Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK në një ngjarje të rëndësishme të arsimit në Lisbonë të Portugalisë

Shkëmbim përvojash për përdorimin e teknologjisë informative në arsim
Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) vazhdon me aktivitetet sindikale e arsimore duke bërë bashkë përfaqësues të sindikatave nag gjithë vendet e Evropës. Një aktivitet i tillë është duke u zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë . Në këtë aktivitet me rëndësi , si edhe herëve tjera, është duke marrë pjesë edhe SBASHK-u.
ymeriNë hyrje të këtij takimi pjesëmarrësit i kanë përshëndetur Gabriela Portela, zyrtare e lartë e e Institutit të Sindikatave Evropiane të Arsimit, Drejtorja e e ETUCE për Evropën, znj. Suzan Flocken dhe në emër të UNESKO-s, znj. Natalia Amelina. Ato kanë folur edhe për rëndësinë e këtij takimi dhe kanë apeluar të pjesëmarrësit që të japin kontribut të çmuar në mënyrë që përfundimet e takimit të jenë një bazë e mirë për të bartur përvojat te mësimdhënësit e tërë Evropës.
Në këtë aktivitet me rëndësi për sindikat dhe arsimin pjesëmarrës është edhe SBASHK-u. Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri , përveç kontributit gjatë punës në grupe, ka zhvilluar edhe takime të ndara me përfaqësues të sindikatave të tjera nga shetet e Evropës duke forcuar kështu miqësinë dhe bashkëpunimin me to.
Pas kësaj punimet e këtij aktiviteti janë ndarë në grupe. Në grupin e parë ëhstë punuar në temën " Sfidat dhe mundësitë për të identifikuar pranimin dhe përshtatjen e nevojave për trajnim të TIK për mësuesit". Në këtë grup janë hapur çështjet se cila është rëndësia e mësimit të TIK për mësimdhënësit, cili është l roli i shtetit dhe punëdhënësve në trajnimin e mësuesve, si mundet të trajtohen papengesat që pengojnë një mësim më efektiv të TIK dhe pyetje të tjera me interes.
Në grupin e dytë janë shtruar pyetje që kanë të bëjnë me TIK dhe nxënësin dhe analiza e të mësuesit dhe se cilat janë rreziqet , por edhe përfitimet nga të mësuarit e analitikes.ymeri1grupin e tretë po ashtu janë shtruar çështje me                                                                                          rëndësi si përdorimi pedagogjik i të mësuarit në TIK, siguria elektronike .ymeri2 PO ashtu është shtruar pyetja se a mund të ndikojë përdorimi i robotëve dhe inteligjencës artificiale në zhvillimin e arsimimit të nxënësve me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta, cili duhet të jetë roli i sindikatave të arsimit për të promovuar një përdorim të përgjegjshëm dhe kritik të TIK dhe rrjeteve sociale e shumë pyetje të tjera të rëndësishme e që lidhen me përdorimin e zhvillimeve të hovshme teknologjike në sistemin arsimor.
Pas punës në grupe ndo të raportohet për përfundimet dhe konkluzionet, të cilat do të jenë bazë e mirë që pjesëmarrësit dijet e fituara t'i bartin në sindikatat e tyre dhe të anëtarësia në tërësi.

SBASHK vazhdon me zhvillim profesional të sindikalistëve

SBASHK vazhdon me Trajnimin "Forcimi i Kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social".Trajnimi u mbajtë nga 20 prill 2018 deri me 22 prill 2018 në Durrës. Pjesmarrës ishin anëtarët e ri të Këshillit Drejtues dhe Kryetarët e ri të shoqatave.Trajnimin e mbajtën Kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj dhe Menaxheri Financiar Z.Ymer Ymeri.

trajnimitrajnimi1

SBASHK-u vazhdon me realizimin e Planit strategjik

19.04.2018-SBASHK-u vazhdon me realizimin e Planit strategjik
20.04.2018Trajnim tre ditor për dialogun social me të zgjedhurit e ri
Duke realizuar Planin strategjik të forcimit të kapaciteteve pwr të marrë pjesë aktive në dialogun social në nivel të shkollave dhe atë komunal e kombëtar, SBASHK-u është duke vazhduar me trajnimin e licencuar ''Forcimi I kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dilaogut social''. Kësaj radhe në këtë aktivitet tre ditor janë pjesëmarrës disa nga anëtarët e Këshillit Drejtues dhe një numër i konsideruar i kryetarëve të shoqatave sindikale të disa shkollave nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Në hapje të këtij aktiviteti sindikal, kryetari I SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka folur pastaj për anktivitetet e shumta tw SBASHK-ut dhe angazhimet në shërbim të anëtarësisë. Pas kësaj kryetari Jasharaj ka filluar të shpalos pjesë nga temat e këtij trajnimi duke u ndalur të përkufizimi dhe rëndësia e dialogut social.
20.04.2018 1Trajneri I licencuar me dialogun social, Ymer Ymeri ka vazhduar me temat tjera duke shpjeguar dialogun social në kontestin kombëtar dhe duke krijuar një atmosferë aktive përmes bashkëbisedimit me pjesëmarrësit, të cilët kanë dhënë mendimet e tyre dhe kanë përcjellë edhe përvojat nga mjediset ku punojnë e jetojnë për dialogun social dhe rëndësinë e njohurive që po fitojnë këtu për të qenë sa më të përgatitur për prezantimin e kërkesave të kolegëve që përfaqësojnë ata në nivel shkolle apo edhe në takimet me zyrtarë të DKA-ve.
Gjatë vazhdmimit të këtij aktiviteti pjesëmarrësit kanë punuar në grupe dhe kanë zgjedhur shumë detyra duke ju përgjigjur kërkesave të temave të trajnimit.
Trajneri Ymer Ymeri, i ndihmuar nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe jurisiti i SBASHK-ut, Blendor Shatri në pauza të trajnimeve u janë përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve që kishin të bënin me Kontratën Kolektive dhe me shqetësimet që ata përcjellnin komunat e tyre.
20.04.2018 3Me shumë inetresim nga pjesëmarrësit është përcjellur edhe pjesa e trajnimit që kishte të bënte me Këshillin Ekonomik Social dhe me dallimet mes palëve që janë pjesë e dialogut social në Kosovë dhe atyre në Evropë.
Një pjesë shumë dinamike dhe ineresante e këtij trajnimi wshtw kur pjesëmarrësit në trajnim gjenden në rolin punëdhënësit apo të përfaqësuesve sindikal nw pwrpjekje për tw zhvilluar dialogun social në përpjekjet për të arritur marrëveshje mes palëve.

 

 

 

 

 

20.04.2018 2

SBASHK-u përshëndet miratimin e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve të 90-ta

Kryetari i SBASHK-ut në takimin me Kryetarët e sindikatave të niveleve komunale dhe të universiteteve dhe kryesinë e SBASHK-ut,takimi i cili ishte caktuar më herët për të vendosur për ecurin e grevës të planifikuar për datën 13 prill,pikërisht nga ju media të nderuara morrëm lajmin se Qeveria ka miratuar projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve të 90-ta për ҫka falenderojmë Kryeministrin,kabinetin e tij qeveritarë dhe akterët tjerë që ndihmuan në realizimin e kësaj kërkese.Andaj,kryetari në bashkëpunim me Kryetarët e sindikatave të niveleve komunale dhe të universiteteve bazuar në kompetencat e rezolutës së Kongresit të 7-të të SBASHK-ut nxjerr vendim për anulimin e grevës së 13 prillit 2018.foto1

Me këtë rast SBASHK-u përmes juve media të nderuara i përgëzon mësimdhënësit e Kosovës për miratimin e këtij Ligji dhe i falënderon ata për mbështetje të vazhdueshme duke i siguruar se SBASHK-u do të jetë pranë tyre në mbrojtjen e të drejtave legjitime të tyre.foto2

Ju ftojm që me përkushtim edhe më të madh të vazhdoni misionin tuaj human dhe të shtoni përpjekjet që testi PISA 2018 të jep rezultate më të mira.

Ju media të nderuara ju jemi mirënjohës që gjatë gjithë kohës mbajtët të informuar anëtarësinë tonë dhe mbarë opinionin kosovar për angazhimet tonë në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë.

SBASHK takoi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Socilae, z.Skender Reçica

Prishtinë, 04.04.2018

Në kuadër të përpjekjeve për të gjetur zgjedhje për kërkesat e SBASHK-ut para datës së paraparë për grevë të përgjithshme (13 prill 2018), përfaqësuesit e SBASHK-ut sot janë takuar me Ministrin Reçica për të diskutuar për planifikimin afat-mesëm të shpenzimeve për Ministrinë e Punës.
Ministri Reçica i informoi përfaqësuesit e SBASHK-ut të udhëhequr nga kryetari Jasharaj se në planifikimin buxhetor të Kornizës Afat-mesme të Shpenzimeve 2019-2021, MPMS e ka përfshirë edhe Ligjin për Punëtoret e Arsimit Shqip që punuan në vitin shkollor 1990 deri në vitin 1999, të cilin propozim kjo Ministri e ka përcjellë në Ministrinë e Financave.IMG 0760
Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj, falenderoi Ministrin Reçica për angazhimin dhe planifikimin e buxhetit për Ligjin në fjalë në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021 duke kërkuar nga ai që të bëj përpjekje në kuadër të Qeverisë, që meqenëse ky Ligj është paraparë nga MPMS në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021 edhe përkundrazi që nuk është aprovuar ende në Qeveri, Ligji në fjalë të kaloi në Qeveri dhe të procesohet në Parlament.
Gjatë ditëve në vijim SBASHK-u gjithashtu do të bëjë përpjekje maksimale që të takoj edhe akterët tjerë në këtë proces, si Ministrin e MASHT-it z.Bytyqi, gjithashtu edhe Kryeministrin z.Haradinaj, në mënyrë që kërkesat e SBASHK-ut të realizohen para datës 13 prill.
Njëherit SBASHK-u falënderon Komisionin Parlamentar për Arsim për kërkesën që i ka drejtuar Kryesministrit për aprovimin e këtij Ligji dhe dërgimin e tij drejt Kuvendit.

SBASHK-u në konferencën ndërkombëtare të arsimit të Evropës në Sofje

Arsimi kudo në Evropë para sfidave të mëdha

Prishtinë, 29.03.2018
sofiee5E mbështetur nga Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës dhe Ministrisë së Arsimit të Bullgarisë, Sindikata e punëtorëve bullgar të arsimit ka organizuar Konferencë ndërkombëtare në të cilën krahas shumë shteteve të Ballkanit e Evropës ka marrë pjesë edhe SBASHK-u duke përfaqësuar në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare arsimin e Republikës së Kosovës.
Në hapje të kësaj konference, kryetarja e Sindikatës së mësuesve të Bullgarisë, Janka Takeva ka përshëndetur delegacionet pjesëmarrëse duke apeluar te ta që të kontribuojnë me prezantimet e tyre për të parë nga afër gjendjen në arsim në vendet e Ballkanit e Evropës. sofiee3"Kjo është ngjarje e rëndësishme për të gjithë ne në kohën kur arsimi kudo në vendet nga vijmë ne është para sfidave të shumta dhe si gjithmonë ne do të tregojmë solidaritetin sindikal dhe bashkërisht me presidenten e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Kristine Blover dhe drejtoren e këtij Komiteti për Evropën Suzan Flocken do të mundohemi të ofrojmë ide e propozime konkrete se si të tejkalohen bashkërisht këto sfida", është shprehur , kryetarja e Sindikatës së mësuesve të Bullgarisë, Janka Takeva. Pjesëmarrësit e kësaj Konference i ka përshëndetur pastaj Ministri i Arsimit të Bullgarisë Krasimir Valshev, i cili është shprehur se sindikatat kanë rol kyç në angazhimet në shërbim të arsimit në çdo shtet.
Presidentja e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës , Kristine Blover e ka çmuar si të rëndësishme këtë ngjarje duke kujtuar se të 11 milionë anëtarët e këtyre sindikatave evropiane presin që të ndihen të mbrojtur në përballje me sfidat e shumta. sofiee" Këtu po përfaqësojmë anëtarësinë nga shumë shtete të Ballkanit dhe Evropës dhe duhet të angazhohemi edhe në të ardhmen që punëtorët e arsimit të kenë paga dinjitoze dhe t'u sigurohen nga qeveritë kushte të mira të punës në mënyrë që më lehtë të realizohet përkushtimi për arsimim e edukim të fëmijëve të atyre shteteve, por edhe të fëmijëve refugjatë, kudo janë ata."
Drejtorja e ETUCE , Suzan Flocken ka ngritur shqetësimin se si të veprohet në kohën kur në shumë shtete 32 % e të punësuarve në arsim janë të moshës mbi 50 vjet, ndërsa në arsimin e mesëm kjo shifër arrinë në 36 %.Ajo ka kritikuar se shumë shtete ende nuk ndajnë buxhet të mjaftueshëm për arsim dhe se është pyetje e kohës se si të bëhet atraktiv profesioni i mësuesit, pasi siç u tha nga disa pjesëmarrës në shtetet e caktuara po hetohet mungesë e kuadrove të profilit të arsimit sepse një pjesë e kuadrove të shkolluara për punën në arsim duke u gjendur para presioneve të kohës po kërkojnë punë në sektorë të tjerë.
Pas kësaj kontribut të çmuar në temën kyçe "Mbështetja e mësimdhënësve të ri është shumë e rëndësishme për arsimim kualitativ" kanë dhënë eksperti i arsimit nga Irlanda, Loan Rusell Marko Snoek nga Universiteti i Amsterdamit dhe ekspertë të tjerë nga Bullgaria dhe shtete të tjera.sofiee2
Kontribut të çmuar në këtë Konferencë ka dhënë edhe delegacioni i SBASHK-ut. Kryetari Rrahman Jasharaj ka deklaruar se në arsimin e Republikës së Kosovës në momentin aktual janë duke punuar tri gjenerata mësuesish dhe se një pjesë e tyre janë pra edhe gjenerata e re që viteve të fundit kanë kryer arsimimin adekuat për mësimdhënës dhe se ata kanë mbështetjen e kolegëve të tyre me përvojë , të cilët u ndihmojnë të rinjve që të hedhin hapat e parë të këtë mision të shenjtë të arsimimit e edukimit të brezave.
Gjatë pauzave të Konferencës kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të shumë sindikatave nga Ballkani e Evropa duke shikuar mundësinë e forcimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit me qëllim të bartjes së përvojave sindikale.

 

Një aktivitet i qëlluar sindikal i sindikalistëve të arsimit të Mitrovicës

Trajnim për udhëheqje dhe planifikim strategjik në Arsimin Parauniversitar

UP3 23.03 1Pasi që komisioni gjegjës në MASHT ka përfillur këkresën e SBASHK-ut për licencimin e dy trajnimeve dhe atë" Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialgut social" dhe"Udhëheqja dhe palnifikimi strategjik në Arsimin Parauniveristar" është filluar me trajnimin lidhur me përgatitjen e kuadrove të reja për udhëheqje sindikale dhe në insititucione arsimore. Pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve do të marrin certifikata të aprovuara nga SBASHK dhe MASHT .
Në trajnimin "Udhëheqja dhe palnifikimi strategjik në Arsimin Parauniveristar" janë pjesëmarrës kryetarët e shoqatave sindikale nga shkollat e komunës së Mitrovicës. Udhëheqësja e këtij aktiviteti Vjollca Shala tregon se ky aktivitet me rëndësi është i mbuluar materialisht nga mjetet e kursyera nga fondi sindikal komunal.
Duke hapur punimet e këtij trajnimi nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala është shprehur se Mitrovica është shëmbull i mirë i unitetit dhe angazhimit sindikal dhe se duke kursyer mjetet nga fondi sindikal komunal bashkërisht jemi në këtë ativitet të rëndësishëm që jep mundësi të fitohen njohuri konkrete për udhëheqje dhe planifikim strategjik në arsim.UP1 23.03.2018
Pas kësaj njohësi i mirë i kësaj lamie, trajneri i licensuar, Safet Beqiri ka nisur të shpalos programin e këtij trajnimi duke u ndalur fillimisht te profili i udhëheqësit të suksesshëm të shekullit 21. Ai po ashtu ka sqaruar për pjesëmarrësit se cilat janë bazat e menaxhimit. Trajneri Beqiri ka sjellë shumë shëmbuj konkret për të ilustruar më mirë e për ta bërë më të lehtë të kuptuarit e këtyre çështjeve. Kjo pjesë e trajnimit ka fituar në dinamikë ngase është zhvilluar përmes bashkëbisedës dhe pjesëmarrësit kanë dhënë idetë dhe mendimet e tyre për profilin e liderit dhe menaxherit. Trajneri Beqiri ka nxitur debat mes pjesëmarrësve , të cilët kanë portretizuar udhëheqësin, por edhe menaxherin e mirë dhe atë që nuk meriton të jetë në këto pozita udhëheqëse e menaxhuese.UP2 23.03.2018
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka lavdëruar arritjet sindikale në komunë e Mitrovicës duke theksuar se edhe ky aktivitet që ata po zhvillojnë është falë përkushtimit dhe angazhimit të kryetares, kryesisë, por edhe të veprimtarëve tjerë sindikal në këtë komunë që duke ruajtur me kujdes fondin sindikal komunal kanë arritur të zhvillojnë shumë aktivitete në të kaluarën dhe këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.
Trajnedri i licencuar Ymer Ymeri ka dhënë një kontribut të çmuar gjatë gjithë trajnimit duke u ndalur te llojet e udhëheqjes dhe udhëheqësve e duke marrë shembuj konkret nga realiteti ekzistues në Kosovë, sidomos në sektorin e arsimit.UP3 23.03 1
Pjesëmarrësit në këtë trajnim janë shprehur se aktiviteti i tillë është shumë i qëlluar dhe se ata janë duke marrë njohuri të reja rreth udhëheqjes dhe planifikimit strategjik dhe këto njohuri do t'u shërbejnë në të ardhmen duke i përdorë në angazhimet e tyre sindikale dhe në procesin edukativo-arsimor.

Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsim znj.Teuta Haxhiu vizitoi SBASHK-un

Prishtinë, 22.03.2018

29391363 10212754320471572 977598129 oPas senzibilizimit të mbarë opinionit për situatën aktuale në arsim si dhe veprimeve sindikale të SBASHK-ut në përpjekje për realizimin e kërkesave tanimë të njohura, sot në SBASHK qëndroi deputetja, gjegjësisht nënkryetarja e Komisionit Paralamentar për Arsim znj.Teuta Haxhiu, e cila bisedoi gjërë e gjatë me kryetarin e SBASHK-ut lidhur me aktualitetin në arsim dhe angazhimet e SBASHK-ut që me dialog apo veprime sindikale t'i realizoj kërkesat e anëtarësisë.
Znj.Haxhiu ka shprehur respekt të lartë për punëtorët e arsimit, duke qenë dikur njëra nga ato dhe ka thënë se ka gatishmërinë që në Komisionin Parlamentar për Arsim, por edhe në seancat e parlamentit të ngris çështje në shërbim të arsimit. Ajo i ka bërë apel SBASHK-ut që krahas angazhimeve në mbrojtjen e të drejtave dhe realizimin e kërkesave të anëtarësisë, të vazhdojë edhe me kontributin për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.
29250298 10212754320871582 1447664047 oKryetari i SBASHK-ut bashkë me menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë njoftuar znj.Haxhiu me gjithë angazhimet duke alarmuar se arsimi në Kosovë është në fazën e veprimeve sindikale dhe nëse kërkesat nuk realizohen shumë shpejt, atëherë i tërë sistemi arsimore me datë 13 prill 2018 e tutje do të gjendet në grevë të përgjithshme, e cila nuk do të përfundoj derisa nuk realizohen kërkesat e SBASHK-ut, të cilat i di Qeveria por edhe i gjithë opinioni.
Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsim është shprehur e bindur se Qeveria dhe Institucionet në përgjithësi do të angazhohen që ligji për statusin e mësimdhënësve të arsimit shqip të viteve të '90-ta të marr dritën e gjelbër në Qeveri për t'u proceduar tutje në Parlament.
Të dy palet janë pajtuar që të vazhdojnë me komunikimin dhe të bëjnë çdo gjë që është e mundur që para datës 13 prill të miratohet ligji në fjalë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Takim i nivelit të lartë për çështjet arsimore në Kosovë

Prishtinë, 22.03.2018

22.3.2018 ZKM 3Në ambientet e Qeverisë së Kosovës, Ministri i MASHT Shyqiri Bytyqi ka organizuar një takim me temën "Gjendja në arsimin e Kosovës". Në këtë takim kanë marr pjesë Kryeministri Haradinaj, zv/Kryeministrat Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut, rektorë e prorektorë nga universitetet e Kosovës dhe përfaqësues të DKA-ve. Në hapje të këtij takimi Ministri Bytyqi është shprehur se është ky një moment i veçantë për të biseduar bashkërisht e për të kontribuar me ide që të kemi një arsim sa më të mirë.
Kryeministri Haradinaj është shprehur se ky është një fillim i ri dhe se takime në një përmbajtje të tillë është mirë të organizohen së paku çdo muaj. Ai pastaj është shprehur se duhet dhënë secili kontributin e tij në mënyrë që ta përmirësojmë gjendjen në arsimin e Kosovës, duke veçuar se as SBASHK-u vetëm po as edhe të tjerët pa i bashkuar angazhimet nuk mund t'ia dalin këtij misioni. Kryeministri Haradinaj veç tjerash tha se është i interesuar që të rregulloj gjendejn në arsim pa kërkuar fajtorë dhe i tojë të gjithë akterët që të jenë të përkushtuar që ta përmirësojmë gjendjen ekzistuese.
qeveri22Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj nuk ka hezituar që edhe në këtë takim të rikujtojë se po flet si zë i të gjithë të punësuarve në arsim dhe i është drejtuar Kryeministrit dhe zv/Kryeministrave që të kontribuojnë në realizimin e kërkesave të SBASHK-ut, që janë kërkesa të mësimdhënësve të Kosovës, duke kujtuar se nëse kjo nuk ndodhë, do të veprohet sipas Rezolutës së Kongresit të 7-të të SBASHK-ut për veprime sindikale, që do të thotë se data 13 prill 2018 e gjenë Kosovën në grevë të përgjithshme të arsimit.

Këshilli i ri Drejtues i SBASHK-ut mbajti një takim zgjedhor dhe një takim pune

Nënkryetare e SBASHK-ut u zgjodh Vjollca Shala e sekretare e përgjithshme Jehona Oruçi

Prishtinë,17.03.2018
Këshilli i ri Drejtues i SBASHK-ut ka zhvilluar dy takime këtë të shtunë në sallën e Qendrës së studentëve te selia e SBASHK-ut. Takimi i parë ishte zgjedhor dhe bazuar në Statutin e SBASHK-ut duhej zgjedhur një nënkryetar dhe sekretari i përgjithshëm.
Në fjalën hyrëse kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj u është drejtuar anëtarëve të ri të Këshillit Drejtues për të thënë se : "Të nderuar kolege e kolegë,anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues ju përshëndes dhe ju uroj angazhime konkrete në përfaqësimin sa më të denjë të anëtarësisë që ju ka dhënë besimin që ju për 4 vite me radhë të jeni pjesë e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, që është organi më i rëndësishëm sindikatës sonë mes dy Kongreseve.KD1 Ai pastaj ka kujtuar edhe një herë rendin e ditës dhe pas zgjedhjes së komisioneve të nevojshme, sekretarja e përgjithshme , Jehona Oruçi ka shpalosur pikat kyçe nga raporti i punës së kryetarit dhe kryesisë, raport ky që është aprovuar në Kongresin 7 të SBASHK-ut.
Pas kësaj Komisioni kandidues ka informuar Këshillin Drejtues me kandidaturën për nënkryetare dhe atë për sekretar të përgjithshëm.
"Vjollca Shala është kandidate për nënkryetare dhe kjo duke u bazuar në faktin se ajo ka përvojë të gjatë në angazhimet sindikale . Po ashtu ajo ka shënuar arritje fillimisht në komunën e saj duke mobilizuar pozitivisht punëtorët e arsimit atje dhe me shembullin e saj ka kontribuar që numri i anëtarëve të SBASHK-ut vazhdimisht të shtohet në Mitrovicë dhe se në zgjedhjet e bëra nëpër shoqata është rritur dukshëm angazhimi i femrave , të cilat janë zgjedhur për të udhëhequr shumë shoqata sindikale atje.KD2 Ka dhënë kontribut te madh ne cilësinë e trajnerit ne Trajnimet e organizuar nga SBASHK-u , me temën Ngritja e kapaciteteve të SBASHK-ut ne Dialogun Social .Po ashtu do theksuar se kjo kolege me punë , korrektësi e angazhim ka krijuar respekt tek të punësuarit në arsim dhe kjo u dëshmua edhe në Kuvendin e Sindikatave të Arsimit të Mesëm, në të cilin delegatët e zgjodhën Vjollcën për kryetare të këtij niveli arsimor", thuhet në shkresën e nominimit të koleges Vjollca për nënkryetare të SBASHK-ut.
Edhe lidhur me kandidaturën e Jehona Oruçit që të rizgjidhet sekretare e përgjithshme është " Zonja Jehona Oruçi, e cila edhe deri tani ka qenë sekretare e e përgjithshme dhe këtë detyrë, pasi është emëruar drejtore në një shkollë të Prishtinës, e ka kryer në mënyrë vullnetare, pra pa pagë mujore. Në bisedat me kolegen Jehona, , ajo ka pranuar që të vazhdojë ta kryej detyrën e sekretares së përgjithshme , si edhe deri tani, në mënyrë vullnetare, pra pa pagë mujore deri në një vendim tjetër." është thënë në vlerësimin për znj. Jehona.KD4 Në vazhdim komisioni zgjedhor ka udhëhequr procesin e votimeve dhe pastaj ka shpallur rezultatet të cilat tregojnë se Këshilli Drejtues i jep besimin znj. Vjollca dhe znj. Jehona që të jenë në këto dy poste tejet të rëndësishme në SBASHK.
Në takimin e dytë Këshilli Drejtues ka shpalosur e ka debatuar për shumë pika të rëndësishme të punës.
Fillimisht ata janë njoftuar me 5 Rezolutat e Kongresit për t'u ndalur veçmas të Rezoluta për veprimet sindikale në përpjekje për të realizuar kërkesat e anëtarësisë. Në vazhdim të takimit ata janë njoftuar ne detaje për angazhimet që ka bërë kryetari Jasharaj dhe këshilltari për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri që përmes takimeve të shumta me përfaqësues të institucioneve të arrijnë që çështjet të realizohen përmes dialogut duke kujtuar takimet me Kryeministrin Haradinaj, Ministrat Bytyqi e Hamza dhe me shumë përfaqësues të tjerë të institucioneve.KD5 " Duke parë se dialogu nuk po jep frytet e duhura në fillim me veprimet sindikale , që ju i dini dhe ato treguan unitet të lartë të SBASHK-ut. Nëse gjendja vazhdon të jetë e njëjtë atëherë më 13 prill shkohet në grevë të përgjithshme në kohë të pacaktuar , gjegjësisht deri sa të plotësohen kërkesat tona të bëra publike", ka kujtuar Këshillin Drejtues, kryetari Jasharaj .
Në vazhdim të këtij takimi anëtarët e Këshillit Drejtues janë njoftuar me ndarjen e vendeve për pushime të anëtarësisë sipas komunave e Universiteteve duke u bazuar në kriterin në çdo 54 anëtarë një pushues. . Në kuvendet e sindikatave komunale dhe atë të universiteteve do të bëhet caktimi i shkollave dhe njësive akademike që dërgojnë pushues, ndërsa anëtarët tonë në ato shkolla dhe njësi akademike do të zgjedhin pushuesit duke respektuar në përpikëri vendimin që thotë se prej tyre 40% duhet të jenë femra.
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka njoftuar Këshillin Drejtues me vendimin :" As një as kryetarët e niveleve komunale dhe SUSHK-ut e as anëtarët e kryesisë së SBASHK-ut nuk shkojnë në këto pushime. Caktohet komisioni shoqërues dhe kujdestar gjatë pushimeve. Caktohet nga niveli qendror, por me anëtarë nga regjionet dhe nga stafi. Përgjegjës për pushimet është këshilltari për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i cili është i autorizuar të caktojë dhe të udhëheq me ekipet kujdestare gjatë dy turneve të pushimeve. Pra, do të shkojnë dy turne, e jo të gjithë në të njërën kohë, gjegjësisht 210 pushues në turnin e parë dhe po aq pushues në turnin e dytë. Të respektohet në përpikëri ndarja tabelare sipas gjinisë. Nuk mund të bëhen zëvendësime me gjininë tjetër e as të bëhen zëvendësime në momentet e fundit. Njerëz me sëmundje mos të dërgohen . Të vërtetohet se të nominuarit për pushime a janë anëtarë të SBASHK", thuhet në këtë vendim që është përkrahur nga Këshilli Drejtues.KD6
Këshilli Drejtues është informuar se SBASHK-u do të punojë e do të angazhohet që të vazhdohet me aktivitete për dy trajnimet e licencuara dhe atë Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social, gjithsej 32 orë trajnim dhe Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar", 32 orë trajnim. për çka janë caktuar edhe kriteret.

U mbajtë grevë një ditëshe në tërë sistemin arsimor të Kosovës

Prishtinë, 12.03.2018

19718852 1988696244491291 940221559 oThirjeve të kryetarit të SBASHK-ut për grevë një ditëshe, në ditën e sotme 12 mars 2018, e bazuar edhe në Rezolutën e Kongresit të 7-të të SBASHK-ut për veprime sindikale, i janë përgjigjur të gjitha shoqatat sindikale në arsimin fillor e të mesëm dhe në universitetet që janë pjesë e SBASHK-ut.
Grevës iu kanë bashkangjitur edhe një numër i atyre pak shoqatave sindikale që nuk janë anëtare të SBASHK-ut.
Para se të fillojmë të përshkruajmë aktivitetin ditor të zhvillimeve gjatë ditës së sotme, të nderuar anëtarë të SBASHK-ut, në emrin tuaj dhe në emër të të gjitha organeve të SBASHK-ut, duam ti falënderojmë mediat, të cilat që nga ora 7 e mëngjesit dhe deri në këtë moment që ne po shkruajmë këtë raport, gjithëmonë janë në mesin tonë dhe ne përmes tyre po iu përcjellim ngjarjet që janë zhvilluar ditën e sotme, por gjithashtu ato po përcjellin edhe reagimet e disa organizatave, që nuk kanë qëllim zgjedhjen e çështjeve të ngritura, por mundohen të thellojnë problemet në arsim.28822758 1988696044491311 1538891881 o
Gjithashtu një falenderim shkon edhe për mirëkuptimin e nxënësve, studentëve dhe prindërve për mbështetjen e tyre morale që i kanë bërë anëtarëve tanë.
Më lejoni të iu informoj se në bazë të shënimeve të Këshillit Qendror Grevist, greva e sotme ka filluar ashtu siç është paraparë, në ora 9 dhe ka pasë rrjedhë normale për të përfunduar ashtu siç ishte vendimi, në orën 12.
Besojmë se ky do të jetë alarm i mjaftueshëm për institucionet e Kosovës që të ulen dhe me veprime konkrete të bëjnë zgjedhjen e kërkesave tona legjitime. Me të filluar greva, kryetari i SBASHK-ut bashkë me bashkëpunëtorë vizitoi mësimdhënësit grevist në sh.f"Dardania" dhe "Ismail Qemali" në Prishtinë.
Kolegët tanë në të dy këto institucione arsimore por edhe kudo në shkollat dhe universitetet e Kosovës vazhdojnë të na japin përkrahje të fuqishme duke përsëritur kërkesën që të qëndrojnë në përpjekjet për realizimin e kërkesave legjitime duke na kujtuar se kemi mbështetjen dhe besimin e tyre të plotë.28942323 1047537618720004 700746618 o
Në disa fotografi të realizuara nga SBASHK por edhe nga mediat, në ambientet ku po mbahej greva, edhe pse mësimdhënësit kanë informata se në grevë janë të gjitha shkollat e Kosovës, që tregon një unitet të madh mes anëtarësisë së SBASHK-ut, prapë se prapë në fytyrat e tyre vërehet një keqardhje pse insitucionet shtetërore po i detyrojnë ta përdorin grevën si mjet për realizimin e kërkesave, në vend që kjo të zgjidhet përmes dialogut.
E njëjta çështje është vërejtur edhetek udhëheqësit e SBASHK-ut nga niveli qendror deri te ai lokal, të cilët në asnjë moment përgjigjen masovike të anëtarësisë për grevë nuk e kanë shprehur si fitore ndaj punëdhënësve, por si tërheqje e vërejtjes atyre që kërkesat të realizohen ashtu siç është premtuar dhe kudo është bërë apel për plotësimin e kërkesave para datës 13 prill, përndryshe me datë 13 prill e tutje përsëri anëtarësia e SBASHK-ut me shumë keqardhje do të gjindet në grevë me kohë të pacaktuar dhe përgjegjësinë për këtë e mbajnë ata të cilët po e pengojnë realizimin e këtyre kërkesave.28942558 1732589070131996 1501198708 o 1
Grevistët nëpër shumë komuna e shkolla u vizituan edhe nga Kryesia e SBASHK-ut dhe kryetarët e nivelit komunal si dhe kryetari i SUSHK-ut, ku biseduan për së afërmi me grevistët dhe në të gjitha këto takime, anëtarësia e SBASHK-ut kërkoi nga ta që në asnjë mënyrë mos të tërhiqen nga veprimet sindikale deri në realizimin e kërkesave tona legjitime.
SBASHK-u bëri një analizë të grevës edhe në praninë e një numri të madh mediash përmes konferencës për media. Kryetari i SBASHK-ut pasi njoftoi mediat për rrjedhën e grevës dhe raportet e arritura nga tereni, që flasin për pjesëmarrje masive në këtë veprim sindikal, ai përmendi edhe njëherë kërkesat për t'u ndalur pastaj te takimi me ministrin Hamza dhe deklaratave të dala nga kabineti i tij.
Kryetari i SBASHK-ut theksoi se deklarata e tillë nuk përkon me realitetin dhe veçmas prononcimi para mediave i këshilltarit të tij, kishte tendencë të dezinformimit të opinionit.28943106 1988695934491322 1387507314 o
Duke demantuar deklaratat e këshilltarit të ministrit Hamza se gjoja u dashkan për vitin e dytë të implementimit të Ligjit më shumë së 12 milion euro, menaxheri për financa dhe këshilltari Ymer Ymeri ka përmendur fakte të bazuara në vet shkresën e Ministrisë së Financave, në të cilën thuhet se për implementimin e Ligjit të viteve të '90-ta, do të duheshin jo më shumë se 2 milion e gjysme euro për vitin e parë e për vitin 2019, 2 milion e 700 mijë euro. Pra, është dezinformatë e këshilltarit të ministrit Hamza se për vitin e dytë u dashkan gjoja 12 milion euro.
Këtë deklarim menaxheri Ymeri e ka përforcuar duke ua shpërndarë mediave këtë shkresë të Ministrisë së Financave, që mbanë datën 12.02.2018
Gazetarët janë interesuar të dinë se çfarë do të veprojë SBASHK-u tani e tutje, nëse institucionet shtetërore nuk veprojnë në realizimin e kërkesave tanimë të bëra publike.
Kryetari i SBASHK-ut u përgjigj duke thënë se nga 12 marsi e deri më 13 prill do të insistohet prapë në dialog dhe se Qeveria ka mjaft kohë për të reflektuar, e nëse nuk ndodh kështu atëherë Rezoluta e Kongresit të 7-të është ajo që obligon kryetarin dhe Kryesinë që me 13 prill të shpallë grevë të përgjithshme e në kohë të pacaktuar deri në realizimin e kërkesave.Untitled
Kryetari i SBASHK-ut duke u përgjigjur në interesimet e gazetarëve, ka kujtuar se nesër mësimi zhvillohet sipas orarit të paraparë dhe kështu do të ndodhë deri më 13 prill, nëse nuk ka veprime konkrete nga Qeveria në realizimin e kërkesave tona.

Ma artikuj...

  1. SBASHK organizoi manifestim madhështor për ditën e mësuesit dhe shkollës shqipe
  2. Raport i zgjeruar lidhur me rrjedhën e punimeve të Kongresit 7 të SBASHK
  3. Reagim i SBASHK-ut ndaj një deklarate të KMDLNJ-së
  4. I tërë sistemi arsimor i Kosovës në grevën një-orëshe
  5. SBASHK-u fillon me veprime sindikale
  6. Drejtori i Arsimit të Prishtinës priti përfaqësuesit e SBASHK-ut
  7. SHFMU "Ali Ajeti “ në Sfeçël i bashkohet SBASHK-ut
  8. Bashkëbisedë me ju anëtarë të SBASHK-ut
  9. SBASHK-u marrëveshje me Poliklinikën “Olive Medicinal Group”
  10. Kryetari i SBASHK-ut u takua me Ministrin e Financave Bedri Hamza
  11. Takime të ndara me zv/kryeministrin Limaj dhe me ministrin Bytyqi
  12. Këshilli Drejtues i SBASHK përgatitet për veprime sindikale
  13. Reagim i SBASHK-ut ndaj deklaratave të Kryeministrit Haradinaj ndaj arsimit dhe mësuesit
  14. SBASHK-u mbajti konferencë përmbyllëse me mediet
  15. U mbajt kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit të Mesëm në kuadër të SBASHK-ut
  16. U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Fillor në kuadër të SBASHK-ut
  17. SBASHK u takua me Ministrin Bytyqi
  18. Në komunën e Shtërpces u mbajtë Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës Komunale të Arsimit Parauniversitar
  19. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SUSHK-ut
  20. Aktivitet i SBASHK-ut me të zgjedhurit e ri për Këshillin Drejtues
  21. Përfaqësues të lartë të FMN-së u takuan me përfaqësues të sindikatave
  22. SBASHK deputetëve- duke mbështetur kërkesat tona mbroni buxhetin e Kosovës
  23. Sindikata e arsimit llapjanë lidh marrëveshje me “AGNESA GROUP”
  24. U mbajt Kuvendi zgjedhor i sindikatës universitare në Ferizaj
  25. SBASHK-u mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për PISA 2018 “Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë”
  26. Agjenda e zgjedhjeve në SBASHK po realizohet edhe në Universitete
  27. Kryesia e SBASHK-ut aprovoi projekt-buxhetin e SBASHK-ut për vitin 2018
  28. U mbajt Kuvendi zgjedhor në Universitetin “Hasan Prishtina”
  29. U mbajtë Kuvendi Zgjedhor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë
  30. Është mbajtur të shtunën Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për Drenasin
  31. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM edhe në Malishevë
  32. Agjenda e zgjedhjeve në kuvendet e SAF e SAM afër përmbylljes
  33. Reagim i SBASHK-ut ndaj idesë së Ministrit Bytyqi për mësimin tërë ditor
  34. SBASHK dhe MASHT prioritet Projektligjit për statusin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta
  35. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Therandës ( Suharekës)
  36. Edhe në Prishtinë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM
  37. SBASHK- Më e mirë marrëveshja e kompromisi se sa urdhrat e prera
  38. SBASHK-u organizoi konferencën “Mësimdhënësit formojnë të ardhmen e Kosovës “
  39. Është mbajtur Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM edhe në Hanin e Elezit
  40. Tri Kuvende zgjedhore në dy ditët e vikendit
  41. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Kamenicës
  42. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM në Kaçanik
  43. Kryeministri Haradinaj u takua sot me përfaqësues të SBASHK-ut
  44. Konferenca e organizuar nga SBASHK-u për kremtimin e 5 tetorit - Ditës Botërore të Mësuesve
  45. SBASHK-u u takua me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
  46. SBASHK-u u takua me mësimdhënës dhe me kryetarin e Rahovecit z.Idriz Vehapi
  47. Duke kundërshtuar rritjen e pagave në sektorin publik, nuk mbrohet sektori privat
  48. Kuvende zgjedhore të SAF e SAM në Podujevë, Skenderaj dhe Mitrovicë
  49. SBASHK takime të ndara me Ministrat Kujtim Gashi e Shyqiri Bytyqi
  50. SBASHK-u vazhdon të realizojë Planin strategjik 2015-2019

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook