Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Një delegacion nga SBASHK-u viziton Istogun


Një delegacion nga SBASHK-u viziton Istogun

Istog, 14 mars 2014 - Një delegacion i SBASHK-ut  u takua me kryetarët e shkollave fillore e të mesme të Komunës së Istogut. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Fillor e Sindikatës së Arsimit të Mesëm, Musli Blakaj dhe nënkryetari Ibish Maksuti kishin organizuar mirë Kuvendin. U debatua për shumë çështje me rëndësi për SBASHK-un dhe u bë zotimi që të shtohet edhe më numri i anëtarëve në SBASHK nga kjo komunë.

Nënëkryetari Mani takon kolegët sindikalistë në Vushtrri


Nënëkryetari Mani takon kolegët sindikalistë në Vushtrri


Vushtrri, 14 mars 2014 – Nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBASHK),  Lutfi Mani është takuar me kolegët sindikalistë në Vushtrri. Atje është biseduar për shumë çështje dhe janë dhënë detyra konkrete për kryesinë e SBASHK-ut.

Kryetari Jasharaj merr pjesë në takimin festiv të gjimnazit “Gjon Buzuku”


Kryetari Jasharaj merr pjesë në takimin festiv të gjimnazit “Gjon Buzuku”

Prizren, 15 mars 2014 – Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBASHK), Rrahman Jasharaj së bashku me bashkëpunëtor kanë marrë pjesë në organizmin festiv e sportiv të organizuar nga gjimnazi “Gjon Buzu” në Prizren dhe “Gjimnazit 13” nga Zagrebi. Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka mbajtur një falim përshëndetës dhe ka ndarë një dhuratë për miqtë nga kryeqyteti i Kroacisë. Palët u pajtuan të vazhdohet me kontakte dhe me bashkëpunimin e ndërsjellë. Ndërsa takimet me institucionet dhe vizitat në shërbim të punës, aktivitetit dhe arritjeve të reja do  të vazhdojmë dhe ne kolegë të nderuar presim kontributin tuaj të vazhdueshëm.

 

Kryetari Jasharaj me këpubashnëtor vizitojnë kolegët në Gjilan, Viti dhe Kamenicë


19 mars 2014 - Një delegacion i  Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBASHK), ka vizituar komunat e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës. Kryetari i SBASHK-ut , z. Rrahman Jasharaj dhe menaxheri financiar,z. Ymer Ymeri janë takuar me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Fillor e Sindikatës së Arsimit të Mesëm të këtyre komunave. Takimet ishin mjaft produktive në të cilat u diskutua për angazhimet  e përbashkëta. Pas takimeve të punës sindikalistët së bashku kanë vizutuar ambientet e Shkollës së Mesme të Ultë  "Skënderbeu"  në Përlepnicë dhe drejtoresha ka zhvilluar me ta një bisede lidhur me punën në arsim dhe aktivitetet sindikale.  Ajo u ka dhuruar  mysafireve nga një Monografi për shkollën e saj. Ndërsa, Blerim Mehmeti, Taip Keqmezi, Murat Abazi dhe prof. Zejnulla Zejnullahu janë kanë falënderuar delegacionin e SBASHK-t dhe kane kërkuar angazhime edhe në të ardhmen nga Kryesia e kësaj sindikate.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK)


Prishtinë, 20.03.2014 -  Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) z.Haxhi Arifi me bashkëpunëtorë,  vizitoi zyret e Sindikatës së Arsimit,Shkencës dhe Kulturës e Kosovës(SBASHK).

Ai uroi kryetarin e ri z.Rrahman Jasharaj dhe Kryesinë e SBASHK-ut për detyrën e re si dhe uroi që bashkëpunimi në mes BSPK dhe SBASHK të vazhdon edhe në të ardhmen.
Po ashtu z.Arifi në këtë takim i dorëzoi z.Jasharaj Kontratën e re të Përgjithshme Kolektive .

 

SBASHK-u i gatshëm për nënshkrimin e Kontratës Kolektive me MASHT-in


SBASHK-u i gatshëm për nënshkrimin e Kontratës Kolektive me MASHT-in

 

    Prishtine 22.03.2014 - SBASHK-u ka mirëpritur nënshkrimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës aq më shumë se kjo hap rrugën për nënshkrimin e Kontratës Kolektive mes tyre dhe MASHT-it. Në një takim njohës të javës së kaluar mes delegcionit të SBASHK-ut me Ministrin Ramë Buja ishet pajtueshmëri e përbashkët se me të nënshkruar të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës krijohen kushte për nënshkrimin e Kontratës kolektive të sektorëve.

Komisioni negociues i SBASHK-ut i ndihmuar edhe nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri financiar Ymer Ymeri kanë punaur me përkushtim për të analizuar Marëveshjen e Përgjithshme Kolektive të Kosovës e për të bërë harmonizimin e Kontratës Kolektive me të. Gjithë kjo është kryer dhe SBASHK-u pret që javën e ardhme ta nënshkruajnë Kontratën me MASHT-in. Nënshkrimin e saj e presin mësimdhënësit e Kosovës dhe kjo Kontratë do të jetë një mbështetje e mirë për arritje edhe më të mëdha në arsimin e Kosovës.

 

Kryetari i SBASHK-ut takohet me Grevistët dhe Këshillin Grevist

 
Kryetari i SBASHK-ut takohet me Grevistët dhe Këshillin Grevist

Prishtinë.24.03.2014-Kryetari i SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga nënkryetari i parë Lutfi Mani  dhe menaxheri financiar Ymer Ymeri  kanë qëndruar sot mes grevistëve të Universitetit  të Prishtinës.  Grevistët kanë mirëpritur këtë vizitë dhe pastaj Këshilli Grevist  ka vizituar zyrat e SBASHK-ut dhe kanë informuar nga afër  kryetarin dhe kryesinë lidhur me kërkesat dhe rrjedhën e grevës, Ata kanë kërkuar mbështetjen e SBASHK-ut në angazhimet për realizimin e kërkesave të tyre. 
Duke parë se kërkesat  janë të bazuara, të drejta dhe legjitime SBASHK-u përkrah ato  dhe  premton se do të angazhohet bashkë me Këshillin Grevist që në mënyrë institucionale e bazuar në Statutin e SBASHK-ut  të gjejnë rrugë e mundësi për realizimin e tyre.
SBASHK-u uron që organet kompetente ta shohin me seriozitet situatën dhe   të angazhohen sinqerisht  për të gjetur marrëveshje me grevistët në Universitetin e  Prishtinës

Fondacioni Fridrisch Ebert Stiftung i gatshëm ta përkrah aktivitetin sindikal të SBASHK-ut


Fondacioni  Fridrisch Ebert Stiftung i gatshëm ta përkrah aktivitetin sindikal të SBASHK-ut

Prishtinë,24 mars 2014- Zyrtari  i lartë nga zyra në Prishtinë i Fondacionit Fridrisch Ebert Stiftung, z. Alush  Berisha,  është takuar me Kryesinë e SBASHK-ut në një takim pune. Berisha  ka shprehur gatishmërinë e Fondacionit, që përfaqëson, për të përkrahur aktivitetet sindikale të SBASHK-ut. Ai është shprehur se me përkrahjen e BE-së Fondacioni Stiftung angazhohet për të ndihmuar sindikatat me qëllim të forcimit dhe unifikimit të tyre. 
Kryesia e SBASHK-ut ka pritur me kënaqësi propozimin e z. Berishës dhe Fondacionit Stiftung që SBASHK-u të ndihmohet me mjete dhe teknikën e nevojshme për punimin e kartelave identifikuese të anëtarëve të SBASHK-ut.
Ishte  mendim i përbashkët se me këtë veprim do të hapej rruga për arritje të marrëveshjeve me firmat e mëdha  tregtare që mësimdhënësit përmes kartelës së tyre të gëzojnë lirime të artikujve të përditshëm  në pikat shitëse të firmave, që do të lidhnin marrëveshje mirëkuptimi për këtë çështje me SBASHK-un.  
Zyrtari  i lartë nga zyra në Prishtinë i Fondacionit Fridrisch Ebert Stiftung, z. Alush  Berisha është  shprehur i bindur se në pjesën e parë të prillit do të fillojë së aplikuari në SBASHK punimi i kartelave identifikuese për anëtarët  e kësaj sindikale. 

Do të jetë kjo një përkrahje  dhe ndihmë e madhe e këtij Fondacioni për SBASHK-un.

Takim përgatitor për nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale


Takim përgatitor për nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale

Prishtinë, 28 mars 2014 - Në kuadër të angazhimeve dhe përgatitjeve për nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale javën që vjen,  një delegacion i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës është  takuar të premten, në ambientet e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë  me këshilltaren  e Ministrit Buja,  znj. Selvie  Halimi. Të dy palët janë pajtuar se do të punojnë me përkushtim në mënyrë që çdo gjë të jetë gati për nënshkrimin e Kontratës Kolektive në javën e ardhshme.

Seideneck me bashkëpunëtorët vizitoi të shtunën SBASHK-un

 
Seideneck me bashkëpunëtorët vizitoi të shtunën SBASHK-un 

Prishtinë,05.04.2014-Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit të Konfederatave Sindikale Evropiane, z. Peter Seideneck me bashkëpunëtorët ka vizituar të  shtunën  selinë e SBASHK-ut për të zhvilluar një takim punë me përfaqësues të Sindikatës sonë. 
    “Kosova po ec me hapa të sigurt  drejt  anëtarësisë në BE dhe prandaj edhe Sindikatat duhet të vazhdojnë me reformat dhe angazhimet për të plotësuar gjithë kriteret që kërkohen nga to”, ka thënë në fillim të takimit Seideneck për të kërkuar pastaj angazhime të sindikatave për forcimin e rolit të tyre dhe për angazhime të vazhdueshme  në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave  të anëtarësisë.  Ai ka lavdëruar arritjet në SBASHK dhe ka kërkuar që të vazhdohet me takime e tryeza për shtimin e njohurive mes të rinjve për rolin dhe mundësitë e sindikatës. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë falënderuar mysafirët për vizitën dhe këshillat dhe janë deklaruar se SBASHK-u është Sindikata me e fortë dhe më  e organizuar në Kosovë dhe prandaj edhe kërkon vend meritor në të gjitha zhvillimet sindikale  në shoqëri.
    Të dy palët janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit, ndërsa SBASHK-u ka kërkuar nga mysafirët që të angazhohen edhe në të ardhmen në përkrahjen e SBASHK-ut me qëllim  të realizimit të objektivave në shërbim të anëtarësisë.

 

SBASHK-u dhe MASHT-i nënshkruajnë kontratën kolektive për arsimin parauniversitar

 
SBASHK-u dhe MASHT-i nënshkruajnë kontratën kolektive për arsimin parauniversitar

Prishtinë, 11 prill 2014 – Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashraj dhe ministri i Arsimit, Ramë Buja të premten kanë nënshkruar kontratën kolektive për sektorin e arsimit parauniversitarë në Kosovë. Me këtë rast, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se është i kënaqur me arritjen e nënshkrimit të këtij dokumenti, për të cilin ka thënë se është punuar shumë.
 “Është një kontratë bazike në të cilën do të frymojnë më lirshëm dhe do të japim kontribut edhe më të madh në arsim. Këtë kontratë e konsideroj si edhe një përpjekje të ministrit Buja por edhe tonit që të respektojmë edhe ditët e mëdha të furtunave që i bëmë bashkë dhe unë uroj që edhe në këto ditë të lirisë të jemi bashkë në shërbim të arsimit shqip të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër, ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka deklaruar që kontrata kolektive sketoriale i mbron të drejtat e mësimdhënësve dhe njëkohësisht edhe i obligon ata.
“Kemi për të thënë shumë për këtë kontratë që dhuron të themi të drejtat por kërkon edhe përgjegjësi dhe obligime prej punëtorëve të arsimit dhe besoj që kjo është në radhën dhe në vazhdon e asaj kontratës së madhe kolektive  që është nënshkruar në Qeverinë e Kosovës”, tha Buja.
Kontrata kolektive e sektorit të arsimit ishte nënshkruar më parë në vitin 2005, ndërsa kontrata e re është plotësuar edhe me disa kërkesa të reja të mësimdhënësve siç është pagesa e tri pagave pas pensionimit.

Ma artikuj...

  1. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti takoi kryesinë e SBASHK-ut
  2. SBASHK-u në Konferencën Ndërkombëtare organizuar nga MASHT
  3. Kryesia e SUSHK-ut takohet me Kryetaren e Këshillit Drejtues të UP-së
  4. Bashkëbisedë për Draftin e Kontratës Kolektive të UP-së
  5. Në përpjekje për fuqizimin e rolit të SBASHK-ut
  6. Mësimdhënësit sindikalistë vlerësuan lartë Trajnimin në Gjakovë
  7. SBASHK-u vazhdon angazhimet për miratimin e ligjit për mësimdhënësit e viteve 90-99
  8. Takim vëllazëror me Sindikatat e Arsimit të Shqipërisë
  9. Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur takim pune
  10. Takim i frytshëm në MASHT me Ministrin Buja
  11. Kuvendi i SAF E SAM të Prishtinës me kryesi të re
  12. SBASHK-u i gatshëm për të lëshuar kartelat sindikale
  13. Një delegacion i SBASHK-ut vizitoi Podujevën
  14. Angazhim serioz i Komisionit SBASHK- MASHT për Ligjin e viteve ‘90-‘99
  15. Kuvendi i SAF dhe SAM të Prishtinës me Kryesi të re
  16. Delegacioni i SBASHK-ut takohet me Rektorin e UP-së, z. Anton Berishaj
  17. Kontrata Kolektive nisi rrugëtimin drejt shkollave
  18. SBASHK-u vazhdon vizitat nëpër shkolla
  19. Fillim i mbarë i seminarit të dytë “Fuqizimi i Rolit të SBASHK-u”
  20. Teksti i Projekt ligjit për mësimdhënësit e viteve 90-99 drejt finalizimit
  21. Takim vëllazëror i përfaqësuesve të SPASH-it me Këshillin Drejtues të SBASHK-ut
  22. Edhe një Seminar i përmbyllur me shumë sukses
  23. SBASHK-u takohet me mësimdhënësit e Lipjanit
  24. Ka nisur ndarja e kartelave sindikale edhe në Viti
  25. SBASHK-u ka filluar publikimin e gazetës elektronike, më poshtë mund të lexoni numrin e parë
  26. Vizitë pune e SBASHK-ut në Gjimnazin “Ulpiana” Lipjan
  27. Kuvend pune i SAF e SAM në Skenderaj
  28. Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut nëpër Komunat e Kosovës
  29. U mbajt takimi me Kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave Komunale të SAF e SAM dhe SUSHK-ut
  30. Ngritja e fondeve dhe menaxhimi financiar
  31. Vazhdon të realizohet me sukses Projekti i përbashkët mes KEC-it dhe SBASHK-ut
  32. Dy seminare të përfunduara me sukses
  33. SBASHK-u dërgon320 sindikalistë për pushime në Durrës
  34. SBASHK-u dërgoi në Durrës 320 punëtorë të arsimit nga e tërë Kosova
  35. Atmosferë e këndshme e plot humor të lehtë në “Bonita”
  36. Pushuesit në Durrës i shkruajnë SBASHK-ut
  37. Shqetësime të paarsyeshme rreth mundësisë për “teprica teknologjike”
  38. Aktivitetet - QSME
  39. 20 Qershor 2011
  40. Komunikatë për media
  41. Pse kontrata njëvjeçare të Mësimdhënësve?
  42. Kërkesë e Kryesisë së SBASHK -ut Prishtinë, 18 Tetor 2011 Kryesia e SBASHK-ut kërkon nga të gjithë anëtarët e Kryesisë së SBASHK-ut, kryetarët e AF dhe AM të komunave si dhe të kryetarëve të shoqatave të SBASHK-ut nëpër shkolla dhe institucione tjera të
  43. Sindikata e Arsimit për një profesion të përbashkët dhe të shenjtë të Shoqërisë
  44. Takim i frytshëm me Ministrin e MASHT-it
  45. Kryetari Jasharaj me bashkëpunëtor kanë takuar ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja
  46. Një delegacion nga SBASHK-u viziton kolegët në Ferizaj
  47. Një delegacion nga SBASHK-u viziton Istogun
  48. Nënëkryetari Mani takon kolegët sindikalistë në Vushtrri
  49. Kryetari Jasharaj merr pjesë në takimin festiv të gjimnazit “Gjon Buzuku”
  50. Kryetari Jasharaj me bashkëpunëtor vizitojnë kolegët në Gjilan, Viti dhe Kamenicë

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook