Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Me anëtarët e SBASHK-ut në bregdetin shqiptar

Respekt meritor për SBASHK-un dhe për stafin e "Bonita"
Prishtinë, 17.07.2020
kjo1Ishin krijuar vështirësi shtesë për shkak të pandemisë, por stafi i SBASHK-ut me angazhime shtesë e në komunikim të vazhdueshëm me veprimtarët sindikal të nivelit komunal e të Universiteteve kanë arritur të përmbyllin me sukses të plotë njërin nga aktivitetet e veçanta në shërbim të anëtarësisë. Tradita e mirë e dërgimit për pushime në bregdetin shqiptar e qindra anëtarëve të SBASHK-ut vazhdoi edhe këtë vit.
Me qëllim që të respektohen në përpikëri të gjitha këshillat dhe vendimet e institucioneve gjegjëse shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë janë bërë gjithë angazhimet nga komisioni i SBASHK-ut për përgatitjen e pushimeve dhe nga stafi i "Bonita".
Pasi janë kryer me sukses gjithë përgatitjet pushimet filluan më 6 korrik. Në grupin e parë të pushuesve ishin Vushtrria, Mitrovica, Leposaviqi, Zveçani, Skenderaj, Prizreni, Kaçaniku, Hani i Elezit, Ferizaj, Shterpca, Shtime, Suhareka, Klina, Istogu, Peja, Deçani e Juniku. Ditët shoqëruar me humorin e lehtë në bashkëbisedat mes kolegëve dhe me valët e qeta të detit shqiptar kanë ikur shpejtë. Madhështinë i shtonin pushimeve mbrëmjet me freskun e lehtë shoqëruar nga ritmi i melodive dhe këngës shqipe dhe i valles me motive kreshnike nga bjeshkët e Kelmendit, që këtu i solli Ansambli Autokton "Rugova".
Erdhi 12 korriku dhe drejt bregdetit shqiptar filluan rrugëtimin pushuesit e grupit të dytë. Janë kolegët tanë sindikalistë të përzgjedhur nga Lipjani, Kastrioti(Obiliqi), Biblioteka Kombëtare, Qendra e studentëve, Fushë Kosova, Drenasi, Podujeva, Prishtina, Universitetet, Kamenica, Gjilani,Vitia, Kllokoti, Dragashi, Malisheva, Rahoveci, Gjakova dhe Mamusha. Mikpritja e pronarit dhe e stafit të Kompleksit Hotelier Turistik "Bonita" dhe angazhimi në nivel të lartë i stafit të SBASHK-ut ka bërë që kolegët tanë ta harrojnë lodhjen e rrugës dhe pasi janë akomoduar dhe kanë drekuar janë shoqëruar me valët e qeta të detit shqiptar.kjo2
Në këtë shkrim përmbyllës për këtë aktivitet të qëlluar e të vlerësuar lart nuk do të flasim ne anëtarët e zyrës për informim të SBASHK-ut, por do përcjellim te lexuesit disa nga opinionet dhe vlerësimet e pushuesve, ashtu si janë shprehur vetë ata.
"Në Kosovë po jetonim me ankthin e lajmeve për Covidin e këtu pushuesit kanë gjetur qetësinë, që reflekton me ngjyra drite e jete. Mbrëmjet me muzikën e bukur shqiptare ia shtojnë bukurinë atmosferës së qetë dhe shoqërohen me ritmin e qetë të valëve të detit shqiptar", ka shkruar në fletoren e përshtypjeve Rexhepi nga Ferizaj.
"I jemi shumë mirënjohës kryetarit Jasharaj dhe stafit qendror të SBASHK-ut që vazhdoi me traditën e mirë. Mikpritja dhe respekti i stafit të "Bonita". E madhe kjo mikpritje aq sa është i madh vetë deti shqiptar. Kjo na ngjalli emocione dhe na bëri të kthehemi në kujtimet e së kaluarës për Shqipërinë nënë. Tani jemi një dhe askush nuk mund të na ndaj", kanë bartur emocionet e tyre në fletoren e përshtypjeve kolegët tanë sindikalistë Xaviti, Ganiu e Gazmendi.
"Respekt për SBASHK-un. Respekt për përkushtimin e angazhimet e kryetarit Jasharaj. Respekt për z. Ymeri dhe të gjithë stafit qendror. Respekt dhe ju faleminderit pronarit dhe stafit të "Bonita". Ishin ditë të bukura këto që i kaluam buzë detit shqiptar", ka shprehur përshtypjet e tij anëtari i SBASHK-ut, Sylejmani nga Pasjaku.
kjo3Janë tri fletore me përshtypjet e pushuesve që do të ruhen në arkivin e SBASHK-ut. Ne për lexuesit tanë të nderuar do të botojmë edhe në ditët në vijim fragmente nga këto përshtypje e madje një pjesë të tyre edhe do t'i përcjellim ashtu si janë shkruar.
Bashkë e në SBASHK do të vazhdojmë rrugëtimin në përpjekje për realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe në arritjen e sukseseve të reja. Na priftë e mbara.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook