Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u u takua me mësimdhënës dhe me kryetarin e Rahovecit z.Idriz Vehapi

Prishtinë,27.09.2017

Duke realizuar agjendën e takimeve me mësmimdhënës dhe me anëtarë të kuvendeve të SAF dhe SAM nëpër komunat e Kosovës, delegacioni i SBASHK-ut i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj janë gjendur në komunën e Rahovecit.vehapi
Ky delegaicion para se të takohej me anëtarët e kuvendit të SAF e SAM të Rahovecit, vizitoi kryetarin e komunës z.Idriz Vehapi, të cilit i kanë shprehur respekt për korrëktësinë ndaj mësimdhënësve të kësaj komune dhe i kanë kujtuar obligimet që kanë pushtetet lokale për ta realizuar në tërësi Kontratën Kolektive të arsimit të Kosovës.
Kryetari i Rahovecit z.Vehapi ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut duke theksuar se vazhdimihst është munduar që përmes dialogut me përfaqëuësit e SBASHK-ut në këtë komunë të realizoi kërkesat brenda mundësive buxhetore.
Ai ka premtuar që nëse del fitues në zgjedhjet e 22 tetorit dhe do ta udhëheq prapë Rahovecin,atëherë do të bëjë angazhime shtesë për plotësimin e kërkesave legjitime të SBASHK-ut për këtë komunë.
Në këtë takim kryetarin e SBASHK-ut e kanë shoqëruar menaxheri për financa dhe administratëdhe këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri , jurusti Blendor Shatri dhe kryetari i kuvendit të SAF e SAM për komunën e Rahovecit Veli Morina.

Duke kundërshtuar rritjen e pagave në sektorin publik, nuk mbrohet sektori privat

Prishtinë,25.09.2017

Deklarimi i Ministrit të Financave, Bedri Hamza se do të ketë ngritje pagash për gjithë sektorin publik është pritur mirë edhe nga mijëra të punësuarit në sektorin e arsimit në Kosovë. SBASHK-u e përshëndet gatishmërinë e Ministrit Bedri Hamza dhe Qeverisë Haradinaj për të bërë lëvizje të mirë rreth pagave, pasi tani e tri vite nuk ka pasur as edhe një ngritje modeste të pagave në arsim e as në sektorët tjerë publik. SBASHK-u do të gëzohej edhe me lajmin sikur edhe pronarët e bizneseve në sektorin privat të kenë vendosur, më në fund, që punëtorëve të tyre t'ua ngritin pagat.logo
SBASHK-u duke përcjellë reagimet ndaj këtij përkushtimi të Qeverisë Haradinaj nuk mundet pa reaguar ndaj deklaratave publike të Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e madje edhe ndaj deklarimit publik të nënkryetarit të BSPK-së, Alush Sejdiu. Ata mundohen të dalin si mbrojtës të sektorit privat, por nuk mbrohet ky sektor duke kundërshtuar rritjen e pagave në sektorin publik.
Gërgjaliu nuk ka pse të merret me sektorin publik e as nuk është i thirrur të jep vlerësime se cila është përformanca e të punësuarve në këtë sektor sepse për këtë gjë kompetenca është e tjetër kujt. Ai duhet të angazhohet që punëdhënësit , që ai mbron në sektorin privat, të kenë qasje humane ndaj të punësuarve te ta dhe t'i respektojnë ,bile, të drejtat elementare të tyre dhe të ndajnë pak më shumë mjete nga fitimet e mëdha dhe t'ua ngritin pagat punëtorëve të tyre.
Sejdiu nga BSPK-ja duhet t'i gëzohet çdo rritjeje të pagave në sektorin publik sepse si nënkryetar i BSPK-së është edhe përfaqësues i tyre dhe në të njëjtën kohë të angazhohet që në sektorin privat pronarët e firmave private të respektojnë të drejtat elementare të të punësuarve atje dhe t'ua ngritin pagat sepse këta të punësuar bëjnë punë të madhe e pa orar në ato firma.
Gërxhaliu e Sejdiu , besoj e dinë, se nëse edhe pengohet ngritja e pagave në sektorin publik, kjo nuk sjellë ndonjë të mirë për të punësuarit në sektorin privat, pra as ngritje pagash atje. Kjo i bie se për ta mbajtur gjendjen e keqe me pagat në sektorin privat u dashka të pengohet rritja e pagave edhe në sektorin publik.
SBASHK-u përshëndet gatishmërinë e Qeverisë Haradinaj për ngritje pagash në sektorin publik duke u bazuar në faktin se çdo ngritje pagash në arsim dhe sektorët tjerë publik është stimulim shtesë për punë e arritje të reja dhe dëshmi se Qeveria po angazhohet dhe po mendon për këta njerëz.

Kuvende zgjedhore të SAF e SAM në Podujevë, Skenderaj dhe Mitrovicë

Interesim i madh i anëtarësisë për zgjedhjet e SBASHK-ut në nivele komunale

Prishtinë, 25.09.2017

Po vazhdon se realizuari me përpikëri agjenda e zgjedhjeve në Kuvendet e SAF e SAM nëpër komunat e Kosovës. Të enjten dhe të shtunën e javës që shkoi janë mbajtur Kuvendet zgjedhore të SAF e SAM në Podujevë,, Skenderaj dhe Mitrovicë.podujeve2
Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Podujevës është mbajtur më 21 . Në hapje të këtij takimi , kryetari i këtij Kuvendi Fadil Halimi ka falënderuar për pjesëmarrje kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Ai pastaj ka shpalosur raportin e punës dhe atë financiar, raporte këto që me disa plotësime janë aprovuar nga të pranishmit. Kryetari i SBASHK-ut ka deklaruar se unitet që po dëshmohet në Podujevë dhe kudo në Kosovë është për çdo respekt dhe kështu unik e të bashkuar në SBASHK do të vazhdojmë me realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë. Menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri që në takimet zgjedhore është në funksion të kryetarit të Komisionit statutar ka dhënë shpjegime lidhur me ecurinë e kandidimit dhe të ecurisë së zgjedhjeve.podujevAA
Anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM për komunën e Podujevës me votën e tyre të fshehtë kanë vendosur që kryetar të rizgjidhet Fadil Halimi. Nënkryetar është zgjedhur Isuf Kamerolli, ndërsa anëtarë të ri të kryesisë janë zgjedhur: Merita Fetahu, Vahide Bislimi, Burim Muzaqi, Zarife Latifi, Fahri Hoxha, Shaban Rudari dhe Fadil Zymberi.
Ky kuvend ka zgjedhur Ibrahim Selmanin, Ilhamedin Gashin dhe Baki Sadikun në Komisionin mbikëqyrës, Besim Gashin e Majlinda Rrmokun, me zëvendësit e tyre Melihate Januzi e Zeqir Zeqiri për Këshillin Drejtues të SBASHK-ut dhe Bahtie Maqestena, Zarife Latifi, Fadil Zymberi e Fahri Hoxha për delegat të kësaj komune për Kongresin VII të SBASHK-ut.
Anëtarët e këtij Kuvendi kanë kandiduar edhe për një mandat për kryetar të SBASHK-ut , kryetarin e tashëm Rrahman Jasharaj .

 

Frymë e unitetit edhe në Skenderaj
Të shtunë e javës së kaluar është mbajtur Kuvend zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Skenderajt . Edhe këtu është parë frymë e unitetit dhe besimit ndaj SBASHK-ut.skenderajII Kryetari i këtij Kuvendi Ramiz Polaci ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe juristin Blendor Shatri duke i falënderuar për pjesëmarrje në këtë takim e pastaj ka paraqitur raportin e punës dhe atë financiar për 4 vitet e kaluara. Edhe në Skenderaj menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, që në takimet zgjedhore është në funksion të kryetarit të Komisionit statutar ka dhënë shpjegime lidhur me ecurinë e kandidimit dhe të ecurisë së zgjedhjeve.
Pas kësaj është kaluar në pjesën e dytë të punimeve të këtij Kuvendi dhe përmes votës së fshehtë e në një konkurrencë mjaft të madhe për secilën pozitë udhëheqëse për kryetar është rizgjedhur Ramiz Polaci, kurse nënkryetar Adem Hetemi. Kryesia e re ka këtë përbërje: Shpend Rexha, Shaban Lushtaku, Sefer Spahiu, Xhavit Behrami dhe Sylejman Hoxha. Këtë komunë në Kongresin VII të SBASHK-ut do t'i përfaqësojnë Ferdane Mecini, Sefer Spahiu dhe Behlul Kodra. Anëtarë të Komisionit mbikëqyrës janë zgjedhur Abedin tahiri, Fadil Oruqi dhe Enver Fejza, kurse anëtarë të Këshillit Drejtues Afrim Ismajli, Vezire Sejdiu me zëvendësit e tyre Qezibane Pajaziti dhe Brahim Hamza.
Edhe anëtarët e Kuvendit të SAF e Sam të Skenderajt duke shprehur respekt për punën e përkushtuar, angazhimet dhe arritjet kanë kandiduar Rrahman Jasharajn për kryetar të SBASHK-ut edhe për një mandat.

 

Atmosferë e bukur e festive të shtunën në Kuvendin e SAF e SAM të Mitrovicës
Kryetarja e Kuvendit të SAF e SAM për Mitrovicën, Vjollca Shala bashkë me kryesinë e këtij Kuvendi kishin bërë gjithë angazhimet në mënyrë që kjo ngjarje e veçantë të kishte vërtetë pamje të merituar e festive. mitroviceKryetarja Shala ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe juristin Blendor Shatri duke i falënderuar për pjesëmarrje në këtë takim. Ajo pastaj përmes projektorit ua ka bërë të mundur pjesëmarrësve në këtë takim që të përcjellim më lehtë punën e Kuvendit dhe çështjet që janë paraparë në rend pune. Kryetarja Shala ka shpalosur fragmente nga aktivitetet e shumta sindikale që janë zhvilluar në këtë komunë, aktivitete këto që bashkë me angazhimet e arritjet e niveli qendror kanë bërë që edhe në këtë komunë të shtohet dukshëm numri i anëtarëve dhe besimi për SBASHK-un. Pas kësaj është prezantuar në mënyrë të detajizuar edhe raporti financiar. Të dy këto raporte janë aprovuar njëzëri nga pjesëmarrësit e këtij takimi.
Pas shpjegimeve të kryetarit të Komisionit Statutar të SBASHK-ut, Ymer Ymeri lidhur me procesin e drejtë të kandidimeve dhe zgjedhjeve është filluar me këtë proces. Pas numërimit publik të votave kanë dalë këto rezultate: Kryetare është rizgjedhur Vjollca Shala e nënkryetar Isa Ismajli. mitrovice3Anëtarë të kryesisë janë: Nexhmije Emini, Ibrahim Ismajli, Arta Haxhimehmeti, Sejdi Aliu e Ferki Sinani. Komisioni mbikëqyrës nga tani ka këtë përbërje: Nexhmije Bislimi, Mustafë Murseli e Daut Hyseni. Komunë e Mitrovicës në Kongresin VII të SBASHK-ut do ta përfaqësojnë: Ferki Sinani, Bajram Shala, Aida Hoti, Kadri Hasani, Shpresa Bajrami dhe naile Uka, kurse në Këshillin Drejtues : Naile Uka, Pranvera Haziri e Bajram Shaja me zëvendësuesit e tyre Magbule Rexhepi, Meribane Mustafa e Ferki Sinani.
Para se të përmbyllej ky takim pjesëmarrësit njëzeri kanë kandiduar Rrahman jasharajn edhe për një mandat në cilësinë e kryetarit të SBASHK-ut.

SBASHK takime të ndara me Ministrat Kujtim Gashi e Shyqiri Bytyqi

Prishtinë, 20.09.2017

MKRS 1Një delegacion i SBASHK-ut i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj ka pasur takime të ndara me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.
Kryetari i SBASHK-ut , pasi i ka uruar detyrën e re, Ministrit Gashi , e ka informuar atë me shqetësimet e ngritura nga anëtarësia e SBASHK-ut që vijnë nga sektori i kulturës dhe ka treguar se është duke u punuar drafti i Kontratës Kolektive për këtë sektor, draft ky i cili do të analizohej edhe nga komisioni i kësaj ministrie në mënyrë që të krijoheshin kushtet që ajo edhe të nënshkruhej nga Ministri Gashi dhe kryetari i SBASHK-ut.
Ministri Kujtim Gashi është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me SBASHK-un për të gjitha çështjet dhe në shërbim të mbrojtjes së interesave të punëtorëve të kulturës.Ai është shprehur se Ministria që drejton do të kryej të gjitha obligimet që i takojnë në shërbim të kulturës në Kosovë.
MASHT2Në takimin me Ministrin e MASHT, Shyqiri Bytyqi dhe kabinetin e tij , kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe me asistenten dhe zyrtaren për komunikim me anëtarësinë e SBZASHK-ut dhe me publikun, Vlora Rexhepi Berisha i kanë uruar detyrën Ministrit të ri duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në shërim të anëtarësisë. Kryetari Jasharaj ka kujtuar Ministrin Bytyqi se janë shënuar arritje , por ende ka çështje që duhen zgjidhur me angazhime të përbashkëta duke kujtuar Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet 90-ta dhe çështje nga Kontrata Kolektive të cilat ende nuk kanë gjetur zgjidhje nga institucionet lokale të pushtetit.
Ministri Bytyqi ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar ngusht me SBASHK-un për zgjidhjen me dialog të të gjitha çështjeve të shtruara dhe për të shtuar bashkëpunimin edhe për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.

SBASHK-u vazhdon të realizojë Planin strategjik 2015-2019

Përgatitje konkrete për udhëheqjen efektive të dialogut sindikal

Prishtinë, 16.09.2017
foto1Me qëllim të realizimit të plotë të Planit Strategjik 2015-2019 SBASHK, krahas aktiviteteve të shumta për informimin e saktë dhe me kohë të anëtarësisë për gjithë angazhimet dhe sfidat, është duke vazhduar me mbajtjen e trajnimeve për forcimin e kapaciteteve njerëzore për udhëheqjen efektive të dialogut social. Ky trajnim ka për qëllim që gjithë ata që janë zgjedhur kryetar për të parën herë nga shoqatat sindikale , të përgatiten për të udhëhequr me sukses dialogun social që nga shkolla me drejtorinë, në nivelin komunal me DKA-të dhe me qeveritë lokale e deri të dialogu me institucionet qendrore të Kosovës. foto2Në trajnimin e radhës , që ka filluar më 14 shtator, po marrin pjesë kryetarët e shoqatave sindikale nga disa shkolla fillore e të mesme të Pejës, Prishtinës, Gjilanit e Lipjanit dhe nga disa njësi akademike të UP-së.
Në fillimet e punimeve të këtij seminari, kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka rikujtuar disa nga arritjet e SBASHK-ut me dialog me përfaqësues të institucioneve qendrore. " Qëllimi i këtij trajnimi është që bashkërisht të punojmë e përmes bashkëbisedimit të angazhohemi që të arrijmë qëllimin e këtij aktiviteti në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për dialog të mirëfilltë me institucionet lokale e qendrore", është shprehur Jasharaj , i cili në këtë aktivitet angazhohet edhe në cilësinë e trajnerit të licencuar.foto3
Trajneri i licencuar për dialogun social dhe njohësi i mirë e çështjeve të organizimit sindikal , Ymer Ymeri ka nisur me trajnimin e radhës duke u ndalur në veçanti te "Definicioni për dialogun social", " Funksioni dhe sfidat e dialogut social", "Dialogu social në kontestin kombëtar dhe në atë ndërkombëtar". Ai është ndalur për të bashkëbiseduar me pjesëmarrësit për të parë se si zhvillohet dialogu social në vende të ndryshme të Evropës de botës e po ashtu kanë analizuar edhe lidhur me mundësitë e zgjidhjes së konflikteve dhe gjetjen e zgjedhjeve të duhura për shumë nga çështjet sfiduese. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti dialogun nuk e kanë marrë të ndarë vetëm në aspektin social, por kanë marrë shembuj dhe janë angazhuar të gjejnë modelet me të mira të qasjes në dialogun me nxënësin, kolegët, me drejtorin dhe me prindërit dhe komunitetin në tërësi.foto4
Një pjesë shumë dinamike e këtij trajnimi është ajo kur disa nga pjesëmarrësit gjenden në pozicionin e përfaqësuesit sindikal e pjesë tjetër në cilësinë e përfaqësuesve të qeverisë lokale a asaj qendrore enë përpjekje që përmes dialogut të gjejnë zgjidhje për çështjen e caktuar. Pjesëmarrësit për dijen e arritur dhe të dëshmuar në pjesën praktike të dialogut do të marrin certifikata të nënshkruara nga trajneri i licencuar për dialogun social, nga zyrtari i MASHT dhe nga kryetari i SBASHK-ut, kjo ngase ky trajnim është i licencuar në Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë.
Në suksesin e plotë të këtij trajnimi ka kontribuar edhe juristi i SBASHK-ut, Blendor Shatri.foto5

SBASHK-u takim falënderues me Ministrin në largim Prof. Dr. Arsim Bajrami

Prishtinë, 12.09.2017

Pak minuta para se të bënte dorëzimin e detyrës , ministri në largim i MASHT-it, Prof. Dr. Arsim Bajrami ka pritur në një takim falënderues kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri.
"Kemi ardhur që në këtë takim lamtumirës t'ju shprehim respektin e thellë në emër të gjithë të punësuarve në arsimin e vendit tonë për punën e angazhimet tuaja dhe për bashkëpunimin korrekt me ne e në shërbim të arsimit në Kosovë", është shprehur në këtë takim lamtumirës kryetari i SBASHK-ut, i cili pastaj ka kujtuar kontributin e ministrit Bajrami dhe stafit të tij duke veçuar Kontratën individuale në kohë të pacaktuar për të punësuarit në arsim, ndihmën që të njihen si vite kontributdhënëse vitet e 90-ta me çka edhe u tejkalua defekti i daljes në pension të punëtorëve të arsimit me vlerën e pensionit të pleqërisë prej 75 euro, bashkëpunimin përmes aktiviteteve të shumta në përmirësimin e vazhdueshme të cilësisë në arsim dhe punën e madhe të Ministrit Bajrami në finalizimin e Projektligjit për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta, Projektligj ky, që është e sigurt se do të shkojë te Qeveria Haradinaj e pastaj edhe në Parlamentin e Kosovës për t'u votuar.mashtii
Ministri në largim , Prof. Dr. Arsim Bajrami është shprehur i nderuar me ketë vizitë që po ndodh pak minuta para se ai të dorëzojë detyrën te pasardhësi i tij . Ai pastaj ka shpalosur fragmente nga koha sa ishte në këtë detyrë duke lavdëruar bashkëpunimin dhe korrektësinë e SBASHK-ut.
" Ndjehem mirë me vlerësimin që po më bëni. Jam mundur që bashkërisht me ju dhe me të tjerët të punojmë për arritje sa më të mëdha në arsim. Kemi pasur shumë momente të mira, por aty këtu edhe ndonjë kundërshtim, por e kemi kaluar me urtësi dhe gjithnjë duke e ditur se jemi në shërbim të arsimit sa më cilësor të Kosovës", është shprehur Prof. Dr. Arsim Bajrami, i cili në mbyllje të këtij takim ka shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen , të kontribuojë në shërim të mirëvajtjes së arsimit në tërësi.
Të dy palët janë shprehur të bindur se angazhimet e përbashkëta do të vahdojnë edhe më ministrin e ri dhe stfin e tij.

Vazhdon të realizohet agjenda e zgjedhjeve të SBASHK në nivele komunale

U mbajtën Kuvende zgjedhore të SAF e SAM në Pejë e Deçan

Prishtinë, 11.09.2017
Po respektohet në përpikëri agjenda e mbajtjes së zgjedhjeve të SBASHK-ut në nivel të komunave, të cilën e ka aprovuar Këshilli Drejtues i SBASHK-ut. Ashtu si ishte paraparë me këtë agjendë në Pejë e Deçan janë mbajtur Kuvende zgjedhore të SAF e SAM për këto dy komuna.pejaa

Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për Komunën e Pejës është mbajtur në sallën e Asamblesë komunale dhe në të kanë marrë pjesë shumica e kryetarëve të shoqatave sindikale nga shkollat fillore e të mesme të Pejës.
Në hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit të SAF e SAM për këtë komunë, Isuf lajçi ka përshëndetur dhe falënderuar për pjesëmarrje në këtë takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri dhe juristin në SBASHK , Blendor Shatri. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur Kuvendin dhe është shprehur se viti zgjedhor në SBASHK po realizohet në përpikëri dhe duke u respektuar Statuti. Ai i ka uruar punë të mabrtë këtij kuvendi duke u shprehur i bindur se të zgjedhurit me votën e lirë në këtë takim do të punojnë me përkushtim në realizimin e kërkesave të anëtarësisë në komunën e Pejës.pejaaaNë pjesën e parë të Kuvendit zgjedhor kryetari Lajçi ka prezantuar raportin e punës për 4 vitet e kaluara dhe pastaj edhe atë financiar. Në pjesën e dytë të Kuvendit zgjedhor është filluar me procesin e kandidimit e pastaj edhe të votimit për kryetarin, nënkryetarin dhe kryesinë e re. Fillimisht Ymer Ymeri në cilësinë e kryetarit të Komisionit Statutar ka bërë interpretime të Statutit te nenet që përcaktojnë mënyrën e zgjedhjeve.
Anëtrët e SAF e SAM me votën e tyre kanë vendosur që për kryetar të këtij kuvendi të rizgjedhet Isuf Lajçi. Nënkryetare është zgjedhur Shpresa Nushi, ndërsa anëtarë të kryesisë janë zgjedhur: Hysen Uka, Ismet Shala, Avdullah Bujupi , Isa peli, Hate Shala, Ekrem Zogaj dhe Sefedin Berisha..
Në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut arsimin fillor e të mesëm të Pejës do ta përfaqësojnë Besim Shatri, Besa Shala e Xhafer Avdyli me zëvendësuesit e tyre Fitnete Emra e Bajram Gashi.
Kuvendi i SAF e SAM në Pejë ka zgjedhur edhe delegatët për Kongresin VII të SBASHK-ut e ata janë: Avdulla Bujupi, Ismet Shala, Hate Shala, Lirie Muhaxheri, Shaban Gashi, Besim Shatri dhe Elhame Nila. Duke respektuar në përpikëri kërkesat e Statutit të SBASHK-ut ky Kuvend ka zgjedhur edhe komisionin mbikëqyrës , anëtarë të të cilit janë : Elhame Nila, Ismet Uka dhe Vjollca Lluka.
Duke vlerësuar përkushtim dhe angazhimet e kryetarit të tanishëm të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj Kuvendi i SAF e SAM të Pejës kanë propozuar atë për kandidat të mundshëm në postin e kryetarit të SBASHK edhe për një mandat .PEJEE


Përkrahje e fuqishme për SBASHK-un edhe në Deçan


Po të shtunën është mbajtur edhe Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM i komunës së Deçanit në të cilin kanë marrë pjesë shumica e kryetarëve të shoqatave sindikale të shkollave fillore e të mesme të kësaj komune. Duke hapur këtë takim kryetari i SAF e SAM për këtë komunë, Avdulla lataj ka përshëndetur dhe falënderuar për pjesëmarrje kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Ai pastaj ka dhënë një raport të punës e aktivitetit sindikal në këtë komunë për 4 vitete kaluara. Pas kësaj z. Lataj ka prezantuar edhe raportin financiar. Në vazhdim të takimit kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur pjesëmarrësit duke deklaruar se uniteti e besimi i ndërsjellë ka bërë që SBASHK-u të jetë sindikal më e fortë dhe me emër shumë të respektuar kudo në Kosovë e jashtë saj.deqannn
Në pjesën e dytë të këtij takimi Ymer Ymeri në cilësinë e kryetarit të Komisionit Statutar ka bërë interpretime të Statutit te nenet që përcaktojnë mënyrën e zgjedhjeve.
Pas kësaj është filluar me kandidimin e pastaj edhe me votimin për kryetar, nënkryetar,
anëtarë të kryesisë, përfaqësues në Këshillin Drejtues , anëtarë të Komisionit mbikëqyrës dhe për delegatë në Kongresin VII të SBASHK nga kjo komunë.
Kuvendi i SAF e SAM për komunën e Deçanit me votim të fshehtë ka rizgjedhur për kryetar Avdull Latën, nënkryetar Fatmir Alaj dhe anëtarë të kryesisë Hazir Mehaj, Xhevat Shabanaj dhe Zenun Selmanaj. Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës janë zgjedhur Haki Hulaj, Ramë Çekaj dhe Gjylshahe Bajramaj. Delegatë për Kongresin VII të SBASHK nga komuna e Deçanit do të jenë Hajrie Imeraj e Binak Mazdrekaj ,kurse përfaqësuese e sindikalistëve të Deçanit në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut do të jetë Hajrie Imeraj me zëvendësuesen e saj Zejnie Haxhaj. deqann1Para mbylljes së këtij takimi zgjedhor Kuvendi i SAF e SAM të Deçanit ka kandiduar Rrahman Jasharajn për kandidat të mundshëm për kryetar të SBASHK-ut duke u bazuar, siç është thënë në angazhimin dhe përkuhstimin e tij në realizimin e detyrave që kërkohen nga kryetari i SBASHK-ut.

Forcohet bashkëpunimi mes SBASHK-ut dhe Sindikatës Shqiptare të Arsimit

Durrës, 29.08.2017

Në kuadër të punëtorisë për përgatitjen e një plani lidhur me hapat konkret që duhet ndërmarrë në realizimin në plotëni të Kontratës Kolektive të Arsimit dhe të ndërrimeve e plotësimeve në Statut, Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka organizuar një takim pune me përfaqësues të Sindikatës së pavarur të Arsimit të Shqipërisë.KD Durres 1
Ky takim ka bërë që të forcohet edhe më shumë bashkëpunimi i SBASHK-ut me Sindikatën shqiptare të Arsimit dhe është arritur marrëveshje që dy grupe punuese të përgatisin një plan konkret strategjik për angazhime të përbashkëta dhe në përkrahjen konkrete që këto dy sindikata do t'i ofrojnë njëra-tjetrës në përballje me sfidat e përditshme.
Kryetari i Sindikatës së pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli duke folur në emër të mësuesve shqiptarë që përfaqëson kjo sindikatë, ka vlerësuar lartë angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut në misionin e saj të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve të arsimit në Kosovë dhe për arritjet, që si tha ai, janë për çdo lëvdatë. Kaptelli dhe përfaqësuesi tjetër i kësaj sindikate, Isa Halili janë pajtuar që të jetësohet ideja për përgatitjen e një plani të përbashkët strategjik të angazhimeve të përbashkëta në nivel të dy vendeve, por edhe në nivelin ndërkombëtar. KD Durres 3Ky plan strategjik do të saktësonte veprimet konkrete për angazhime të përbashkëta në përkrahjen konkrete që këto dy sindikata do t'i ofrojnë njëra-tjetrës në përballje me problemet aktuale në arsimin e të dy vendeve, probleme këto, që si u rikujtua nga pjesëmarrësit nuk janë të vogla.
Përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur të Shqipërisë kanë marrë pjesë aktive edhe në pjesën tjetër të punëtorisë duke kontribuar me përvojën shqiptare lidhur me veprimet që duhet ndërmarrë për të jetësuar kërkesat e anëtarësisë . Ata kanë dhënë shembuj edhe për çështje që lidheshin me Statutin e një sindikate në mënyrë që ai të jetë sa më funksional dhe në shërbim të punës sa më dinamike e të suksesshme të organeve të sindikatës nga shoqata e deri të niveli qendror.KD Durres 2
Kryetari i SBASHK-ut ka bërë një prezantim të angazhimeve dhe sfidave në SBASHK-ut duke përkrahur idenë përforcimin e bashkëpunimit me Sindikatën shqiptare të arsimit. Ai ka përsëritur sfidat dhe vendimet e bëra publike të SBASHK-ut në përpjekjet për realizimin e tërësishëm të Kontratës Kolektive të Arsimit në Kosovë dhe është shprehur se pret, që edhe tani si gjithmonë, sindikata shqiptare e arsimit të jetë në përkrahje të gjithë angazhimeve sindikale të SBASHK-ut në përpjekjet për realizimin e misionit të saj për realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Të dy sindikatat janë pajtuar se me planin strategjik do ta forcojnë edhe përkrahjen për njëra-tjetrën edhe në nivelin ndërkombëtar.KD Durres 4

Vazhdojnë aktivitetet zgjedhore në SBASHK

U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM në komunën e Vushtrrisë

Prishtinë, 21.08.2017

vushtrriPasi që në komunën e Vushtrrisë janë kryer zgjedhjet në të gjitha shoqatat sindikale, është mbajtur në orët e pasdites së të premtes Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për këtë komunë. Duke hapur punimet e këtij Kuvendi, kryetari Alush Maloku ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarin e parë Lutfi Mani dhe menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri duke i falënderuar për pjesëmarrjen në këtë takim. Maloku pastaj ka prezantuar raportin e punës 4 vjeçare dhe atë financiar, të cilët me plotësime janë aprovuar nga anëtarët e këtij Kuvendi.

Duke përshëndetur të pranishmit në këtë Kuvend kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka kujtuar disa nga arritjet dhe ka vlerësuar lartë unitetin sindikal në Vushtrri, kurse menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri është përgjigjur në pyetjet që kanë shtruar disa nga pjesëmarrësit.vushtrri2

Në pjesën e dytë të këtij Kuvendi është bërë zgjedhja e kryetarit, nën kryetarit, kryesisë, komisionit mbikëqyrës, delegatëve nga kjo komunë për Kongresin VII të SBASHK-ut dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, që do ta përfaqësojnë komunën e Vushtrrisë.

Përmes votës së fshehtë anëtarët e këtij Kuvendi e kanë rizgjedhur Alush Malokun në postin e kryetarit. Nënkryetar është zgjedhur Visar Sadriu, kurse anëtarë të kryesisë Ismajl Cakaj, Avdush Hyseni dhe Teuta Dërguti .

Anëtarë të Komisionit mbikëqyrës të këtij Kuvendi janë zgjedhur Astrit Kosumi, Ali Krasniqi e Hysen Ademi, ndërsa delegatë të Kongresit VII të SBASHK-ut Ymer Haradinaj, Hysen Ademi, Elfete Hyseni, Teuta Dërguti dhe Avdush Hyseni, ndërsa anëtarë të Kësëhillit Drejtues u zgjodhen Sali Xhaferi e Shqipe Merovci , që në raste të caktuara mund të zëvendësohen nga Ali Hajrizi e Teuta Azemi.vushtrri3

Kuvendi i ka shprehur përkrahje organeve qendrore të SBASHK-ut në përpjekje për realizimin e kërkesave nga Kontrata Kolektive dhe kërkesave tjera legjitime.

SBASHK-u po përgatitet për grevë dhe për veprime tjera

Prishtinë, 16.08.2017

Nëse kryetarët e komunave dhe institucionet tjera të qeverive lokale nuk reflektojnë dhe nuk bëjnë hapa konkret në realizimin e çështjeve të tri pagave suplementare, tri pagave me rastin e pensionimit, të çështjes së shujtës dhe udhëtimit të punësuarit udhëtarë në arsim, atëherë SBASHK-u në shtator do të reagojë me greva dhe do të dërgojë padi në gjykatat gjegjëse për të realizuar kështu këto kërkesa legjitime e që dalin nga Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës, nënshkruar nga MASHT dhe SBASHK më 18 prill 2017.logo

SBASHK-u duke dëshmuar për të satën herë se angazhohet sinqerisht që gjithë çështjet e ngritura dhe kërkesat legjitime të zgjidhen përmes dialogut me institucionet qendrore e lokale u kishte dërguar të gjithë kryetarëve të komunave të Kosovës letër zyrtare më 21 qershor 2017 me kërkesën që ata të bëjnë me kohë planifikime buxhetore në mënyrë që të realizojnë obligimet e tyre që dalin nga Kontrata Kolektive e sektorit të arsimit, nënshkruar më 18 prill 2017. Kjo shkresë ishte bërë publike të njëjtën ditë nga mediet e shkruara e elektronike dhe me arsye SBASHK-u ka pritur reflektimin e qeverive lokale lidhur me çështjet e ngritura dhe nisjen e dialogut për to.

Mirëpo kaloi një kohë e gjatë nga 21 qershori dhe jemi në prag të vitit të ri shkollor e qeveritë lokale nuk shihet se kanë bërë ndonjë hap konkret për të vënë në rend dite çështjet e ngritura në shkresën zyrtare drejtuar kryetarëve të komunave dhe prandaj SBASHK-u që tani ka nisur përgatitjet për veprime sindikale gjatë muajit shtator e madje edhe për grevë të përgjithshme. Këto veprime sindikale do të jenë të drejtuara ndaj kryetarëve të komunave dhe institucioneve të pushtetit lokal për shkak të mungesës së vullnetit për të dialoguar e për të gjetur zgjidhje të pranueshme lidhur me obligimet që pushtetet lokale e kanë nga neni 35 i Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës e që ka të bëjë me kompensimin prej 70 % të vlerës së biletës për punëtorët udhëtarë të arsimit, 3 pagat suplementare dhe 3 pagat përcjellëse me rastin e pensionimit dhe me çështjen e shujtës 2 euro për çdo ditë pune.

I kujtojmë kryetarët e komunave, drejtorët e DKA-ve dhe institucionet tjera komunale se SBASHK-u ka dërguar në gjykatat kompetente paditë kundër komunave lidhur me tri pagat suplementare dhe 3 pagat me rastin e pensionimit dhe se organet e drejtësisë janë duke sjellë vendime pozitive . Po të kishin realizuar këtë kërkesë komunat përmes dialogut , atëherë të pensionuarit do të ndiheshin të nderuar dhe do të shprehnin respekt për institucionet komunale e po ashtu edhe do të kurseheshin mjete nga buxhetet komunale, të cilat mjete tani komunat janë të obliguara t'i paguajnë në emër të taksave gjyqësore dhe procedurave tjera.

Nëse institucionet komunale nuk reflektojnë gjatë këtyre ditëve dhe nuk nisin dialogun me ne, atëherë SBASHK-u do të mbledh shënimet për punëtorët arsimor udhëtarë dhe do t'i drejtohet gjykatave për këtë çështje dhe për shujtën e bindur se do të dalë fituese.

Pra kryetarë të komunave në shtator, nëse nuk reflektoni dhe nuk e zgjidhni dialogun, do të përballeni me veprime sindikale dhe me gjykatat.

Qeveritarët nuk kanë bërë asgjë për mësimdhënësit e sëmurë rënd

Prishtinë, 05.07.2017

Disa për poenë politik e disa për të fituar edhe ndonjë projekt nga ndërkombëtarët, gjendjen në arsim e kanë paraqitur me ngjyrat më të zeza aq sa një pjesë e prindërve respektin e lartë që kishin ndaj mësuesit të fëmijëve të tyre kanë filluar ta zëvendësojnë me urrejtje. Subjektet politike që ishin në pushtet, qoftë në nivelin lokal a qendror, arsimin e shpallnin prioritetet, por vazhdonin ta përdornin për të larë borxhin ndaj atyre që kishin vrapuar anë e kënd vendit për të siguruar vota duke i qerasur me pozita drejtorësh të shkollave.logo
Për ta ngritur cilësinë dhe për të qenë të gatshëm mësimdhënësit të ecin në hap me zhvillimet e hovshme teknologjike shteti duhet ta ndërrojë qasjen ndaj arsimit dhe duhet përfillur kërkesa e SBASHK-ut që punëtorët e arsimit që janë të goditur nga sëmundje të rënda të lirohen nga procesi arsimor dhe t'u jepen pensione dinjitoze. Ata njerëz sot e gjithë ditën shkojnë në shkollë sa për ta ruajtur vendin e punës dhe pagën dhe ndihen plot siklet që pas dekadave të punës së përkushtuar sëmundja e rënd nuk i lë të japin kontributin e tyre dhe shpesh edhe bëhen objekt talljeje nga një pjesë e nxënësve apo objekt ofendimi nga prindërit.
A mund të flitet për humanizëm të qeveritarëve lokal e qendror kur ata nuk bëjnë asgjë për këta njerëz, që sa ishin shëndosh u munduan me tërë dijen të kontribuojnë për arsimimin dhe edukimin e brezave e tani me hapin e rënduar nga sëmundja shkojnë në shkollë se ndryshe do të mbesin pa bukën e gojës. Nuk janë shumë në numër këta njerëz dhe shteti me pak angazhime do të siguronte mjete e do t'i dërgonte në pushim të merituar duke ua siguruar një pension të dinjitetshëm. Atyre pikërisht tani, kur sëmundja i ka rrënuar, u duhet dora e shtetit. U duhet ndihma që të jetojnë të qetë e të ndjehen mirë sepse dikush po mendon për ta.

Për ta ngritur cilësinë, mbase, duhet edhe të zbritet mosha e pensionimit në mënyrë që mësimdhënësit në moshën 60 vjeçare t'i lënë lamtumirën shkollës dhe të gëzojnë një pension meritor e në vend të tyre të vijnë kuadro të reja që në Kosovë ka mjaft dhe janë duke pritur me vite për të gjetur një vend pune.

Gjithë këto çështje i ka ngritur tani e sa kohe SBASHK-u. Qeveritë lokale e ajo qendrore mund të thonë se këto veprime kushtojnë, por ata duhet të kenë qasje të drejtë ndaj arsimit dhe të kuptojnë se sado buxhet i lartë që i dedikohet arsimimit të gjeneratave , ato mjete nuk janë shpenzime kot , po janë investime për të ardhmen e këtij vendi.
Është bërë ironik e bajat deklarimi "Arsimi është prioritet për shtetin. Duhet veprime dhe investime konkrete.

Ma artikuj...

  1. 420 anëtarë të SBASHK-ut pushojnë në bregdetin shqiptar
  2. SBASHK-u ka kryer përgatitjet për dërgimin e anëtarëve në bregdetin shqiptar
  3. Rrjedha e procesit zgjedhor në Shoqatat Sindikale në Komunën e Gjilanit
  4. Rrjedh e mirë e zgjedhjeve sindikale edhe në UP
  5. SBASHK-u po fiton në gjykatë betejat me komunat
  6. SHFMU "Dr.Ibrahim Rugova" i bashkohet SBASHK-ut
  7. Ftesë publike e SBASHK-ut drejtuar koalicioneve e subjekteve garuese në zgjedhjet e parakohshme
  8. SBASHK-u mori pjesë në konferencën e ETUCE-së në Bruksel
  9. SBASHK nënshkruan marrëveshje me Spitalin Amerikan
  10. Fuqizimi i femrave në SBASHK dhe në pozita udhëheqëse
  11. Vazhdon forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social
  12. SBASHK-u mes sindikatave të arsimit nga e tërë Evropa
  13. Kuvendi i SAF e SAM për komunën e Vushtrrisë mbajti takim pune
  14. Vazhdojnë aktivitetet nëpër komunat e Kosovës
  15. Kryetari i SBASHK-ut takon kryetarët e shoqatave sindikale në Obiliq
  16. Kuvend i suksesshëm pune i SAF e SAM në Rahovec
  17. Ministri Kujtim Shala u takua me delegacionin e SBASHK-ut
  18. Një ngjarje e veçantë për sektorin e arsimit në Kosovë
  19. Çka tregoi takimi i Këshillit Drejtues i SBASHK-ut
  20. U mbajt Kuvendi i punës i SAF E SAM të Prizrenit
  21. SBASHK-u vazhdon të forcojë kapacitetet për udhëheqje të dialogut social
  22. SBASHK-u i drejtohet me ftesë publike Kryeministrit Mustafa dhe Kabinetit të tij qeveritar
  23. SBASHK mes sindikatave evropiane e botërore në Bruksel në diskutime për sektorin e arsimit
  24. Arsimimi dhe edukimi i brezave është mision i shenjtë
  25. Kuvend i frytshëm pune i SAF e SAM në Podujevë
  26. U mbajt Kuvendi i punës i SAF e SAM të Vitisë
  27. Kuvend zgjedhor në Klinë, Kuvend pune në Pejë
  28. SBASHK-u në mbrojtje të institucioneve arsimore dhe të personalitetit të mësuesit
  29. Kuvende zgjedhore në Kuvendet e SAF e SAM të Rahovecit e Suharekës
  30. SBASHK-u ka nisur me agjendën e takimeve nëpër komuna
  31. SBASHK u takua me Ministrin Mahir Yagcilar
  32. SBASHK-u merr mbështetje nga mësimdhënësit lidhur me ndryshimin e Ligjit për pagat
  33. Me angazhimin e SBASHK-ut, projektligji për pagat do të rishikohet
  34. SBASHK-u kundërshton Projektligjin për pagat
  35. SBASHK- u apel Internacionales Botërore të Arsimit për Kosovën në UNESCO
  36. Gëzuar Festat e Fundvitit nga SBASHK-u
  37. SBASHK-u u takua me Ministrin e MASHT, Prof. Dr. Arsim Bajrami
  38. SBASHK-u në mesin e sindikatave të arsimit të 44 shteteve evropiane në Konferencën e ETUCE-së në Beograd
  39. Kanë nisur takimet e përfaqësuesve të Qeverisë dhe SBASHK lidhur me Ligjin për vitet 90-ta
  40. Ftesë për ankand publik
  41. SBASHK-u mori pjesën në Konferencën për kurrikulin e ri
  42. SBASHK-u u takua me Ministrin e Kulturës , Kujtim Shala
  43. Kryetari i SBASHK-ut vizitoi DKA-në në Pejë
  44. Kryeministri Mustafa në orët e pasditës u takua me SBASHK-un
  45. Qeveria Mustafa e do grevën në arsim
  46. Delegacioni i SBASHK-ut mori pjesë në Kongresin V të Sindikatës së Arsimit të Malit të Zi
  47. SBASHK-u u takua me shefen e Grupit Parlamentar të NISMA ,znj. Valdete Bajrami
  48. SBASHK-u do të reagojë sa herë që institucionet nuk respektojnë ligjet
  49. SBASHK-u vazhdon të kërkojë mbështetjen e Grupeve Parlamentare
  50. SBASHK-u vazhdon angazhimet në shërbim të kërkesave të anëtarësisë

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook