Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK me aktivitete të shumta kujton dhe uron ditën e madhe të mësuesit

Prishtinë,07.03.2021

hhhhhhNë vitet e kaluara SBASHK organizonte aktivitete të shumta nëpër komuna e Universitete dhe bënte përmbylljen e këtyre aktiviteteve me Manifestimin madhështor në Pallatin e sporteve "1 Tetori" për të festuar 7 Marsin e për të shprehur respektin meritor për kontributin e lartë të pishtarëve të dijes. Këtë vit për shkak të situatës nga pandemia ky Manifestim nuk u mbajt në Prishtinë, por u shpërnda nëpër gjithë komunat e Kosovës dhe në Universitete.
Kështu të premten dhe të shtunën, SBASHK-u organizoi nëpër komunat e Kosovës ceremoni festive me kolegët e pensionuar nga marsi i vitit të kaluar e këndej, që kanë punuar me vite e dekada në çerdhe, Arsimin Parauniversitar apo Universitete, duke u ndarë mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tyre e duke kujtuar me fjalë rasti kontributin e lartë të pishtarëve të dijes që nga shkolla e parë shqipe e deri në ditët e sotme.
Në këto takime festive është folur edhe për sfidat dhe angazhimin në shërbim të arsimit nëpër vite e dekada dhe me krenari është vlerësuar se SBASHK-u ka arritur të realizojë në tërësi kërkesat e anëtarësisë dhe kështu do të vazhdohet edhe sot e gjithmonë.
SBASHK-u duke uruar gjithë të punësuarit në arsim për ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe kujton subjektet politike dhe liderët se kishin deklaruar vazhdimisht se arsimin e kanë prioritet, por me të ardhur në pushtet nuk e kanë dëshmuar këtë .
SBASHK-u do të vazhdojë të jetë zëri i tyre dhe në përpjekje për realizimin e kërkesave legjitime do t' jep gjithmonë përparësi dialogut me institucionet, por në mungesë të vullnetit të palës tjetër për marrëveshje, atëherë, si në të kaluarën edhe tani e gjithmonë, do të ketë reagime e veprime sindikale ashtu siç do të vendos anëtarësia e SBASHK-ut .

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook