Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u vizitoi Asociacionin e Komunave të Kosovës

Takim përmbajtjesor me drejtorin ekzekutiv Sazan Ibrahimi

Prishtinë,27.04.2021
178362225 3907972985958077 5043879262547912244 nMe qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe angazhimeve të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe për të këmbyer ide e përvoja për gjetjen e mundësive të planifikimit të buxhetit nga institucionet qendrore për realizimin e pikave nga Kontrata Kolektive e sektorit të Arsimit të Kosovës, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri kanë vizituar Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe janë takuar me drejtorin ekzekutiv Sazan Ibrahimi.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë shprehur se angazhohen për bashkëpunim të vazhdueshëm me Asociacionin e Komunave të Kosovës me qëllim që të jenë në të njëjtin front të angazhimeve në shërbim të arsimit dhe për gjetjen e mundësive që me bashkëpunim, angazhim të përbashkët e me dialog mes palëve të arrihet realizimi i kërkesave legjitime të punëtorëve të arsimit duke kërkuar që institucionet qendrore të ndajnë buxhet të caktuar që mbulojnë kërkesat dhe të drejtat e përcaktuara me Kontratën Kolektive. Ata kanë informuar z. Ibrahimi edhe me qëndrimet ndaj vendimit të MASHTI-t për organizimin e mësimit plotësues duke vlerësuar se ky Vendim është i ngutshëm dhe i pa analizuar mirë dhe se SBASHK-u do të insistojë që orët e mbajtura në emër të mësimit plotësues të kompensohen ashtu si thotë edhe kontrata Kolektive . Po ashtu është diskutuar edhe për pikën 7 të Vendimit të Qeverisë lidhur me punëtoret shtatzëna , gjegjësisht për lirimin e tyre nga obligimi për t'u paraqitur ne vende pune dhe për zëvendësimin e tyre me studentë nga Fakulteti i edukimit.
Drejtori ekzekutiv Sazan Ibrahimi ka informuar përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me angazhimet e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me korrekt me SBASHK-un në shërbim të arsimit dhe të gjetjes së mundësive për angazhime të përbashkëta me qëllim që institucionet qendrore të bëjnë mbështetje buxhetore për kërkesat konkrete nga Kontrata në mënyrë që komunat ta kenë të mundur kryerjen e obligimeve të tyre nga Kontrata pa pasur nevojë të shkohet nëpër gjykata, procedurë kjo që komunave po u krijon harxhime shtesë .

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook