Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vazhdojnë me trajnimet edhe në ditët e fundit të këtij viti

Pjesëmarrësit shprehin respekt t për përkushtimin e SBASHK-ut

Prishtinë, 26.12.2020

tttrrEdhe pse janë ditët fundit të vitit 2020 SBASHK nuk ndalet se realizuari të vullnetit të anëtarësisë për organizimin trajnimeve të licencuara. Kështu të shtunën e 26 dhjetorit ka nisur ky aktivitet me kolegët tanë nga shumë komuna të Kosovës , që bazuar në vullnetin e tyre janë ndarë në dy grupe në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerët Sami Shala e Cyme Sejfijaj, dhe nga një grup në trajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar " me trajneren Arbenita Hajzeri, trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm" me trajnerin Kadri Tahirukaj dhe në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajneren Nora Haliti. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe më 27 e 28 dhjetor për t'u përmbyllur më 29 dhjetor 2020.ttt5
Në fillimet e këtij aktiviteti janë kyçur dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kryetari Jasharaj ka falënderuar trajnerët për angazhimin e pastaj ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe kolegët tanë kudo në Kosovë për angazhimin dhe përkushtimin në misionin e shennjtë të edukimit e arsimimit të brezave në këto kushte e rrethana tepër të vështirësuara nga pandemia Covid 19.Ai ka shprehur respekt për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror të cilët , si tha ai, krahas shumë detyrave e angazhimeve tjera, kanë arritur qe me sukses të realizojnë edhe këtë aktivitet, i cili po realizohet me sukses duke shënuar arritje të larta. Kryetari Jasharaj ka falënderuar edhe kryetarin Kuvendit të Arsimit Parauniversitar të Malishevës Skënder Gashi , që vazhdimisht ka gjetur kohë të përcjell nga afër këtë aktivitet, por ka dhënë kontribut ë çmuare dhe si trajner. Kryetari ka falënderuar edhe trajnerët me përvojë prof.dr. Atdhe Hykolli e Blendor Shatri që janë pjesë e këtij aktiviteti dhe që janë të gatshëm të përkrahin e ndihmojnë trajnerët në trajnimet gjegjëse me qëllim ë realizimit në tërësi të objektivave të përcaktuara për katër ditë e radhë sa zgjatin këto trajnime.ttyy
Koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime të duhura lidhur me rrjedhën e trajnimeve duke këshilluar pjesëmarrësit që të jenë të rregullt në aktivitet seh se kjo do të vërtetohet nga evidencat e trajnerëve , por edhe nga kyçjet e koordinatorit , i cil ka sqaruar se kur bëhet evidentimi për pjesëmarrje duhet të jenë të kyçura kamerat dhe se vijimi, si në trajnimet e kaluara, duhet të jetë i rregullt.
Trajneri në "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" Sami Shala nga Departamenti i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, por edhe trajnerët tjerë kanë përgëzuar SBASHK-un për aktivitetet e shumta në shërbim të anëtarësisë dhe janë shprehur se do të angazhohen maksimalisht në realizimin e në përpikëri të temave nga këto trajnime, duke apeluar të pjesëmarrësit që të jenë aktiv dhe shtrojnë pyetje e të japin edhe mendime lidhur me çështjet që shtjellohen.
Këto grupe do të vazhdojnë me trajnimet edhe në tri dit në vijim.

tttttttt

Butoni posht