Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Përfunduan me sukses trajnimet e filluara në vikendin e kaluar

Vlerësohet si shumë i rëndësishëm ky aktivitet të SBASHK-ut

Prishtinë, 16.12.2020
777Duke u bazuar në kërkesat e anëtarësisë për trajnime stafi qendror i SBASHK-ut kishte bërë gjithë përgatitjet e duhura dhe më 12 dhjetor kishin nisur këtë aktivitet pesë grupe mësimdhënësish të ndarë në trajnimet "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm" , "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në arsimin Parauniversitar" dhe "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik". Ata janë angazhuar në dy ditët e vikendit dhe në dy ditë të tjera duke realizuar në tërësi temat dhe detyrat konkrete që janë të përcaktuara në përmbajtjen e këtyre trajnimeve.
Trajnerët Blerina Haraçia ,Fisnik Zuka, Nazif Jashari , Ibadete Ramadani, Zenun Nimami e Besa Ranabaja kanë bërë gjithë angazhimet për të arritur objektivat e caktuara dhe për të përballuar sfidat eventuale ata janë ndihmuar e mbështetur nga trajnertë me përvojë prof. dr. Hysen Sogojeva , prof. dr. Atdhe Hykolli dhe trajnerë të tjerë të angazhuar nga stafi qendror i SBASHK-ut.444444
Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti në bashkëbisedë me pjesëmarërsit janë kyçur edhe kryetari Rrahman jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri , kryetari i nivelit komunal sindikal për Malishevën Skënder Gashi , zyrtarja për trajnime Albina Arifi dhe anëtarë të tjerë të stafit qendror. Edhe pjesëmarrësit në këto trajnime , sikur edhe kolegët e tyre pjesëmarrës në gjithë trajnimet tjera të këtij viti e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë aktivitet të SBASHK-ut, i cili krahas mundësisë që krijon për arritjen e njohurive të reja, mundëson edhe komunikimin dhe këmbimin e ideve mes pjesëmarrësve për çështje arsimore dhe sindikale. Koordinatori për organizim të brendshëm në komunikim me pjesëmarrësit ka përsëritur gatishmërinë e tij dhe të stafit qendror që edhe në ditët e mbetura të këtij viti të vazhdohet me trajnimet duke respektuar kërkesat dhe vullnetin e anëtarësisë nga e tërë Kosova.3333333333

Butoni posht