Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u vazhdon të kërkojë mbështetjen e Grupeve Parlamentare

Takim përmbajtjesor me shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, z.Glauk Konjufca

Prishtinë, 31.10.2016
Në vazhdim të angazhimeve për të gjetur mbështetjen e Grupeve Parlamentare lidhur me procedimin e Ligjit për statusin e mësimdhënësve shqiptar të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99, kryetari i SBASHK-ut , z.Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga përgjegjësi për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, z.Ymer Ymeri, janë takuar në ambientet e Parlamentit të Kosovës me shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes,z. Glauk Konjufca. glaukAta i kanë treguar z. Konjufca se janë në vazhdën e takimeve me shefat e Grupeve Parlamentare në kërkim të mbështetjes së subjekteve politike që janë në Parlament lidhur me Ligjin për statusin e mësimdhënësve shqiptar të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99. Jasharaj e Ymeri i kanë kujtuar z. Konjufca se që në prill të vitit 2013 Parlamenti, pasi ishin mbledhur 12.000 nënshkrime , kishin hapur debat lidhur me çështjen dhe kishin nxjerr rekomandime drejtuar MASHT-it për të përgatitur një ligj lidhur me statusin e mësimdhënësve shqiptarë të viteve të 90-ta. Ata po ashtu kanë informuar shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes se komisioni i SBASHK-ut dhe MASHT –it kanë përgatitur Projektligjin për këtë çështje dhe të njëjtin Ministri Bajrami e ka dorëzuar sipas proceduarave gjegjëse në Qeveri që në vitin 2014, por nga ajo kohë e deri tani Qeveria nuk e ka proceduar këtë Ligj në Parlament.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, z. Glauk Konjufca i ka dhënë mbështetje këtij angazhimi të SBASHK-ut duke deklaruar se ai dhe Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes do të angazhohen brenda mundësive që të krijohen mundësi që Ligji të shkojë në Parlament dhe të votohet nga deputetet e Kuvendit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook