Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK vazhdon me realizimin e kërkesave të anëtarësisë

Kolegë nga shumë komuna të Kosovës në 5 grupe të trajnimeve

Prishtinë, 17.09.2020
119735329 3332763973478854 6224654529456408701 nPasi që në selinë e SBASHK-ut përmes kryetarëve të nivelit komunal sindikal vazhdojnë të arrijnë kërkesa për organizimin e trajnimeve të licencuara, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror vazhdojnë me përkushtimin për organizim dhe rrjedhë të mbarë të këtij aktiviteti.
Kështu këtë të enjte është vazhduar me këtë angazhim duke nisur trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin Safet Beqiri , trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik", në dy grupe me trajnerët Sami Shala e Dren Gërguri, trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" me trajnerin Mentor Mani dhe grupi i pestë me kolegët në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Blendor Shatri . Në këto pesë grupe janë përfshirë anëtarë të SBASHK-ut nga Malisheva, Klina, Kastrioti ( Obiliqi),Lipjani, Gjilani, Prishtina, Kaçaniku, Theranda ( Suhareka) Shtërpca dhe Mitrovica.119739041 930602907464221 899658499628739581 n
Si herëve tjera, edhe kësaj radhe, trajnimet nuk kanë nisur në të njëjtën kohë me qëllim që me pjesëmarrësit të bashkëbisedojë edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj. Ai duke përshëndetur pjesëmarrësit ka vlerësuar lart përkushtimin e tyre në nismën e vitit të ri shkollor dhe vullnetin për të marrë pjesë edhe në trajnimet e licencuara, që shërbejnë për të marrë njohuri të reja nga temat kyçe të këtyre trajnimeve. Kryetari Jasharaj u është përgjigjur edhe pyetjeve të pjesëmarrësve. Ai pastaj ka përgëzuar e falënderuar trajnerët për angazhimin dhe për kontributin që po japin në vazhdimësi për rrjedhën e mbarë të trajnimeve. Po ashtu kryetari gjatë bashkëbisedave me pjesëmarrësit ka kujtuar se për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti meritojnë lëvdata e përgëzime koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror të SBASHK-ut. Pjesëmarrësit e trajnimeve i ka përshëndetur edhe kryetari për nivelin sindikal komunal të Malishevës, Skënder Gashi, i cili ka përgëzuar pjesëmarrësit për angazhimet duke i uruar për fillimin e vitit të ri shkollor. Gashi ka përgëzuar edhe stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet dhe përkushtimin në shërbim të anëtarësisë.
Kujtojmë se edhe këto trajnime të nisura këtë të enjte do të vazhdojnë për katër ditë me radhë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook