Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj, Sekretari i Përgjithshëm, Ymer Ymeri dhe Kryetari i Komisionit statutar të SBASHK-ut, Blendor Shatri, morën pjesë në konferencën vjetore të Institutit Pedagogjik të Kosovës me temë “Arsimi gjatë gjithë jetës - qasje gjithëpërfshirëse nga fëmijëria e hershme deri te arsimi profesional".
Në konferencën e Institutit Pedagogjik të Kosovës, ku përveç përfaqësuesve të SBASHK-ut morën pjesë edhe shumë përfaqësues të institucioneve arsimore e shkencore, pritet të ofrohet një platformë gjithëpërfshirëse për diskutim, me pjesëmarrjen e studiuesve, ekspertëve të arsimit dhe profesionistëve të fushës.
