Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me rektorin prof.dr. Naser Sahiti

Gatishmëri për angazhime të përbashkëta

Prishtinë, 28.10.2020
rektKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të sindikatës së Universiteteve të Kosovës Bardh Bardhi dhe kryetari i sindikatës së Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Azem Kyçuku kanë vizituar Rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe janë takuar me rektorin prof. dr. Naser Sahiti.
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Universiteteve të Kosovës Bardh Bardhi ka përgëzuar prof.dr. Sahitin për zgjedhjen në detyrën e rektorit e pastaj ka informuar për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të arsimit dhe në plotësimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka uruar rektorin për detyrën dhe ka shprehur bindjen se me angazhime të përbashkëta do të arrihet që përmes dialogut e bashkëpunimit të gjendet zgjidhje për kërkesat e anëtarësisë dhe do të punohet edhe në shërbim të arsimit të Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Universitetit të Prishtinës prof. dr. Azem Kyçyku ka shprehur bindjen se me angazhime të përbashkëta do të shënohen rezultate e suksese dhe se Sindikata e Universitetit të Prishtinës, por edhe Sindikata e Universiteteve përmes SBASHK-ut do të jenë të angazhuar e do ta ndihmojnë rektorin në përpjekjet për rrjedhën e mbarë të punës në Universitet dhe në angazhimet për arritjen e sukseseve sa më të larta të këtij institucioni të respektuar arsimor e shkencor.rekttt
Rektori prof. dr. Naser Sahiti ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për vizitën dhe ka shprehur respekt të lartë për angazhimet e kësaj sindikate në realizimin e kërkesave të anëtarësisë, por edhe për përpjekjet konkrete për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në tërë arsimin e Kosovës. Ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe angazhime të përbashkëta në shërbim të zgjidhjes së kërkesave të arsyeshme të anëtarësisë dhe të rrjedhës së mbarë të punës në Universitet.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook