Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

MASHT-i, SBASHK-u dhe DKA-të kanë mbajtur forumin konsultativ të radhës

forummmKrahas shumë angazhimeve e aktiviteteve në shërbim të anëtarësisë, SBASHK-u po vazhdon të realizojë me përpikëri aktivitetet që dalin nga projekti i përbashkët me KEC "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore". Në kuadër të këtij projekti janë paraparë të organizohen forume konsultative. Në një takim të tillë në ambientet e MASHT-it përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të SBASHK-ut dhe DKA-ve kanë shprehur qëndrimet dhe mendimet e tyre lidhur me temën e forumit " Kushtet e punës në shkollat e Kosovës".
Përfaqësuesja e MASHT-it, znj. Fadile Dyla ka dhënë një përshkrim të gjendjes duke vlerësuar se në vitet e pasluftës janë shënuar arritje të mëdha në përmirësimin e kushteve të punës në shkolla dhe se janë ndërtuar shumë objekte shkollore duke kërkuar kështu hapësirë më të madhe e më të volitshme për zhvillimin e procesit mësimor. Ajo ka treguar edhe për planet në vijim të MASHT-it në përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të punës në shkollat e Kosovës me qëllim që të krijohen kushte edhe më të mira në shërbim të ngritjes së vazhdueshme cilësisë në arsim.
Duke folur në emër të DKA-ve të Kosovës, z. Musaj Tërbunja është shprehur se ka arritje pozitive, por ka edhe shumë punë për t'u bërë. Ai ka shtuar se në komuna janë bërë angazhime për përmirësimin e vazhdueshëm dhe se po punohet edhe në përgatitjen për mësimin tërëditor. Z. Tërbunja ka kujtuar duhet bërë shumë më tepër lidhur me teknologjinë informative ngase me kurikulin e ri kërkohet mbështetje e fuqishme e teknologjisë në procesin mësimor.
fforumPërfaqësuesi i MASHT-it, z. Alush Istogu është ndalur të organizimi i brendshëm i shkollës duke kujtuar se institucionet arsimore duhet të punojnë plane të bazuara zhvillimore dhe t'i vënë në jetë ato., kurse përfaqësuesi i SBASHK-ut , Ymer Ymeri ka shtruar çështjen se cili është bashkëpunimi i Ministrisë së Administratës Publike, i Ministrive të tjera dhe i sektorit profesional të MASHT kur është fjala të ngritja e objekteve të r eja shkollore dhe kujdesi ndaj gjithë infrastrukturës shkollore. Përfaqësuesi tjetër i SBASH-ut , Rexhep Sadiku ka deklaruar se në disa raste është bërë punë jo sa duhet cilësore gjatë ndërtimit të objekteve shkollore. Ai ka shtuar se krahas përmirësimit të kushteve të punës në shkolla duhet pasur kujdes edhe në angazhimet për reforma të reja sepse, siç tha ai, nuk duhet marrë çështjet me nguti.
Si përfundim i përbashkët i këtij forumi konsultativ ishte se takime të tilla duhet pasur vazhdimisht dhe se në përmirësimin e kushteve të punës në shkollat e Kosovës ka arritje, por duhet bërë më shumë dhe bashkërisht duhet dhe do të bëjmë më shumë në shërbim të arsimit në Kosovë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook