Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Agjendën e së martës SBASHK-u e përfundoi ne Gjakovë

gjakove1

Prishtinë, 16 Shtator 2014 -Në përfundim të agjendës për ditën e martë, delegacioni i SBASHK-ut i kryesuar nga kryetari z.Rrahman Jasharaj, ka qëndruar në Gjakovë dhe është takuar me drejtoreshën e DKA-së këtu, znj.Diana Qarkaxhija.
Edhe këtu është bashkëbiseduar për çështjet e rëndësishme për arsimin në Kosovë.
Delegacioni i SBASHK-ut ka përsëritur kërkesat që të mos lëshohen kontratat individuale njëvjeçare, por të veprohet në mënyrë unike në tërë Kosovën dhe që të bëhet një planifikim shtesë i buxhetit nga DKA-të për ti hapur rrugë implementimit të plotë të Kontratës Kolektive, gjegjësisht të pikave që kanë të bëjnë me implikime buxhetore.
Drejtoresha znj.Qarkaxhija është shprehur e gatshme të angazhohet në realizimin e këtyre kërkesave dhe ka pohuar që do të veproj sikur edhe DKA-të tjera.
Ajo ka garantuar SBASHK-un që kontrata njëvjeçare nuk do të lëshohen për mësimdhënësit e Gjakovës që kanë kualifikim adekuat dhe se do të jetë e gatshme për të vazhduar bashkëpunimin me SBASHK-un.
Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe kryetari i SAF dhe SAM të Gjakovës, z.Sali Maliqi.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook