Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vazhdojnë aktivitetet nëpër komunat e Kosovës

Kuvend i suksesshëm pune në Mitrovicë, Kuvend zgjedhor në Shtime

Prishtinë, 25.04.2017
mitttSBASHK-u është duke e realizuar me përpikëri agjendën e takimeve me mësimdhënës nëpër komunat e Kosovës e po ashtu është duke kryer me përpikëri agjendat e zgjedhjeve nëpër shoqata sindikale e në nivele komunale. Në kuadër të këtyre aktiviteteve në Mitrovicë është mbajtur Kuvend i suksesshëm pune i SAF e SAM të kësaj komune. Kryetarët e të gjitha shoqatave sindikale të shkollave fillore e të mesme bashkë me kolegët e tyre nga çerdhet ishin pjesë aktive e këtij takimi. Në fillimet e punimeve të këtij Kuvendi, kryetarja Vjollca Shala ka përshëndetur kryetarin SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.mittttttt Pas kësaj kryetarja Shala ka bërë një pasqyrim të aktiviteteve të shumta që janë zhvilluar në këtë Komunë.
Kryetari i SBASHK-u, Rrahman Jasharaj anëtarëve të Kuvendit të SAF e SAM të Mitrovicës u ka sjellë detaje nga Kontrata e re e Arsimit të Kosovës, që është nënshkruar nga MASHT dhe SBASHK e pastaj edhe u është përgjigjur shumë pyetjeve që kishin të bënin me përmbajtjen e Kontratës së re, kurse menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, është përgjigjur në pyetjet që kishin të bënin me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta. Po ashtu ai është përgjigjur edhe në pyetje konkrete që kishin të bënin me raste nga komuna e Mitrovicës. Ajo që vlen të veçohet në këtë komunë është se koleget sindikaliste duke ndjekur shembullin e mirë të kryetares së tyre Vjollca Shala janë duke shtuar angazhimet dhe duke marrë përgjegjësitë në udhëheqjen e shoqatave sindikale. Për këtë dëshmon fakti se më shumë se gjysma e anëtarëve të Kuvendit të SAF e SAM janë femra sindikaliste.shtime
Derisa në Mitrovicë Kuvendi ishte i punës, në Shtime është mbajtur Kuvend zgjedhor i SAF e SAM për këtë Komunë. Punimet e këtij Kuvendi i ka përshëndetur nënkryetari i SBASHK-ut ,Rexhep Sadiku , i cili edhe ka kujtuar angazhimet, sfidat dhe arritjet e SBASHK-ut.
Kryetari i SAF e SAM për këtë Komunë, Xhavit Rexhaj ka prezantuar para anëtarëve të Kuvendit raportin e punës dhe raportin financiar për 4 vite. Pjesëmarrësit në këtë takim kanë bashkëbiseduar me nënkryetarin Sadiku dhe janë shprehur se edhe në të ardhmen do ta mbështesin SBASHK-un në angazhimet për mbrojtjen e të drejtave të anëtarësisë dhe për realizimin e kërkesave legjitime të tyre.
Në pjesën e dytë të takimit është zhvilluar procesi zgjedhor dhe me vota unanime për kryetar të këtij Kuvendi është rizgjedhur Xhavit Rexhaj.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook