Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Ministrja Nagavci vizitoi SBASHK-un

U bashkëbisedua për situatën aktuale në arsim

 

Prishtinë,13.04.2021
IMG 0012Ministrja e MASHTI-it Arbërie Nagavci me anëtarë të Kabinetit të saj ka vizituar SBASHK-un duke dëshmuar kështu gatishmërinë për bashkëpunim dhe angazhime të përbashkëta në përballje me sfidat e shumta që ka sjellë pandemia në tërë sektorin e arsimit.
Takimi ka kaluar në formë të bashkëbisedës duke analizuar situatën aktuale në arsim dhe nevojën që MASHTI, SBASHK-u , por edhe palët tjera të unifikojnë përpjekjet për rrjedhë sa më të mbarë të procesit arsimor.
Ministrja Nagavci është shprehur se me këtë vizitë edhe njëherë dëshmon respektin e lartë që ka për punëtorët e arsimit dhe për kontributin e tyre me vlerë nëpër vite e dekada. Ajo pastaj ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me fillimin e procesit mësimor pas pushimit pranveror, për sfidat aktuale që po përcjellin sistemin e arsimit dhe për angazhimet konkrete e të përbashkëta që duhen bërë me qëllim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor. Të dy palët janë pajtuar se është i qëlluar vendimi që filloristët të vazhdojnë procesin mësimor në institucionet arsimore duke shpresuar se situata me pandeminë do të përmirësohet për t'u krijuar kështu kushtet që edhe nivelet tjera të Arsimit Parauniversitar të kthehen në shkollat e tyre. Në këtë kuadër është biseduar edhe për kërkesën e SBASHK-ut që punëtoret e arsimit të kenë prioritet për vaksinimin. Ministrja është shprehur se do të bëhen gjithë angazhimet dhe të fillohet me vaksinimin e punëtorëve arsimor që kanë më shumë nevojë e pastaj të vazhdohet edhe me gjithë të tjetër varësisht nga arritja e kontingjenteve me vaksina.IMG 0013
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është shprehur se ndjehen të nderuar me këtë vizitë dhe se Ministrja do ta ketë gjithë përkrahjen e punëtorëve të arsimit në angazhimet në shërbim të arsimit me qëllim të arritjeve sa më të mëdha në këto kohë pandemie , kur janë shtuar dukshëm sfidat , të cilat punëtorët e arsimit me angazhime maksimale po i tejkalojnë dhe po dëshmohen me punë e përkushtim.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarja Vlora Rexhepi Berisha kanë informuar Ministren Nagavci lidhur me aktivitetet që po zhvillohen nga SBASHK –u për të ndihmuar punëtorët e arsimit në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë.
Të dy palët janë pajtuar që gjithë çështjet e ngritura të zgjidhën përmes dialogut dhe me përpjekje të përbashkëta.

Butoni posht