Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK ka rinisur me një aktivitet të rëndësishëm për anëtarësinë

Tetë grupe të mësimdhënësve filluan me trajnimet të shtunën e 17 prillit

 

Prishtinë,17.04.2021
arberieI dëshmuar nëpër vite me aktivitete të shumta në shërbim të anëtarësisë, SBASHK-u, krahas shumë aktiviteteve, rëndësi të veçantë është duke i kushtuar edhe organizimit dhe rrjedhës së mbarë të trajnimeve të licencuara nga Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror e në bashkëpunim me kryetarët e nivelit komunal sindikal kanë bërë gjithë përgatitjet duke bërë të mundur që në të shtunën e 17 prillit të riniset ky aktivitet domethënës e i rëndësishëm për anëtarësinë e SBASHK-ut.
Kështu këtë të shtunë kanë filluar me trajnimet katërditore koleget e kolegët tanë në trajnimet "Udhëheqje dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Dr. Hysen Sogojeva e Arberina Hajzeri, në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive te dialogut social" me trajnerët Blendor Shatri e Skënder Gashi. Po ashtu kolegët tanë nga Kosova sot kanë nisur këtë aktivitet në dy grupe të ndara në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për arsimin fillor dhe të mesëm me trajnerët Pranvera Haziri e Mentor Mani, kurse dy grupe të tjera janë pjesë e trajnimit "Edukim medial dhe roli i tij ne zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerët Blerta Blakaj e Faton Ismajli.hyseni
Këto grupe të trajnimeve kanë nisur me aktivitetin në orën 9, në dallim kohor prej 10 minutash nga njëri tjetri, me qëllim të kyçjes dhe bashkëbisedës me pjesëmarrësit të kryetarit Rrahman Jasharaj dhe koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kjo ka mundësuar që kryetari Jasharaj dhe koordinatori Ymeri të bashkëbisedojnë me pjesëmarrësit e secilit grup të trajnimeve. Kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar trajnerët dhe angazhimin dhe ka shprehur respekt për angazhimin e përkushtimin e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafit qendror për organizimin dhe rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti. Jasharaj ka përgëzuar edhe pjesëmarrësit për angazhimin e përkushtimin në shërbim të misionit të shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave kë to kohë e rrethana të vështirësuara nga pandemia. Ai ka apeluar që të vazhdojmë angazhim e përkushtim në shërbim të arsimit me qëllim që të realizohet misioni ynë për rrjedhën e mbarë dhe përfundimin me sukses të këtij viti mësimor. 

pranvera

Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë detaje lidhur me rrjedhën e trajnimeve për të bashkëbiseduar pastaj me trajnerët Hysen Sogojeva, Arberina Hajzeri, Blendor Shatri, Skënder Gashi, Pranvera Haziri, Mentor Mani, Blerta Blakaj dhe Faton Ismajli dhe me pjesëmarrësit e këtyre tetë trajnimeve lidhur me rregullat dhe rrjedhën e trajnimit duke saktësuar se pjesëmarrësit duhet të jenë të angazhuar dhe të pranishëm gjatë gjithë kohës sa zgjasin trajnimet. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe të dielën e këtij vikendi për të vazhduar edhe në dy ditët e vikendit të radhës.mentor

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook