Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Rektori i UP-së priti delegacionin e SBASHK-ut

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe anëtari i kryesisë së SBASHK-ut dhe kryetar i SUSHK-ut, Bardh Bardhi janë pritur në ambientet e Rektoratit të Up-së nga rektori Prof. Dr. Marjan Dema. Rektori Dema është shprehur i lumtur që po takon përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe atyre u ka folur për vizionin e tij lidhur me zhvillimin dhe progresin e Universitetit të Prishtinës.rektorii
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe anëtari i kryesisë së SBASHK-ut dhe kryetar i SUSHK-ut, Bardh Bardhi kanë prezantuar edhe një herë në bisedë me Rektorin kërkesat e sindikalistëve të UP-së. Ata kanë kujtuar Rektorin Dema se ka kohë që kishin marrë premtime nga institucionet përgjegjëse të UP-së se do të nënshkruhet Kontrata Kolektive dhe se do të bëhet unifikimi i pagës bazë dhe pjesës stimulative për të punësuarit të administratën e UP-së. Po ashtu ata kanë kujtuar edhe faktin se , edhe përkundër premtimit, ende nuk është dhënë pjesa prej
0.5 % për çdo vit shërbimi në pjesën stimulative. Jasharaj e Bardhi kanë përcjellë mendimin e bazës se nëse institucionet e UP-së nuk bëjnë angazhim të shtuar për të realizuar këto kërkesa atëherë punëtorët e administratës do ta riaktivizojnë grevën, e cila qe pezulluar pas takimeve të shumta dhe premtimit se këto kërkesa do të realizoheshin.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook