Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe një marrëveshje në shërbim të anëtarëve të SBASHK-ut

Ka arritur në 113 numri i marrëveshjeve për zbritje çmimesh të shërbimeve për anëtarët e SBASHK-ut. Këto marrëveshje me gjithë informacionet e duhura janë botuar edhe në ueb faqen e SBASHK-ut www.sbashk-rks.org . Një marrëveshje e këtyre ditëve është ajo me Kompaninë "Al Trade" dhe vlen për "ATC Market" dhe për "Bau Market".

SBASHK-u falënderon pronarin dhe gjithë stafin e kësaj kompanie për respektin e treguar ndaj mësimdhënësve të Kosovës, kurse anëtarësinë tonë i ftojmë që të shfrytëzojnë shërbimet që sjellë kjo marrëveshje.altrade
Marrëveshja specifikon se të gjithë mësimdhënësit sindikalistë që posedojnë kartelën identifikuese të SBASHK-ut do të kenë zbritje çmimesh në " ATC MARKET" dhe në "BAU MARKET".


Në "ATC Market" janë këto zbritje çmimesh për anëtarët e SBASHK-ut:

1. Ushqimore ...... 3 %, Ndreqim......... 10 %, Tepihë.................5 %, Mobile........8 % , Teknikë e bardhë 3.5 % dhe

në "BAU MARKET":
Sektori i veglave të punës:

Bosch....... 10 %, Unior- Reta.......8%, Vegla të ndryshme pune...4%, Kopsht.....3.5%

Sektori ujësjellësi, kanalizimi,ngrohje qendrore e ventilim:

Materialet e ujësjellësit.....3.5 %, Materiale për kanalizim.....4 %, Materialet për ngrohje qendrore.....3 %, Materialet për ventilim...... 4 %,

Sektori i elektrikes dhe teknikës së bardhë:

Materiale ndriçimi dekorues- llusterat ...10 %, Aksesor plotësues për instalime ...3.5 %, Teknika e bardhë..... 3.5 %,

Vërejtje: Për kabllo dhe produkte me përbërja nga bakri CU nuk ka zbritje.

Sektori i materialit ndërtimor:
Materialet e argjilës....3 %, Materialet e drurit......4 %, Materialet e hekurit.....3 %, Materialet tjera.........4 %.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook