Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari

Prishtinë, 29.10.2020

Komune SkenderajPër të parë nga afër gjendjen aktuale të institucioneve arsimore në tërë Kosovën, përfaqësuesit e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtari ligjor Blendor Shatri e kanë nisur me agjendën e vizitave nëpër komunat e Kosovës. Vizitën e parë e kanë bërë në komunën e Skenderajt dhe fillimisht kanë zhvilluar një bashkëbisedë me drejtorin e arsimit Bekim Latifi dhe kryetarin nivelit komunal sindikal Ramiz Polaci për t'u informuar për gjendjen aktuale dhe rrjedhën e procesit mësimor në institucionet arsimore këtu.
Ata pastaj bashkërisht janë takuar me kryetarin e komunës së Skenderajt Bekim Jashari.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka falënderuar kryetarin e Skenderajt për gjithë angazhimet në shërbim të arsimit dhe plotësimit të kërkesave për punëtorët arsimor që dalin nga Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës.
"Agjendën e vizitave nëpër komuna e kemi nisur këtu për të shprehur respektin për përkushtimin e angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të arsimit te drejtorit të DKA-së së Skenderajt Bekim Latifi, të kryetarit të nivelit sindikal komunal Ramiz Polaci, por për të shprehur respekt meritor edhe për ju", është shprehur në fillim të takimit me kryetarin Bekim Jashari, kryetari i SBASHK-ut duke shtuar se po ndjehen krenar që po takohen e po bashkëbisedojnë lirshëm me një pjesëtar të familjes emblemë për gjithë shqiptarët.ShkolleSkenderaj
Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut dhe ka vlerësuar lart edhe bashkëpunimin në shërbim të arsimit te nivelit komunal të SBASHK-ut me DKA-në dhe me institucionet tjera në këtë komunë. Ai pastaj ka shtuar se do të vazhdohet me angazhimet dhe bashkëpunimin . Në kuadër të kësaj bashkëbisede është vlerësuar se në Skenderaj është gjendje stabile edhe në procesin mësimor dhe sepse për momentin edhe në kuadër të popullatës ka pak raste të prekjes me Covid dhe kjo ka bërë që edhe në institucionet arsimore gjendja të jetë e mirë dhe se procesi mësimor është duke u zhvilluar si duhet falë përkushtimit të punëtorëve arsimor dhe nxënësve e prindërve që janë duke dhënë kontributin e tyre që gjendja të jetë e tillë.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut bashkë me drejtorin e DKA-së dhe kryetarin e nivelit komunal sindikal kanë vizituar shkollën, që mban me krenari emrin e mësuesit dhe heroit të kombit Shaban Jashari dhe kanë parë nga afër se nxënësit dhe punëtorët arsimor këtu me punë e përkushtim e dëshmojnë krenarinë që shkolla e tyre mban emrin e kësaj figure të shquar të kombit tonë.Shkollee

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook