Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vazhdon të realizohet me sukses Projekti i përbashkët mes KEC-it dhe SBASHK-ut

   
Vazhdon të realizohet me sukses Projekti i përbashkët mes KEC-it dhe SBASHK-ut
Durrës, 13 Qershor 2014
Po vjen duke u shpalosur me sukses projekti i përbashkët i KEC-it dhe SBASHK-ut,që është financuar  nga KE (Këshilli Evropian). Projekti ka për qëllim fuqizimin e rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore. Për t’u arritur ky qëllim është paraparë të bëhet trajnimi përmes seminareve i një numri të konsiderueshëm të veprimtarëve dhe anëtarëve të SBASHK-ut  nga e tërë Kosova. Në shërbim të kësaj në këtë fund të javës janë duke u mbajtur dy seminare. I pari ka për temë kryesore forcimin e kapaciteteve në udhëheqjen efektive të dialogut social dhe në të janë përfshirë 34 sindikalistë të arsimit nga komunat e Kosovës. Ata janë duke shtuar dituritë për mënyrën e dialogut me të tjetër përmes ligjëratave të prof. Dr. Lulzim Dragidella dhe asistentit të tij z.Bujar Thaçi. Ky seminar po tregon se një numër i anëtarëve të SBASHK-ut ka njohuri të mira nga kjo sferë dhe kjo nënkuptohet ngase ata kanë qenë pjesë e dialogut me MASHT-in dhe me institucione të tjera të Kosovës dhe për këtë flasin edhe arritjet e shumta në shërbim të mbrojtjes së të drejtave dhe kërkesave legjitime të mësimdhënësve. Pjesëmarrësit u janë mirënjohës KE-së dhe KEC-it që ua ka mundësuar që ky seminar i radhës të mbahet në ambientet e bukura në “Bonita”

 

Dy seminare të përfunduara me sukses

 
Dy seminare të përfunduara me sukses

Dy seminaret e filluara  më 13 qershor kanë përfunduar me sukses. Të dy këto aktivitete janë lidhur me projektin e përbashkët të KEC-it dhe SBASHK-ut e që mbështeten financiarisht nga Këshilli i Evropës dhe kanë qëllimin e përbashkët të fuqizimit të rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore. Në  njërin seminar pjesëmarrësit  me ligjëruesit  z.Enver Krasniqi  dhe z, Hajdar Hoxha kanë shtruar çështje me rëndësi lidhur me ngritjen e fondeve dhe menaxhimin e financave. Kjo temë ka zgjuar kërshërinë e sindikalistëve të arsimit të cilët  ishin pjesë e këtij aktiviteti. Ata kanë treguar se njohin mirë disa çështje nga kjo sferë, por edhe kanë shtuar dituritë përmes  fakteve e shembujve që ka  prezantuar ligjëruesit. 
Seminari tjetër kishte për qëllim trajnimin e pjesëmarrësve  për një çështje tejet me rëndësi. Ata përmes ligjëratave dhe punës në grupe duke u gjetur në situata të ndryshme , që parashihnin format dhe mundësitë e dialogut janë trajnuar që në të ardhmen të jenë përfaqësues të denjë të SBASHK-ut  në dialogun social për qeshje me rëndësi të arsimit në Kosovë dhe në mbrojtje të kërkesave dhe të drejtave të mësimdhënësve . 
Përshtypjet e deklaruara të pjesëmarrësve dhe vlerësimi i ligjëruesve z. Lulzim Dragidella dhe z,Bujar Thaçi për angazhimet dhe arritjet tregojnë se që të dy këto seminare kanë përfunduar me sukses. 
Të kujtojmë se këto janë vetëm disa nga aktivitet e SBASHK-ut.

 

SBASHK-u dërgon320 sindikalistë për pushime në Durrës

  
SBASHK-u dërgon320 sindikalistë  për pushime në Durrës

Prishtinë,20.06.2014-Krahas angazhimeve të shumta në shërbim të anëtarësisë kudo në Kosovë, SBASHK-u po vazhdon edhe këtë vit me aktivitetin tradicional për dërgimin e një numri të konsiderueshëm anëtarësh për pushime në bregdetin e bukur shqiptar. Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia  e SBASHK-ut e kishin marrë me shumë përkushtim këtë aktivitet dhe  prandaj kishin caktuar me kohë përgjegjësit e këtij aktiviteti nga të gjithë regjionet e Kosovës. Atyre Kryesia e SBASHK-ut ua ka shtuar edhe tre anëtarë. Të gjithë së bashkua kanë mbajtur disa takime pune për ta konkretizuar aktivitetin këtë të premte me një takim përmbajtjesor pune. Komisioni ka vlerësuar se nga Komunat e Kosovës kanë arritur listat e pushuesve, numri i përgjithshëm i të cilëve arrijnë në 320. Për udhëtimin e tyre sa më të mbarë do të përkujdesën sindikalsitët  Ramiz Polaci, Mustafë Beqiri, Taip Keqmezi,Kadri Thaqi, Lumni Drenjani, Beqir Berishae Drita Luzha, të cilët këtë besim e kanë marrë nga Këshilli i Përgjithshëm. Angazhime të mëdha në mirëvajtjen e pushimeve kanë bërë edhe Ymer Ymeri, Nezahate Jakupi e Jehona Oruqi. Këta dhjetë veprimtarë sindikalë angazhimet e tyre në shërbim të pushimeve sa më të organizuara do t'i vazhdojnë edhe gjatë gjithë qëndrimit të këtyre320 sindikalistëve në ambientet e bukura të Kompleksit Hotelier Turistik “Bonita” në Durrës. Pushimet e këtyre sindikalistëve fillojnë të hënën ,23 qershor e për t’u përmbyllur më 28 qershor. Në mbledhjen e komisionit është thënë se gjatë pushimeve të këtyre sindikalistëve do të zhvillohen edhe aktivitete sindikale dhe do të ketë takime me sindikalistët e arsimit shqiptarë për të bashkëbiseduar e bartur përvoja të angazhimeve sindikale. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti rekreativ do të kenë mundësi të shprehin përshtypjet e tyre në një ditar të veçantë dhe ato do të barten pastaj në gazetën elektronike të SBASHK-ut.

 

SBASHK-u dërgoi në Durrës 320 punëtorë të arsimit nga e tërë Kosova

  
SBASHK-u dërgoi në Durrës 320 punëtorë të arsimit nga e tërë Kosova

Në shenjë respekti për angazhimet dhe arritjet në procesin edukativo-arsimor, SBASHK-u dërgoi në bregdetin shqiptar 320 punëtorë të arsimit nga të gjitha Komunat e Kosovës. Këta sindikalistë janë vendosur në ambientet e bukura të Kompleksit Turistik Hotelier “Bonita” në Durrës dhe i janë mirënjohës SBASHK-ut për mundësinë e dhënë që të pushojnë por edhe të krijojnë njohje të reja e të shkëmbejnë  përvoja të punës edukative. Kjo traditë e mirë në SBASHK ka filluar para 4 vitesh dhe falë menaxhimit të mirë të mjeteve Fondi për rekreacion, që është formuar me vendimin e Këshillit Drejtues, ka mundësuar që numri i pushuesve të shtohet nga viti në vit.
Dërgimi i sindikalistëve të arsimit për pushime është vetëm njëri ndër aktivitetet e shumta të SBASHK-ut në këtë vit. Ata kanë zhvilluar edhe shumë aktivitete në ngritjen dhe forcimin  e kapaciteteve të sindikatës së tyre, në përgatitjen për t’u përballur me sfidat e kohës, në forcimin e komunikimit dhe unitetit she sfera të tjera me rëndësi për organizimin e mirëfilltë sindikal.
Në kryesinë e SBASHK-ut janë të vetëdijshëm se numri i punëtorëve të arsimit që meritojnë të dërgohen për pushime është shumë i madh, por ata kanë vepruar brenda mundësive që lejon Fondi për rekreacion e duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues, i cili ka vendosur që për pushime në Durrës të dërgohet  1 në çdo 60 anëtarë të SBASHK-ut nga gjithë komunat e Kosovës bazuar në kriteret konkrete që duhej plotësuar anëtarët e SBASHK-ut për të qenë në listën e pushuesve në bregdetin e bukur shqiptar. Që çdo gjë  të shkojë mirë, një punë korrekte e të angazhuar janë duke bërë edhe përgjegjësit për mirëvajtjen e pushimeve, që janë caktuar nga Këshilli Drejtues dhe komisioni i caktuar nga kryesia e SBASHK-ut.
Pushuesit ndjehen mirë buzë detit dhe u janë mirënjohës kolegëve të tyre dhe SBASHK-ut për mundësinë e dhënë për të kaluar në një atmosferë kaq të bukur 5 ditë pushimi. Ata falënderojnë edhe pronarin, Astrit Ismaili, dhe gjithë stafin e Kompleksit Turistik Hotelier “Bonita” për pritjen dhe për gjithë kujdesin që po tregojnë në mënyrë që çdo gjë të jetë në nivel gjatë gjithë kohës së pushimeve të merituara të këtyre anëtarëve të SBASHK-ut.

 

Atmosferë e këndshme e plot humor të lehtë në “Bonita”

  
Atmosferë e këndshme e plot humor të lehtë në “Bonita”

Durrës,26.06.2014-Valët e qeta të detit shqiptar, atmosfera e këndshme e plot humor të lehtë, qëndrimi korrekt e i kulturuar i personelit dhe mikpritja e buzëqeshja vëllazërore e pronarit të Kompleksit Hotelier Turistik “Bonita”, z. Astrit Ismaili, kanë bërë që të 320 anëtarët e SBASHK-ut ta ndjejnë vetën e tyre mirë e plot relaksim. Kësaj atmosfere i kontribuojnë të gjithë duke treguar se janë plot dinjitet. Pushuesit komunikojnë lehtë e qetë me përgjegjësit e caktuar nga Këshilli Drejtues dhe me Komisionin e emëruar nga Kryesia e SBASHK-ut. Çdo  gjë po shkon bukur, po ditët e pushimit po ikin shpejt. 
Përgjegjësit  Ramiz Polaci, Mustafë Beqiri, Taip Keqmezi,Kadri Thaqi, Lumni Drenjani, Beqir Berisha e Drita Luzha, të cilët këtë besim e kanë marrë nga Këshilli i Përgjithshëm, dhe Ymer Ymeri, Nezafete Jakupi e Jehona Oruqi të angazhuar nga Kryesia e SBASHK-ut takohen çdo mbrëmje dhe bëjnë qetazi analizën e ditës që kaloi.
 “Mësimdhënësit nga komunat, për të cilët përgjegjës jam unë, shprehen  të kënaqur dhe kanë lëvdata për çdo gjë. Pushimi po na shkon si është më se miri”, flet në takimin e tyre, z. Ramiz Polaci.
“Bukur e çdo gjë në rregull është edhe tek ne “, shprehet Mustafa duke shtuar se pushuesit nuk po shikojnë më komunat, po të gjithë bashkë po vallëzojnë, këndojnë e po përcjellin takimet e shahut, që janë bërë interesante dhe se deri në fund vështirë po dihet fituesi. 
Lumniu, po ashtu tregon se atmosfera mes anëtarëve që përfaqëson ai është në nivel dhe se në pauzat e vogla pushuesit po mblidhen të një tavolinë që është kthyer në arenë të ndeshjes në shah.  
Kadriu, është i kënaqur me ato që ka dëgjuar nga bashkëbiseda me pushuesit. Ai takohet me shumë nga ta duke krijuar një atmosferë të këndshme e me plot humor të qetë.
Taipi, po ashtu shprehet i kënaqur nga bisedat me koleget e kolegët e tij. Ai tregon se në përgjithësi  të gjithë po kalojnë mirë dhe se janë të kënaqur me kushtet këtu.  
Edhe Drita ka fjalë të mira për gjithë atmosferën. Ajo përgëzon të 320 mësimdhënësit pushues këtu duke apeluar që në vitin e ardhshëm të ketë edhe më shumë kolege sindikaliste në pushimet e merituara e që i organizon tradicionalisht SBASHK-u. Të gjithë pajtohen me mendimin e Dritës. 
 Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me Ymerin , Nezin e Jehonën i dëgjojnë me vëmendje dhe ndjehen edhe ata mirë për këtë atmosferë spontane, por të këndshme. Për të kujtuar këto momente të bukura sindikalistët sipas idesë kreative të Jehonës dhe kolegeve të saj, kanë punuar një skulpturë nga rëra duke skalitur te to akronimin SBASHK si dhe logon. 
Do theksuar se atmosferës festive te ambientet e Kompleksit Hotelier Turistik   po i kontribuon edhe kolegu ynë   Azem Jahiri  , i cili me tingujt  e bukur të sharkisë e me zërin prej një rapsodi të vërtetë ka bërë që afër tij të mblidhen pushues nga të gjitha komunat dhe të përcjellin këngët që  ai këndon me duartrokitje e me urimet më të mira. 
  Vërtetë atmosferë e këndshme e plot humor të lehtë në “Bonita” e ditët e pushimit po ikin shpejt.

 

Pushuesit në Durrës i shkruajnë SBASHK-ut

  
Pushuesit në Durrës i shkruajnë  SBASHK-ut 

Pesë ditë ishin pushimet  për 320 sindikalistë të SBASHK-ut e ato ikën si pesë minuta. Ky vlerësim del nga përshtypjet që pushuesit nga shumë komuna të Kosovës  i kanë  në letër.  Këtë gjë ata e kanë bërë spontanisht pa qenë të obliguar dhe prandaj  fjalët e tyre janë plot sinqeritet dhe të thëna nga zemra. 
    Ne do të nxjerrim fjali nga këto letra  në mënyrë që t’i prezantojmë që të gjithë  nga pak në këtë shkrim përmbyllës për pushimet në ambientet e mrekullueshme të hotelit “Bonita” dhe të plazhit  në bregdetin shqiptar të Durrësit.  Po këto përshtypje do t’i ruajmë  dhe do të jenë në dispozicion  të secilit që ka dëshirë t’i lexojë të plota e të gjitha, por me kushtin që t’i lë prapë në zyrat e SBASHK-ut  sepse do t’i ruajmë për kujtim nga pushimet 23-28 qershor 2014.
“Falë nderojmë   SBASHK-un për këtë  organizim kaq të  mrekullueshëm. Falënderojmë  edhe menaxherin dhe gjithë  stafin e Hotelit “Bonita” për respektin që  na kanë  bërë ”, thuhet në  letrën e pushuesve nga Mitrovica. 
“Madhështinë këtij organizimi ia begatonte shoqërimi i mësimdhënësve nga e tërë  Kosova . Ata bashkëbisedonin për arsimin. Ata ishin në  të  njëjtën 
këngë  e në  të  njëjtën valle”, janë shprehur pushuesit nga Istogu. 
“ Respekt për punën e madhe që    ka bërë  e po bën SBASHK-u. Ky është  një  respekt për njerëzit meritor të arsimit shqip. E dimë  që  ka edhe shumë  e shumë  kolegë  tonë  që  meritojnë të  vijnë në  pushime dhe shpresojmë se ata do ta kenë  këtë  kënaqësi viteve në  vijim”, thonë  pushuesit nga Klina. 
“Udhëtimi i organizuar. Vendosja nëpër dhoma  në  mënyrën më  korrekte. Kujdesi i përgjegjësve dhe i kryetarit Rrahman Jasharaj. Respekti i gjithë  të  punësuarve në  “Bonita” dhe gjithë  ai respekt mes pushuesve janë virtyte që  e bëjnë  madhështor këtë aktivitet”, janë përshtypjet e pushuesve nga Peja.   

“Ishte  aq bukur. Ishte mrekullia vetë  dhe prandaj propozojmë që  SBASHK-u të  vazhdojë  me këtë  traditë  të  bukur. Me sjelljet e  tyre mësimdhënësit e Kosovës në  Durrës e nderuan profesionin e tyre human. Ju lumtë  të  gjithëve”, janë shprehur pushuesit nga Drenasi. 
“Gjatë  pushimit u njohëm nga afër me gjithë  kolegët nga komunat tjera të  Kosovës. Kënaqësi ishte kur bashkëbisedonim, këndonim e vallëzonim të  gjithë  në  një  valle. Kjo traditë  duhet vazhduar dhe SBASHK-u meriton përgëzime”, thonë  në  letrën e tyre pushuesit nga Kaçaniku. 
Lexues i nderuar, në  SBASHK kemi edhe  shumë letra të  tjera.  Kësaj radhe u ndalem të  letrat që  pushuesit i kanë  shkruar në  emër të  gjithë  pushuesve nga komunat e tyre. Letrat individuale që  janë me përplot fjalë  të  bukura e përgëzime do i botojmë  herëve tjera. Ju përshëndesim dhe të  320 pushuesit  i falënderojmë  për qëndrimin e tyre dinjitoz gjatë  gjithë  kohës që  nga 23 e deri më  28 qershor.

 

Shqetësime të paarsyeshme rreth mundësisë për “teprica teknologjike”


Shqetësime të  paarsyeshme rreth mundësisë  për “teprica teknologjike”

Prishtinë, 03 Korrik 2014
 
Siç e di opinioni është  folur e është  përfolur shumë se me shuarjen e viteve të  13-ta një  numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve, që  ishte i angazhuar në  këto vite ka rrezik të  mbetet tepricë  teknologjike. Këtë  shqetësim SBASHK-u e ka kuptuar realisht dhe ka vënë  kontakte me zyrtarë  të  lartë  të  MASHT-it duke bashkëbiseduar për këtë  çështje. 
MASHT-i që  në  qershor është  shprehur kategorik se për arsye të  shuarjes së  viteve të  13-ta as një  mësimdhënësi  të  kualifikuar nuk  do t’i rrezikohet një  pjesë  e normës apo vendi i punës në  tërësi. MASHT-i ka sqaruar se për këtë  ka dërguar në  të  gjitha DKA-të  një  Udhëzim Administrativ me udhëzime konkrete. SBASHK-u ka përgëzuar MASHT-in për mirëkuptimin dhe angazhimin konkret e pozitiv rreth kësaj duke e konsideruar si çështje të  mbyllur në  formën më  pozitive.
            Mirëpo ditëve të  fundit nga kolegët tonë  sindikalistë  dhe nga kryetarët e Kuvendeve të  Sindikatave të  SAF e SAM  të  disa komunave kemi informacione se kjo çështja e tepricave teknologjie është  riaktualizuar duke krijuar  shqetësime të  reja. Delegacioni i SBASHK-ut i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj bashkë  me nënkryetarin Rexhep Sadiku dhe menaxherin financiar Ymer Ymeri kanë  zhvilluar  dje një  takim pune me zv/ministrin e  MASHT-it, z. Nehat  Mustafa dhe Këshilltarin  e lartë , z. Agim Berisha.
Zv/Ministri Mustafa dhe Këshilltari Berisha kanë  përsëritur atë  që  e kanë  thënë  në  fillim  se nuk do të  ketë  teprica teknologjike për arsye të  shuarjes së  viteve të  13-ta. Z. Mustafa ka kujtuar se MASHT-i lidhur me këtë  çështje ua ka dërguar Udhëzimin Administrativ  të  gjitha DKA-ve duke u dhënë  udhëzime se si të  veprojnë në  mënyrë  që  të  zgjidhet në  mënyrën më  të  mirë  kjo çështje dhe që  të  mos mbetet as edhe një  mësimdhënës i diplomuar e që  ishte i angazhuar në  vitet e 13-ta pa normë  apo pa vend pune.
            SBASHK-u edhe përmes kësaj komunikate u drejtohet zyrtarëve të  lartë  në  DKA që  të  veprojnë konformë  kësaj dhe Udhëzimit Administrativ në  mënyrë  që  viti i ri shkollor të  fillojë  solemnisht. Nëse DKA-të  veprojnë kokë me vete dhe jashtë  kësaj marrëveshje dhe Udhëzimit Administrativ atëherë  SBASHK-u do të  reagojë  me të  gjitha veprimet e lejuara sindikale duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme.

Aktivitetet - QSME

Aktivitetet - QSME

1.          Kurset e kompjuterëve-niveli themelor.

2.          Kurset e gjuhës Angleze

          -niveli i parë dhe i dytë.

Organizimi i seminareve

Temat e seminareve

1. Trajnimi i trajnerëve për të drejtat e njeriut, prindërve, grave dhe fëmijëve(një seminar 5 ditorë,me 20 pjesëmarrës )

2. Trajnimi i trajnerëve për Mirëbesimin dhe Pajtueshmërinë( dy seminare nga 3 ditë, nga 12 pjesëmarrës )

3. Në vit, tri tryeza të rrumbullakëta njëditore, me nga 20 pjesëmarrës. Tema: Çështjet Sindikale dhe zhvillimet e plan-programit mësimorë.

Një ekskursion 3 ditorë në rajon, me 50 pjesëmarrës.

4. Seminari “ Demokracia në shoqërinë Multi-Etnike” 2 herë në vit, me nga 20 pjesëmarrës.

Të gjitha këto aktivitete bëhen nga pjesëmarrësit e të gjitha komuniteteve në Kosovë

( Shqiptarë, Serb, Turk, Rom dhe Boshnjak).

Hapja solemne e këtij Projekti është bërë me 5 Janar 2010, ku ishin të pranishëm personalitete nga shumë lëmi dhe institucione: Ambasada e Holandës në Kosovë, Zëvendës Ministri i MASHT-it, Kryetari i SBASHK-ut, Kryetari i SOK-ut, përfaqësues sindikal nga Kosova, institucionet e arsimit, drejtor drejtorish e shumë të tjerë. Të gjitha këto aktivitete bëhen nga pjesëmarrësit e të gjitha komuniteteve në Kosovë

( Shqiptarë, Serb, Turk, Rom dhe Boshnjak).

Të gjitha aktivitetet e programit për vitin 2010, janë realizuar dhe zbatuar në përpikshmëri dhe sipas qëllimit dhe kërkesave. Kemi pasur vetëm një ngecje tek numri i pjesëmarrësve nga komuniteti Serb në grupet e kurseve të gjuhës angleze dhe kurseve të kompjuterëve, kurse të gjitha aktivitetet tjera janë realizuar 100 % e diku edhe më tepër.

Vlen të përmendet ekskursioni i përbashkët i të gjithë Sindikalistëve që u realizua gjatë muajit Qershor 2010 në Shqipëri, ku të gjithë pjesëmarrësit ishin tejet të kënaqur me organizim dhe pjesëmarrje të shkëlqyer ku me këtë rast u shkëmbyen përvoja të ndryshme. Gjatë vitit 2010 nëpër kurset e gjuhës angleze dhe kurset e kompjuterëve kaluan mbi 800 arsimtarë. Në seminare morën pjesë mbi 124 seminaristë. Në tri tryeza të rrumbullakëta morën pjesë mbi 65 pjesëmarrës.

Të gjitha këto aktivitete i përmbushën synimet dhe kërkesat tona sipas projektit.

Edhe në vitin 2011, sipas planit kemi mbajtur një tryezë të rrumbullakët dhe tri seminare.

Kurset vazhdojnë punën sipas agjendës. Vlen të theksohet se në Qendrën Sindikale Multi- Etnike kryen veprimtarinë e vet edhe kursi i ECDL-së pasi që SBASHK-u mori licencën për këtë veprimtari.

 

Pajisjet:

 

Një sallë për mësim të gjuhës angleze dhe një sallë e informatikës, të pajisura njëra me 30 kompjuterë dhe tjetra me 20 kompjuterë.

Zyra për Koordinatorët dhe pajisje tjera të nevojshme për punë normale.

Të punësuar:

dy Koordinatorë,

 

dy arsimtarë –përkthyes,

dy për çështje financiare,

një pastrues,

dy roje,

një arsimtarë për grupe punuese.

 

Falënderojmë:

 

FNV-Leo Lesman; AOB-Trudy Kerpeiren; MASHT- Enver Hoxhaj; DKA Prishtinë dhe të gjithë ata që ndihmuan në këtë projekt.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për Shaban Kastratin, Drejtor në SH.M.T “ Shtjefën Gjeqovi” -Prishtinë.

Falënderojmë edhe anëtarësinë e SOK-ut.

 

Të gjithë ju që jeni të interesuar si sindikalistë dhe si arsimtarë, ejani në këtë Qendër dhe do të gjeni kënaqësi.

 

 Shërbimet janë falas!

 

Bislim Behrami

Koordinator, QSME

20 Qershor 2011

Komunikatë për media

Prishtinë, 20 Qërshor 2011

Deklaratat publike të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, z. Bedri Hamza lidhur me çështjen e dhënies a mosdhënies së ndryshimit të rritjes së pagave për muajt janar dhe shkurt ka bërë që me kërkesën e anëtarësisë nëpër komunat e Kosovës të ftohet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut. Pasi në fillimet e këtij takimi të pranishmit kanë dëgjuar nga kryetari, z. Ali Shabanaj, angazhimet dhe aktivitetet e kryesisë së SBASHK-ut, është kaluar në diskutimin lidhur me atmosferën e krijuar nëpër shkolla lidhur me mospagesën e ndryshimit të ngritjes së pagave për muajt janar dhe shkurt, e sidomos pas deklarimeve publike lidhur me këtë çështje nga ana e Ministrit Hamza.

Komunikatë për media

Komunikatë për media

Prishtinë, 24 Qërshor 2011

Ashtu si kishte premtuar SBASHK-u po vazhdon me traditën e mirë për t’ju mundësuar anëtarëve të saj që edhe ata të shijojnë për ca ditë bukuritë e bregdetit shqiptar. Vitin e kaluar në Durrës ishin dërguar në pushime 100 mësimdhënës nga e tërë Kosova me mjetet nga fondi i SBASHK-ut dhe kjo ishte arritur falë menaxhimit fort me kujdes të mjeteve vite me radhë. Duke vazhduar me një menaxhim të tillë, këtë vit Këshilli i Përgjithshëm , pasi ka analizuar e aprovuar Raportin buxhetor, ka parë mundësinë që të shtojë numrin e mësimdhënësve në 200 , të cilët janë akomoduar në Kompleksin Turistik “Bonita” në Durrës. 

Pse kontrata njëvjeçare të Mësimdhënësve?

Pse kontrata njëvjeçare të Mësimdhënësve?

Prishtinë, 21 Shtator 2011

Drejtoritë arsimore në të shumtën e rasteve shkelin ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës në çdo fillimvit me kontratat e punës të të punësuarve në arsimin parauniversitar.

            SBASHK-u duke konsultuar Ligjin e punës, Ligji i shërbyesve civil, Ligji i arsimit parauniversitar, ligji për marrëdhënie pune dhe Udhëzimet Administrative të vitit 2008 dhe 2010 të lëshuar nga kabineti i MASHT-it, konsideron se po bëhen shkelje drastike ligjore dhe reagon me abuzimet e shumë drejtorëve të DKA-ve të cilët për të siguruar lojalitetin e punëtorëve arsimor lëshojnë kontrata të punës njëvjeçare në kundërshtim të plotë ligjor .Në këtë mënyrë reagimi zinxhiror dhe shumë i arsyeshëm i mësimdhënësve do t’a rrezikonte vijimin normal të procesit mësimor. Për këtë është informuar Ministri i arsimit, i cili ka shprehur habinë pse ndodhe një gjë e tillë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook