Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Pajtueshmëri e plotë në mes SBASHK-ut dhe DKA-së në Prishtinë

image-394ebdc4f634733ac31c12df58e47b4a709ebf7fba91ad14d29c7018caf33f53-VPrishtinë, 16 Shtator 2014 -Delegacioni i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari z. Rrahman Jasharaj, në mesditë ka zhvilluar një takim pune me drejtoreshën e DKA-së në Prishtinë, znj.Arbërie Nagavci.
Të dy palët kanë shtruar shumë tema të rëndësishme në këtë takim.
SBASHK-u ka përsëritur kërkesën e prerë që nuk duhet të ketë kontrata individuale njëvjeçare për mësimdhënësit që kanë kualifikim adekuat.
Ata i kanë treguar znj.Nagavci se e kanë shtruar në MASHT çështjen e një kontrate unike dhe këtë gjë e ka përshëndetur drejtoresha e DKA-së në Prishtinë.
Ajo ka njoftuar SBASHK-un se me gjithë vështirësitë e mëdha është arritur që pjesa dërmuese e mësimdhënësve që në vitin e kaluar shkollor kanë punuar me vitet e 13-ta, të sistemohen.
Temë diskutimi ishte edhe planifikimet buxhetore që duhen bërë nga DKA-të në mënyrë që mos të ketë probleme në janar për implementimin e plotë të Kontratës Kolektive.
Drejtoresha znj.Nagavci është shprehur e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin korrekt me SBASHK-un në shërbim të arsimit në kryeqytetin e Kosovës.
Pjesë e delegacionit ishte edhe kryetari i SAF dhe SAM i Prishtinës, z.Ahmet Pllana.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook