Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vizitë pune e SBASHK-ut në ambientet e Presidencës së Kosovës

presiSdenca3Prishtinë, 17.09.2014 -Delegacioni i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari z.Rrahman Jasharaj, është takuar me z. Ramush Tahiri, Këshilltar i Lartë Politik i Presidentes së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga dhe kanë bashkëbiseduar për Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti pasi SBASHK-u kishte marrë shumë telefonata nga terreni se ende ka raste që mësimdhënësve u jepet pension i pleqërisë e ajo ai i punës .

Duke u angazhuar për të gjetur përgjigje të saktë e nga dora e parë lidhur me shqetësimin e shumë mësimdhënësve të pensionuar, delegacioni i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari z.Rrahman Jasharaj, është takuar me z. Ramush Tahiri, Këshilltar i Lartë Politik i Presidentes së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga dhe kanë bashkëbiseduar për Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Delegacioni i SBASHK-ut është ndier mirë nga pritja që u ka bërë Këshilltari i Lartë Politik,z. Ramush Tahiri dhe prandaj edhe bashkëbiseda ka qenë e lirë dhe spontane. Ata kanë informuar z. Tahiri lidhur me angazhimet e vazhdueshme të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në Kosovë dhe kanë treguar se po marrin shumë ankesa nga ish mësimdhënësit, tani më të pensionuar, se atyre nuk po u jepet pensioni i punës, po ai i pleqërisë.
Këshilltari i Lartë Politik,z. Ramush Tahiri ka përshëndetur delegacionin e SBASHK-ut edhe në emër të Presidentes Jahjaga dhe bashkërisht me ta kanë shfletuar Ligjin nr. 04/L- 131 që është shpallur me Dekretin Nr. DL-024-2014, të datës 21.05. 2014 nga Presidentja e Kosovës znj.Atifete Jahjaga për t'u ndalur te neni 8, alinea 6, i cili heq gjithë dilemat ngase thotë: "Me këtë Ligj u njihet stazhi për pension kontribut-dhënës për vitet 1989- 1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës.
Në fund të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut i ka dhuruar z. Ramush Tahirit një ekzemplar të Kontratës Kolektive dhe një për Presidenten e Kosovës.
Këshilltari i Lartë Politik,z. Ramush Tahiri ka shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen të komunikojë e të bashkëpunojë me SBASHK-un në shërbim të arsimit të Kosovës.

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook