Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK vazhdojnë aktivitetet sindikale

Atmosferë uniteti e përkushtimi i veprimtarëve sindikal në Mitrovicë

Prishtine, 23.09.2023

381479393 351323027328730 4928143043780783311 nPas përfundimit me sukses të punëtorisë me temat kyçe për rëndësinë e organizimit sindikal dhe arsyet pse duhet të jemi anëtarë në SBASHK në Prishtinë me veprimtarë nga kryeqyteti dhe Podujeva, Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi e Lipjani, Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK-u kanë vazhduar këtë aktivitet të veçantë me veprimtarët sindikalë nga Mitrovica,Vushtrria, Skenderaj, Zveçani e Leposaviqi.Në hapje të këtij akriviteti sindikal në Mitrovicë drejtori rajonal i Qendrës Amerikane rë Solidaritetit, Steven McCloud ka treguar për aktivitetet mbështetëse të kësaj Qendre kudo në botë, pra edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoinë e Veriut e në shtete tjera të Ballkanit. Ai ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet e përkushtimin në shërbim të anëtarësisë duke shtuar se edhe ky aktivitet është vazhdimësi e bashkëpunimit, i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim që të forcojmë edhe më shumë zërin sindikal.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtij aktiviteti duke falënderuar në emër të tyre drejtorin rajonal të Qendrës Amerikane të Solidaritetit, Steven McCloud dhe zyrtaret Bruna e Kejsi për gjithë angazhimet në shërbim rë forcimit të sindikatave të arsimit dhe në forcimin e bashkëpunimit me sindikatat simotra në Ballkan dhe me Sindikatën e Mësuesve të Amerikës, sindikatë kjo që ishte dhe mbetet mike dhe përkrahëse e madhe e SBASHK-ut.383117799 676362554436809 1012182383344922187 n
Pas kësaj nënkryetarja e SBASHK -ut Vjollca Shala ka bërë një prezantim përmbajtjesor lidhur me strukturën dhe programet e sindikatës sonë, ndërsa përfaqësuesja e Qendrës Amerikane e Solidaritetit, Bruna Hylviu ka prezentuar çështje të ndërlidhura me aktivitetet, arritjet, por edhe sfidat e kohës. Ajo i ka dhënë theks të veçantë unitetit dhe faktit se individi nuk është sindikata, po të gjithë anëtarët e saj dhe se sa më unik që janë ata, aq më i fuqishëm është zëri i tyre.
Pas këtyre prezentimeve është zhvilluar një bashkëbisedë e pjesëmarrësve me znj. Vjollca e Bruna.
Në vazhdim të këtij aktiviteti koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri ka udhëhequr punën në grupe lidhur me strategjitë që duhet vënë në veprim për rekrutimin e anëtarëve të rinj.
Ky aktivitet do të vazhdojë të dielën me prezantime të tjera që ndërlidhën me temat kyçe për rëndësinë e organizimit dhe forcimit të zërit sindikal.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook