Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kujtojmë DKA-të se nuk ka lojëra me kontratën individuale të punës

Duke vizituar komunat e Kosovës e duke bashkëbiseduar me mësimdhënësit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorët kanë kuptuar se Drejtoritë Komunale të Arsimit janë vonuar me dhënien e kontratave individuale të punës duke lejuar që të kalojë shtatori e duke bërë kështu që të punësuarit në arsimin parauniversitar të punojë pa kontrata pune. Kjo vonesë nuk ka arsyetim sepse Kontrata individuale të punës me tekstin unik për tërë territorin e Kosovës është punuar para përfundimit të vitit të kaluar shkollor dhe është promovuar para medieve nga vet Ministri Bajrami.fotoja
Nga bashkëbisedat me mësimdhënës kuptohet se disa DKA , përveç vonesës në nënshkrimin e kontratave individuale të punës po kanë tendenca që të mos e respektojnë Udhëzimin Administrativ Nr. 10 të MASHT për Kontratën e Punës për Mësimdhënës të Arsimit Parauniversitar. Ky Udhëzim i datës 1 shator 2015 tregon qartë se kujt i takon kontrata individuale e punës në afat të pacaktuar. MASHT-i për të hequr çdo dilemë të bashkëngjitur me Udhëzimin Administrativ nr. 10, u ka dërguar DKA-ve e përmbajtjen e plotë të Kontratës individuale të punës.
SBASHK-u kujton drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit se edhe ata bashkë me përfaqësues të MASHT-it e të SBASHK-ut bashkërisht kanë hartuar tekstin unik të kontratave individuale të punës dhe janë pajtuar me tekstin final të saj dhe prandaj tani nuk e kanë edhe as një arsye të bëjnë lojëra me të.
SBASHK-u kujton po ashtu DKA-të se është duke mbledhur gjithë ankesat e mësimdhënësve që u është bërë e padrejtë, qoftë me rastin e ndarjes së orëve, qoftë edhe me kontratat individuale të punës dhe se ato do t'i prezantojë në MASHT duke kërkuar angazhimin serioz e të menjëhershëm të Departamentit të Inspektorëve qendror dhe të atyre në për regjione.
Inkurajojmë anëtarët e vetë që të mos heshtin po t'i paraqesin të mbështetura me argumente e fakte gjithë shkeljet që u bëhen nga DKA-të sepse do ta kenë përkrahjen e plotë të SBASHK-ut dhe besojmë edhe veprimin konkret të MASHT-it. Këtë e themi ngase në shumë raste të tilla jemi angazhuar dhe bashkërisht me MASHT-in dhe inspektorët e arsimit e kemi quar drejtësinë në vend.

Prishtinë,26 tetor 2015,

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook