Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Aktivitete të SBASHK-ut edhe në fundjavën e 18 e 19 marsit

Disa trajnime përfunduan me sukses, disa të tjera afër përmbylljes

Prishtinë,21.03.2023
1sFalë angazhimit të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafit qendror në bashkëpunim me kryetarët e nivelit komunal sindikal të disa komunave të Kosovës është respektuar vullneti i një numri të konsideruar të mësimdhënësve për realizimin e trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut nga KSHLM-ja.
Kështu në Suharekë falë përkushtimit të pjesëmarrësve dhe angazhimit të trajnerëve kanë përfunduar me sukses trajnimet "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajnerin Ahiret Mehmeti dhe "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin Agim Hasani dhe trajneren Nora Ajeti.2d
Në komunën e Prizrenit me sukses përfundoi trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me tranjneren Esengul Dinovci. Pjesëmarrës të këtij trajnimi ishin koleget e kolegët tanë nga komuniteti boshnjak. Në këtë komunë vazhdojnë të mbahen trajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin Hysen Sogojeva, "Roli i mësimdhënësve për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme të punës " me trajneren Drita Kamberi dhe trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerët Albert Samadraxha dhe Nexhmedin Gruda.
3dTrajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie"është afër përmbylljes edhe në Drenas, Viti e Kamenicë udhëhequr nga trajnerët Fejzullah Berisha, Musli Neziri, Adhurim Maka dhe Fadil Gashi.
Për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti janë përkujdesur edhe kryetarët e nivelit komunal sindikal, të cilët kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit duke u përgjigjur edhe në pyetjet e tyre. Ata bashkë me pjesëmarrësit e këtij aktiviteti kanë shprehur respekt meritor për angazhimet e shumta në stafit qendror në shërbim të anëtarësisë.

SBASHK organizon aktivitete edhe në fundjavën e 11 e 12 marsit

Angazhim e përkushtim i mësimdhënësve në shumë komuna të Kosovës
Prishtinë, 13.03.2023
viber image 2023 03 11 22 24 04 879Edhe fundjava e 11 e 12 marsit i ka gjetur shumë anëtare e anëtarë të SBASHK-ut në ambiente shkollore duke qenë pjesë e trajnimeve të organizuara sipas vullnetit të tyre. Stafi qendror ka bërë përgatitjet e duhura dhe në koordinim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe me trajnerët e angazhuar janë përkujdesur për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.
Kështu në Suharekë e diela e 12 marsit ka shënuar ditën e dytë të trajnimeve "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajnerin Ahiret Mehmeti dhe "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Agim Hasani dhe Nora Ajeti. Në Prizren, pas përfundimit të pjesës së parë të trajnimit "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", me trajnerët Albert Samadarxha, Arben Zymberi dhe Xhelal Krasniqi, pjesëmarrësit kanë dëshmuar arritjet e tyre në testin e monitoruar nga koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe anëtarët e stafit qendror Vlora Rexhepi Berisha dhe Blendor Shatri. Në Prizren një grup mësimdhënësish po vazhdon me këtë trajnim udhëhequr nga trajneri Nexhemdin Gruda. Po në këtë komunë ka vazhduar trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin prof. dr. Hysen Sogojeva dhe trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneren Esengyl Dinovci.viber image 2023 03 13 12 56 01 944
Në fundjavën e 12 e 13 marsit në Kamenicë kanë vazhduar dy grupe mësimdhënësish në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie"me trajnerët Fadil Gashi dhe Adhurim Maka.
Edhe në komunë e Drenasit, pas kryerjes së pjesës së parë të trajnimit "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", udhëhequr nga trajneri Fejzullah Berisha pjesëmarrësit kanë treguar njohuritë e arritura në testin e monitoruar nga koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe anëtarja e stafit qendror Afërdita Ahmeti.
viber image 2023 03 13 13 15 04 096Ky aktivitet ka vazhduar të organizohet në trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", udhëhequr nga trajneri dr. Safet Beqiri. Me organizimin e këtij aktiviteti SBASHK-u ka vazhduar edhe në komunën e Podujevës me trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", udhëhequr nga trajneri Fahri Hoxha dhe trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" , udhëhequr nga trajnerja Nora Haliti.viber image 2023 03 13 13 15 03 853

Aktivitete festive të SBASHK-ut për ditën e madhe të mësuesit

Respekt meritor për misionin e shenjtë të punëtorëve arsimor
Prishtinë,07.03.2023
nr1SBASHK-u çdo vit organizon aktivitete të shumta për të shënuar ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe. Me takime në atmosferë feste e kështu kujtojmë me krenari pishtarët e parë të dijes dhe gjithë pasardhësit e tyre që nëpër kohë furtunash mbrojtën dritën kundër errësirës që mundoheshin ta sjellin e rrënjosnin mbi atdheun tonë pushtuesit. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror e në bashkëpunim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kishin përgatitur me kohë listat e kolegeve e kolegëve që janë pensionuar nga prilli i vitit 2022 e deri në marsin e këtij viti dhe pastaj kanë përgatitur më shumë se 600 mirënjohje në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin e tyre nëpër vite e dekada për edukimin dhe arsimimin e brezave. Këto mirënjohje u janë ndarë këtyre pishtarëve të dijes në aktivitetet e organizuara festive kudo në Kosovë për ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe.nr2
Këto aktivitete festive po ua përcjellim përmes këtyre fotove.nr3

Aktivitete të SBASHK-ut edhe në fundjavën e 4 e 5 marsit

Kontribut me vlerë në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë
Prishtinë,06.03.2023
334917049 569211868472986 7327006197426197949 nStafi qendror i SBASHK-ut në koordinim me kryetarët e disa komunave të Kosovës kanë organizuar trajnime bazuar në vullnetin e shprehur të kolegeve e kolegëve tanë në pesë komuna të Kosovës.
Kështu në Prizren më 4 mars ka filluar trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin prof. dr. Hysen Sogojeva, trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneren Pranvera Haziri dhe po i njëjti trajnim me koleget e kolegët nga komuniteti boshnjak me trajneren Esengyl Dinovci. Në Prizren kolege e kolegë të ndarë në katër grupe kanë vazhduar me trajnimin e nisur vikendin e kaluar "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerët Albert Samadraxha, Arben Zymeri, Nexhmedin Gruda dhe Xhelal Krasniqi.
Ky aktivitet ka nisur edhe në Kamenicë me trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Koleget dhe kolegët nga kjo komunë të ndarë në dy grupe do ta përcjellin këtë trajnim nën udhëheqjen e trajnerëve Adhurim Maka dhe Fadil Gashi.kamenicc
Në Podujevë ka filluar trajnimi "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajneren Nora Haliti dhe trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin Fahri Hoxha. Edhe në Skenderaj vazhdon të organizohet ky aktivitet. Në këtë fundjavë ka nisur trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me dr. Safet Beqiri.
Në Suharekë koleget e kolegët pasi kanë përcjellë pjesën e parë të trajnimit "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerët Bahrije Elshani e Emin Hoxha kanë treguar njohurit e arritura përmes testit që e kanë monitoruar Ymer Ymeri e Blendor Shatri nga stafi qendror i SBASHK-ut. Në këtë komunë me sukses përfundoi trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajnerin Ahiret Mehmeti.

Edhe në këtë fundjavë SBASHK me aktivitete në shërbim të anëtarësisë

Interesim i madh për trajnimin e aplikimit të programeve kompjuterike në mësimdhënie
Prishtinë, 27.02.2023
329986974 1239090833650310 4072448149537517522 nDy ditët e fundjavës së kaluar SBASHK-u i ka përmbyllur me aktivitete në shërbim të anëtarësisë. Kësaj radhe dallohet Prizreni sepse në institucionin shembullor arsimor në këtë komunë "Ymer Prizreni " janë gjendur qindra kolege e kolegë të ndarë në nëntë grupe për të përcjell me vëmendje trajnimet e licencuara të SBASHK-ut. Këtë institucion arsimor të shtunën e 25 shkurtit e kanë vizituar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prizrenin, Reshit Kushaj. Ata fillimisht janë takuar me drejtoreshën e këtij institucioni arsimor, znj. Myvedete Gajvazi dhe me kryetarin e shoqatës sindikale Selajdin Badallaj. Drejtoresha Gajvazi ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për vizitën duke vlerësuar lart angazhimin e tyre në shërbim të anëtarësisë e pastaj ka njoftuar mysafirët për punën edukativo-arsimore që zhvillohet me përkushtim në këtë institucion arsimor. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar drejtoreshën Gajvazi dhe gjithë të punësuarit në këtë institucion arsimor, që mban emrin e një personaliteti të shquar të historisë sonë kombëtare e pastaj kanë vizituar ambientet e kësaj shkolle për të parë nga afër kushtet e shkëlqyera që janë krijuar këtu për një arsimim sa më cilësor.
Pas kësaj ata kanë vizituar të nëntë grupet e trajnimeve duke bashkëbiseduar me trajnerët dhe me pjesëmarrësit. Duke bashkëbiseduar me koleget e kolegët në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", kryetari Jasharaj është shprehur se SBASHK-u është i nderuar që këtë trajnim shumë të rëndësishëm po e udhëheq në Prizren një emër i njohur, prof. Dr. Bardh Rugova, që është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave e Arteve.331766203 534900831962449 7033379403682937921 n
Kryetari Jasharaj me respekt të veçantë ka falënderuar edhe trajnerin Sami Shala dhe gjithë Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës që po japin kontribut me vlerë në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin demokratik". Përfaqësuesit e SBASHK-ut bashkë me drejtoreshën Gajvazi kanë vizituar edhe grupet e mësimdhënësve në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie ", që po udhëhiqen nga trajnerët Albert Samadraxha, Arben Zymeri, Nexhmendin Gruda e Xhelal Krasniqi. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar koleget e kolegët për punën e përkushtuar në arsim, për unitetin e respektin ndaj SBASHK-ut dhe për entuziazmin që edhe në ditë vikendi të angazhohen për arritje të njohurive të reja që do t'i vënë në funksion të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim. 329369546 514059777475248 7539301088178857045 nPërfaqësuesit e SBASHK-ut kanë bashkëbiseduar edhe me koleget e kolegët tanë që po përcillnin trajnimet "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar", me trajnerin prof. dr. Hysen Sogojeva, trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", me trajnerin Skënder Gashi dhe trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajnerin Ahiret Mehmeti. Në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e të nëntë grupeve të trajnimit ka bashkëbiseduar koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke dhënë sqarime për rrjedhën e trajnimeve, por edhe duke u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve. Këtë institucion të respektuar arsimor e ka vizituar edhe drejtoresha e Arsimit të Prizrenit Luljeta Veseli –Gutaj, e cila ka parë nga afër rrjedhën e trajnimeve e pastaj edhe ka zhvilluar një bashkëbisedë me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe me drejtoreshën Gajvazi lidhur me rrjedhat aktuale në arsim.

viber image 2023 02 27 09 50 12 422Po të shtunën e 25 shkurtit kryetari Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar edhe shkollën "Destan Bajraktari" në Suharekë dhe bashkë me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Nazim Gashi kanë vizituar koleget e kolegët që po përcillnin trajnimet "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie ", udhëhequr nga trajnerja Bahrije Elshani e trajneri Emin Hoxha dhe trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore", udhëhequr nga trajnerja Esyngyl Dinovci. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Nazim Gashi ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtyre aktiviteteve duke shprehur respekt meritor për stafin qendror të SBASHK-ut, që krahas shumë angazhimeve, po angazhohet vazhdimisht për të pasur rrjedhë të mbarë ky aktivitet. Kryetari Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i përgëzuar për vullnetin që edhe në ditë vikendi të angazhohen për arritjen e njohurive të reja dhe për unitetin e treguar në të gjitha angazhimet dhe aktivitetet e SBASHK-ut. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë sqarime për rrjedhën e trajnimeve dhe u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve.
suhhKy aktivitet i SBASHK-ut ka vazhduar edhe të dielën e 26 shkurtit në Skenderaj me trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar " me trajnerin Safet Beqiri, ndërsa në Drenas nën monitorimin e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe anëtares së stafit qendror Afërdita Ahmeti është zhvilluar testi i njohurive të arritura në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", që ishte mbajtur nën udhëheqjen e trajneres Valmira Mehmeti-Kastrati. Një aktivitet i tillë është zhvilluar edhe në Podujevë me grupin e trajnimit "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", që ishte udhëhequr nga trajneri Kadri Hyseni. Realizimin e këtij aktiviteti e kanë monitoruar anëtarët e stafit qendror të SBASHK-ut Vlora Rexhepi Berisha dhe Blendor Shatri. Një grup mësimdhënësish në Drenas vazhdon me trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", udhëhequr nga trajneri Fejzullah Berisha.viber image 2023 02 26 13 12 52 436

SBASHK-u nënshkroi marrëveshje me “Pinea Medical Center”

Zbritje çmimesh prej 25% për shërbimet e shumta në këtë Poliklinikë e Laborator
Prishtinë, 21.02.2023
SBASHK-u vazhdon të zhvillojë shumë aktivitete në shërbim të anëtarësisë. Një nga këto aktivitete është edhe nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit me institucione private shëndetësore të cilat u krijojnë mundësi anëtarëve të SBASHK-ut që shërbimet e shumta te këto institucione të respektuara shëndetësore t'i kryejnë duke gëzuar edhe zbritje të konsiderueshme të çmimeve për ato shërbime.
viber image 2023 02 21 13 31 37 515Një marrëveshje e tillë mjaft domethënëse është nënshkruar në selinë e SBASHK-ut nga drejtoresha e Poliklinikës dhe Laboratorit "Pinea Medical Center", dr. Luljeta Hetemi dhe kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes dr. Hetemi ka theksuar se është ky një moment që dëshmon për respektin që kemi për punëtorët e arsimit dhe për kontributin e lartë të tyre në edukimin dhe arsimimin e brezave nëpër vite e dekada. Kryetari Jasharaj ka falënderuar drejtoreshën e këtij institucioni privat shëndetësor në emër të gjithë anëtarësisë së SBASHK-ut duke e vlerësuar këtë marrëveshje si një ndihmesë të madhe për gjithë ata që do të kenë nevojë për shërbimet e shumta shëndetësore që ofron ky institucion shëndetësor.
Kjo Poliklinikë ofron vizita mjekësore dhe kryerjen e testeve laboratorike, gjegjësisht shërbimeve laboratorike biokimike-hematologjike e mikrobiologjike-PCR. Janë dhjetëra e dhjetëra analiza e shërbime të tjera që mund të realizohen në këtë Poliklinikë dhe gjithë këto shërbime anëtarët e SBASHK-ut do t'i marrin me një zbritje prej 25 %, ndërsa zbritja për anëtarët e ngushtë të familjeve të anëtarëve të SBASHK-ut është 20%.
Anëtarët e SBASHK-ut pagesën në këtë institucion shëndetësor e bëjnë si gjithë pacientët tjerë duke gëzuar zbritjet e përmendura nga kjo marrëveshje përmes identifikimit me kartele se janë anëtarë të SBASHK-ut, kurse anëtarët e familjes së ngushtë duhet të identifikohen me lejen e tyre të njoftimit dhe me kartelën sindikale të kryefamiljarit të tyre.
Adresa e këtij institucioni shëndetësor është Rruga Holger Petersen, H-89, lok. 01, Prishtinë.

Aktivitete të SBASHK-ut në shumë komuna të Kosovës

Trajnime në Prizren, Podujevë, Suharekë, Drenas e Skenderaj
Prishtinë, 20.02.2023
thumbnail 1Duke vazhduar me realizimin e vullnetit të anëtarësisë për pjesëmarrje në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut nga Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror e në bashkëpunim me kryetarët e Kuvendeve Sindikale të Arsimit Parauniversitar të pesë komunave edhe në fundjavën e kaluar kanë organizuar trajnime, në të cilat kanë marrë pjesë një numër i konsideruar i anëtarëve të SBASHK-ut.viber image 2023 02 19 18 01 37 356
Kështu në Prizren nën përkujdesjen e anëtares së Kryesisë së Kuvendit të Sindikatës së Arsimit parauniversitar për këtë komunë, Hyrije Hoti, me sukses kanë filluar trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Koleget dhe kolegët që janë përcaktuar për këtë trajnim janë ndarë në dy grupe dhe udhëhiqen nga trajnerët Albert Samadraxha dhe Arben Zymeri. Trajnime tjera që po zhvillohen në Prizren janë edhe "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin prof. dr. Hysen Sogojeva, "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerin Sami Shala, "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Skënder Gashi dhe "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" udhëhequr nga trajneri Ahiret Mehmeti.
viber image 2023 02 18 17 47 04 969Ky aktivitet sindikal në shërbim të anëtarësisë është duke u zhvilluar edhe në Suharekë. Teksa një grup kolegësh të udhëhequr nga trajnerja Esyngul Dinovci kanë përfunduar trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore", në këtë komunë kolege e kolegë të ndarë në dy grupe vazhdojnë me trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" udhëhequr nga trajnerja Bahrije Elshani dhe trajneri Emin Hoxha.
Në realizimin me sukses të këtij aktiviteti sindikal vlen të përmendet edhe Podujeva. Në këtë komunë pasi që kanë mbaruar trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerët Xhelal Krasniqi dhe Nexhmedin Gruda shumë kolege e kolegë kanë treguar arritjet e tyre përmes testit, që është monitoruar nga koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe anëtarët e stafit Nezafete Jakupi e Blendor Shatri. Në këtë komunë vazhdon të organizohet ky trajnim edhe për një grup mësimdhënësish udhëhequr nga trajneri Kadri Hyseni.331397073 6616302315065126 2706342653100892125 n
Në Skenderaj në vikendin e 11 e 12 shkurtit kishte filluar trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" në dy grupe të ndara e të udhëhequra nga trajneret Pranvera Haziri e Arberina Hajzeri. Këto dy grupe kanë përmbyllur këtë aktivitet në fundjavën e 18 e 19 shkurtit dhe në një ceremoni festive kanë falënderuar trajneret për gjithë angazhimin e përkushtimin dhe kanë shprehur respekt meritor për SBASHK-un që vazhdon me angazhimet e aktivitetet në shërbim të anëtarësisë. Në këtë komunë do të vazhdojë trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin Safet Beqiri.
329178320 926914884989527 833598732358452903 nKy aktivitet sindikal vazhdon të organizohet edhe në komunën e Drenasit. Në këtë komunë në fundjavën e 18 e 19 shkurtit u fillua me një grup mësimdhënësish trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerin Fejzullah Berisha, ndërsa një grup tjetër mësimdhënësish kanë përfunduar po të njëjtin trajnim nën udhëheqjen e trajneres Valmira Mehmeti-Kastrati.
SBASHK përgëzon gjithë koleget e kolegët që kanë marrë pjesë në këto aktivitete dhe falënderon trajneret e trajnerët për angazhimin dhe përkushtimin e treguar me qëllim që të realizohen në tërësi objektivat e parashikuara të këtij aktiviteti sindikal.

Aktivitete të shumta të SBASHK-ut edhe gjatë vikendit të 11 e 12 shkurtit

Kuvend pune e trajnime në Podujevë, trajnime edhe në Suharekë, Skenderaj e Drenas
Prishtinë,13.02.2023
329369553 855638575507782 2404513343370157975 nSBASHK-u ka vazhduar me aktivitete të shumta edhe në vikendin e 11 dhe 12 shkurtit. Kështu në Podujevë mësimdhënës të ndarë në tri grupe po mbanin trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", me trajnerët Xhelal Krasniqi, Nexhmedin Gruda dhe Kadri Hyseni. Drejtori i shkollës "Shaban Shala" Nysret Ismajli ishte kujdesur që pjesëmarrësit e këtij aktiviteti të punojnë në kushte të mira pune. Kolege e kolegë nga Podujeva ishin edhe në një grup tjetër në shkollën "Naim Frashëri" me trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore", udhëhequr nga trajnerja Pranvera Haziri.327186829 710109357255621 2400037001508829322 n
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Podujevën Fadil Halimi para se të fillonte punimet Kuvendi i punës, kanë vizituar këto grupe trajnimesh dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit e këtij aktiviteti që edhe në ditë vikendi po angazhohen për të marrë njohuri të reja nga programet kompjuterike për t'i aplikuar pastaj ato në procesin mësimor. Jasharaj ka shprehur respekt meritor për trajnerët e angazhuar në Podujevë, të cilët po angazhohen maksimalisht për të realizuar në përpikëri kërkesat e këtij aktiviteti. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Podujevën, Fadil Halimi duke përshëndetur pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve ka falënderuar stafin qendror të SBASHK-ut që vazhdon me angazhimet që edhe ky aktivitet të ketë rrjedhë të mbarë. Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri pjesëmarrësve u ka dhënë sqarime për rrjedhën e këtij aktiviteti dhe për testimin e njohurive të arritura që do të bëhet pasi të jetë kryer trajnimi për tri modulet e para. Ai pastaj ka vazhduar bashkëbisedën me pjesëmarrësit e trajnimeve duke u përgjigjur në pyetjet e tyre.
ketekjoNë kuadër të kësaj vizite në Podujevë kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë marrë pjesë edhe në Kuvendin e punës së Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Duke hapur këtë takim kryetari i këtij Kuvendi Fadil Halimi ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe koordinatorin Ymeri për bashkëbisedën përmbajtjesore me pjesëmarrësit në të katër grupet e trajnimeve dhe për pjesëmarrjen në këtë Kuvend pune. Ai pastaj ka bërë një rikujtim të aktiviteteve sindikale që janë zhvilluar në këtë komunë.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka falënderuar drejtorin e shkollës "Shaban Shala", z. Nysret Ismajli për mikpritjen dhe për angazhimet që edhe trajnimet dhe Kuvendi i punës të zhvillohen në kushte shumë të mira pune. Pas kësaj Jasharaj ka shprehur respekt për unitetin e kolegeve e kolegëve në Podujevë dhe për angazhimin e mbështetjen e tyre ndaj stafit qendror të SBASHK-ut. Në vazhdim të këtij takimi pjesëmarrësit kanë shtruar pyetje që kishin të bënin me aktualitetin dhe për angazhimet sindikale. Në këto pyetje e duke u bazuar në argumente e fakte është përgjigjur koordinatori për organizim të brendshëm të SBASHK-ut Ymer Ymeri. Kryetarët e shoqatave sindikale janë shprehur se do të shtojnë angazhimet me qëllim që procesi i regjistrimit të anëtarësisë të përmbyllet me sukses të plotë.


Aktivitete sindikale edhe në Skenderaj, Suharekë e Drenas
viber image 2023 02 11 10 59 33 030Duke respektuar vullnetin e anëtarësisë së SBASHK-ut në Skenderaj, po në vikendin e 11 e 12 shkurtit janë organizuar grupe trajnimesh për trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", me trajnerin Safet Beqiri dhe trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneren Arberina Hajzeri, e cila është ndihmuar të dielën nga trajnerja Pranvera Haziri. Me pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ka qëndruar kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Ramiz Polaci, i cili duke përgëzuar koleget e kolegët për pjesëmarrje në këtë aktivitet ka shprehur respekt meritor për stafin qendror të SBASHK-ut, që përveç në angazhime të shumta, po jep kontribut me vlerë për realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, që mundëson marrjen e njohurive të reja, që ju shërbejnë në punët e përditshme në arsim. Të dielën e 12 shkurtit koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me zyrtarin ligjor Blendor Shatri kanë shkuar në Drenas për të realizuar me sukses testimin e njohurive të pjesëmarrësve në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Në këtë aktivitet ata janë shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimimit Parauniversitar për këtë komunë, Ilaz Dervishi, i cili ka shprehur respekt për angazhimin e stafit qendror në shërbim të anëtarësisë. Ata po ashtu kanë vizituar pjesëmarrësit në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", udhëhequr nga trajnerja Valmira Mehmeti. Edhe me pjesëmarrësit e këtij trajnimi është zhvilluar një bashkëbisedë dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë sqarime lidhur me rrjedhën e trajnimit dhe për testin e njohurive të fituara që do të mbahet pas përfundimit të këtij aktiviteti. Ai po ashtu u është përgjigjur edhe pyetjeve të pjesëmarrësve lidhur me çështje aktuale arsimore e sindikale.thumbnail 7
viber image 2023 02 11 20 00 22 230Vikendi i kaluar i ka gjetur në aktivitete sindikale edhe një numër të konsideruar të kolegeve e kolegëve të komunës së Suharekës. Dy grupe me sukses kanë filluar angazhimet në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerët Bahrije Elshani dhe Emin Hoxha , ndërsa grupi i tretë po zhvillon trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" udhëhequr nga trajneri Ahiret Mehmeti. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Nazim Gashi ka qëndruar me pjesëmarrësit e trajnimeve dhe është kujdesur që ky aktivitet të zhvillohet në kushte të mira pune.

SBASHK-u vazhdon ta realizojë agjendën e takimeve nëpër komuna

Kuvend i suksesshëm pune i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Lipjan
Prishtinë,10.02.2023
viber image 2023 02 10 15 12 12 133Duke vazhduar me realizimin e agjendës së takimeve me veprimtarët sindikalë nëpër komunat e Kosovës kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar komunën e Lipjanit. Ata të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Emrush Ahmeti dhe anëtaret e kryesisë Lutfije Ibrahimi e Valbona Kryeziu kanë vizituar Drejtorinë e Arsimit dhe janë takuar me drejtorin Rasim Hasani.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar drejtorin Hasani për mikpritjen dhe pastaj ka shpalosur disa nga angazhimet sindikale për ta falënderuar drejtorin e arsimit dhe institucionet komunale për bashkëpunimin korrekt me kryetarin dhe kryesinë e sindikatës sonë për këtë komunë duke vlerësuar përkushtimin dhe angazhimet e kryetarit Ahmeti dhe veprimtarëve të tjerë në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë në këtë komunë. Në kuadër të kësaj bashkëbisede nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm kanë treguar për situatën aktuale dhe për angazhimet sindikale të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe për kontributin në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim duke veçuar edhe organizimin e tetë trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut.viber image 2023 02 10 15 48 12 230
Drejtori i Arsimit të Lipjanit Rasim Hasani është shprehur se ka një përvojë të gjatë e të mirë të komunikimit e bashkëpunimit me SBASHK-un e pastaj ka treguar për angazhimet që bëhen në këtë komunë në shërbim të arsimit. Në shenjë respekti të ndërsjellë drejtori Hasani bashkë me pjesëtarë të stafit të tij kanë bërë foto me mysafirët. Pas kësaj në sallën e Asamblesë Komunale ka filluar takimi me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Lipjanit. Kryetari i këtij Kuvendi Emrush Ahmeti ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut që janë pjesë e këtij Kuvendi pune. Ai pastaj ka bërë një raport të shkurtër lidhur me sfidat dhe angazhimet sindikale në këtë komunë.
Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari Jasharaj ka falënderuar pjesëmarrësit e këtij takimi dhe gjithë anëtarësinë në Lipjan për unitetin e dëshmuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre në angazhimet e SBASHK-ut. Ai ka ftuar pjesëmarrësit që të vazhdojnë me angazhimet dhe që lirshëm të shtrojnë pyetje për të gjitha çështjet sindikale.
viber image 2023 02 10 15 48 47 457Nënkryetarja e SBASHK-ut pas kësaj është ndalur veçmas të çështja e trajnimeve të SBASHK-ut, që janë të licencuara nga MASHTI duke kujtuar se gjithë këtë angazhim stafi qendror në koordinim me kryetarët e nivelit komunal sindikalë e bëjnë për të ndihmuar anëtarësinë që më lehtë të realizojnë kërkesat e përditshme në profesionin e mësimdhënësit me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.
Në pjesën e dytë të këtij takimi është zhvilluar bashkëbisedë mes pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të nivelit qendror të SBASHK-ut. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë fillimisht sqarime për çështjet aktuale e pastaj u është përgjigjur edhe pyetjeve të anëtarëve të këtij Kuvendi.

Aktivitete të SBASHK-ut në tri komuna

Kuvend pune në Suharekë, trajnime në Podujevë e Drenas
Prishtinë, 03.02.2023
viber image 2023 02 03 14 21 26 031Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar komunën e Suharekës për të marrë pjesë në Kuvendin e punës së Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Para se të takoheshin me veprimtarët sindikalë përfaqësuesit e SBASHK-ut të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Suharekës Nazim Gashi dhe anëtarja e kryesisë Lumnije Suka kanë vizituar Kuvendin Komunal dhe janë takuar me kryetarin Bali Muharremi dhe me drejtorin e arsimit Remzi Bajselmani.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar kryetarin Muharremi dhe drejtorin Bajselmani për mikpritjen dhe i ka falënderuar ata për bashkëpunimin korrekt me kryetarin e sindikatës sonë në përpjekje për të realizuar kërkesat legjitime të anëtarësisë. Pas kësaj nënkryetarja Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymeri kanë treguar për sfidat dhe për angazhimet e SBASHK-ut në situatën aktuale.
Kryetari i Suharekës ka shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut dhe bashkë me drejtorin e arsimit kanë lavdëruar angazhimet e kryetarit të sindikatës sonë Nazim Gashi në shërbim të anëtarësisë dhe është shprehur i bindur se edhe në të ardhmen do të vazhdojë ky bashkëpunim korrekt.viber image 2023 02 03 13 52 45 367
Pas kësaj në ambientet e gjimnazit "Jeta e re" është zhvilluar Kuvendi i punës i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Suharekës. Në hapje të këtij takimi kryetari Nazim Gashi pa përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut. Ai pastaj ka shpalosur disa nga aktivitetet e zhvilluara sindikale në këtë komunë.
viber image 2023 02 03 14 17 18 755Kryetari Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka përgëzuar koleget e kolegët për unitetin e treguar në momentet tepër të vështira, por edhe në vazhdimësi për t'i falënderuar edhe për përkrahjen që ata i kanë dhënë gjatë gjithë angazhimeve në përpjekje për të realizuar kërkesat legjitime. Në vazhdim të takimit pjesëmarrësit në bashkëbisedë me përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë pyetur për çështje aktuale duke marrë përgjigje konkrete nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Takimi ka kaluar në një atmosferë respekti e mirëkuptimi dhe pjesëmarrësit janë shprehur se do të vazhdojnë rrugëtimin duke ruajtur unitetin dhe duke mbështetur gjithë angazhimet e kryetarit dhe stafit qendror në shërbim të realizimit të detyrave konkrete.


Aktivitete sindikale në Podujevë e Drenas
viber image 2023 02 03 15 50 56 283SBASHK-u po vazhdon edhe me një aktivitet sindikal në shërbim të anëtarësisë. Duke respektuar kërkesat e kolegeve e kolegëve tanë në Podujevë e në koordinim me kryetarin Fadil Halimi stafi qendror ka bërë gjithë përgatitjet dhe në premten e 3 shkurtit kanë nisur trajnimet për dy grupe në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerët Xhelal Krasniqi dhe Nexhmedin Gruda dhe trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie" udhëhequr nga trajnerja Pranvera Haziri. Këto aktivitete po zhvillohen në ambientet e shkollave "Shaban Shala" dhe "Naim Frashëri".
Këtë aktivitet e ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Fadil Halimi, i cili u ka dëshiruar suksese e arritje të reja pjesëmarrësve dhe ka falënderuar stafin qendror të SBASHK-ut për përkushtimin e angazhimet për realizim të suksesshëm të këtij aktiviteti që u ndihmon mësimdhënësve për aplikimin e programeve kompjuterike në procesin arsimor.
Një grup mësimdhënësish do të fillojnë të shtunën e 4 shkurtit me trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", që do të mbahet në shkollën "Halil Bajraktari" me trajneren Valmire Mehmeti- Kastrati.viber image 2023 02 03 15 51 33 687

Informatë

Prishtinë,01 shkurt 2023
png SBASHK logoTë nderuar anëtarë të SBASHK-ut,
Duke pas parasysh që një kohë të gjatë jemi angazhuar dhe kemi kërkuar në vazhdimësi që Ligji i pagave të jetësohet dhe falë përkushtimit e angazhimit tonë, patëm arritur që të kemi një pozitë të rangimit sa më të mirë në këtë Ligj duke u bazuar në koeficientët, e kjo bëri që të punësuarit në sistemin arsimor parauniversitar u ranguan në mes të koeficientëve 30%-35%, posaçërisht punonjësve të Arsimit Parauniversitar, e në veçanti punëtorëve teknik dhe administrativ si dhe çerdheve. Ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila nuk i plotëson pritjet tona por ajo mundëson që mbi 90% e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro.
Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut, jemi të vetëdijshëm se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet, e as nevojat duke marr parasysh ngritjet e çmimeve por edhe koston e jetesës në përgjithësi, por megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillon zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji.
Gjithashtu me qëllim të informimit të saktë të anëtarësisë dhe opinionit të gjerë japim sqarim se në këto faza nuk ka pas asnjë konsultë me SBAShK-un për caktimin e vlerës së koeficientit dhe as nuk është kërkuar nga asnjë organ pëlqimi ynë.
Pra, SBASHK-u nuk ka ndërmend të dërgoj ankesë te Avokati i Popullit për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Ma artikuj...

  1. Kuvend pune i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë
  2. Aktivitet i SBASHK-ut në Drenas
  3. U mbajt kuvend pune i sindikatës së arsimit parauniversitar së Ferizajt
  4. Vazhdon agjenda e vizitave të SBASHK-ut nëpër komuna
  5. Një angazhim domethënës për anëtarësinë e SBASHK-ut në Kamenicë
  6. U mbajt Kuvend pune në Viti
  7. Kuvend i suksesshëm pune në Kamenicë
  8. SBASHK filloi realizimin e agjendës për takime nëpër komuna
  9. Takimi përmbyllës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  10. Aktivitete të SBASHK-ut në Skenderaj e Suharekë
  11. Mbështetje e fuqishme për SBASHK-un nga mësuesit e Amerikës
  12. Reagim i ashpër i Sindikatave të Arsimit të Evropës ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti
  13. Komunikatë
  14. Reagim nga Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut
  15. Konferencë speciale e Sindikatave të Arsimit të Evropës
  16. Grupi i dytë i pushuesve në bregdetin shqiptar
  17. Në shoqëri me këngën, humorin dhe valët e detit shqiptar
  18. SBASHK dërgon 450 anëtarë në bregdetin shqiptar
  19. SBASHK vazhdon me organizimin e trajnimeve për anëtarësinë
  20. I tërë sistemi arsimor në grevën paralajmëruese njëorëshe
  21. Takimi i parë i Këshillit të ri Drejtues të SBASHK-ut
  22. NJOFTIM / Protestë
  23. U mbajt Kongresi i 8-të i SBASHK-ut
  24. SBASHK- Pishtarë të dijes urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe
  25. SBASHK vlerëson lart aktivitetin e djeshëm të shkollave të Kosovës
  26. Apel për anëtarësinë e SBASHK-ut
  27. Një vizitë shumë e veçantë në selinë e SBASHK-ut
  28. Sindikatat takohen për konsultime dhe koordinim të aktivitetit dhe veprimeve
  29. Edhe në vikendin 5 e 6 shkurtit aktivitete në shërbim të anëtarësisë
  30. Edhe një marrëveshje në shërbim të anëtarësisë
  31. SBASHK u takua me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Arben Gashi
  32. Aktivitete të SBASHK-ut edhe të dielën e 16 janarit
  33. Mbledhja konsultative me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  34. Kuvend zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Vushtrri
  35. Përfaqësuesit e SBASHK-ut biseduan me ministren Nagavci për çështje me rëndësi
  36. Inspektorët e punës nuk po kryejnë obligimet e veta se janë të zënë me sindikatat
  37. Informatë për anëtarësinë e SBASHK-ut
  38. SBASHK uron punëtorët arsimorë në nisje të periudhës së dytë
  39. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Universiteteve dhe Shkencës të Kosovës (SUSHK)
  40. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Gjakovës
  41. ETUCE dhe EPSU në mbështetje të SBASHK-ut njoftojnë Komisionerin e BE-së, Schmit
  42. U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së arsimit parauniveristar i Shtërpcës
  43. Kuvendi i Arsimit të Mesëm të Lartë
  44. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Dragash
  45. U mbajt Kuvendi i Arsimit Parafillor, Fillor e të Mesëm të Ulët
  46. Edhe një marrëveshje e SBASHK me institucione shëndetësore
  47. Takimi i jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  48. SBASHK vazhdon takimet me shefat e Grupeve Parlamentare
  49. SBASHK u takua me Ministrin Sfeçla dhe Ministren Nagavci
  50. Respekt meritor ndaj anëtarësisë së SBASHK-ut

Butoni posht