të ndodh së shpejti.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook