Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u ka nisur me agjendën e takimeve nëpër komuna

Gatishmëri dhe unitet për realizimin e detyrave konkrete

Prishtinë, 31.01.2017

gjilanSBASHK-u nuk pushon se angazhuari në realizimin detyrave konkrete, në zgjidhjen e drejtë të kërkesave të anëtarësisë dhe në mbrojtjen e dinjitetit të profesionit të mësimdhënësit. Një aktivitet që bëri jehonë kudo në Kosovë ishte angazhimi për ndryshimin në projektligjin për pagat. Me qëllim që profesioni i mësimdhënësit të Kosovës të jetë i ranguar në vend meritor, e jo si ishte në Projektligj, SBASHK-u i ka dërguar letër Kryeministrit Mustafa dhe Ministrit Bajrami. Pas kësaj janë zhvilluar takime të ndara me Ministrin e MASHT-it, prof dr. Arsim Bajrami dhe me Ministrin z.Yagcilar. mitroviceFaktet e ofruara nga SBASHK-u kanë bërë që të zhvillohen disa takime me përfaqësues të MASHT-it e me qëllim që të dilet me një propozim konkret lidhur me rangimin dhe koficientët për sektorin e arsimit.
Krahas këtyre angazhimeve SBASHK-u ka nisur edhe me agjendën e takimeve nëpër komuna. Deri tani janë zhvilluar kuvende pune të KS të AF e AM të Gjilanit dhe Mitrovicës. Në të dy këto Kuvende janë shtruar detyra konkrete dhe është shprehur unitet e gatishmëri e plotë për realizimin e tyre. Kryetarët e Kuvendeve z.Blerim Mehmeti,Gjilan dhe znj.Vjollca Shala, Mitrovicë kanë njoftuar pjesëmarrësit në takime lidhur me angazhimet që duhet bërë pasi që viti 2017 është vit i zgjedhjeve në SBASHK duke filluar nga shoqatat sindikale. Po ashtu në këto takime është biseduar edhe për angazhimet e SBASHK-ut duke përendur arritjet, por edhe sfidat që nuk janë të pakta. Këto takime ishin moment i mirë për shpërndarjen e fletëpalosjeve dhe të postërve, që në bashkëpunim me GIZ janë punuar, me qëllim që të shtohen angazhimet në ngritje të cilësisë dhe në ngritjen e arritjeve në PISA të radhës.gjilann
Është bërë informimi edhe për angazhimin e vazhdueshëm të SBASHK-ut lidhur me ndryshimet në projektligjin për pagat dhe lidhur me ligjin për statusin e mësimdhënësve të Kosovës të viteve të 90-ta. Pjesëmarrësit në këto takime kanë bashkëbiseduar edhe për Memorandumin e SBASHK-ut me BSPK-në dhe është vlerësuar se ky angazhim është bërë me qëllim që të forcohet zëri sindikal në Kosovë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të punësuarve kudo në Kosovë dhe për realizimin e kërkesave të tyre legjitime.
Në takimin e Kuvendit të KS të AF e AM të Gjilanit kanë marrë pjesë edhe kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, të cilët kanë sjellë informacione të shumta dhe u janë përgjigjur shumë pyetjeve të pjesëmarrësve. Kjo agjendë e bashkëbisedave me anëtarësinë dhe me veprimtarët sindikalë do të vazhdojë edhe nëpër komunat tjera të Kosovës. E veçanta e takimeve të radhës është se në Lipjan, Rahovec e Suharekë do të mbahen Kuvende zgjedhore .

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook