Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kontrata Kolektive nisi rrugëtimin drejt shkollave

  
Kontrata Kolektive nisi rrugëtimin drejt shkollave 

Prishtinë,20.05.2014-Kryetari  i Kuvendit të SAF e SAM të Komunës së Podujevës, z. Isuf Gashi kishte ftuar Kryesinë e këtij Kuvendi për 
një takim solemn me delegacionin e SBASHK-ut. Arsyeja ishte se  Kontrata Kolektive po niste rrugëtimin drejt  shkollave të Kosovës.  Në një bashkëbisedë të sinqertë  e duke u ndierë të barabartë sindikalistët kanë shtruar shumë çështje dhe  kanë marrë përgjigje nga kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nga nënkryetari Rexhep Sadiku dhe menaxheri financiar Ymer Ymeri. 
    Kryetari i SAF e SAM të Podujevës duke hapur këtë takim ka thënë se bashkërisht mund të shënohen arritje dhe ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm të  Kryesisë së SBASHK-ut për vënien në jetë të kërkesave  të anëtarësisë. 
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë folur  për arritjet e përbashkëta  dhe janë shprehur të gatshëm të vazhdojnë me angazhimet për të qenë zë i mësimdhënësve sindikalistë të krejt Kosovës. Ata janë përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve të takimit dhe kanë pranuar edhe këshilla e detyra konkrete.  Të gjithë janë pajtuar se bashkë e në SBASHK do të arrijnë suksese  edhe më të mëdha në realizimin e gjithë kërkesave të anëtarësisë. 
Pas kësaj  janë ndarë ekzemplarët e parë të Kontratës Kolektive , e cila kështu ka nisur rrugëtimin drejt shkollave të Kosovës.

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook