Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u mori pjesë në Kongresin VI të Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë

Takime të shumta me përfaqësues sindikatash nga Ballkani dhe Evropa

12.12.2015
12360239 1007962655927978 3104710712093433705 nSindikata e Arsimit të Maqedonisë ka mbajtur këtë të shtunë Kongresin VI të tyre në të cilin kanë debatuar për çështjet aktuale duke caktuar edhe planin e angazhimeve për 5 vitet e ardhshme. Delegatët e këtij Kongresi kanë rizgjedhur z. Joakim Nedelkov për kryetar të kësaj sindikate në mandatin e ardhshëm 5 vjeçar. Në punimet e këtij Kongresi ka marrë pjesë edhe Ministri i Arsimit të këtij shteti,z. Abdilaqim Ademi dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë maqedonase.
Sindikata e Arsimit të Maqedonisë ( SONK)kishte nisur me aktivitetet para Kongresit , të cilat ua kishin dedikuar mysafirëve nga shtetet e Ballkanit dhe Evropës duke organizuar vizita në Strugë e Ohër në shenjë mikpritjeje.
Delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e këshilltari për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri , krahas pjesëmarrjes në Kongres , qëndrimin në Strugë e kanë shfrytëzuar edhe për takime të shumta me përfaqësues të sindikatave nga shtetet e Ballkanit dhe Evropës. Me përfaqësues të sindikatës së Arsimit të Maqedonisë është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit për çka janë pajtuar të dy palët. Një takim i veçantë ka qenë ai me delegacionin nga Sindikata sllovene e arsimit, që po kryesohej nga sekretari gjeneral dhe miku i vjetër i SBASHK-ut, z. Branimir Strukelj, i cili është edhe anëtarë në strukturat e larta të udhëheqjes së EI-së për Evropën. Në këtë takim është bashkëbiseduar për gjendjen në arsimin e të dy vendeve, por edhe në përgjithësi në Ballkan, Evropë dhe botë dhe është përsëritur nevoja që duke qenë në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në përgjithësi duhet vazhduar me bashkëpunimin dhe solidaritetin sindikal. 12316627 1007990272591883 633359443437022676 nDelegacioni slloven është interesuar për aktivitetet e SBASHK-ut dhe për angazhimet në të ardhmen duke shprehur edhe një herë gatishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim miqësor mes të dy sindikatave. Delegacioni i SBASHK-ut ka pasur takim të veçantë edhe me përfaqësues të sindikatave të arsimit të Turqisë dhe me atë të Konfederatës sindikale të këtij shteti. Delegacioni turk ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të vazhdueshëm me SBASHK duke organizuar vizita studimore në të dy shtetet dhe duke parë se në cilat sfera mund të bashkëpunohet më shumë. Edhe përfaqësuesja e Sindikatës së Arsimit të Holandës ( AOB) znj.Clazien Rodenburg ka ripërsëritur se mes AOB-së dhe SBASHK-ut ekziston një miqësi e vërtetë që nga kohët e vështira të arsimit të Kosovës në vitet e 90-ta e kjo miqësi po vazhdon e do të vazhdojë gjithmonë.
Delegacioni i SBASHK-ut ka pasur takime të ndara edhe me përfaqësues të sindikatave të arsimit nga Bullgaria, Mali i Zi dhe veprimtarë sindikalë shqiptarë nga Tetova dhe shumë qytete të tjera.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook