Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

Arritjet, zgjedhjet në SBASHK dhe aktivitetet për ditën e mësuesit

28.02.2021
Krahas komunikimit të vazhdueshëm e të përditshëm me veprimtarët sindikal, SBASHK vazhdon të mbajë takime pune me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Në takimin e radhës është zhvilluar debat përmbajtjesor lidhur me arritjet në realizimin e kërkesave të anëtarësisë, të detyrave konkrete, lidhur me procesin e nisur në vitin zgjedhor në SBASHK dhe për angazhimet dhe përgatitjet për shënimin e ditës së madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe.

152354058 132059205461949 8179244486003974510 n
Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kujtuar pjesëmarrësit për angazhimet dhe arritjet duke u ndalur të kërkesa për shtesën në paga për gjithë të punësuarit në arsim për arsye të shtimit të volumit të punës në rrethanat e reja që u krijuan nga pandemia dhe për arsye të rrezikut të madh të prekjes nga Covidi. Po ashtu kryetari kujtoi edhe nënshkrimin e Kontratës së re Kolektive të Arsimit mes MASH dhe SBASHK-ut duke përgëzuar edhe një herë angazhimin dhe përkushtimin e përfaqësuesve të SBASHK në komisionin e përbashkët të dialogut dhe negocimit. Jasharaj pas kësaj ka folur edhe për vitin zgjedhor në SBASHK duke apeluar për angazhim e përkushtim në mënyrë që zgjedhjet të kenë rrjedhë të mbarë dhe të zhvillohen nga shoqatat sindikale, pastaj në Kuvendet komunale sindikale e në Universitete, të niveleve arsimore e për t'u përgatitur kështu për Kongresin e radhës. Ai ka kujtuar edhe për angazhimet e përgatitjet e bëra për nder të ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe duke shprehur respekt meritor për koordinatorin Ymer Ymeri, stafin dhe kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve.
Pas kësaj është zhvilluar një bashkëbisedë për gjithë këto çështje nga pjesëmarrësit e këtij takimi. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka treguar se SBASHK ka dërguar kërkesë zyrtare te sekretari i përgjithshëm i MASH, z. Agim Bërdyna për botimin e Kontratës Kolektive dhe se është përgatitur edhe pamja e kopertinës dhe se gjasat janë që së shpejti Kontrata e shtypur të nis të shpërndahet në institucionet arsimore dhe te institucionet lokale e qendrore. Ymeri ka dhënë edhe detaje lidhur me rrjedhën e zgjedhjeve duke prezantuar formularët dhe dokumentacionin tjetër në shërbim të rrjedhës së mbarë të zgjedhjeve në të gjitha nivelet. Po ashtu është bashkëbiseduar edhe lidhur me aktivitetet kushtuar festës së madhe të ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe, aktivitete këto që do organizohen ndryshe nga vitet e kaluara për shkak të rrethanave dhe kufizimeve për shkak të pandemisë. SBASHK, u tha, edhe përkundër situatës shumë të vështirësuar, nuk i harron pishtarët e dijes dhe në shenjë respekti të lartë për të pensionuarit ka përgatitur mirënjohje si shenjë respekti e kujtimi për punën e tyre në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave nëpër vite e dekada. Këto mirënjohje do të ndahen në ceremonitë festive që do të organizohen nga SBASHK nëpër komunat e Kosovës dhe në Universitete.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook