Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u ka forcuar kapacitetet për dialogun social

Po mbahet trajnim edhe me mësimdhënës nga tri komuna të Kosovës

Prishtinë, 10.06.2016
durrsi10SBASHK-u , krahas një vargu të aktiviteteve në shërbim të anëtarësisë, ka vazhduar edhe me angazhimin për forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social. Do kujtuar se në këtë aktivitet deri tani janë përfshirë anëtarë të SBASHK-ut nga pjesa më e madhe e komunave të Kosovës. Në këtë fundjavë trajnimi për udhëheqjen efektive të dialogut social është duke u mbajtur me veprimtarë sindikalë nga Kaçaniku, Hani i Elezit dhe komuna e Shtërpcës.
Në hapje të punimeve të këtij trajnimi të radhës, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, pasi ka përshëndetur pjesëmarrësit, ka shpalosur disa nga angazhimet e SBASHK-ut në realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe ka veçuar arritjet, duke mos harruar edhe sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme që janë duke u bërë me qëllim që çështjet të gjejnë zgjidhjen e duhur përmes dialogut me institucionet qendrore e lokale të shtetit tonë.
Pas kësaj trajneri i licencuar për dialogun social, Ymer Ymeri ka shpalosur para pjesëmarrësve qëllimin e trajnimit duke u ndalur të vetë dialogu social dhe të temat kyçe. ""Përkufizimi i dialogut social", "Sfidat që shfaqen në dialogun social", "dialogu social në nivelin kombëtar" janë disa nga temat që trajneri Ymer Ymeri ka përkujtuar në pjesën e parë të trajnimit. Ai ka vazhduar me traditën e mirë duke e kthyer gjithë aktivitetin në bashkëbisedë me pjesëmarrësit për çështjet e lidhura me dialogun social dhe kjo i ka dhënë rrjedhë të mbarë punimeve të këtij trajnimi.durrsi101
Njohuritë e reja që janë duke i fituar në këtë trajnim pjesëmarrësit i kanë dëshmuar duke punuar në grupe. Ata kanë nxjerrë përmes konsultimeve në grupe çështjet që lidhen me interesat e anëtarësisë, të punëdhënësit dhe me ato që janë të përbashkëta me qëllim që gjithë këto t'i shtrojnë në praktikë gjatë nismave për dialog social në shkollë e në nivel komunal.
Edhe ky aktivitet po dëshmon për vlerën e madhe sindikale të takimeve të drejtpërdrejta me anëtarësinë ngase pjesëmarrësit lirshëm po shtrojnë edhe pyetje nga përditshmëria në terren dhe po marrin përgjigje për to nga kryetari Jasharaj dhe trajneri e përgjegjësi për financa e administratë në SBASHK, Ymer Ymeri.
Pjesëmarrësit kanë lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut dhe kanë thënë se ky përkuhstim ka bërë që të shtohet vazhdimisht besimi në sindikatën tonë dhe kjo ka ndikuar edhe në forcimin e vazhdueshëm të unitetit dhe në shtimin e numrit të anëtarësisë.
Në pjesën e fundit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të dëshmojnë njohuritë e fituara përmes punës praktike rreth dialogut social dhe pastaj edhe do të pajisen me certifikata të nënshkruara nga trajneri, nga SBASHK-u dhe MASHT spse ky trajnim është i licencuar nga Ministria e Arsimit të Kosovës.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook