Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBAShK-u vazhdon me realizimin e kërkesave të anëtarësisë

Vikendet janë kthyer në punë e përkushtim
Prishtinë, 08.05.2021
183367260 3776580219233184 3958552675118455868 nKrahas angazhimeve në procesin mësimor, shumë mësimdhënës të Kosovës janë bërë pjesë e trajnimeve të organizuara nga stafi qendror i SBASHK-ut, aktivitet ky që tani e sa kohë ka rrjedhë të mbarë falë përkushtimit të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri , stafit qendror dhe trajnerëve.
Kështu ishte edhe në ditën e parë të vikendit të 8 majit. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafi qendror duke parë se në disa komuna e shtuna është ditë mësimi, kanë koordinuar aktivitetet duke u pajtuar me pjesëmarrësit e trajnimeve që të fillohet me grupet e mësimdhënësve, të cilët nuk janë pjesë e procesit mësimor këtë të shtunë, ndërsa me ata që sot janë në institucione arsimore e në detyrën prej mësimdhënësi, trajnimet do të nisin këtë të diele për të vazhduar në ditët tjera sipas marrëveshjes së stafit qendror, trajnerëve dhe pjesëmarrësve.
Këtë të shtunë kanë nisur me trajnimet grupet në"Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Hysen Sogojeva, Safet Beqiri, Burim Avdijaj, pastaj "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", me trajnerët Atdhe Hykolli, Mjellma Zhara, "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneret Zahide Hamiti dhe Pranvera Haziri dhe "Edukimi medial dhe roli i tij ne zhvillimin shoqëror dhe demokratik"me trajnerin Faton Ismajli, ndërsa pesë grupe të tjera do të nisin me këtë aktivitet të dielën e 9 majit. Do të jenë këto trajnimet Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive te dialogut social" me trajnerin Blendor Shatri dhe grupe të tjera me trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajnerët Ahiret Mehmeti, Hanife Shorra, Arbenita Hajzeri dhe Blerina Haraqija.183482824 3776580075899865 100586174802985291 n
Me pjesëmarrësit e trajnimeve që kanë nisur sot ka bashkëbiseduar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i cili ka përgëzuar të punësuarit në arsim për punën dhe përkushtimin në realizimin e procesit arsimor në këto kushte tepër të vështirësuara nga pandemia dhe për zellin e dëshmuar për pjesëmarrje në trajnime duke i kthyer ditët e vikendit në ditë pune e përkushtimi për arritje të njohurive të reja.
Si gjithmonë, edhe në këto vikende, komunikim të vazhdueshëm me pjesëmarrësit dhe me trajnerët është duke zhvilluar koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me anëtarët të tjerë të stafit qendror duke dhënë kontribut për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti e duke u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve.183951497 3776580179233188 1489392116720931144 n

Butoni posht