Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kryetari i SBASHK-ut vizitoi DKA-në në Pejë

Gatishmëri për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit

Prishtinë, 14.11.2016
Të premten kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka vizituar Drejtorinë Arsimore të Pejës dhe është takuar me drejtorin Besim Avdimetaj. Drejtori i i DKA-së në Pejë, z. Avdimetaj ka lavdëruar SBASHK-un për angazhimet dhe teksa po i dëshironte mirëseardhje kryetarit të SBASHK-ut bashkërisht kanë kujtuar kohën kur Avdimetaj ishte veprimtar sindikal. 

DKA Peje

Pas kësaj ata janë ndalur të çështjet aktuale në arsimin pejan . Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka informuar z. Avdimetajn për angazhimet sindikale dhe është shprehur se do të bëjnë një agjendë për takime nëpër komuna me Drejtoritë Arsimore dhe me mësimdhënësit për të parë nga afër se cilat janë shqetësimet e po ashtu edhe për të bashkëbiseduar me angazhimet e vazhdueshme në ngritje të cilësisë në arsim.
Drejtori i DKA-së në Pejë, z. Avdimetaj është shprehur se komuna e Pejës dhe Drejtoria e tij janë duke bërë angazhimet që të realizohet kërkesa nga Kontrata Kolektive lidhur me 3 pagat me rastin e pensionimit të të punësuarve në arsim.
Drejtori Avdimetaj ka thënë se janë bërë angazhime konkrete dhe se shpresojnë se do të shënohen arritjet e para falë gatishmërisë së kryetarit të Pejës , z. Gazmend Muhaxheri dhe me angazhimin e DKA-së dhe Drejtorisë për Financa

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook