Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Përfundoi me sukses Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga SBASHK dhe KEC

konferenca4Dje në orët e mbrëmjes ka përfunduar më sukses Konferenca ndërkombëtare "Sindikatat e Arsimit sot- Arritjet dhe Sfidat".
Kjo ngjarje është konsideruara si rrumbullakësim i aktiviteteve të shumta nga projekti i përbashkët i SBASHK-ut dhe KEC-it "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", e që mbështet nga BE përmes zyrës së saj në Prishtinë.
Kontributin e tyre në këtë Konferencë e kanë dhënë sindikalistë të njohur nga AOB i Holandës dhe sindikatat e Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe veprimtarë e udhëheqës të SBASHK-ut nga qendra dhe gjithë komunat e Kosovës.konferenca1
Pasi është konstatuar se SBASHK-u po shënon arritje edhe falë projektit në fjalë, Konferenca ka pasur një rrjedhë efektive duke u punuar në sesione plenare.
Ligjëruesit në bashkëbisedë me të 150 pjesëmarrësit e Konferencës kanë këmbyer përvojat e shteteve pjesëmarrëse dhe i kanë krahasuar me arritjet e SBASHK-ut.
Përfaqësuesi i AOB-it, z.Gerhardus Stemerding ka lavdëruar SBASHK-un duke i përkujtuar edhe sfidat që e presin.
Zonja Marjana Kolar ka përcjellur përkrahjen e sindikalistëve të Sllovenisë dhe ka ligjëruar para pjesëmarrësve duke treguar se cilat shërbime i ofron SVIZ për anëtarët e saj.
Ajo ka thënë se SBASHK-u po shënon arritje dhe se do të mbetet mik i përkushtuar i SVIZ-it.konferenca2
Përfaqësuesit nga Maqedonia z.Jakim Nedelkov, znj. Vesna Nedelkovska, Mali i Zi znj.Sandra Martiq dhe z.Slobodan Dragash dhe nga Shqipëria z.Nevruz Kaptelli, Fatmir Bezati dhe z.Isa Halili kanë deklaruar se do ta vazhdojnë bashkëpunimin me SBASHK-un dhe kanë shprehur respekt për përpjekjet që kjo sindikatë po bënë për forcimin e bashkëpunimit me sindikatat simotra në Ballkan, Evropë e kudo në botë.
Profesorët z.Agim Hyseni e z.Dukagjin Pupovci kanë dhënë kontributin e tyre në shërbim të ecjeve përpara të sindikatës së arsimit.
Sesionin ku bëhej fjalë për dialogun social e kanë kryesuar z.Dukagjin Pupovci dhe kryetari i SPASH z.Nevruz Kaptelli. Sesionin tjetër që fliste per shërbimet e sindikatës për anëtarësinë e kanë kryesuar z.Ymer Ymeri nga SBASHK-u dhe z.Jakim Nedelkov,kryetar i SONK të Maqedonisë. Ka zgjuar interesim edhe seanca për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, e kryesuar nga zyrtarja në MASHT znj.Igballe Cakaj dhe sindikalisti z.Blerim Mehmeti.konferenca3
Punimet e Konferencës i kanë përcjellur nga afër edhe përfaqësueset e zyrës së BE-së në Kosovë znj.Dragana Stolic dhe znj.Gaby Hagmuller. Znj.Hagmuller ka thënë se BE ia ka qëlluar me përkrahjen që i ka bërë këtij projekti sepse janë duke u parë çdo ditë e më shumë frytet e tij.
Ajo ka premtuar përkrahje edhe në të ardhmen për zhvillimin e dialogut social dhe forcimin e SBASHK-ut në të gjitha sferat.
Vlen të theksohet se edhe pjesëmarrësit e tjerë kanë marrur pjesë aktive në punimet e Konferencës dhe kanë bërë që ajo të përmbyll punimet me konkluzione të qarta që do ti shtohen planit të strategjisë së SBASHK-ut për vitet 2015-2019.konferenca5
Në mbyllje të kësaj Konference është arritur një marrëveshje që sindikatat pjesëmarrëse të shtojnë vizitat te njëra tjetra në mënyrë që të krijojnë një frymë të besimit e mirëkuptimit në mes të mësimdhënësve të shteteve të Ballkanit dhe Evropës.
Projekti i KEC dhe SBASHK kështu po hyn në vitin e dytë dhe do të sjellë risi dhe arritje të reja.

Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Fillor me kryetar të ri

saf1

Sot më 6 Dhjetor 2014 u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Fillor në nivel vendi, ku u zgjodh dhe kryetari i ri.
Ky Kuvend zgjedhor është mbajtur në ambientet e Qendrës së studentëve dhe në të ka pasur debate përmbajtësore. Pas kësaj është kaluar në zgjedhjet për kryetarin e ri të SAF.
Mes tre kandidatëve të propozuar, me vota të fshehta, në raundin e parë është zgjedhur Murat Abazi kryetar i SAF me 28 vota, ku nga 51 vota,vetëm një ishte e pavlefshme.
Në këtë Kuvend pjesëmarrës ishte edhe një pjesë e Kryesisë së SBASHK-ut dhe kryetari Rrahman Jasharaj.saf2
Kryetari si dhe anëtarët tjerë të Kryesisë së SBASHK-ut i kanë shprehur përkrahje të plotë kryetarit të ri të SAF me premtimin se do të jenë me të në cdo angazhim në shërbim të arsimit në vend.saf4

SBASHK-ut në tetor 477 e nëntor edhe 564 anëtarë të rinj

tetorrrTë dashur mësimdhënës, anëtarë të SBASHK-ut, të nderuar miq të Sindikatës sonë. Ndjehet mirë njeriu kur shkruan dhe publikon lajme të mira se i gëzon gjithë njerëzit e vullnetit të mirë. Një lajm të tillë po ua nisim edhe sot. SBASHK-u po bëhet çdo muaj e më i fuqishëm falë përkushtimit në qendër dhe të kryetarëve e veprimtarëve sindikalë nëpër komunat e Kosovës. Muajin e kaluar, pra në tetor, bashkë e në SBASHK kanë ardhur 477 anëtarë të rinj. Këtë muaj vazhdoi ky trend pozitiv dhe në fund të nëntorit SBASHK-u ka edhe 564 anëtarë të rinj. Pra, vetëm për 2 muajt e fundit, kolegë të nderuar sindikalistë, SBASHK-ut iu shtuan radhët për 1041 anëtarë .nentorr
Ne të gjithë do të vazhdojmë me përkushtimin dhe me arritje të reja dhe radhët do të shtohen dhe kështu zëri i SBASHK-ut do të jetë edhe më i fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave dhe në realizimin e kërkesave legjitime. Bashkë edhe sfidat i kalojmë më lehtë edhe sukseset janë më të mëdha dhe janë të përbashkëta.
Pra, të vazhdojmë me angazhimet bashkë e në SBASHK.

Seideneck i Konfederatës së Sindikatave Evropiane viziton SBASHK-un

seideneckKëshilltari i lartë i ETUC ka ardhur në Kosovë për të parë nga afër angazhimet e sindikatave aktive dhe arritjet e sfidat e tyre. Ai është takuar të martën me përfaqësues të SBASHK-ut dhe u ka shprehur atyre përgëzimet për angazhimet dhe arritjet. "Ju jeni të organizuar mirë dhe po shënoni rezultate pozitive në shërbim tyë anëtarësisë. Ju përgëzoj edhe për angazhimet në krijimin e atmosferës pozitive për bashkëpunim mes sindikatave aktive në Kosovë", i ka thënë Seideneck kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharajt dhe përfaqësuesve të tjerë të kësaj sindikate. Seideneck ka deklaruar se angazhim i tij, i të deleguarit të ETUC-it, z. Maliq Ibrahimit dhe i z. Alush Berishës është që të koordinohet angazhimi i përbashkët i Federatave sindikale për të krijuar parakushtet për ndryshuar gjërat në jetën sindikale në Kosovë.seide2
" Ju jeni duke punuar mirë dhe keni arritje, por ju duhet një Konfederatë , pra sindikatat duhet të jenë në të njëjtën shtëpi sepse ashtu zëri i tyre është më i fuqishëm", është shprehur Seideneck. Ai ka deklaruar se në BSPK duhen bërë reforma pozitive dhe se për këtë duhet dhënë kontribut pikërisht sindikatat aktive duke përmendur SBASHK-un, Sindikatën e shëndetësisë, të policisë dhe sindikal të tjera që po shënojnë rezultate. Seideneck ka përmendur në takim me SBASHK-un se ETUC po përgatit një projekt të madh të përkrahjes për sindikatat në Ballkan e Evropë dhe nga kjo përkrahje nuk do të përjashtohet as Kosova me kusht që sindikatat të jenë nën një kulm e në një Konfederatë të reformuar.

Këshilli Drejtues mbështet angazhimet për implementimin e plotë të Kontratës Kolektive

 

KD291

Për të analizuar arritjet dhe sfidat është mbledhur Këshilli Drejtues i SBASHK-ut në mbledhjen vjetore të tij. Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj , ka informuar përfaqësuesit nga të gjitha Komunat e Kosovës se në SBASHK janë shënuar arritje të konsiderueshme falë unitetit dhe angazhimit të përbashkët në nivelin qendror dhe atë lokal.
 Këshilli Drejtues është informuar se janë bërë gjithë përgatitjet për organizimin e suksesshëm të Konferencës Ndërkombëtare "Sindikata e Arsimit sot- arritjet dhe sfidat", e cila mbahet më 10 dhjetor të këtij viti. Në këtë takim me rëndësi do të marrin pjesë përfaqësues të Sindikatave simotra nga vendet e Ballkanit dhe Evropës.kd294
Anëtarët e Këshillit Drejtues janë informuar edhe për angazhimet e bëra për një kontratë unike individuale dhe për qëndrimin që Kontrata Kolektive të vihet në jetë e tëra në janarin e vitit 2015. Kryesia e SBASHK-ut ka marrë përgëzime për angazhimet e deritashme dhe ka marrë mbështetje që në takimet e të gjitha niveleve ta mbrojë kërkesën legjitime që Kontrata Kolektive të implementohet në tërësi në janar. Me qëllim që Kryesia dhe Këshilli Drejtues të vazhdojnë të jenë zë i anëtarësisë është marrë qëndrim në këtë takim që të vazhdohet bashkëbisedat me kryetarë shoqatash sindikale, por edhe me anëtarësinë nëpër shkolla me qëllim që veprimet të jenë të bazuara dhe të mbështetura nga të gjithë. 

KD292

Këshilli Drejtues ka vlerësuar se gëzon uniteti në SBASHK dhe se kjo atmosferë e punës dhe angazhimit të përbashkët është përgjigje e fuqishme ndaj përpjekjeve mjerane të një grupi individësh për ta goditur unitetin e SBASHK-ut.

Këshilli Drejtues ka bërë edhe vlerësimin në shërbim të anëtarësisë duke lavdëruar arritjet në nënshkrimin e marrëveshjeve me biznese për zbritje çmimesh të shërbimeve dhe artikujve në shërbim të anëtarëve të SBASHK-ut. Ata kanë kujtuar se ishte caktuar si detyrë të nënshkruheshin 10 marrëveshje me institucione private shëndetësore e me biznese, por deri tani janë nënshkruar 50 sosh. Kjo arritje është fryt i angazhimit të përbashkët të SBASHK-ut në qendër dhe në nivelet komunale.
Në këtë takim është prezantuar nga menaxheri financiar i SBASHK-ut, z. Ymer Ymeri, Projektbuxheti i SBASHK-ut i vitit 2015. Pas debatit konstruktiv dhe përmbajtjesor Këshilli Drejtues ka aprovuar buxhetin për vitin e ardhshëm.KD293

SBASHK-u në Kongresin e 9 të Sindikatës Sllovene të Arsimit (SVIZ)

ssvviizz

Të enjten ka filluar me punimet Kongresi 9 i Sindikatës së Arsimit, Kulturës dhe Shkencës së Sllovenisë (SVIZ). Kongresi po mbahet në ambientet e Hotel "Golf" në qytezën e bukur të Bledit. 

Në këtë Kongres krahas, delegatëve nga të gjithë pjesët e Sllovenisë, janë të pranishëm edhe Sindikatat mike të SVIZ-it nga Ballkani dhe Evropa.
Mësimdhënësit e Sllovenisë Kongresin e tyre e kanë filluar në një atmosferë festive duke prezantuar Sindikatat mysafire. Prezantimi i SBASHK-ut dhe veprimtarisë së suksesshme të kësaj Sindikate nga Kosova është përcjellë me vëmendje nga gjithë të pranishmit. Delegacioni i SBASHK-ut është përshëndetur me duartrokitje të gjata në momentin kur drejtuesi i punimeve të Kongresit ka përmendur emrat e tyre . Kjo dëshmon edhe një herë respektin e ndërsjellë dhe miqësinë nëpër vite e dekada, jo vetëm mes dy sindikatave, por edhe mes popullit slloven e atij shqiptar.

sviz4

Delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri financiar Ymer Ymeri i janë falënderuar mikpritësit dhe me përfaqësues të SVIZ është zhvilluar një bashkëbisedë për të gjetur mundësi të reja e për të shtuar bashkëpunimin. Delegacioni i SBASHK-ut ka zhvilluar mes seancave të Kongresit takime edhe me delegacionet e Sindikatave mysafire të Kongresit. Nga këto takime ka dalë vlerësimi i përbashkët se duhet shtuar bashkëpunimi dhe se sindikatat duhet mbështetur njëra-tjetrën në përpjekjet për forcimin dhe avansimin e rolit të sindikatave për krijimin e politikave arsimore dhe për krijimin e një strategjie të qëndrueshme në mbrojtjen e të drejtave të mësimdhënësve sindikalistë.sviz5
Delegatët e Kongresit të Nëntë të SVIZ do të zgjedhin një pjesë të organeve udhëheqëse dhe do të dalin me një platformë konkrete për t'u përballur më lehtë me sfidat, që si u tha nga folësit në këtë takim të madh, nuk do të jenë as të lehta e as të pakta për nga numri.

SBASHK-u harton projekt strategjinë 2015-2019

Në SBASHK-u thonë se ngritja e një strategjie është fort e rëndësishme pikërisht në kohën kur shtrohen shumë sfida e pikëpyetje. Strategjia do të jetë bazë e veprimit unik dhe mbështetje për angazhime e veprime të koordinuara mes qendrës dhe niveleve të arsimit dhe anëtarësisë në mbrojtje të të drejtave sindikale dhe në qëndrimin kategorik se Kontrata Kolektive do të realizohet e tëra në janar. Nëse kjo nuk ndodh atëherë Strategjia përcakton edhe masat dhe veprimet konkrete e unike në mbrojtje të saj.666
Në kuadër të aktiviteteve të shumta nga Projekti i përbashkët mes KEC-it (Qendra për Arsim e Kosovës) dhe SBASHK-ut , me titull "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", mbështetur nga Komisioni i Evropës, nga 14 deri më 17 nëntor ka mbajtur një Punëtori të rëndësishme,udhëhequr nga prof.dr. Dukagjin Pupovci, ku është hartuar korniza e planit strategjik të SBASHK-ut. Në këtë punëtori ishin prezent përfaqësues të SBASHK-ut nga shumica e komunave të Kosovës, si dhe një përfaqësues i DKA-ve z.Musaj Tërbunja dhe një nga MASHT-i z.Arian Mustafa,të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar gjatë gjithë seancave të punëtorisë.999
Në hapje të kësaj punëtorie, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka numëruar shumë nga arritjet e SBASHK-ut, por nuk ka harruar të përmend edhe sfidat. Ai ka lavdëruar bashkëpunimin e sinqertë të KEC-it me SBASHK-un në funksion të forcimit të vazhdueshëm të kësaj sindikate në përballje me sfidat e kohës. Jasharaj ka lavdëruar edhe përkushtimin e z. Dukagjin Pupovci në tërë projektin dhe ka falënderuar atë për gatishmërinë që në këtë punëtori ishte me pjesëmarrësit për t'i nxitur ata për një bashkëbisedë të frytshme.
Disa nga fushat që pjesëmarrësit kanë përzgjedhur si më të rëndësishmet për krijimin e një plani strategjik ishin: Dialogu social, Shërbimet për anëtarët e SBASHK-ut, Kapacitetet organizative dhe njerëzore, Komunikimi, Financimi dhe Bashkëpunimi me sindikatat dhe organizata arsimore në vend dhe në botë.1010
Pjesëmarrësit kanë deklaruar se SBASHK-u ka shënuar arritje të shumta dhe ka një historik të pasur të përkushtimit nëpër vite e dekada. Ata kanë lavdëruar edhe përpjekje të vazhdueshme aktuale për të sjellë risi e angazhime pozitive në shërbim të anëtarësisë. Mirëpo ata nuk janë ndalur me kaq, por kanë dhënë ide të shumta me qëllim që SBASHK-u të shtojë angazhimet në shërbim të anëtarësisë duke sjellë freski e risi në këtë sferë.
Gjatë gjitha seancave kishte kontribut të madh nga ana e përfaqësuesve, ku edhe me ndihmën e ideve të tyre u hartua korniza e planit strategjik të SBASHK-ut për katër vitet e ardhshme 2015-2019.1212
Në SBASHK-u thonë se ngritja e një strategjie është fort e rëndësishme pikërisht në kohën kur shtrohen shumë sfida e pikëpyetje. Strategjia do të jetë bazë e veprimit unik dhe mbështetje për angazhime e veprime të koordinuara mes qendrës dhe niveleve të arsimit dhe anëtarësisë në mbrojtje të të drejtave sindikale dhe në qëndrimin kategorik se Kontrata Kolektive do të realizohet e tëra në janar. Nëse kjo nuk ndodh atëherë Strategjia përcakton edhe masat dhe veprimet konkrete e unike në mbrojtje të saj.

Po përgatitet me sukses Plani Strategjik i SBASHK-ut

Në kuadër të aktiviteteve të shumta nga Projekti i përbashkët mes KEC-it e SBASHK-ut , mbështetur nga Komisioni i Evropës, nga e premtja ka nisur një Punëtori e rëndësishme me përfaqësues të SBASHK-ut nga shumica e komunave të Kosovës. foto11Atyre u janë bashkëngjitur edhe një përfaqësues i DKA-ve dhe një nga MASHT-i.
Do theksuar se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve është përzgjedhur bazuar në faktin se ata kanë qenë në një trajnimin, që ka ofruar njohuri fillestare për strategjitë,ose që kanë qenë pjesë vizitave studimore në Maqedoni e Slloveni dhe nga atje kanë sjellë ide e përvoja të mira.
Në hapje të kësaj punëtorie, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka numëruar shumë nga arritjet e SBASHK-ut, por nuk ka harruar të përmend edhe sfidat.durres2 Ai ka lavdëruar bashkëpunimin e sinqertë të KEC-it me SBASHK-un në funksion të forcimit të vazhdueshëm të kësaj sindikate në përballje me sfidat e kohës. Jasharaj ka lavdëruar edhe përkushtimin e z. Dukagjin Pupovci në tërë projektin dhe ka falënderuar atë për gatishmërinë që në këtë punëtori të jetë me pjesëmarrësit për t'i nxitur ata për një bashkëbisedë të frytshme.
Koordinatorja e këtij projekti nga KEC,znj. Melinda Mula dhe z. Pupovci janë shprehur të kënaqur me përzgjedhjen e pjesëmarrësve të kësaj punëtorie dhe kanë lavdëruar përkushtimin e tyre pjesëmarrëse. Ata e kanë parë si shumë të qëlluar përzgjedhjen e bërë që jep mundësi të përfaqësimit, jo vetëm të organeve qendrore, por edhe të përfaqësuesve sindikalë nga komunat dhe të veprimtarëve nga disa shkolla të Kosovës. foto22Gëzon fakti se gjatë gjithë seancave të punëtorisë, krahas sindikalistëve, kontribut të çmuar kanë dhënë edhe përfaqësuesi i DKA-ve,z. Musaj Tërbunja dhe ai nga MASHT z.Arian Mustafa.
Pjesëmarrësit të ndihmuar nga z. Dukagjin Pupovci kanë identifikuar përmes bashkëbisedës 6 fusha kryesore për të krijuar pastaj një strategji duke u bazuar në analizën SWOT.
Dialogu social, Shërbimet për anëtarët e SBASHK-ut, Kapacitetet organizative dhe njerëzore, Komunikimi, Financimi dhe Bashkëpunimi me sindikatat dhe organizata arsimore në vend dhe në botë janë fushat që pjesëmarrësit kanë përzgjedhur si më të rëndësishmet.durres4
Pas kësaj pjesëmarrësit, të ndarë në grupe pune, kanë punuar për të caktuar sukseset, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet që janë apo mund të jenë të pranishme në secilën nga këto fusha.
Pjesëmarrësit kanë deklaruar se SBASHK-u ka shënuar arritje të shumta dhe ka një historik të pasur të përkushtimit nëpër vite e dekada. Ata kanë lavdëruar edhe përpjekje të vazhdueshme aktuale për të sjellë risi e angazhime pozitive në shërbim të anëtarësisë. Mirëpo ata nuk janë ndalur me kaq, por kanë dhënë ide të shumta me qëllim që SBASHK-u të shtojë angazhimet në shërbim të anëtarësisë duke sjellë freski e risi në këtë sferë.foto33
Punëtoria do të vazhdojë deri të hënën dhe të gjithë janë të sigurt se ajo do të përmbyllet me një plan strategjik të SBASHK-ut për 4 vitet e ardhme.
Do theksuar se një moment i veçantë festiv ishte kur z. Nevrus Kaptelli me bashkëpunëtorët kanë vizituar pjesëmarrësit e kësaj punëtorie dhe u kanë sjellë përshëndetjet e sindikalistëve të arsimit të Shqipërisë. Jasharaj dhe Kaptelli në një bashkëbisedë me pjesëmarrësit e punëtorisë kanë treguar për arritjet, bashkëpunimin dhe sfidat e sindikatave të arsimit në Kosovë e Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Ballkanit , Evropës dhe në gjithë botën.
Pjesëmarrësit kanë lavdëruar pronarin e Hotel "Bonita", z. Astrit Ismajlin dhe stafin këtu për sjelljet korrekte dhe shërbimin në nivelin më të lartë.durres3

Takim i përbashkët i MASHT-it, SBASHK-ut dhe DKA-ve lidhur me Kontratën Kolektive

SBASHK-u insiston që në janar Kontrata të implementohet në tërësi


takimiNë frymën e mirëkuptimit e angazhimit të përbashkët për të gjetur mundësi me qëllim të implementimit të plotë të Kontratës Kolektive për sektorin e arsimit, pas takimeve të shumta nëpër komuna dhe në ambientet e MASHT-it sot deri në orët e pasdites është mbajtur një takim i përbashkët i përfaqësuesve të MASHT-it, SBASHK-ut edhe drejtorëve të Drejtorive Arsimore dhe të vetmet çështje të diskutimit ishin implementimi i Kontratës Kolektive, të nënshkruar në prillin e këtij viti nga MASHT-i dhe SBASHK-u dhe përpilimi i një forme unike të kontratës individuale për gjithë Arsimin Parauniversitar të Kosovës.
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj dhe menaxheri financiar Ymer Ymeri kanë përsëritur se ata edhe në këtë takim janë zëri i mijëra mësimdhënësve sindikalistë dhe se ata duke bartur këtu zërin e tyre insistojnë që Kontrata Kolektive të zbatohet që tani në pikat që nuk kërkojnë implikime buxhetore, kurse në janar të gjenden mundësi e mjete për implementimin e plotë të saj duke përfshirë edhe shujtën, kompensimin për udhëtimin e mësimdhënësve , shpërblimin prej 0.5 % për vitet e shërbimit dhe tri pagat shpërblyese për mësimdhënësit që pensionohen.takimi3 Ata kanë lavdëruar korrektësinë e MASHT-it në relacion të zgjedhjes së çështjeve, por nuk kanë lënë pa kritikuar aty e këtu ndonjë DKA që heziton të vë në jetë Kontratën Kolektive edhe në pikat që nuk kërkojnë angazhime materiale. Pas një debati të gjatë e konstruktiv të gjitha palët janë pajtuar që të bëhen angazhime të përbashkëta për të gjetur mundësi për implementimin e plotë të Kontratës Kolektive dhe se është vendosur të mbahen takime edhe me Ministritë gjegjëse për të hulumtuar bashkërisht këto mundësi.
Po ashtu ishte deklaratë e përbashkët se SBASHK-u dhe DKA-të nuk konsiderohen si kundërshtarë , po si palë të negocimit e angazhimit të përbashkët në shërbim të arsimit në Kosovë.takimi5
Lidhur me Kontrata individuale është formuar një komision, në përbërjen e të cilit është edhe SBASHK-u, i cili do ta përpilojë një kontratë unike individuale për gjithë Arsimin Parauniversitar dhe se deri atëherë nuk do të lëshohet as edhe një lloj Kontrate tjetër individuale nga DKA-të.

Takime me kolegët sindikalistë në gjithë Kosovën

gjakovePasi kanë kryer vizitat e punës në shumicën e DKA-ve, delegacionet e SBASHK-ut , të kryesuara nga kryetari Rrahman Jasharaj , kanë nisur realizimin e agjendës së takimeve me anëtarët e Kuvendeve të SAF e SAM nëpër komunat e Kosovës. Është nisur me Prishtinën e Malishevën për të vazhduar me Pejën, Klinën, Ferizajn, Mitrovicën, Prizrenin, Gjakovën.
Delegacioni i SBASHK-ut është pritur mirë kudo mes kolegëve sindikalistë. Ata kanë folur për angazhimet konkrete dhe kanë dhënë përgjigje në të gjitha pyetjet e shtruara. Në të gjitha këto takime është thënë se një frymë e mirë e punës, korrektësisë, transparencës dhe e angazhimit në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në twrwsi po vërehet gjithnjë e më shumë.peja
Në Mitrovicë, Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Malishevë, Klinë , Ferizaj, Pejë është përkrahur e lavdëruar angazhimi i kryetarit , Kryesisë dhe Këshillit Drejtues. Pjesëmarrësit në takime kanë kërkuar që SBASHK-u të jetë kategorik edhe në të ardhmen në mbrojtën e të drejtave të anëtarësisë dhe në vënien në jetë të tërë Kontratës Kolektive. Në këto takime është përkrahur ideja e kryetarit që pas ciklit të takimeve me anëtarët e Kuvendeve të SAF e SAM në të gjitha komunat e Kosovës të nis një cikël i ri i vizitave nëpër shkollat e ndryshme kudo në Kosovë. Delegacioni i SBASHK-ut kudo është shprehur se me kënaqësi do t'i përgjigjet ftesave për takime nga cila do shkollë në Kosovë dhe se SBASHK-u do të vazhdojë me angazhimet e shumta në shërbim të anëtarësisë. Kudo në këto Kuvende është kritikuar ashpër përpjekja e dështuar e një grupi për gjoja sindikata të reja. "Ne kemi sindikatën tonë me emrin SBASHK. Po angazhohemi bashkërisht dhe do ia arrijmë të realizojmë gradualisht kërkesat dhe misionin tonë. Përpjekjet për përçarje kanë dështuar e do të dështojnë gjithmonë", ishte konkluzion i të gjithë pjesëmarrësve në këto takime. Në këto takime ishin bashkë me kryetarin edhe nënkryetarët Lutfi Mani e Rexhep Sadiku dhe menaxheri financiar Ymer Ymeri duke dhënë kontribut të çmuar në informimin e drejtë e të saktë të pjesëmarrësve në këto Kuvende.prizrenpeja2
Në të gjitha këto Kuvende është kërkuar që të vazhdohet me unitet dhe është thënë se do të jemi gjithmonë bashkë e në SBASHK.

Vazhdojnë takimet me DKA-të

Në kuadër të aktiviteteve rreth takimeve në DKA-të komunale,delegacioni i SBASHK-ut, në përbërje nga kryetari Rrahman Jasharaj, nënkryetari Lutfi Mani, anëtari i kryesisë Hajriz Berisha, kanë vizituar komunën e Prizrenit. Fillimisht u takuan me kryetarin e kuvendit të SAF dhe SAM të Prizrenit,z.Reshit Kushaj si dhe me anëtarin tjetër të kryesisë së SBASHK-ut z.Besnik Krasniqi në mënyrë që të vizitojnë bashkërisht DKA-në e kësaj komune.
PRIZRENDrejtori i DKA-së në këtë komunë z.Nexhat Çoçaj, mirëpriti delegacionin tonë dhe pati shumë lavdata për bashkëpunimin e DKA-së që ai drejton me sindikatën e arsimit në Prizren. Gjithashtu ai është shprehur I gatshëm të bashkëpunoj edhe në të ardhmen për arsimin në këtë komunë.


Kryetari I SBASHK-ut,z.Jasharaj e përgëzoi drejtorin z. Çoçaj për punën dhe angazhimet dhe njëkohësisht e njoftoi se SBASHK-u është duke vizituar DKA-të komunale në mënyrë që të mbrojnë Kontratën Kolektive. Sikurse në të gjitha DKA-të tjera, edhe këtu, delegacioni i SBASHK-ut kanë kërkuar që të bëhen planifikime buxhetore për zbatimin e plotë të Kontratës Kolektive, gjë që edhe kjo DKA është pajtuar me këtë propozim dhe ka shtuar se bashkëpunimin me SBASHK-un do ta vazhdoj edhe në të ardhmen.
DRAGASHPo të njëjten ditë, ky delegacion vizitoi edhe komunën e Dragashit, gjegjësisht DKA-në në këtë komunë. Atje u takuam me kryetarin e SAF dhe SAM z.Ajet Reshiti dhe se bashku vizituam drejtorin e DKA-së së kësaj komune, z.Hajri Ramadani
Drejtori z.Ramadani ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimin e saj për anëtarësinë e vet si dhe ka treguar se bashkëpunimi i ndërsjellë në mes të DKA-së në këtë komunë si dhe sindikatës së arsimit nuk mungon dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen,në të mirë të arsimit.
Edhe në këtë komunë delegacioni i SBASHK-ut ka treguar qëllimin e vizitës dhe po ashtu edhe drejtori i DKA-së në Dragash është pajtuar me propozimin për planifikim buxhetor për implementimin e plotë të Kontratës Kolektive.
Gjithashtu ai na njoftoi se edhe në komunën e Dragashit vërehet një rënie e numrit të nxënësve.
Dhe në fund të takimeve me DKA-të, delegacionin e SBASHK-ut e mirëpriti edhe Kryesia e Sindikatës së arsimit së Prizrenit, ku zhvilluam një takim pune.
Pas takimeve kishin edhe paraqitje në mediet lokale atje.

Ma artikuj...

  1. SBASHK-u takohet me rektorin Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu
  2. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Ministrin Rashiq
  3. Takim i suksesshëm i SBASHK-ut në Suharekë
  4. SBASHK-u vizitoi Drenasin dhe Skenderajn
  5. SBASHK-u merr pjesë në Konferencën për Procesin e Referencimit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve
  6. SBASHK-u në ditën e dytë të seminarit në Durrës
  7. Edhe një seminar me rëndësi të veçantë
  8. SBASHK-u ishte në një aktivitet të rëndësishëm sindikal në Tiranë
  9. REAGIM PUBLIK I SBASHK-ut PËRMES MEDIEVE TË SHKRUARA E ELEKTRONIKE
  10. Reagim i përbashkët i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe Sindikatës së Shëndetësisë
  11. Reagim i SBASHK-ut lidhur me përbërjen e KES-it që përfaqësojnë të punësuarit
  12. Delegacioni i SBASHK-ut në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Slloveni
  13. Një vizitë e veçantë e SBASHK-ut gjatë qëndrimit në Slloveni
  14. Delegacioni i SBASHK-ut pritet edhe në Ministrinë e Arsimit,Shkencës dhe Sportit të Sllovenisë
  15. Delegacioni i SBASHK-ut në vizitë pune në Slloveni
  16. Vizitë pune e SBASHK-ut në ambientet e Presidencës së Kosovës
  17. Agjendën e së martës SBASHK-u e përfundoi ne Gjakovë
  18. Në Rahovec SBASHK-un e takoi edhe kryetari z.Idriz Vehapi
  19. Pajtueshmëri e plotë në mes SBASHK-ut dhe DKA-së në Prishtinë
  20. SBASHK vazhdon takimet me DKA-të
  21. Këshilli Drejtues i SBASHK-ut analizon gjendjen para fillimit të vitit të ri shkollor
  22. Kryetari Jasharaj me bashkëpunëtor kanë takuar ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja
  23. Një delegacion nga SBASHK-u viziton kolegët në Ferizaj
  24. Një delegacion nga SBASHK-u viziton Istogun
  25. Nënëkryetari Mani takon kolegët sindikalistë në Vushtrri
  26. Kryetari Jasharaj merr pjesë në takimin festiv të gjimnazit “Gjon Buzuku”
  27. Kryetari Jasharaj me këpubashnëtor vizitojnë kolegët në Gjilan, Viti dhe Kamenicë
  28. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK)
  29. SBASHK-u i gatshëm për nënshkrimin e Kontratës Kolektive me MASHT-in
  30. Kryetari i SBASHK-ut takohet me Grevistët dhe Këshillin Grevist
  31. Fondacioni Fridrisch Ebert Stiftung i gatshëm ta përkrah aktivitetin sindikal të SBASHK-ut
  32. Takim përgatitor për nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale
  33. Seideneck me bashkëpunëtorët vizitoi të shtunën SBASHK-un
  34. SBASHK-u dhe MASHT-i nënshkruajnë kontratën kolektive për arsimin parauniversitar
  35. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti takoi kryesinë e SBASHK-ut
  36. SBASHK-u në Konferencën Ndërkombëtare organizuar nga MASHT
  37. Kryesia e SUSHK-ut takohet me Kryetaren e Këshillit Drejtues të UP-së
  38. Bashkëbisedë për Draftin e Kontratës Kolektive të UP-së
  39. Në përpjekje për fuqizimin e rolit të SBASHK-ut
  40. Mësimdhënësit sindikalistë vlerësuan lartë Trajnimin në Gjakovë
  41. SBASHK-u vazhdon angazhimet për miratimin e ligjit për mësimdhënësit e viteve 90-99
  42. Takim vëllazëror me Sindikatat e Arsimit të Shqipërisë
  43. Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur takim pune
  44. Takim i frytshëm në MASHT me Ministrin Buja
  45. Kuvendi i SAF E SAM të Prishtinës me kryesi të re
  46. SBASHK-u i gatshëm për të lëshuar kartelat sindikale
  47. Një delegacion i SBASHK-ut vizitoi Podujevën
  48. Angazhim serioz i Komisionit SBASHK- MASHT për Ligjin e viteve ‘90-‘99
  49. Kuvendi i SAF dhe SAM të Prishtinës me Kryesi të re
  50. Delegacioni i SBASHK-ut takohet me Rektorin e UP-së, z. Anton Berishaj

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook