Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe në Obiliq u mbajt takimi me punonjës të Arsimit

SBASHK-u po vazhdon me realizimin e agjendës së takimeve me të punësuarit në Arsimin Parauniversitar, ku sot realizoi një bashkëbisedë me kryetarët e shoqatave sindikale të komunës së Obiliqit.
Këtë takim e ka hapur kryetari i SAF e SAM të Obiliqit, z. Kadri Thaqi, i cili na njoftoi për së afërmi me aktualitetin në këtë komunë.obiliq222
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin e financave dhe këshilltarin për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri dhe koordinatoren Albina Arifi kanë informuar pjesëmarrësit për shërbimet që ofron SBASHK-u për anëtarësinë dhe për angazhimet në vazhdimësi që përmes dialogut me qeverinë qendrore e lokale të arrihen zgjidhje për kërkesat e të punësuarve në arsim. Po ashtu në këtë takim është folur edhe për angazhimet në Projektin e përbashkët KEC-SBASHK "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" dhe për angazhimin me GIZ lidhur me ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim, ku edhe janë shpërndarë broshura dhe posterë lidhur me këto çështje.obiliqqq
Në kuadër të bashkëbisedës pjesëmarrësit kanë shtruar edhe pyetje të shumta duke marrë përgjigje nga delegacioni i SBASHK-ut.
Kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave të Obiliqit kanë përgëzuar SBASHK-un për angazhimet duke i shprehur përkrahje të fuqishme edhe përpjekjeve në të ardhmen lidhur me realizimin e kërkesave konkrete e legjitime të anëtarësisë. Ata janë shprehur në përkrahje të dialogut dhe është kërkuar që me çdo kusht të zgjidhet çështja e pensionimit të mësimdhënësve, por nuk kanë përjashtuar edhe veprimet sindikale nëse dialogu nuk do të jetë i frytshëm.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook