Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Fillim i mbarë i seminarit të dytë “Fuqizimi i Rolit të SBASHK-u”

  
Durrës,22.05.2014-Fillim  i mbarë i seminarit të dytë  “Fuqizimi i Rolit të SBASHK-u”
Projekti i përbashkët  KEC- SBASHK , i mbështetur nga  BE-ja është duke vazhduar me sukses e që ka për qëllim  fuqizimin e rolit të SBASHK-ut  në të gjitha sferat e organizimit sindikal e me qëllim që  sindikata e mësimdhënësve të Kosovës të jetë sa më e organizuar dhe e përgatitur për t’u përballur me sfidat e kohës dhe për të hapëruar me aktivitete, angazhime e arritje krahas Sindikatave simotra të Ballkanit, Evropë dhe Botës.
    Në vazhdimësi të realizimit të këtij Projekti  përmbajtjesor  ka nisur mbarë edhe seminari i radhës, që vë në pah e jep mundësi diskutimi e kontributi për shumë çështje të rëndësisë së veçantë për ta bërë SBASHK-un edhe më unik  dhe më të përgatitur për të vazhduar me punë e arritje.
KEC , i mbështetur financiarisht nga BE-ja, ka zgjedhur kësaj radhe Durrësin për të mbajtur këtë seminar. Kjo është bërë në shenjë respekti për bashkëpunimin e mbarë me SBASHK-un dhe nga dëshira që të krijojë atmosferë të mirë pune, por edhe të nxis me tepër aktivitetin sindikal të  kryetarëve të niveleve komunale për punën e përkushtuar në aktivitete sindikale gjatë gjithë vitit. 
    Në ditën e parë ligjëruesi Osman Buleshkaj ka arritur të krijojë atmosferë të gjallë pune dhe të nxis pjesëmarrësit që të mos jenë dëgjues pasivë, por të jenë pjesë aktive e gjithë këtij aktiviteti. Ata me të dëgjuar shpalosjen e temës së parë nga z. Buleshkaj kanë krijuar grupe pune dhe janë dëshmuar  se janë njohës të mirë të aktualitetit sindikal dhe se kanë ide të mira për të bërë një Strategji të kompletuar  për përforcimin e sindikatës  së tyre. 

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook