Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Aktivitete të shumta edhe në ditën e dytë të vikendit

Të dielën e 9 majit startuan me trajnime edhe pesë grupe të reja

Prishtinë, 09.05.2021
blendi2Derisa grupe të trajnimeve "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Hysen Sogojeva, Safet Beqiri,Burim Avdijaj ,pastaj "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", me trajnerët Atdhe Hykolli, Mjellma Zhara, "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneret Zahide Hamiti dhe Pranvera Haziri dhe "Edukimi medial dhe roli i tij ne zhvillimin shoqëror dhe demokratik"me trajnerin Faton Ismajli po shënojnë ditën e dytë të trajnimeve, pesë grupe të reja kanë nisur sot këtë aktivitet pasi që dje një numër i konsideruar i mësimdhënësve ishin të angazhuar në procesin mësimor. Është startuar sot me një grup me trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive te dialogut social" me trajnerin Blendor Shatri dhe me katër grupe të ndara në trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajnerët Ahiret Mehmeti, Hanife Shorra, Arbenita Hajzeri dhe Blerina Haraqija.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është kyçur dhe ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit në pesë trajnimet që startuan sot duke shprehur respekt të lartë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në procesin mësimor përkundër kushteve të vështirësuara nga pandemia. Ai i ka përgëzuar pjesëmarrësit edhe për zellin dhe vullnetin e treguar për pjesëmarrje në trajnime duke i kthyer vazhdimisht ditët e vikendit në ditë pune. Kryetari Jasharaj po ashtu ka falënderuar e përgëzuar trajnerët për angazhimin dhe ka shprehur respekt të lartë për punën e angazhimin e palodhshëm te koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafit qendror, të cilët përveç shumë angazhimeve të tjera sindikale, po angazhohen me përkushtim për organizimin dhe rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti shumë domethënës e të rëndësishëm për kolegët tanë nga e tërë Kosova.zahidja2
Trajnerët duke bashkëbiseduar me kryetarin Jasharaj kanë shprehur respektin dhe kanë përgëzuar edhe në emër të pjesëmarrësve atë, koordinatorin për organizim të brendshëm dhe tërë stafin qendror për gjithë angazhimet dhe arritjet në shërbim të anëtarësisë e duke veçuar edhe këtë aktivitet domethënës e të rëndësishëm, i cili po krijon mundësi të bashkëbisedës e shkëmbimit të ideve e përvojave mes pjesëmarrësve, por edhe përfitimin e shumë njohurive të reja e shumë me vlerë për suksese edhe më të larta në procesin arsimor.
Ky aktivitet do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera bazuar në marrëveshjen mes pjesëmarrësve, trajnerëve dhe stafit qendror të SBASHK me qëllim të arritjes dhe realizimit të objektivave të parapara.ahiret2

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook